Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të dashurosh tepër! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të dashurosh tepër! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të dashurosh tepër!

+9
Anakonda
Leo_uk
Selda
WebMaster
Yll Qielli
Arabela
Aristogata
bobi 10
Єямєℓiиdå
13 posters

Shko poshtë

Të dashurosh tepër! Empty Të dashurosh tepër!

Mesazh nga Єямєℓiиdå Sat 14 May 2011 - 10:38

Të dashurosh tepër nuk do të thotë të dashurosh shumë burra, ose të biesh në dashuri shumë shpesh, ose të dashurosh dikë me një ndjenjë tejet të thellë dhe të fortë.

Në të vërtetë do të thotë të lidhesh me një burrë me një fiksim dhe që këtë fiksim ta quash dashuri, i cili arrin deri në zotërimin e të gjitha ndjenjave e veprimeve dhe ndonëse e kupton që kjo është duke ndikuar për keq në shëndetin dhe mirëqenien tënde,të mos mundesh të çlirohesh prej tij. Do të thotë të matësh lartësinë e dashurisë tënde nga thellësia e sfilitjeve dhe torturave të tua. Joshemi nga dikush që është në një situatë që ka nevojë, ndjejmë dhembshuri, bëhemi bashkëvuajtës me të dhe përpiqemi ta lehtësojmë për të zbutur edhe vetë vuajtjen tonë.

A mendoni qe ekziston dashuria e tepert ne nje lidhje?!
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të dashurosh tepër! Empty Re: Të dashurosh tepër!

Mesazh nga bobi 10 Sat 14 May 2011 - 10:45

Koncepte te ndryshme mund te kete secili per dashurine,edhe si e shikon secili.Po ,,,,,Besoj qe ka nje lloj ekzagjerimi,por nuk e di a do ta quaja dashuri,apo semundje nga frika e humbjes,edhe ndeshkimi me vuajtje. Ne dashuri nuk dashurohet teper,por dashurohet forte,pasi njesia matese e saj eshte ndjenja qe te pushton,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,beson bobi 10
bobi 10
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të dashurosh tepër! Empty Re: Të dashurosh tepër!

Mesazh nga Aristogata Sat 14 May 2011 - 10:55

dashuria eshte si puna e asaj embelsires,po i hodhe shum sheqer do te velitesh dhe gjiththcka do e humbasi shijen
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të dashurosh tepër! Empty Re: Të dashurosh tepër!

Mesazh nga Arabela Sat 14 May 2011 - 22:55

njeriu dashuron aq sa ndjen per te dashuruar,,,nuk duhet sforcuar femra ose mashkulli per t e kenqaqur partnerin,partneren,,,as vete ai ajo nuk duhet tja kerkoje kete gje geeegge
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të dashurosh tepër! Empty Re: Të dashurosh tepër!

Mesazh nga Yll Qielli Sat 14 May 2011 - 22:59

Mos beso shume. . .
mos duaj shume. . .
mos shpreso shume. . .
sepse ajo "shume". . .
nje dite mund te lendoje shume...
kjo ndodh kur dashuron shume...
Yll Qielli
Yll Qielli
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 3964
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2011
Mosha Mosha : 39

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të dashurosh tepër! Empty Re: Të dashurosh tepër!

Mesazh nga WebMaster Sat 14 May 2011 - 23:09

Eh dashuria eshte si trendafili nese i hedh uji petalet e saj do durojne nese e len te vyshket normale qe ska arome me prandaj dashuro aq sa ndjen te dashurosh eshte gje e bukur po eshte edhe e hidhur
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të dashurosh tepër! Empty Re: Të dashurosh tepër!

Mesazh nga Selda Sat 14 May 2011 - 23:11

te dashurosh teper nuk asht gja e keqe sepse njenja asht njenje ...dhe kur don dike nuk e don me pikatore po nep gjithe dashnine qe ke dhe njenajt e tua ...dhe as lenohesh ne fun por te pakten e ke dashte me gjith forcen e shpirtit tan
Selda
Selda
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 6587
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha Mosha : 39

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të dashurosh tepër! Empty Simptomat e të dashuruarit tepër

Mesazh nga WebMaster Fri 2 Sep 2011 - 21:48

Kur vuajmë ngaqë jemi të dashuruara do të thotë se dashurojmë tepër”, kështu përgjigjet për dashurinë e tepërt, psikoterapeutja Robin Noorwood, kur përligjim të gjitha qejfprishjet, karakterin e keq, shpërfilljet dhe tradhtitë e partnerit, në fakt dashurojmë tepër. Kur sjellja e tij na fyen, por mendojmë se është faji ynë, sepse nuk jemi aq tërheqëse, apo aq të përzemërta, në fakt dashurojmë tepër.

Në këtë mënyrë dhe të thjeshtë, Norwood arrin të na thotë disa gjëra tejet të thella dhe të për njëmendëta. Kështu për shembull, kur dashurojmë tepër, në të vërtetë nuk dashurojmë fare, sepse na ka kapluar frika se mos mbetemi të vetmuara, frika se mos nuk jemi të denja për t’u dashuruar, frika se mos shpërfillemi, ose braktisemi.

Dhe të dashurosh me frikë do të thotë para së gjithash t’i ngjitesh pas, në mënyrë të sëmurë, dikujt që na duket i domosdoshëm për qenien tonë. Të dashurosh me frikë, çon përveç të tjerave në vënien në veprim të një sërë mekanizmash kontrolli, me qëllim që “ta mbajmë tjetrin në hapësirën e kontrollueshme prej nesh”.

Simptomat e të dashuruarit tepër
Kur në shumicën e bisedave me shoqet tona të ngushta flasim për atë, për problemet e tij, për atë çka ai mendon, për ndjenjat e tij, dashurojmë tepër. Kur i përligjim grindjet e tij, karakterin e tij të vrazhdë, shpërfilljen e tij, ose kur i quajmë pasoja të një fëmijërie fatkeqe dhe rrekemi të bëhemi shëruesja e të metave të tij, dashurojmë tepër. Kur lexojmë një ese popullarizuese të ndonjë psikanalisti dhe nënvizojmë të gjitha ato pjesë që mund t’i vijnë në ndihmë atij, dashurojmë tepër.

Kur nuk na pëlqen karakteri i tij, mënyra e të menduarit dhe e sjelljes së tij, por i përshtatemi, duke menduar se, për dashurinë tonë mund të ndryshonte, dashurojmë tepër. Kur lidhja me të vë në rrezik mirëqenien tonë emocionale, e ndoshta edhe shëndetin e sigurinë tonë, padyshim që dashurojmë tepër. Me gjithë vuajtjet e kënaqësitë që mbart me vete, të dashurosh tepër është një përvojë shumë e përbashkët me shumë gra, të cilat janë pothuajse të bindura se një lidhje intime, e tillë duhet të jetë. Pothuaj të gjitha kemi dashur me tepri, të paktën njëherë, dhe për shumë nga ne kjo ka qenë një çështje dite, përgjatë gjithë jetës. Disa janë dhënë aq shumë nga të menduarit e partnerit të tyre dhe nga lidhja e tyre,saqë me zor arrijnë të mbijetojnë.

Çdo të thotë të dashurosh tepër
Të dashurosh tepër nuk do të thotë të dashurosh shumë burra, ose të biesh në dashuri shumë shpesh, ose të dashurosh dikë me një ndjenjë tejet të thellë dhe të fortë. Në të vërtetë do të thotë të lidhesh me një burrë me një fiksim dhe të mëtosh që këtë fiksim ta quash dashuri, i cili arrin deri në zotërimin e të gjitha ndjenjave e veprimeve dhe ndonëse e kupton që kjo është duke ndikuar për keq në shëndetin dhe mirëqenien tënde,të mos mundesh të çlirohesh prej tij. Do të thitë të matësh lartësinë e dashurisë tënde nga thellësia e sfilitjeve dhe torturave të tua.

Joshemi nga dikush që është në një situatë që ka nevojë, ndjejmë dhembshuri, bëhemi bashkëvuajtës me të dhe përpiqemi ta lehtësojmë për të zbutur edhe vetë vuajtjen tonë. Që burrat më tërheqë për ne janë ata që duken se kanë më shumë nevojë për ndihmë ka një kuptim, po të mbahet parasysh se në bazën e aftësisë së tyre për të joshur ndodhet dëshira e vetë neve për të qenë të dashuruara dhe të ndihmuara.

Pasojat e tronditjeve në fëmijëri

Pothuajse gjithnjë në themel të dashurisë së tepruar femërore ndodhet një tronditje e fëmijërisë. Kur një fëmijë është braktisur, apo shpërfillur nga i ati, kur rritet shtyhet të gjejë një mashkull që do ta shpërfillte ose do ta braktiste.

Sepse po qe se një fëmijë ka pësuar një dhunë do të bëjë çmos që ajo të shfaqet dhe të rishfaqet në lojërat e saj derisa të ketë krijuar, deri në një farë mase përshtypjen se më në fund ka shpëtuar prej saj. Çfarë sinjalesh ndizen midis një gruaje, e cila synon drejt dikujt që ia ndien nevojën, dhe jo vetëm kaq, por që të marrë përsipër edhe përgjegjësitë për të, dhe një burri që është duke kërkuar dikë.

Ajo që tek një grua krijon frikën se mos nuk do të dashurohet nga ndokush është mungesa e dashurisë ndaj vetes, mungesa e besimit ndaj vlerave të veta, ndaj aftësive të veta, frikë kjo që, për t’u ndjerë e sigurt, e bën të pranojë gjithçka tek burri që ka zgjedhur.

Dashuria e verbër dhe e mundimshme

Thonë që “dashuria është e verbër”. Një burrë që të na joshë nuk është e domosdoshme që të mos ketë asnjë lek në xhep, apo të jetë shëndetlig. Ndoshta mund të jetë i paaftë për të lidhur marrëdhënie të mira me të tjerët, ose është i ftohtë dhe pak i përzemërt, ose rebel, ose vetëpëlqyes ose nopran dhe melankolik. Ndoshta është pak i rrëmbyer dhe i papërgjegjshëm ose i pazoti për të mbajtur një zotim, ose për të qenë besnik. Por edhe ky tip mashkulli shpesh herë duke tepër tërheqës për natyrën e femrës.

Përkujdesja e tij në fillimet e një lidhje, ngrohtësia e momentit, dëshira për të pasur pranë dikë, bën që një femër të bjerë nën pushtetin e tij të plotë. Duke vepruar në këtë mënyrë bëhet e varur nga vlerësimi i tij, nga afërsia e tij, nga humori i tij. Vetëm një dashuri e verbër dhe e mundimshme për të, mund ta bëjë të ndjehet e sigurt dhe e denjë për dashuri dhe stimë. Çfarëdolloj shenje mospërfilljeje apo tradhtie do të shihej si një shtysë kundër qenies së asaj vetë.

Është thelbësore t’i thoni partnerit gjëra të bukura, pasi fjalët e ngrohta të kurajës dhe mbështetjes krijojnë besim dhe respekt. Për ta bërë të ndihet edhe më mirë njeriun e zemrës shtoni numrin e komplimenteve. Të njëjtën gjë duhet të merrni edhe nga partneri juaj. Por këtë duhet ta fitoni.

Nëse nuk doni veten tuaj është e vështirë të besohet se mund t’u dashurojë dikush tjetër. Respekti ndaj vetes është shumë i rëndësishëm në një lidhje të fortë. Nëse e pëlqeni vërtet veten tuaj, veç defekteve dhe dobësive që keni, do të ndiheni të sigurt.

Kur ndiheni i sigurt dhe me besim në vete, do të pëlqeni të rrini me partnerin për gëzimin që sjell në jetë tuaj dhe jo sepse keni nevojë për ta që të mbijetoni. Nëse keni pasur një eksperiencë negative në të shkuarën është e nevojshme të bisedoni për këtë me partnerin. Ai do t’u qëndrojë pranë dhe do t’u bëjë të harroni atë periudhë të vetes suaj, por gjithsesi mos harroni që edhe në këtë rast të vlerësoni veten tuaj.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të dashurosh tepër! Empty Re: Të dashurosh tepër!

Mesazh nga Leo_uk Fri 2 Sep 2011 - 22:01

ndjenjash femrash ky shkrimi, nuk merret vesh.. Shume e veshtire per nje mashkull ta marr vesh ca thuhet.. Ve bast qe edhe Klea vete se di.. [You must be registered and logged in to see this image.]
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 46

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të dashurosh tepër! Empty Re: Të dashurosh tepër!

Mesazh nga WebMaster Fri 2 Sep 2011 - 22:08

Leo_uk shkruajti:ndjenjash femrash ky shkrimi, nuk merret vesh.. Shume e veshtire per nje mashkull ta marr vesh ca thuhet.. Ve bast qe edhe Klea vete se di.. [You must be registered and logged in to see this image.]

Me vone do te shpjegoj se cfar do thote
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të dashurosh tepër! Empty Re: Të dashurosh tepër!

Mesazh nga Anakonda Thu 9 Feb 2012 - 23:31

Kur te ze dashuria,nuk ke cti bejsh me thene te drejten.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të dashurosh tepër! Empty Re: Të dashurosh tepër!

Mesazh nga Space Thu 9 Feb 2012 - 23:44

kur nderron boten
Space
Space
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne levizje
Postime Postime : 1354
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/06/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Informatika

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të dashurosh tepër! Empty Re: Të dashurosh tepër!

Mesazh nga Aяtємιѕα Fri 10 Feb 2012 - 1:37

Kjo eshte simptoma e budallekut...e kam then shume here s'mund te jesh i/e dashuruar e logjik :541221:
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të dashurosh tepër! Empty Re: Të dashurosh tepër!

Mesazh nga Anakonda Sat 11 Feb 2012 - 6:28

Te sjell shume lot dhe dhimbje ne shpirt.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të dashurosh tepër! Empty Re: Të dashurosh tepër!

Mesazh nga Tonii Sat 11 Feb 2012 - 9:49

Omar Kajami ka thene:
dashuroni se bota eshte e tera e juaja

Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të dashurosh tepër! Empty Re: Të dashurosh tepër!

Mesazh nga Aяtємιѕα Sat 11 Feb 2012 - 9:53

Simptomat e të dashuruarit tepër
me
Të dashurosh tepër!

Dy temat u bashkuan
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të dashurosh tepër! Empty Re: Të dashurosh tepër!

Mesazh nga Fata Sat 11 Feb 2012 - 10:39

Te dashurosh teper nuk eshte mire!
Fata
Fata
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : EU
Postime Postime : 457
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të dashurosh tepër! Empty Re: Të dashurosh tepër!

Mesazh nga Anakonda Fri 8 Jun 2012 - 21:12

do te thot te harrosh veten tende per dike tjeter
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të dashurosh tepër! Empty Re: Të dashurosh tepër!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi