Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
PËRJETËSIA E DYFISHTË-FEHMIU DHE XHEVA People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
PËRJETËSIA E DYFISHTË-FEHMIU DHE XHEVA People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PËRJETËSIA E DYFISHTË-FEHMIU DHE XHEVA

Shko poshtë

PËRJETËSIA E DYFISHTË-FEHMIU DHE XHEVA Empty PËRJETËSIA E DYFISHTË-FEHMIU DHE XHEVA

Mesazh nga Gjeto Gjetani Wed 18 May 2011 - 22:08

PËRJETËSIA E DYFISHTË- FEHMIU DHE XHEVA


Bedri Islami - “PËRJETËSIA E DYFISHTË- FEHMIU DHE XHEVA, një jetë e jashtëzakonshme” ,- Botimet Toena, Tiranë, 2008, f. 561.

Pjesëmarrës të nderuar,
ju përshëndes të gjithëve, në mënyrë të veçantë, prindërit, familjarët, të afërmit, miqtë e shokët e heronjve tanë, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci dhe të gjithë atyre që ranë për liri. E përgëzoj dhe autorin e librit, veprimtarin e çështjes sonë kombëtare, z. Bedri Islami.
Para nesh sot është një libër i rallë, i shkruar me fuqinë e mendjes dhe të shpirtit, i cili hedh dritë mbi një pjesë të lavdishme të historisë sonë më të re. Kjo është një vepër nga e cila rrezaton shpirti i madh liridashës i njeriut qëme jetën dhe veprën e vet dëshmoi madhështinë e ekzistencës njerëzore, brenda thjeshtësisë, bukurisë, dashurisë së përkushtuar ndaj jetës së lirë të popullit të tij. Këtu, pra e kemi veprën që e madhëron kuptimin e jetës, që e himnizon dashurinë midis dy të rinjve idealistë, që i bashkoi urtësia e ndjenjës, vuajtja dhe dhembja, bashkë me luftën për t’i përballuar ato, por edhe madhështia e idealit njerëzor për lirinë e atdheut dhe ajo qëndresës heroike për ta sendërtuar atë ideal.
Dhe kjo veprimtari heroike, u ndërtua brenda këtij libri si një permendore madhështore, sepse bashkë me përditshmërinë e jetës u ngrit në shkallë të lartë kuptimi i qëllimit të ekzistencës, jo si një mbijetesë e zakonshme meplot kompromise, por si kuptimësi e një lufte titanike për t’i dëshmuar vlerat jetësore, njerëzishmërinë, kuptimin e lirisë dhe të atdheut dhe gatishmërinë për t’u flijuar për to.
Në jetë dhe në këtë libër, Fehmiu dhe Xheva, luftëtarë të lirisë, mbesin shembull i rrallë i përkushtimit ndaj vlerave me të larta të idealit çlirimtar si qëllim dhe kuptim i jetës dhe i vdekjes. Ata në të gjitha veprimet e tyre, në të gjitha kontaktet me të tjerët, sikur rrezatojnë mirësi dhe ndriçojnë çdo skutë të vetëdijes njerëzore. Duke qenë fëmijë ata ishin të urtë e të etshëm për dituri. Si të rinj që e donin jetën, bashkë me dashurinë për njëri-tjetrin, gatuhen me idealet më të larta njerëzore, duke ecur me guxim drejt dritës së lirisë, duke i përballuar të gjitha të këqijat dhe padrejtësitë që i bëhen popullit të tyre të robëruar. Ata janë aq të thjeshtë dhe të përditshëm në veprime, por çdo hap në jetë e bëjnë drejt përsosjes shpirtërore, drejt kalitjes për ta përballuar të keqen, për ta luftuar dhunën, duke qenë gjithnjë të gatshëm për flijime për interesa të përgjithshme.
Fehmiu dhe Xheva janë bashkë kudo dhe nuk mund t’i ndajë as largësia mijërakilometërshe e burgjeve, as dhuna, por as vdekja. Ata gjatë gjithë jetës së tyre sikur janë kalitur për të qëndruar të pamposhtur, për t’i përballuar të gjitha pengesat që të luftojnë dhe të mbesin së bashku, të përjetësohen si simbol i qëndresës së një brezi që përfaqëson pjesën më të ndritshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Duke shkruar këtë vepër me dashuri të ngrohtë ndaj shokëve të idealit, Bedri Islami ka bërë edhe përzgjedhjen e kujtimeve e të rrëfimeve të shumë njerëzve që kanë pasur afri dhe kontakte me heronjtë, duke filluar nga rrethi më i ngushtë familjar, pastaj, shokët e miqtë, bashkëpunëtorët në punën ilegale, bashkëvuajtësit nëpër burgjet e Jugosllavisë dhe bashkëluftëtarët e tyre. Ai me anën e këtyre copëzve të rrëfimeve e ka krijuar mozaikun madhështor, ku krahas figurave të dy heronjve paraqiten edhe rrethanat jetësore të robërisë së shqiptarëve, si edhe të luftës së tyre për liri.
Kështu vepra bëhet histori e mirëfilltë e kësaj epoke dhe hap shtigje të reja për hulumtime më të plota për të vërtetat e luftës së UÇK-së. Si e tillë ajo, krahas vlerës së mirëfilltë letrare të një proze artistike, është vepra më e plotë historike për UÇK-në, e shkruar deri sot; për zanafillën, për mënyrën e organizimit dhe për vështirësitë dhe pengesat në rrugën e saj.
Në këtë vepër dalin në pah virtytet e larta, por edhe mangësitë, dobësitë, që e kanë përcjellur veprimtarinë e përgjithshme të organizimit të kësaj lufte. Aty ndriçohen hollësi të panjohura për luftën dhe në nëntekstin e rrëfimeve fillohet rruga për ta hulumtuar të vërtetën e plotë për atë që nuk është thënë deri tash. Bashkërrëfimtarët, pjesëmarrës aktiv në ngjarjet e kohës, që autori i ka përdorur si pika referuese, në shumë nga rastet flasin mjaft qartë edhe me heshtjen e tyre.
Vepra e Bedri Islamit përmban edhe mjaft hollësi, shumë episode të gjalla jetësore, të cilat i japin asaj shtrirje të plotë të rrëfimit në planin artistik të krijimit të një romani. Brenda kësaj shumësie ngrihen lart figurat e dy heronjve, paraqitet madhështia e idealit çlirimtar. Në një anë, nëpërmjet rrëfimeve për ngjarje të zakonshme dhe për sjellje të urta dhe të arsyeshme gjatë situatave të luftës, autori i ka çmitizuar figurat e heronjve Fehmi dhe Xhevë Krasniqi - Lladrovci, ndërsa, në anën tjetër, duke e shtrirë gjerësinë e rrëfimit në paraqitje objektive të ngjarjeve, e ka fuqizuar në përmasa të mëdha qëndresën e tyre.
Duke ecur në rrugë të natyrshme normale nga thjeshtësia e sjelljeve të përditshme kah madhështia e veprimeve heroike, ai me një rrëfim të qetë, pa fjalë të mëdha, i ngre në pjedestalin më të lartë të heroizmit luftëtarët e dy betejave titanike të UÇK-së, të Prekazit - në mars të vitit 1998 dhe të Shkabës (Gllanasellës) në shtator të vitit 1998, ku u flijuan vetëdijshëm kryeheronjtë legjendarë: Adem Jashari e Fehmi Lladrovci me njerëzit e tyre më të dashur. Por, krahas Adem Jasharit, në vepër dalin të plota edhe figurat e shumë luftëtarëve të UÇK-së, në mënyrë të veçantë të atyre që kanë rënë në fushën e betejave.
Në tërësi, rrëfimin për luftën e përshkon ngrohtësia njerëzore, dashuria dhe dhembja për njerëzit e vrarë gjatë luftës. Aty e hasim edhe rrëfimin e qetë për ngjarjet, prandaj vepra e ka edhe dimensionin e veçantë historik, që e karakterizon objektiviteti. Mund të thuhet se në shumë aspekte ajo është histori e mirëfilltë, që nuk duhet të harrohet kurrë.
Brenda vështrimit mjaft të paanshëm historik, krahas çështjeve të shumta për faktorin luftë, duke filluar që nga pjesëmarrja e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit në luftën e Kroacisë, paraqitja e pengesave të ndryshme në rrugën e organizimit të luftës për shkak të raportit të forcave në politikën shqiptare të kohës, në veprën e Bedri Islamit është trajtuar drejt edhe roli i faktorit ndërkombëtar me të krejt implikimet e tij në të gjitha fazat e zhvillimit të luftës.
Shikuar përgjithësisht vepra “Përjetësia e dyfishtë – Fehmiu dhe Xheva, një jetë e jashtëzakonshme” është një dëshmi historike jo vetëm për dy heronjtë - protagonistë në vepër - por për idealet e përgjithshme të të gjithë luftëtarëve shqiptarë, që nga faza e hershme e veprimtarisë së tyre ilegale në planin e përgjithshëm kombëtar e deri te lufta e armatosur e organizuar dhe e udhëhequr nga UÇK-ja për zgjidhjen përfundimtare të çështjes shqiptare.
Kështu brenda kësaj vepre Fehmiu dhe Xheva bashkë me të gjithë trimat që ranë për çlirimin e vendit, përjetësohen dhe mbesin monument - ”kështjellë e ngritur deri në qiell”, siç do të thoshte Fan Noli, për mbrojtje të Shqiptarisë.
Dhe ky monument, që e ngriti Bedri Islami me copëza të rrëfimeve të shumë bashkëluftëtarëve, do t’u flasë qartë brezave që do të vijnë pas nesh për krejt atë që është bërë deri tash, si edhe për atë që duhet të bëhet në të ardhmën për përmbushjen e idealeve liridase të atyre që dhanë jetën për liri. Mu për këtë arsye vepra duhet të lexohet sot nga të gjitha ata që e duan historinë dhe të vërtetën për Kosovën dhe Shqiptarinë, por edhe nesër nga brezat që do të vijnë për t’i parë më qartë dhe për t’i artikuluar plotësisht porositë që dalin nga ajo.
Por, vepra për Fehmi dhe Xhevë Ladrovcin, për vlerat e veta të veçanta si monografi për heroizmin e përfaqësuesve madhështor të një brezi, duhet të lexohet edhe si prozë letrare, si roman për jetën dhe vdekjen, sepse në të gjenden vlerat e mirëfillta që i japin kuptimin e plotë jetës, dashurisë, lirisë, atdheut, qëndresës, idealit, sakrificës, që, më në fund, e sublimojnë kuptimin e ekzistencës njerëzore gjatë përpjekjes së njeriut për t’i mbrojtur këto vlera, pra, për të qenë njeri me kuptimin e plotë të kësaj fjale.
Duke përfunduar këtë vështrim të shkurtër për veprën, e falënderoj edhe një herë nga zemra z. Bedri Islami, që i ka dhuruar lexuesit shqiptar një vepër të mrekullueshme.

Ju falemnderit!
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi