Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
KUJTIMET E MIA PËR DËSHMORIN NASER HAJRIZI People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
KUJTIMET E MIA PËR DËSHMORIN NASER HAJRIZI People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KUJTIMET E MIA PËR DËSHMORIN NASER HAJRIZI

Shko poshtë

KUJTIMET E MIA PËR DËSHMORIN NASER HAJRIZI Empty KUJTIMET E MIA PËR DËSHMORIN NASER HAJRIZI

Mesazh nga Gjeto Gjetani Wed 18 May 2011 - 22:02

KUJTIMET E MIA PËR DËSHMORIN
NASER HAJRIZI

Pas rënies së dëshmorëve në ballë të demonstratave më 1981, si Naser Hajrizi e Asllan Pireva, organizatorë dhe militantë të lëvizjes kombëtare, Xhelal Maliqi e Salih Abazi (Në Prishtinë, më 2 prill 1981), Salih Mulaku ( Zeka) e Ruzhdi Hyseni (Vushtrri, më 3 prill 1981), Rizah Matoshi e Sherif Frangu (Ferizaj, më 3 prill 1981), dhe më vonë, Tahir e Nebih Meha (Prekaz, më 13 maj 1981), Nesimi Dervishdana (Gjakovë, 26 korrik 1981), Ibrahim Krasniqi, Afrim Abazi (i mbytur në burg më 20 mars 1982), Xhemaili Berisha (i mbytur në burg), në vitet vijuese vriten udhëheqës të shquar të lëvizjes, si Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Rexhep Malaj e Nuhi Berisha, Bajram Bahtiri, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu dhe shumë të tjerë që ranë për të mos vdekur kurrë.

Shkruan: Mehmet Hajrizi

Më 1974 veprimtaria e organizuar po intensifikohej. Xhafer Shatri vendosi ta lëshonte konviktin, ku banonte dhe u vendos me qira në një banesë private, afër shtëpisë sime. Kjo lidhje e ngushtë, bashkëpunimi i përditshëm dhe jeta pothuaj e pandarë, përbënin një kusht shumë të rëndësishëm të sukseseve tona fillestare. Duke qenë afër, Xhaferi u njoh me gjithë familjen time, e cila kishte goxha anëtarë. Vëllezërit e mi, Beqiri, Bahtiri, Zeqiri dhe Tahiri ishin të martuar dhe kishin nga disa fëmijë, përveç Tahirit. Xhaferi, nga gjithë fëmijët e vëllezërve e donte veçanërisht, ndoshta për bukurinë dhe shkathtësinë e tij, djalin e madh të Beqirit, Naserin, i cili më 1974 ishte 12 vjeç.
Ky djalë, Beqirit dhe Fatimes u lindi pas 11 vjet martese. Atëherë kur po humbnin shpresat për të pasur një fëmijë ky çift bashkëshortor, lindja e një djali, përbënte një gëzim të madh jo vetëm për familjen tonë, por për gjithë farefisin. Naseri i vogël po rritej me përkujdesjen e veçantë të të gjithë anëtarëve të familjes, si një fëmijë i shëndetshëm dhe shumë inteligjent. Në shkollë mësonte mirë dhe po bëhej shumë i dashur me mësuesit, nxënësit dhe familjen. Një mbrëmje të vjeshtës 1973, sapo isha kthyer në shtëpi, erdhi Naseri i vogël te unë dhe më thotë se ai xhaxhi Xhafer ka udhëtuar diku, por më ka lënë një porosi për ty dhe ma solli një pako me nja 10 - 12 libra të ndaluara dhe disa materiale konspirative të organizatës sonë. I habitur e pyeta ku i kishte mbajtur deri atëherë, por ai si të ishte i rritur më tha se nuk dinte për to askush, as prindërit, sepse kështu ishte porositur. Muajve në vijim, Naseri kishte kryer disa herë shërbime për organizatën, duke dërguar materiale fshehurazi nga një veprimtar te tjetri. Ky ishte angazhimi i parë i një fëmije që më vonë do të bëhet një nga militantët më të mirë të organizatës dhe dëshmor i Kosovës, duke rënë në ballë të demonstratave të vitit 1981.
Në demonstratën e 2 prillit ranë dëshmorët e parë të organizatës sonë, Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva. Gjatë vitit 1980 kam qenë i angazhuar me Naser Hajrizin. Jahir Hajrizi kishte filluar prej kohësh të punonte me Naserin, por ai kishte shkuar në shërbim ushtarak dhe lidhjet organizative i mbaja unë dhe Haxherja me të. Naseri ishte lexues i pasionuar. Ne kishim një bibliotekë prej rreth 1200 librash. Disa dollapë ishin për letërsinë për fëmijë, me qindra libra. Asnjë nga këto libra për fëmijë nuk kishte lënë pa e lexuar Naseri, qysh si nxënës i fillores. Tashti që ishte goxha djalë, lexonte literaturë serioze, duke përfshirë literaturën e ndaluar që siguronte organizata jonë. Thënë sinqerisht, nuk isha shumë i interesuar të ngutesha në organizimin e plotë të tij, por ai ecte vetë disa hapa përpara planit tim. Kështu ai zgjeroi grupin e shokëve të tij gjysmilegal aq shpejt, sa përbënte rrezik zbulimi, prandaj u deshtë që vetë Naseri të organizohej tërësisht në radhët tona, kurse lidhjet e tij t’i rishikonte edhe njëherë, duke i seleksionuar elementët më të përparuar për t’i organizuar edhe ata.
Sa më kujtohet nga gjithë shokët e tij, më afër i mbante lidhjet dhe punonte me Asllan Pirevën, Sylë Loshin, Hashim Hajrizin dhe një a dy vajza, emrat e të cilave nuk më kujtohen. Ai kishte krijuar lidhje edhe me dy profesorë të tij, Ahmet Qeriqin dhe Zenun Gjocajn, të cilëve u jepte libra të ndaluara dhe botimet ilegale të organizatës sonë. Naseri ishte një militant i palodhshëm i radhëve ilegale të lëvizjes kombëtare. Në shtëpinë e tij thërriste natën vonë shokët në takime ilegale, ose mungonte shpesh për të shkuar gjetkë në takime me ta. Veprimtaria e tij, sikur edhe e bashkëveprimtarëve të tjerë konsistonte në ngritjen teorike, edukimin atdhetar e politik, zgjerimin e radhëve dhe përhapjen e ideve të luftës për liri.
Ai propagandonte këto ide jo vetëm në shkollë, por kudo që arrinte, duke sqaruar njerëzit për çështjen e pazgjidhur kombëtare të shqiptarëve, gjendjen në të cilën ndodhej Kosova dhe për nevojën e organizimit popullor për këputjen e prangave të robërisë. Në shkollën e mesme (ish Normalja e Prishtinës) ku ndiqte mësimet e vitit të katërt, ai kishte respekt dhe autoritet, jo vetëm në klasën e tij, por edhe në të tjerat. Pas vrasjes së Naserit, pothuajse gjithë nxënësit e kësaj shkolle vinin për ngushëllime në shtëpinë tonë, shumë prej të cilëve deklaronin se e kishin njohur mirë atë, prandaj citonin fjalë që u kishte thënë për nevojën e organizimit e të rezistencës dhe betoheshin se do t’u përmbaheshin gjithë jetën porosive të tij. Naseri na e ka mësuar rrugën dhe ju betohem se do ta ndjekim deri në vdekje, më kishte thënë solemnisht njëri prej tyre.
Naseri, nga 26 marsi në të gjitha demonstratat e vitit 1981 ka marrë pjesë aktive. Më 1 prill, në mbrëmje vonë i kishte thënë axhës së vet, Tahirit, se fitorja jonë tashmë është siguruar, sepse është ngritur në këmbë i gjithë populli bashkë me ne. Ai ia kishte kujtuar edhe njëherë poezitë nga “Këngët e Lirisë” që i pat recituar aq bukur para xhaxhallarëve dhe babait, të cilat përshkoheshin nga optimizmi i fitores së luftës së drejtë të popullit tonë të robëruar. Asnjë nga xhaxhallarët, por edhe babai dhe motra e tij nuk kishin munguar në demonstrata, prandaj kjo i jepte një kënaqësi të veçantë Naserit entuziast.
Më 2 prill Naseri dhe Asllani organizojnë kolegët e tyre të shkollës në demonstratë. Në ish’ normalen e Prishtinës ishin mbyllur dyert, por nxënësit shpërthyen nëpër dritare dhe u përleshën me kordonët e policisë përreth shkollës. Naseri plagoset në përleshje me policinë, por nuk ndalet. Demonstruesit marshojnë drejt qytetit. Ai ndalet në familjen e Adem Kurteshit, lidh plagën dhe i zë shokët. Në qendër të qytetit, Naseri dhe Asllani me flamur në dorë vihen në ballë të demonstratës.
Më 2 prill rreth orës tetë para dreke, ndodhesha bashkë me vëllain tim, Zeqir Hajrizi, midis demonstruesve para teatrit të Prishtinës. Para se të grumbulloheshim aty, na kishin kërcënuar me tyta armësh oficerë ushtarakë rreth ndërtesës së Kuvendit, por demonstruesit i injoronin duke vazhduar marshimin. Edhe objekti i sotëm i Qeverisë, atëherë i Bankës Popullore, ishte i mbushur përplot ushtarë, të cilët kishin mbërritur gjatë natës. Unë kisha qenë rreth këtij objekti në orën gjashtë të mëngjesit dhe kisha parë ushtarakë të zdërvajur në sallën e madhe të objektit, rrethuar me xhama. Pas gjysmë ore thirrjesh e brohoritjesh të demonstruesve, filluan krismat ngjashëm me mbrëmjen e kaluar, kur na kishin shpërndarë me tym ngulfatës dhe krisma nga të gjitha anët. Por tashti përdornin edhe plumbat, sepse dalloheshin krismat.
Një pjesë e demonstruesve u tërhoqëm përgjatë lumit, Vellushës, nga lindja dhe te teatri i sotëm „Dodona“, me alarme dhe në shpejtësi kaluan dy makina, jo të policisë siç menduam në fillim, po të ndihmës së shpejtë. Shkonin në drejtim të spitalit. Pak minuta më vonë thanë se i kishin vrarë dy të rinj në ballë të demonstratës, në sheshin midis Shtëpisë së re të mallrave, Postës së vjetër dhe Bankës Popullore. Kishin shtënë nga objekti i Bankës. Edhe sot duken shenjat e plumbave në shtëpinë dykatëshe kundruall këtij pallati. Më vonë morëm vesh se ishte vrarë Naser Hajrizi dhe bashkëveprimtari i tij, Asllan Pireva... Kujtimi i përjetimit që kisha do të më shoqërojë deri në varr.
Me shumë peripeci arritëm që më 3 prill të nxirrnim kufomën e Naserit nga Morgu i Spitalit të Prishtinës, kurse më 4 prill bëmë homazhet dhe ceremoninë e varrimit, duke u betuar të gjithë të pranishmit para trupit të tij lapidar. Betimin po e udhëhiqja unë, pasi kisha thënë disa fjalë për dëshmorin. Vetëm njëri nga të pranishmit, derisa bëhej betimi, thërriste me shqetësim, „amani lëreni këto se po rrezikohemi“. Ato ditë nuk lejonin të shkohet në grup prej tre vetash, kurse në varrim lejonin vetëm katër përcjellës të kufomës. Ne kishim siguruar një kamion të mbuluar, me të cilin shkuam te varrezat e qytetit mbi njëzet vetë. Të tjerët individualisht shkuan drejt varrezave...
Pas demonstratave, në vendin ku u vranë heroikisht dy dëshmorët, regjimi ngriti një nevojtore publike me dy hyrje. Sot aty s’ka më nevojtore, por as monument që të shënonte dhe kujtonte historinë e vitit 1981. Janë vetëm dy drunj, lisa që rrinë në këmbë si dëshmorët dhe përballë, duket shenja e plumbave gjakatarë...
Pas rënies së dëshmorëve në ballë të demonstratave më 1981, si Naser Hajrizi e Asllan Pireva, organizatorë dhe militantë të lëvizjes kombëtare, Xhelal Maliqi e Salih Abazi (Në Prishtinë, më 2 prill 1981), Salih Mulaku ( Zeka) e Ruzhdi Hyseni (Vushtrri, më 3 prill 1981), Rizah Matoshi e Sherif Frangu (Ferizaj, më 3 prill 1981), dhe më vonë, Tahir e Nebih Meha (Prekaz, më 13 maj 1981), Nesimi Dervishdana (Gjakovë, 26 korrik 1981), Ibrahim Krasniqi, Afrim Abazi (i mbytur në burg më 20 mars 1982), Xhemaili Berisha (i mbytur në burg), në vitet vijuese vriten udhëheqës të shquar të lëvizjes, si Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Rexhep Malaj e Nuhi Berisha, Bajram Bahtiri, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu dhe shumë të tjerë që ranë për të mos vdekur kurrë.
Naser Hajrizi u lind më 07. 07. 1962 ndërsa u regjistrua më 29. 08. 1962, në Henc të Fushë-Kosovës. I ati i tij, Beqir Hajrizi, u lind më 1933 në Strofc të Vushtrrisë kurse e ëma, Fatime Saliu’Hajrizi ka lind më 1935 në Gradicë të Drenasit (ish Gllogocit). Axha i Beqirit, Zymber Hajrizi, ishte pushkatuar nga forcat serbe më 1921, sepse kishte ndihmuar luftën e çetave të Azem Galicës, kurse axha i Shefkijes, Milazim Saliuka ishte dënuar më 1949 me pesë vjet burg, si pjesëtar i Lëvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare. I biri i Zymber Hajrizit, Zenel Hajrizi, kishte luftuar në brigadat shqiptare për çlirimin e Kosovës nga fashizmi, pastaj në radhët e kryengritësve të udhëhequr nga atdhetari Shaban Polluzha dhe më 1960 bashkë me Zeqir Hajrizin, axhën e Naser Hajrizit, si pjesëtarë të Komitetit Revolucionar për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, të udhëhequr nga Kadri Halimi dhe Ali Aliu, kishin formuar dy aradhe të armatosura në rajonin e Artakollit, të gatshme për veprime luftarake, çlirimtare. Naser Hajrizi që në moshën 12 vjeçare angazhohej nga veprimtarë të Grupit Revolucionar të Kosovës (organizatë ilegale e lëvizjes së atëhershme kombëtare), për bartjen dhe ruajtjen e materialeve konspirative. Më 1979 ai kishte organizuar një grup të të rinjve, të cilët vepronin kundër pushtuesit nëpërmjet propagandimit të ideve të lirisë dhe me shpërndarje të literaturës e shtypit ilegal. Naseri u organizua pastaj në radhët e Organizatës Marksiste - Leniniste të Kosovës, kurse me kolegët e vet vazhdonte veprimtarinë përgatitore për organizim më serioz. Ndonëse i ri, si maturant i Shkollës së Mesme Elektroteknike “Miladin Popoviq” në Prishtinë, Naseri i furnizonte me literaturë dhe me shtypin ilegal edhe profesorët e vet, si Ahmet Qeriqi, Zenun Gjocaj etj. Naser Hajrizi ka marrë pjesë në të gjitha demonstratat e vitit 1981 në Prishtinë. Më 2 prill 1981 Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva ishin organizatorët e demonstratave të shkollarëve të Elektroteknikës. Dyert e shkollës atë ditë ishin mbyllur, por nxënësit dolën nga dritaret. Në përleshje me kordonin policor, Naseri plagoset por masa demonstruese marshon drejt qytetit (Shkolla ndodhej afër parkut Gërmia, në periferi të Prishtinës). Ai shkon në familjen e Adem Kurteshit, lidh plagën dhe pasi i zë kolegët, vihet në ballë të demonstratës në qendër të qytetit. Pas ndërhyrjes së forcave serbe, demonstruesit ndahen në grupe, njëri prej të cilëve ishte në sheshin midis Bankës Popullore ( Sot Kryeministria) Shtëpisë së Mallrave dhe Postës, të cilit i prinin Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva. Dy të rinjtë, rreth orës nëntë, para dite, u vranë nga oficerë ushtarakë, të vendosur në objektin e Bankës.

Lavdi u qoftë të gjithë dëshmorëve të rënë në pranverën e madhe të vitit 1981!
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi