Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
DËSHMORI I KOMBIT NASER KRASNIQI-LEKA People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
DËSHMORI I KOMBIT NASER KRASNIQI-LEKA People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DËSHMORI I KOMBIT NASER KRASNIQI-LEKA

Shko poshtë

DËSHMORI I KOMBIT NASER KRASNIQI-LEKA Empty DËSHMORI I KOMBIT NASER KRASNIQI-LEKA

Mesazh nga Gjeto Gjetani Wed 18 May 2011 - 22:21


NASER VELI KRASNIQI - LEKA
( 24 TETOR 1972 - 4 QERSHOR 1998)

Shkruan: Prof. Dr. Muhamet PIRRAKU
Prishtinë, 3 qershor 2008

Përvoja nga latinët antikë, se “Gjaku është fara e Lirisë”, është kuptuar drejt, shumë herët, nga idealistët e gjakut shqiptar. Në lagjen e këtyre idealistëve historikë bënë pjesë edhe Dëshmori i Kombit i radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,Naser Krasniqi,i mbiqua j tur LEKA, i cili, që në moshën e djalërisë ishte përcaktuar për sakrificë pa çmim - për çlirimin e Kosovës dhe ribashkimin e kombit shqiptar të copëtuar me dhunë ndërkombëtare, në Berlin, në Londër, në Paris e nëJalltë - gjithnjë për interesa të pansllavizmit rus.
Foto: Dëshmori i kombit Naser Krasniqi-Leka / 1 - 2
Poeti dhe komandanti i shquar i radhëve të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës të viteve 1941- 1945, Mulla Vejsel Guta, duke shkruar, më 1943, për detyrën e akëcilit shqiptar para Lirisë së Atdheut, sintetizoi bukur: “Se Shehidin qi lufton/ kushn’dynja s’un e livdon/ Kur’ani si e kallzon: Thot nuk banë m’i than ka dekë/ veç ithue ka ndrru jetë...!”
Vërtet, më se njëherë është thënë se Asnjë i gjallë, pa marrë parasysh meritat që ka në ndonjë fushë, nuk është i plotfuqishëm të shkruajë për Dëshmorin e Lirisë së Kombit, aq më tepër nëse biografi i Dëshmorit pajtohet, së fundi, edhe vetëm me segmente të gjendjes për ndryshimin e së cilës ka rënë Dëshmori. Ta rikujtojmë së bashku vetëm pjesën e dytë të fjalisë së parë të Betimit të ushtarit të UÇK-së:“...Betohem se do të luftojë për Çlirimin e Tokave Shqiptare dhe Bashkimin e tyre...!”
Të përpiqesh dhe të luftosh për atë që të takon nga e Drejta Hyjnore, nga Zoti, nuk është anarkizëm, nuk është armiqësi, nuk është luftë për “Shqipërinë e Madhe”, që e menduan dhe po e mbajnë për gogol armiqtë e kombit shqiptar. Lufta për dinjitet të kombit është njerëzi që duhet fituar dhe duhet ruajtur me sakrificë pa çmim, sepse okupatori, cilido qoftë ai gjatë historisë së Njerëzimit, e ka kuptuar dhe e kupton vetëm po i fole me Gjuhën e grykës së pushkës - theksonte qartë Dëshmorit i Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, Bedri be Pejani. Me këtë gjuhë të të gjithë liridashësve në botë, edhe Naser Krasniqi - Leka me bashkëluftëtarët, i foli okupatorit serb, i cili, mbi një shekull hartoi dhe zbatoi programe politike e strategji ushtarake për zhdukjen e kombit shqiptar nga sipërfaqja e dheut.
Dëshmori Naser Krasniqi - Leka, nuk është prej atyre Dëshmorëve, për të cilët mund të thuhet se - E pati fat rënien për Liri!, por është njëri prej atyre Dëshmorëveqë tërë jetën djaloshare ia kushtoi përpjekjes për atë fat - Për Lirinë e Atdheut edhe shpirtin! Doli nga një vëllazëri që gjatë historisë kishte dhënë njerëz të vyer për fshatin dhe për rrethinën, e bashkë me Naserin dha edhe Djemë të tjerë - Nderë e Vëllazërisë Hoxha, Stoli për fshatin Drinas, Fanarë për Anadrin, e Krenari e Kombit!
Dëshmori Naser Krasniqi - LEKA u lind më 24 tetor 1972. Ishte fëmija i dytë nga shtatë fëmijët që kishin prindërit Veli e Mihrie Krasniqit. Si fëmijë, si edhe në rini,Naseri pati shëndet të mirë. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje në qershor të vitit 1986, me sukses shumë të mirë, kurse shkollën e mesme Drejtimin Shoqëror-Gjuhësor e mbaroi në qershor të vitit 1990 në Rahavec, me sukses të shkëlqyeshëm.
Koha e shkollimit në shkollë të mesme, që është faza më e rëndësishme për formimin e individualitetit të të riut, u përputh me periudhën e kthesat vendimtare drejt shthurjes së ngrehinës Jugosllavi Avnojiste nga fundi i viteve të ’80-ta deri në fillim të viteve të ’90-ta. Nxënësi i zellshëm, Naser Krasniqi, iu përgjigj sfidave të kohës përLirinë. Më 1989, 1990 dhe 1991, e shohim në ballë të demonstratave të rinisë shkollore dhe të popullit, në vendlindje dhe në Rahavec, gjoks e shpinë të mbështjellë me Flamurin e kombit shqiptar, e me plisin e bardhë mbi vetull.
Kjo e bëri më të veçantë në brezin e tij liridashës, ndaj në vend të niste studimet në fakultet, u detyrua të linte Kosovën dhe të ikte në Gjermani, duke iu bashkuar babait, punëtor krahu ky shumëvjeçar në Mynhen. Atje Naseri qëndroi e kreu punë fizike e të hotelerisë rreth pesë vjet. Aty do tu bashkohet bashkëvendësve SahitKrasniqit e Isak Hotit, veprimtarë këta të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës. Në fillim të vitit 1996, Naser Krasniqi do të kthehet në vendlindje, nëDrinas. Ky lokalitet i Anadrinit që nga viti 1993 ishte vetëm njëra ndër bazat e fuqishme politike e ushtarake çlirimtare të LKÇK-së. Tashti Naseri e lidhi aktivitetin çlirimtar me vëllanë më të madh, Sadikun, student i historisë dhe me studentët bashkëvendës: Smajl Latifin, Qemail Krasniqin, Ruzhdi Krasniqin e të tjerë, veprimtarë të LKÇK-së nga orët e para.
Në verën e vitit 1996 Naser Krasniqi ia doli të regjistrojë vitin e parë të studimeve në Fakultetin e Kulturës Fizike në Prishtinë. Nga tashti lidhja e tij me veprimtarë të tjerë të LKÇK-së dhe aktiviteti i tij në këtë Lëvizje do të rritet në vijimësi. Me vigjilencë e guxim, e shpërndante midis studentëve dhe gjetkë, Organin e LKÇK-së, fletushkën “Çlirimi”. Grupin militant të LKÇK-së, studentë e punëtorë, në vendlindjen e Naserit, tashti e përbënin: Smajl Latifi, Sadik Krasniqi, QemailKrasniqi, Visar Hoti, Sahit Krasniqi, Milaim e Safet Latifi, Ruzhdi e Haxhi Krasniqi, Hajriz e Nysret Morina, Veli e Lulzim Hoti, Daut e Naser Morina, Nasere Bahtjar Hoti, të cilëve do t’u bashkohet edhe Naseri e të tjerë.
Nga fundi i vitit 1997 realisht, pas Ndeshjes së parë ballore të UÇK-së në ballë me Adem Jasharin me forcat elite të okupatorit në Llaushë të Drenicës, në Anadrin, pikërisht në Drinas, u formua “Njësia e Parë për Intervenime të Shpejta” e LKÇK-së, me komandant Smajl Latifin dhe zëvendëskomandant Sadik Krasniqin. Studenti i vitit të dytë, Naser Krasniqi ishte njëri ndër pjesëtarët e këtij njësiti, i cili do të luajë një rol të veçantë në afirmimin e Luftës Çlirimtare Kombëtare dhe në sigurimin e armatimit për armatosjen e luftëtarëve vullnetarë për çlirimin e Kosovës dheribashkimin e Kombit shqiptar. Në fillim të vitit 1998, Kullën e Gjyshit SmajlHoxha në Drinas, Naseri do ta kthejë në një si depo të armatimit, e pikëtakim të djalërisë çlirimtare anadrinase ademjashariane.
Nga tashti Naser Krasniqi mbante emrin e ilegalitetit LEKA, të cilin ia caktuan shokët e njësitit gueril. Shumë dijetarë thonë se fëmija trashëgon shumë cilësi të domethënies së emrit që ia vë Mama. Ky është ligj i natyrës. Kurse jeta ka treguar se përmbajtja e pseudonimit, përkatësisht e emrit ilegal, i vënë vetës ose i caktuar nga shokët e aktivitetit, mbulon shumë cilësi të personit që duhet të bartë atë pseudonim. Me fjalë të tjera, pseudonimi është emërues i përbashkët i vlerave pozitive të një personaliteti.
Në kujtesën tonë etnike, emri LEKË është emër i Njeriut që bëri Epokë në jetën e kombit shqiptar me: urti, drejtësi, hijeshi, pastërti morale dhe me njerëzi, emërues i përbashkët i virtyteve të shenjta të shqiptarit historik. Shumë nga këto tipare e virtyte ekzistuan në qenien njerëzore të Dëshmorit Naser Krasniqi - LEKA - Djalë i pashëm, zeshkan, fidan, truplidhur i ndërtuar për hijeshi, tip sportisti, i qëndrueshëm. E shquante urtësia, durimi, vigjilenca, vendosmëria për ta përmbushë detyrën venë vetës. Ndonëse ishte i shkathët dhe i lëvizshëm, ishte i qetë dhe fare nuk teptiste, nuk ishte emocional, gjykonte ftohtë, por vepronte me vendosmëri. Ishte shumë mikpritës, shumë njerëzor, këmbëngulës, sakrifikues. Nuk nxitonte. Me shokët sillej si shok, kurrë si mujshar, ishte shumë bujar. Si me të moshuar, ashtu edhe me të rinj, sillej me maturi, me dashamirësi, jepte kurajë në të gjitha situatat e ndera. Së këndejmi edheEmrin e Luftës, dhënë nga shokët - LEKA.
Sipas kujtesës familjare, LEKA Betimin e Ushtarit të UÇK-së e dha më 27 prill 1998, para Flamurit kombëtar dhe dy shokëve të tij të Luftës: Ruzhdi e Haxhi Krasniqi.
Realisht, ky Betim vinte të nesërmen e daljes legale të Njësitit të UÇK-së nëDrenaj të Rahavecit. Më 10 maj 1998, në fshatin Drenaj të Rahavecit, u lidhë marrëveshja lokale, me rëndësi historike, në mes të UÇK-së dhe LKÇK-së, realishtAnadrinase. Njësiti i LKÇK-së i Drinasit, me rreth 20 luftëtarë, do ti bashkohen njësitit të UÇK-së në Drenaj, akt ky patriotik që i parapriu aktit solemn tëNënshkrimit të Marrëveshjes UÇK- LKÇK në fshatin Açarevë të Drenicës, më 11 maj 1998, - për bashkimin e armëve në një luftë të vetme për çlirimin e Kosovës dhe ribashkimin e kombit shqiptar të copëtuar me dhunë ndërkombëtare.
Të nesërmen e Bashkimit, pikërisht më 12 maj 1998, Armiku sulmoi në linjën:Drinas-Franjak-Bardhatin. Nga tashti do të vazhdojë përballimi i LEKËS me shokët, me forcat e okupatorit nga një pikë në tjetrën, nga një front në tjetrin. Në këto përballime do të shquhet luftëtari shembullor, LEKA, i cili nga 13 maji 1998, kur e veshi uniformën e ushtarit të UÇK-së me guxim nxitoi aty ku kërkohej vetëmohimi dhe trimëria, gjithnjë shembull për bashkëluftëtarët edhe në ditën e rënies heroike, më 4 qershor 1998, në luftën me karakter të dyfishtë, mbrojtëse dhe çlirimtare të Drinasit.
Në Luftën Çlirimtare të UÇK-së para dhe pas Naser Krasniqit - LEKA ranë edhe këta bashkëluftëtarë të Tij: Milaim Krasniqi, më 12 maj 1998, Sahit Krasniqimë 29 janar 1999, Hisen Rexhepi, më 11 mars 1999, Visar Hoti dhe Safet Latifi, më 18 prill 1999, Islam Krasniqi, më 24 maj 1999, Të veçojmë këtu vetëm tri luftëra, midis dhjetëra të tjerave, ku LEKA dha shembull të luftëtarit të vendosur për pavdekësi: Luftën tetë orëshe të 12 majit 1998, ku forcat e okupatorit patën disa të vrarë dhe policia serbe u detyrua të linte Stacionin në Drinas; Luftën tetë orëshe, të 14 majit 1998, e njohur si Beteja e Gradishit, ku forcat e okupatorit patën humbje në njerëz e në teknikën luftarake dhe Përballimi i sulmit hakmarrës të forcave serbe kundër Drinasit, më 4 qershor 1998, kur Naser Veli Krasniqi - LEKA ra me dinjitet, për të ardhmen e lirë të Kosovës dhe të kombit shqiptar në përgjithësi.
Tashti të spikas një fat që po e ndjekë shqiptarinë. Kambana e kishës nuk rrah për kishën, por për ndjekësit e saj, as Ezani nuk thirret për Xhaminë, por për xhematin e saj, së këndejmi as Akademia si kjo e sotme nuk mbahet për ta mburrë Dëshmorin, sepse Ai nuk ka nevojë për lëvdata, por mbahet që brezave t’iu rikujtohetkauza për të cilën është flijuar Dëshmori.
Më fjalë të tjera, I rëni për Liri e ka plotësuar detyrën e vet ndaj Atdheut, e eshtrat në Varr i prehen lirshëm, kurse të gjallit i mbetet përmbushja e amanetit të Tij - “Vazhdo ku mbeta, nëse nuk dëshiron të jesh i mallkuar nga gjaku i atyre që ranë për Lirinë e Atdheut...!”
Fatkeqësisht, këtë Amanet gjithmonë e kanë kuptuar dhe e kuptojnë vetëm idealistët, dhe me Atë Amanet gjithmonë kanë abuzuar profiterët karrieristë, kurseTurma, që me eufemizëm quhet popull nga ata që nuk i zbresin, asnjëherë nuk e ka kuptuar, as e ka njohur thellësisht e qenësisht - Amanetin e Dëshmorëve as hilen eprofiterëve karrieristë. Këtu qëndron shkaku kryesor pse kombit shqiptar, si edhe dje, i mbetët të luftojë për qenien dhe lirinë e vet, të asaj të ardhme që i ka hije një kombit të qytetëruar!
Dhe, Naser Krasniqi - LEKA, me shokë shumë, u kthye në Feniks të Lirisë së Kombit që me shekuj po lëngon nën peshën mizore të dhunës ndërkombëtare në emër të Demokracisë, siç do të thoshte Fishta i Madh, - për interesa të këlyshëve sllavo-grek ortodoksë të Rusisë, gjithnjë albanofobë të pangopshëm.
Dëshmorët e kombit nuk kanë moshë as nuk kanë pleqëri, nuk kanë terr, kanë veç dritë. U qoftë i lehtë dheu i Nënës Shqipëri të copëtuar me dhunë si dje edhe sot!...
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi