Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqipëria, miqësore me Argjentinën më 20 qershor!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqipëria, miqësore me Argjentinën më 20 qershor!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria, miqësore me Argjentinën më 20 qershor!

Shko poshtë

Shqipëria, miqësore me Argjentinën më 20 qershor!  Empty Shqipëria, miqësore me Argjentinën më 20 qershor!

Mesazh nga Docteur Mon 16 May 2011 - 22:38

Ndeshja do të luhet në Buenos-Aires, gati dy javë pas eliminatores së 7 qershorit me Bosnjën
Sensacionale! Shqipëria do të luajë me Argjentinën në një ndeshje miqësore që do të zhvillohet në kryeqytetin Buenos-Aires më 20 qershor (në stadiumin e River Plejtit). Lajmi është konfirmuar nga Federata Argjentinase e Futbollit, së cilës i referohen mediat e këtij vendi.
Ndryshe nga ç’ndodhi me Kilin, të cilin FSHF e refuzoi, miqësorja me Argjentinën është tashmë e zyrtarizuar. “Po, është e vërtetë. Kemi kemi qenë në kontakte të vazhdueshme me federatën argjentinase dhe prisnim thjesht përgjigjen pozitive.
Meqë ata e kanë bërë zyrtare edhe në media, do të thotë se kjo është e vërtetë,” - është shprehur Denis Bastari, menaxheri i kombëtares kuqezi. “Argjentina do të luajë me Shqipërinë para Kupës së Amerikës!” Ky është titulli i sajteve argjentinase, që konfirmojnë zhvillimin e kësaj miqësoreje luksi për Shqipërinë.
Në fakt, FSHF ka qenë prej disa javësh në bisedime me homologen argjentinase, për zhvillimin e një miqësoreje në fund të majit, ndërkohë që kombëtarja e Mesit kërkonte të luante më 3 qershor.
Trajneri Josip Kuzhe vuri veton, duke mos pranuar që të luhej një miqësore kaq serioze vetëm 4 ditë para sfidës me Bosnjën, pasi lojtarët kuqezinj nuk do ta përballonin fizikisht eliminatoren e 7 qershorit.
Kundër Shqipërisë, Argjentina B
Vitet e fundit, futbollistët kuqezinj kanë pasur rastin të luajnë përballë lojtarëve më me emër në botë në ndeshjet eliminatore dhe miqësore. Shqipëria ka luajtur kundër Suedisë së Ibrahimoviçit, Portugalisë së Kristiano Ronaldos apo ndaj Holandës së Van Nistëlroit, Sedorfit, Robenit etj., por në asnjë rast kundër Argjentinës së Mesit.
Përballja me kombëtaren e Lionel Mesit, futbollistit të Barcelonës që fitoi “Topin e Artë”, do të të jetë diçka speciale për tifozët shqiptarë e veçanërisht për lojtarët kuqezi. Gjithsesi, mësohet trajneri Batista do të aktivizojë formacionin e dytë, pra futbollistët që pretendojnë të zënë një vend titullari.
Argjentina do ta nisë turneun miqësor më 25 maj me Paraguajin, më 1 qershor me Nigerinë, më 5 qershor me Poloninë dhe në fund, pikërisht më 20 qershor, me Shqipërinë në Buenos-Aires.
5 shkrimet e fundit nga Sporti Shqiptar
Docteur
Docteur
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Afrike
Postime Postime : 5764
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi Hobi : Ngacmime

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi