Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
NË KUJTIM TË VEPRËS SË LAVDISHME TË GJENERAL PLAKUT People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
NË KUJTIM TË VEPRËS SË LAVDISHME TË GJENERAL PLAKUT People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NË KUJTIM TË VEPRËS SË LAVDISHME TË GJENERAL PLAKUT

Shko poshtë

NË KUJTIM TË VEPRËS SË LAVDISHME TË GJENERAL PLAKUT Empty NË KUJTIM TË VEPRËS SË LAVDISHME TË GJENERAL PLAKUT

Mesazh nga Gjeto Gjetani Wed 18 May 2011 - 23:07

Në kujtim të jetës dhe veprës së lavdishme të Plakut tonë të madh

Shkruan: Rexhep SELIMI
Pashtriku.org, 20. III.2008

Më lejoni ta përshëndes familjen Gashi dhe gjithë familjarët e dëshmorëve, gjithë bashkëluftëtarët, veteranë e invalidë të luftës së UÇK-së, si dhe gjithë të pranishmit në këtë përkujtim!
Në raste dhe ngjarje përkujtimi të figurave të Luftës së Lavdishme të UÇK-së, siç jemi sot në përkujtim të Luftëtarit të madh të UÇK-së Xheladin Gashi - Plaku, Vepra e tij e madhe qëndron përmbi dhimbjen dhe mungesën që ndiejmë sot për të.
Xheladin Gashi, ishte një ndër ata shqiptar të mëdhenj, që diti, mundi dhe deshi ta vejë jetën e tij në shërbim të plotë te Atdheut dhe Lirisë, që nuk njohu lodhje as frikë në rrugën e tij të gjatë, vuri emrin dhe veprën e tij në themelet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke qenë një ndër themeluesit e saj.
Unë sot nuk jam i thirrur të flasë për veprimtarinë e Xheladin Gashit dhe aktivitetin e tij në organizimet e mëhershme ilegale e patriotike, i cili aktivitet ka qenë shumë i rëndësishëm dhe i pandalshëm, por veprimtaria dhe roli i tij në themelimin, organizimin dhe udhëheqje në Luftën e UÇK-së ishte themeltar për ndërtimin e një figure me përmasa gjenerali, siç ishte Ai.
Plaku ishte ndër ideatorët e parë të krijimit të një strukture ushtarake, siç edhe u formua me emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ai ishte ndër themeluesit dhe anëtar i Shtabit Qendror të UÇK-së që nga themelimi. Xheladin Gashi luajti një rol fundamental në krijimin dhe përcaktimin e doktrinave të veprimit të UÇK-së. Ai mori pjesë aktive në shumë prej veprimtarive bashkë me efektivat dhe njësitet që vepronin ne shumë vende nëpër Kosovë.
Si rezultat i aktivitetit të tij operativ dhe organizativ, Plaku u detyrua që të kalojë në ilegalitet të plotë në fillim të vitit 1997 për t’u vendosur me qendër veprimi në Prekaz në Familjen e Madhe Jashari, ku qëndroi për një kohë të gjatë duke bashkëvepruar me Komandantin Legjendar Adem Jashari, Hamëz Jasharin, Mujë Krasniqin, dhe me gjithë bashkëluftëtarët nga Prekazi e Drenica.
Po ashtu, Plaku veproi dhe qëndroi edhe në Shqiponjë të Dushkajës në Familjen e Madhe Brahimaj dhe me bashkëluftëtarët Shqiponjës, Gllogjanit dhe gjithë Dukagjinit, me Shkelzen Haradinajn e Naser Brahimajn, me Myrtë e Sadri Zenelin, me gjithë luftëtarët e Dukagjinit që ishin të rreshtuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Kudo që qëndroi dhe veproi arriti të lerë gjurmë të qëndrueshme dhe të fitojë respekt të lartë prej një luftëtari të madh të Lirisë.
Në bazë të nevojave organizative të shtrirjes dhe mbështetjes logjistike të UÇK-së, që nga fundi i vitit 1997, u vendos në veri të Republikës së Shqipërisë për ta organizuar dhe udhëhequr Komandën e Mbështetjes dhe Logjistikën në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Ai nga kjo pikë shumë strategjike për Luftën ia arriti që ta udhëheqë me shumë sukses këtë Komandë deri me përfundimin e Luftës.
Gjatë gjithë qëndrimit të tij në Veri të Shqipërisë në udhëheqje dhe komandim në Komandën e Logjistikës së UÇK-së, Plaku vuri linja të qëndrueshme bashkëpunimi dhe bashkëveprimi me shtetin shqiptar dhe me popullatën e asaj ane, e cila u vu në shërbim të plotë të Luftës së UÇK-së dhe të Lirisë së Kosovës.
Gjithashtu, gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi Serbi, arriti të ketë një bashkëpunim të ngushtë me trupat aleate të NATO-s dhe të ketë një koordinim të suksesshëm në luftën e përbashkët kundër caqeve të forcave serbe.
Xheladin Gashi, me aktivitetin e tij të shquar, me gatishmërinë, me luftën e tij, me aftësitë e tij organizative dhe afërsinë e tij me bashkëluftëtarët, arriti të krijojë figurë të shquar prej njeriu te Madh në historinë e UÇK-së duke i arritur përmasat e Gjeneralit të Luftës.
Pas përfundimit të luftës u shqua në aktivitete të ndryshme në shërbim të mbrojtjes së vlerave të Luftës së UÇK-së, në shërbim të ndërtimit të shoqërisë së Kosovës dhe sidomos në ndihmë të forcës Ushtarake duke e udhëhequr me shumë sukses Shoqatën “Miqtë e TMK-së” deri në përfundim të jetës së tij.
Vepra e Madhe e Xheladin Gashit, mbetet një vepër që ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe të qëndrueshme në historinë e Luftës së popullit shqiptar për Liri. Kjo vepër do të ruhet dhe kujtohet në gjithë brezat krahas veprave të figurave eminente të historisë sonë të Re.

Lavdi Jetës dhe veprës se madhe te “Plakut”!
Lavdi gjithë dëshmorëve të Kombit!
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi