Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mëso si të dashurosh People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mëso si të dashurosh People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mëso si të dashurosh

2 posters

Shko poshtë

Mëso si të dashurosh Empty Mëso si të dashurosh

Mesazh nga WebMaster Wed 17 Sep 2014 - 10:40

E pyeta një të ri:”Si ke mësuar të duash?”
Pafajësisht, ai u përgjigj:”Kam mësuar dashurinë e faqeve, supeve dhe duarve!”
Dashuria këtu, është puthja, një traditë e çuditshme e vendeve të Gadishullit Arabik.
Poeti i dashurisë, Nizar Kibani thotë:
 
Dashuria në tokë, është pjellë e imagjinatës tonë
Nëse nuk do na ishte dhënë, do e kishim shpikur.
 
Të dashuruarit nuk e dëshirojnë çlirimin prej dashurisë, edhe pse dashuria u shkakton dhimbje.
Do të doja ti kisha thënë atij të riu, që ta dashurojë jetën, ta dojë gjithçka që ka nëse nuk gjen diçka që ta dojë.
Doja ti them që të shohë aspektet e bukura dhe pozitive tek çdo gjë që i është dhënë, edhe tek problemet, pengesat, vështirësinë dhe privimi.
Në fund të fundit, ato janë mësime jete nëpërmjet të cilave ushtrojmë durimin dhe forcën tonë, ato na çojnë drejt Zotit, na forcojnë aftësitë për kërkim të alternativave.
Shijoji gjërat me të cilat je i detyruar të merresh me to, si:
Profesioni.
Shkolla dhe studimi.
Mbështetja e të tjerëve.
Ruajtja e lidhjeve të gjakut dhe fqinjësisë.
Puna.
Mbajtja e përgjegjësive.
Adhurimet.
Ka një diferencë të madhe mes atij që e kryen një punë sepse duhet kryer, pa pikë shpirti, kreativiteti dhe ndërveprimi dhe mes atij që e dashuron punën, e shijon dhe bën art në produktin e tij.
Një dashuri e tillë, është prej dashurisë për Zotin, pasi Zoti do që kur dikush prej nesh e bën një punë, ta perfeksionojë.
Dashuria për Zotin është një ndjesi njerëzore e madhe, e cila e mbush jetën tonë me gëzim, hare dhe ngushëllim, ajo e bën namazin që falim kënaqësinë e syve tanë dhe rehati shpirtërore. Sa herë që hynte koha e namazit dhe thirrjes së ezanit, Profeti a.s i drejtohej Bilalit me fjalët:”Na i qetëso zemrat me të (ezanin) o Bilal!”
Ta duam jetën me të gjithë vështirësitë e saj, dhimbjet dhe ëndrrat, pasi jeta është dhuratë prej Zotit. Ta duam njeriun, pasi është një qenie e fisnikëruar nga vetë Zoti i lartësuar, ai i përket një specie të përzgjedhur nga të gjitha speciet dhe krijesat e tjera. Prej kësaj qenie vijnë të gjithë profetët dhe të dërguarit e Zotit, dëshmorët dhe njerëzit e ndershëm, ulematë dhe gjenitë.
Ti duam dhe shpirtrat që  banojnë brenda nesh, pasi ato na furnizojnë me energjinë e jetës, shpresën dhe pritshmëritë për të mira.
Ta duam përkatësinë tonë ndaj kësaj specieje e cila në fillimet e saj banoi në parajsë, hëngri nga pema dhe zbriti në tokë që ta popullojë, të derdhë djersë dhe të përfitojë nga gjithçka që Zoti e ka nënshtruar në favorin e saj, të ndërtojë civilizime, të ngrejë shtete, të zbulojë ligjet dhe të shënojë dijet.
Mos e ekzagjero me idealizma dhe frikë nga dështimi dhe gabimi, pasi është pjesë e jetës.
Mësohu ta pranosh të mirën, ti duash dhe dashurosh gjërat, edhe pse nuk janë perfekte, pasi vetëm kështu do të dashurohesh prej tyre, edhe pse nuk je perfekt.
Dashuroje bashkëshorten tënde, duaje shtëpinë tënde, fushën, marrëdhëniet, familjen dhe miqtë.
Që të mbushesh me zell, duhet të mësosh si ta duash atë që po bën, punën e re, të mësuarit e një gjuhe të re, një profesion jo të zakontë, të mësosh ta pranosh sfidën me guxim, besim dhe seriozitet.
Kur ta urresh diçka, ose kur të ndjesh se të është shndërruar në një barrë të rëndë, dije se nuk do të jesh më produktiv dhe nuk do të shpalosen dhuntitë e tua.
Pyete veten: Cilat janë shkathtësitë, zotësitë dhe dijet e reja në profilin dhe specialitetin tënd, apo qoftë dhe në jetën tënde? Bëhu fleksibël dhe me tendencë për tu familjarizuar dhe mësuar, imagjinoje suksesin dhe mendo rreth aspekteve pozitive.
Sigurohu se ekzistojnë njëqind e një forma dhe mënyra për realizimin e një detyre, prandaj dhe mos e burgos veten në një mënyrë të vetme.
Eksploroji shkaqet dhe arsyet që të shqetësojnë, përpiqu ti mbash nën kontroll, madje dhe ti ndryshosh dhe transformosh në faktorë pozitivë.
Ji i ndërgjegjshëm se do të lodhesh, do të kesh nevojë të shfrysh dhe ankohesh me çdo punë që të bësh dhe me çdo alternativë që të zgjedhësh. Mos hiq dorë nga ajo që ke, pasi mund të mos gjesh më të mirë.
 
O lodha nga Amri dhe e humba të shkretin
Me lot e qava Amrin, nuk gjeta si ai në gjithë miletin
 
Mos u bëj koprrac në dashurinë tënde, ushtroji muskujt e zemrës që të zgjerohen për ti dashur të tjerët dhe për t’ua uruar çdo të mirë.
Duaje qytetin, profesionin ose një gjendje dhe situatë që të ka ardhur nga Zoti.
Nëse do e duash, do të identifikohesh me të me sinqeritet dhe do e trajtosh me pjekuri!
 
Përktheu: Elmaz Fida
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mëso si të dashurosh Empty Re: Mëso si të dashurosh

Mesazh nga Anakonda Thu 18 Sep 2014 - 2:35

Egoistet nuk mund te dashurojn,nese nuk di te dashurosh te pakten meso te mos lendosh
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi