Pse shkoi dhe ku mbeti showmen-i Rifat Avdiu ?!
3 posters
Faqja 1 e 1
Pse shkoi dhe ku mbeti showmen-i Rifat Avdiu ?!
Të gjithë e mbajm në mend, kujtojm idet e tij, kreativitetin, spektaklet interesante si dhe moderimin përplot show. Ishte ky prezantuesi dhe showmen-i Rifat Avdiu, i cili në Kosovën e pasluftës, mediave ju shtoj sensin e argëtimit të cilat në atë periudhë ishin të pakta, apo fare nuk ekzistonin. Rifat Avdiu ishte i pari ai i cili solli një konkurs talentesh nga i cili një numër i këtyre të rinjve tani janë bërë yje, por edhe shumë e shumë spektakle tjera të cilat bënin që teleshikuesit të përqendrohen para ekraneve televizive dhe me kureshtje e kënaqësi ti përcillnin risit që ofronte show i Rifatit. Por përnjeher Rifat Avdiu sikur u zhdukut, siç thot një fjalë popullore “sikur e lëshoi toka” !
Ku është sot Rifat Avdiu, çfarë e shtyri atë ta braktisë Kosovën, çfarë po bënë dhe cilat janë kujtimet që ai bartë me vete për vitet kur punoj dhe argëtoi audiencën kosovare. Për këto dhe shumë tema të tjera kurioze për publikun, flet në këtë intervistë ekskluzive showmen-i shqiptar, Rifat Avdiu.
Intervistë ekskluzive me moderatorin Rifat Avdiu.
Intervistoi: RAJAN ARAPI
Zhurnal: Tash e sa koha nuk ju shohim në ekrane televizive. Ku është, dhe çka u bë me Rifat Avdiun ?
Rifat Avdiu: Prej afro katër vitesh tashmë jetoj dhe veproj në disa shtete të Europes në funksion të diasporës shqiptare në cilësinë e organizatorit të koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore ku si për qëllim kanë krijimin e rrethanave shpirtërore për bashkimin e familjeve të mergimtarëve në një ambient festiv nga ku prodhohen efekte jo vetëm të argëtimit me programin artistik, por edhe të njohjes dhe lidhjeve të miqësive të reja ndërmjet tyre. Përveç këtij roli jam munduar të mos i shmangem ekranit ku më perpjekje të vazhdueshme arrita që të realizoj spektaklin Pasioni im, i cili nxori në pah talentë të shumtë nga diaspora. Aktualisht ky spektakël është në një gjendje të ngrirë të procesit të tij duke shpresuar që në një të ardhme të afërt të rinisë aty ku e kemi stopuar.
Zhurnal: Çfarë ju shtyri ta lëshoni Kosovën, përkundër faktit se keni qenë mjaftë ta angazhuar me projekte televizive ?
Rifat Avdiu: Nëse flasim në sensin gjeografik mund të thuhet se e lash Kosovën gjatë këtyre katër viteve dhe erdha në perëndim, por nëse e shqyrtojm në sensin shpirtëror do të thoja se për asnjë çast nuk e kam lëshuar Kosovën, sepse kudo që lëviz nëpër diasporë në funksion të mërgimtarëve tanë tek ata gjej Kosovën në sy, në shpirtë e në zemër. Diaspora shqiptare ka nevojë për kuadro të ndryshëm që kontribuojnë për artikulimin e interesave të tyre dhe përfaqësimin e tyre dhe në nivele mediatike.
Zhurnal: Si e vazhduat jetën në diasporë, me çka filluat dhe sa ishte e vështirë të adaptoheni ?
Rifat Avdiu: Po për një person me një profil të pasur të jetës profesionale ku në funksion të cilit vazhdimisht kanë qenë në dispozicione studio televizive, qarqe sponzorësh dhe donatorësh të ndryshëm me një gadishmeri maskimale të estradës dhe përfaqësuesve të artit, me një përkrahje të madhe të teleshikuesve, natyrisht se kalimi në dimensione të tjera ku mungojnë këto të parat dhe gjenë vetëm mbështetjen maksimale të mërgimtarëve, paraqet në vete sfida të mëdha, përgjegjësi të mëdha dhe përjetime të paharrueshme.
Zhurnal: A keni arritur ti realizoni planet dhe idetë që kishit paraprakisht në mëndje ?
Rifat Avdiu: Plane dhe ide kemi me shumicë.. por pula ska.. Gripi i derrit po i shfaros edhe pulat hahata, pak shaka... Në fakt idetë kanë qenë më të mëdha, ambicjet dhe aspiratat i tejkalojnë mundësitë që i ofron terreni. Megjithatë konsideroj se fazën e parë e kam tejkaluar, jam në fazën e dytë. Energjia dhe përkrahja nuk më mungon dhe shpresoj se do të realizohen në të ardhmen, pasi janë në funksion të diasporës shqiptare.
Zhurnal: Sa e keni ushtruar profesionin e moderatorit dhe showman-it në diasporë ?
Rifat Avdiu: Ju e dini mirë se për të ardhur në shprehje një figurë e moderatorit që ka predispozita të një showman-i është e domosdoshme që përreth tij të ketë edhe komponente të tjerë të cilët veprojnë për të nxjerrë në pah shkëlqimin e tij.. si përshembull një skenografi , një ndricim dhe zërim, ekipi që kujdesen për paraqitjen e tij dhe shumë gjëra të tjera përcjellëse. E të gjitha këto gjëra mungojnë , pozicioni im më tepër ka qenë i një organizatori të mirfilltë për tu krijuar një ambient komod dhe të sigurtë pjesmarrësve të të gjithë grupmoshave, dhe në kuader të programit artistik kam krijuar hapsira për tu shfaqur para interesimit të pjesmarrësve me pikat e ndryshme të show-t gjë që i ka bërë të ndihen të kënaqur pjesmarrësit, ndërsa mbrëmjes muzikore i është dhënë dinamika e show-t.
Zhurnal: A mund të thuhet se shkuarja në diasporë ishte më e levërdishme sesa ajo që keni bërë në Kosovë ?
Rifat Avdiu: Ndihem fatlum për vitet që kam vepruar në Kosovë. Përvec eksperiencës, satisfaksionit, ky profesion më ka dhënë kapital shumë të madh. Dhe kapital unë personalisht nuk e konsideroj një copë letër që mund të jetë dollar apo euro. Kapital për mua është NJERIU... E gjatë aktiviteteve të shumta gjatë karrierës sime kam arritur të krijoj shum miq në të gjithë botën.
Zhurnal: Keni vazhduar në diasporë me një radio përmes internetit. Cila ishte ideja e këtij projekti dhe sa kishte sukses ?
Rifat Avdiu: Interneti është një shpikje fantastike dhe sidomos për mërgimtarët, sepse i lidh njerezit e familjes me njëri tjetrin, të rinjtë me njëri tjetrin.. Unë kam dëgjuar raste që një i lindur në Zvicër edhe pse nuk ka ditur shqip është detyruar të mesojë duke komunikuar në internet me simpatinë e tij në Kosovë. E në këtë trafik shkëmbimesh të informacioneve dhe lidhjeve me njëri tjetrin unë arrita që të ju ofroj një mundësi për të dëgjuar muzikë shqip dhe për të uruar dhe përshëndetur njëri tjetrin. Tashmë me mijëra mërgimtarë në të gjithë botën në kompjuterat e tyre e kanë të regjistruar adresën e Radio Riki. Suksesi ishte më i madh se sa e prisja dhe më krijoi mundësi kontakti të drejtpërdrejt me adhures të punës sime nga e gjithë bota.
Zhurnal: Paralelisht keni punuar edhe në jetësimin e projektit për hapjen e një televizioni. Na tregoni për sfidat dhe vështirsit që keni pasur në rrugën për të hapur TVR ?
Rifat Avdiu: Lindjen e TVR-së do ta konsideroja si sukses të diasporës shqiptare për të patur një kanal që do të prezantojë jeten dhe veprimtarinë e tyre. Sfidat kanë qenë të mëdha për vet faktin e një terreni të huaj dhe ballafaqimi me barriera të natyrave të ndryshme. Por përkushtimit tim për ta themeluar dhe për ta finalizuar këtë ide i kanë qëndruar vazhdimisht pranë bashkatdhetarë, dhe bashkëpuntorë të ngushtë të cilët i falënderroj nga zemra për punën kolosale që kanë bërë. Këtu do të veçoja Edmond Pruthin, Qani Aliun nga Amerika dhe Omer Ademajn nga Sllovenia.
Zhurnal: Çfarë sot përmban TVR, ku i ka studiot, dhe cili është numri i të punsuarve në TVR ?
Rifat Avdiu: Programi i TVR-së aktualisht përmban muzikë nga të gjitha zhanret dhe reportazhe nga jeta dhe veprimtaria e bashkatdhetarëve tanë. Jemi në fazën fillestare dhe më vonë programi do të pasurohet me gjërat që perfaqësojnë interesat e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në mergim.Televizioni TVR transmeton program në kanalin e 11 në paltformën digitale të DiasporaTV si dhe nëpërmjet internetit në webin zyrtar të televizionit www.televizionitvr.com. Kam arritur të krijoj 12 përfaqësi në 12 shtete në botë që do të sjellin nga shtetet ku ata jetojnë aktivitetet e ndryshme të mërgimtarëve tanë.
Zhurnal: Çfarë emisionesh përmban TVR, dhe sa është mirëpritur ky medium nga bashkatdhetarët në diasporë ?
Rifat Avdiu: TVR – ja do të transmetojë emisione të ndryshme që do të prezantojnë jetën dhe veprimtarinë e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në vendet e ndryshme perendimore.
Muzikë nga të gjitha zhanret e muzikës shqiptare, filma të kinematografisë shqiptare, filma vizatimorë për fëmije, promocione të këngëtarëve, artistëve dhe sportistëve të rinjë nga diaspora, promocione të aktiviteteve afariste të mërgimtarëve tanë. Ekrani i TVR- së do të jetë edhe një hapsirë e sms përshëndetjeve të mërgimtarëve për të afërmit dhe njerzit e tyre më të dashur. Si fillim mijëra e-maila dhe telefonata janë tepër inkurajuese për hapin që kemi ndërmarrë, uroj që të justifikojmë në të ardhmen simpatinë dhe përkrahjen e tyre.
Zhurnal: Pas hapjes së këtij mediumi, dhe në një formë pas thellimit të rrënjëve tuaja në diaspore, a mund të thuhet se tani gjasat për tu kthyer në Kosovë janë më të vogla ?
Rifat Avdiu: Në fakt statusi që do të kem tani si menaxher i këtij televizioni do të më sjellin më shpesh në Kosovë për të përmbushur preukopimet profesionale. Dhe kjo situatë e re shpresoj se do të rezultojë në përgjigjen pozitive që kam ndaj shum ofertave ku iniciatorë janë sponzorë të ndryshëm për ndonjë show të ardhshëm në ekranet e televizioneve në Kosovë me të cilët kam bashkëpunuar prej vitesh. Pra me fjalë të tjera statusi im në menaxhimin e TVR-së nuk do ta pengojnë profilin e showman-it Rifat Avdiu që të rishfaqet me ndonjë projekt të ri.
Zhurnal: Sa keni nostalgji për Kosovën dhe punën që keni bërë atje ?
Rifat Avdiu: Kosovën e kam në zemer... Në Kosovë kam shum kujtime, shumë gjëra që natyrisht i kujtoj shpesh. Kam patur fatin që në stafin tim të ngushtë në projektet e mia në Kosove të kem bashkëpuntorë, ikona të artit dhe muzikës shqiptare duke filluar prej të ndjerit Faruk Begolli dhe të ndjerës Nazmije Hoxha e deri tek Enver Petrovci, Shpresa Gashi, Ilir Shaqiri dhe shumë të tjerë.
Zhurnal: Jeta private, dhe gjithçka tjetër përpos angazhimeve profesionale, si kanë rrjedhur gjatë këtyre viteve në diasporë ?
Rifat Avdiu: Perveç angazhimeve kam patur rastin të lëviz dhe ti prek gjërat për të cilat kisha lexuar më parë, si vendlindjet e artistëve dhe shkrimtarëve të cilët kanë qenë idhujt e mi. Në diasporë shpesh je në gjendjen shpirtërore kur gjithcka e ke në dorë dhe asgjë në shpirt.
Zhurnal: Çfarë mund të presim në të ardhmen e afërt nga Rifat Avdiu, cilat janë planet që pritet të jetësohen ?
Rifat Avdiu: Në të ardhmen bashkatdhetarët do të kenë rastin të prekin idetë e mia, në trajtat vizuele të transmetuara në ekranin e TVR, si dhe në ekranet e tjera në cilësine e showmanit. Kjo do të krijojë atmosferë debatesh, kritikash dhe vlerësimesh që janë të domosdoshme për punën tonë krijuese.
Zhurnal: z.Rifat ju faleminderit për intervistën, shëndet dhe shumë suksese në punët dhe projektet tuaja ?
Rifat Avdiu: Kënaqësia ishte e imja. Faleminderit për interesimin tuaj, suksese juve dhe stafit të Zhurnalit.

Docteur- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Ne Afrike
Postime : 5764
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi : Ngacmime
Re: Pse shkoi dhe ku mbeti showmen-i Rifat Avdiu ?!
Nder njerzit qe kam me shume respket nder vipat shqiptar ne diaspore edhe pse disa nga ju nuk e njihni por besoj se miqte nga Kosova dhe Maqedonia e njohin tani jeton ne sloveni duket drejtu radio televizionin e tij dhe gjithashtu nxjerr kengetera te rijn me studiot e tij ne kosove maqedoni dhe sloveni.
Docteur- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Ne Afrike
Postime : 5764
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi : Ngacmime
Re: Pse shkoi dhe ku mbeti showmen-i Rifat Avdiu ?!
Weee gjall Koka Ky a???
Eshte Shum I Njohur ky ne Kosove sedi
Pse Iku nga Kosova seeee 00027003
Eshte Shum I Njohur ky ne Kosove sedi
Pse Iku nga Kosova seeee 00027003
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Pse shkoi dhe ku mbeti showmen-i Rifat Avdiu ?!
eh iku ku di gje une do ta pyes tani celebrate005EmoNa shkruajti:Weee gjall Koka Ky a???
Eshte Shum I Njohur ky ne Kosove sedi
Pse Iku nga Kosova seeee 00027003
Docteur- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Ne Afrike
Postime : 5764
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi : Ngacmime
Re: Pse shkoi dhe ku mbeti showmen-i Rifat Avdiu ?!
Mistreci shkruajti:eh iku ku di gje une do ta pyes tani celebrate005EmoNa shkruajti:Weee gjall Koka Ky a???
Eshte Shum I Njohur ky ne Kosove sedi
Pse Iku nga Kosova seeee 00027003
qesh Pres Pergjigjjen nga ty!
Jam kureshtare ta di pse na ;la ky celebrate005 qesh qesh qesh qesh qesh
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Pse shkoi dhe ku mbeti showmen-i Rifat Avdiu ?!
kur te futet on do te them pastaj ka gjet pune me te mire se prezantimi i telebingos kosovare
Docteur- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Ne Afrike
Postime : 5764
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi : Ngacmime
Re: Pse shkoi dhe ku mbeti showmen-i Rifat Avdiu ?!
Eh mire shum .. Tani na jan shuar keto Telebingot qesh Shyqr zotit qesh
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Pse shkoi dhe ku mbeti showmen-i Rifat Avdiu ?!
pse ske fitu ansjhere qeshEmoNa shkruajti:Eh mire shum .. Tani na jan shuar keto Telebingot qesh Shyqr zotit qesh
Docteur- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Ne Afrike
Postime : 5764
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi : Ngacmime
Re: Pse shkoi dhe ku mbeti showmen-i Rifat Avdiu ?!
qesh qesh qesh qesh
E Provoa Nje here sfitova asgje 00027003 qesh I mora inat pastaj Keto Show qesh
E Provoa Nje here sfitova asgje 00027003 qesh I mora inat pastaj Keto Show qesh
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Pse shkoi dhe ku mbeti showmen-i Rifat Avdiu ?!
te pakten e paska nje pne.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Ku mbeti flamuri i Vlorës?
» Diana Avdiu kthehet kah regjia
» Diana Avdiu, Miss Kosova 2012
» Mbeti shtatzënë pasi që shikoi një porno film 3D
» Shkoi me 919 meshkuj brenda 1 dite!!!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi