Messit i mungojnë trofetë me Argjentinën
Faqja 1 e 1

Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi shpreson që Përfaqësuesja e Argjentinës në Botërorin 2010 të mos e ketë fatin sikurse në eliminatoret për këtë garë, kur mezi arriti të kualifikohet në xhiron e fundit, duke u futur nëpër "vrimë të gjilpërës".
Ai shpreson të fitojë titullin e botës në "Afrikë të Jugut 2010". Messi mendon se vetëm me titull të botës mund të tejkalojë atë që ka arritur këtë vit me Barcelonën.
Ai me klubin katalunas këtë vit fitoi gjashtë trofetë e mundshëm - Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës, Botërorin e Klubeve, Primera Divisionin, Kupën e Spanjës dhe Superkupën e Spanjës. Po ashtu, mblodhi edhe shumë tituj individualë, përfshirë atë për më të mirin në botë dhe në Evropë.
"Kam pasur një vit të mrekullueshëm më 2009. Fituam të gjithë trofetë e mundshëm. Mirëpo, unë kam ambicie të vazhdoj përpara. Tash është radha të arrij diçka të madhe me Argjentinën në Botërorin 2010. Kjo që kam bërë me Barçën mund të kalohet vetëm me fitimin e titullit të botës", ka thënë Messi për uebfaqen "Clarin.com" të shtunën.
Messi është kritikuar se në ndeshjet me Argjentinën nuk po jep maksimumin sikurse në Barcelonë. Madje njëri prej kritikëve ishte vetë trajneri i Përfaqësueses së Argjentinës, legjenda Diego Maradona. Mirëpo Messi e mohon këtë.
"Unë gjithmonë jap maksimumin për përfaqësuesen. Mirëpo nganjëherë ai maksimum nuk mjafton. Shpresoj që performanca ime të përmirësohet dhe të arrijmë gjëra të mëdha në Botëror", ka shtuar Messi.Faleminderit për rekomandimin

BLERTA- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : DRENIC
Postime : 1116
Gjinia :
Anëtarësuar : 28/12/2009
Hobi : ME NEJT.
Similar topics
» Bën portretet e Messit dhe Ronaldos me top (Video)
» Maradona:Kurrë s’qaj më për Argjentinën
» Lady GaGa ia kalon Ronaldos dhe Messit
» Aguirre: Mund ta mposhtim Argjentinën
» Shqipëria, miqësore me Argjentinën më 20 qershor!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi