Kadare i shkruan Bashës: Ju propozoj të tërhiqeni nga kandidimi
+5
bobi 10
Arabela
dajti modh
exploreri
WebMaster
9 posters
Faqja 1 e 1
Kadare i shkruan Bashës: Ju propozoj të tërhiqeni nga kandidimi
Paris, 21 maj 2011, NOA – Ndërkohë që tensioni postzgjedhor në Shqipëri është rritur për shkak të rezultatit ende të pashpallur, ka reaguar nga Parisi shkrimtari i madh Ismail Kadare, i cili i ka propozuar sot kandidatit të “Aleancës për Qytetarin” Lulzim Basha të tërhiqet nga kandidimi i tij për bashkinë e Tiranës.
Përmes një letre të hapur shkrimtari ynë i madh e këshillon kandidatin demokrat se tërheqja e tij nga kjo garë do t’i nderonte të gjithë dhe do të ishte një shans për zgjidhjen e kolapsit politik që ka mbërthyer vendin.
“Nisur nga kjo, në kushtet e një fitimi ose të një humbjeje fare të paqartë, do t’ju propozoja një gjest, që, sot për sot është i rrallë, gati i përjashtuar nga jeta politike shqiptare: tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie”, thotë Kadare.
Kadare shkruan se ia drejton këtë letër të hapur kandidatit Basha me shpresën se propozimi që i jep do të ndihmojë në zgjidhjet e kolapsit politik.
“I shqetësuar seriozisht, si shumica e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, po ju dërgoj këtë letër të hapur, me shpresë se ndoshta mund të ndihmojë në zgjidhjen e kolapsit të papritur në të cilin është gjendur jo vetëm shteti, por gjithë kombi shqiptar”, shkruan në fillim të letrës shkrimtari ynë i madh.
Kadare saktëson gjatë letrës se “Që të jem i saktë gjer në fund, do të shtoja se kjo nuk është çështje preference për ju, çështje afërsie etj. Dhe aq më pak nuk është sfidë ndaj kundërshtarit tuaj politik”.
Kadare shprehet se këtë propozim ia bën Bashës duke menduar se tërheqja e bashës është më e lehtë pasi ai është në pushtet.
“Propozimin për tërheqje mund t’ia bëja secilit prej jush, por mendova se tërheqja do të ishte më e lehtë për ju që jeni në pushtet, sesa për tjetrin , që është shef i opozitës”, thotë zoti Kadare.
Shkrimtari madh, mendon sakaq se tërheqja e Bashës do të jepte një mesazh të drejtpërdrejtë për brezin e ri.
Ai thekson se me këtë propozim për tërheqjen nga gara për Tiranën ai e nderon kandidatin demokrat Lulzim Basha.
Letra e plotë e shkrimtarit Ismail Kadare drejtuar Lulzim Bashës
Zoti Lulzim Basha,
I shqetësuar seriozisht, si shumica e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, po ju dërgoj këtë letër të hapur, me shpresë se ndoshta mund të ndihmojë në zgjidhjen e kolapsit të papritur në të cilin është gjendur jo vetëm shteti, por gjithë kombi shqiptar.
S’është nevoja të zgjatem këtu për pasojat e rënda të këtij kolapsi, që nis prej tronditjes së demokracisë dhe kalendarit të jetës së brendshme, gjer te rreziku i izolimit të ri të vendit, çka do të ishte fatale sot për të dy shtetet shqiptarë në Ballkan.
Nisur nga kjo, shpresoj se do ta kuptoni drejt mesazhin tim, i cili nga këndvështrimi i klasës politike shqiptare mund të duket i gabuar politikisht, strategjikisht, taktikisht etj.,etj. por nga një tjetër pikëpamje, nga interesat e larta të vendit, të republikës dhe të kombit do të ishte i drejtë dhe i saktë.
Si politikan dhe si zyrtar ju jeni gjendur kohët e fundit, në qendër të një cikloni, i cili jo vetëm mund t’ia mbyllë rrugën përparimit të kombit shqiptar, por ta kthejë atë shumë vite prapa në histori. S’është nevoja këtu t’ju kujtoj se sa e pandreqshme dhe e pafalshme do të jetë kjo mbrapështi.
Nisur nga kjo, në kushtet e një fitimi ose të një humbjeje fare të paqartë, do t’ju propozoja një gjest , që, sot për sot është i rrallë, gati i përjashtuar nga jeta politike shqiptare : tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie.
Nuk e kam vështirë të marr me mend , në këtë rast, reagimet e militantëve të krahut tuaj politik. E bashkë me të, hamendjet, dyshimet e gjithë britmat rituale. Do t’ju thoshja se prej kohësh ato s’më bëjnë asnjë përshtypje. Ndërkaq, meqenëse kanë lidhje me një pjesë të popullit shqiptar, do të doja t’ju jepja thelbin e mesazhit tim: Me këtë propozim, pavarësisht se si do ta kuptoni, unë ju nderoj.
Që të jem i saktë gjer në fund, do të shtoja se kjo nuk është çështje preference për ju, çështje afërsije etj. Dhe aq më pak nuk është sfidë ndaj kundërshtarit tuaj politik. Propozimi për tërheqje mund t’ia bëja secilit prej jush, por mendova se tërheqja do të ishte më e lehtë për ju që jeni në pushtet, sesa për tjetrin , që është shef i opozitës.
Prej kohësh jam i paanshëm dhe ky qëndrim më shumê se ndonjë meritë apo mosmeritë e imja, ka të bëjë me profesionin tim. Për shkrimtarin gjithë bashkëkombasit janë, në radhë të parë, lexuesit e tij, ndaj ai e ka vështirë të jetë me njërën gjysmë kundër tjetrës. Ky vizion dikujt mund t’i dukej egocentrizëm prej shkrimtari, por nëse kjo do të gjykohej e fajshme, do ta pranoja këtë faj apo këtë cen gjenetik.
Duke ju propozuar tërheqjen prej kandidimit, desha t’ju kujtoj se gjeste te tilla janë të njohura në historinë e pjesës më të emancipuar të njerëzimit. Janë të njohura dhe te çmuara si gjeste të mëdha tërheqja nga një këmbëngulje, nga një post, nga një dyluftim, madje nga një fron, nëse këmbëngulja , posti, dyluftimi apo froni shkaktojnë fatkeqësi. Desha t’ju kujtoja se themeluesi i shtetit shqiptar, I.Qemali, më 1912 , ka qenë njëkohësisht themeluesi i dorëheqjes shqiptare, kur me gjestin e tij madhështor, pas kërkesës së fuqive europiane, u tërhoq nga posti i vet, për të mirën e Shqipërisë.
Mendoj se Shqipëria nuk duhet t’i harrojë këto shenja të mëdha të qytetërimit të saj. Ajo duhet t’i kultivojë ato, të tregojë se nuk është një shtet tribal, por shtet europian demokratik, pjesë e familjes më të emancipuar të kombeve. Ajo duhet të tregojë se është në gjendje, se mundet, se duhet te jetë anëtare e denjë e familjes.
Gjesti i juaj do të jetë një mesazh emancipimi dhe shprese për brezin e ri shqiptar, duke pêrfshirë edhe atë të politikanëve. Çdo gjest i tillë, përpara se të nderojë një politikan, një krah apo një stinë të politikës, na nderon të gjithëve.
Jemi mësuar me shprehjen “turp i përbashkët”, që mirë a keq, e kemi përjetuar gjatë shumë viteve, por rrallë herë me shprehjen tjetër: “nder i përbashkët”. Le të shpresojmë se do të vijë edhe koha e saj.
Miqësisht, me shpresë,
Ismail Kadare, shkrimtar
Paris, 21 maj 2011

Re: Kadare i shkruan Bashës: Ju propozoj të tërhiqeni nga kandidimi
I shkruan Kadareja, i shkruan,po kujt se....? Lulit i ka rene ylli i pushtetit ne trurin e vogel dhe e ke te veshtire te besoi se ka humbur. I mbytur nga deliri i ''madheshtise'',turmat e protestuesve i duken si koloni milingonash dhe eshte gati ti shtypi me thundren e pushtetiT. Besoi se kete gjendje halucionative do e kete te perkoheshme dhe shume shpejt do e kuptoi se ka qene ne ajer,i pompuar pa ndonje merite nga Kryeministri i Shkodres,Kukesit,Tropojes dhe Lezhes.
exploreri- Legjendë
- Postime : 451
Gjinia :
Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha : 43
Re: Kadare i shkruan Bashës: Ju propozoj të tërhiqeni nga kandidimi
ja dhe shkrimtari i madh qe i dhimbset SHQIPERIA ..mire i thu KADARE po kujt ja thua .. ai mendon njesoj si padroni i tije sali berisha
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Re: Kadare i shkruan Bashës: Ju propozoj të tërhiqeni nga kandidimi
ky veprim shkrimi letre duket fare i pakuptimte per mendimin tim,,,,nuk ka pika mbeshtetese,,
Arabela- Princeshë
- Postime : 26332
Gjinia :
Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha : 30
Re: Kadare i shkruan Bashës: Ju propozoj të tërhiqeni nga kandidimi
Po ta lexosh me kujdes e gjen kuptimin aty brenda,por e keqja per demokratet qendron ne faktin se ju ka rrezuar komplet kalaja dhe ende nuk e besojne se jane ne dite te hallit....Po c'te bejne te shkretet,sa te kene gjalle Kryeministrin e 1/3 se territorit te Shqiperise,do kapen si i mbytyri pas fijes se kashtes.Te vjen keq kur i sheh ne ate gjendje te mjeruar duke kerkuar vota neper kuti te numeruara,njelloi si fukarenjt qe rremojne neper kazanet e plehrave.Arabela shkruajti:ky veprim shkrimi letre duket fare i pakuptimte per mendimin tim,,,,nuk ka pika mbeshtetese,,
exploreri- Legjendë
- Postime : 451
Gjinia :
Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha : 43
Re: Kadare i shkruan Bashës: Ju propozoj të tërhiqeni nga kandidimi
Ku ish Kadare me pare??????
Le te mbetet ashtu sikurse meriton(kolloz i letersise)se ne kete prizem s'di te beje analiza

bobi 10- WebMaster
- Postime : 12756
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/09/2010
Re: Kadare i shkruan Bashës: Ju propozoj të tërhiqeni nga kandidimi
STOP POLITIKA NE FORUM
Yll Qielli- I/e Regjistruar
- Postime : 3964
Gjinia :
Anëtarësuar : 11/02/2011
Mosha : 39
Re: Kadare i shkruan Bashës: Ju propozoj të tërhiqeni nga kandidimi
emanuelita shkruajti:STOP POLITIKA NE FORUM
Emmanuelita.
Jo stop politika,pasi i permbahemi temes,edhe tema pikerisht eshte ne kategorine e duhur!!
Temave u permbahemi brenda nje dialogu normal(pa ironizuar askend).
bobi 10- WebMaster
- Postime : 12756
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/09/2010
Re: Kadare i shkruan Bashës: Ju propozoj të tërhiqeni nga kandidimi
nuk kam deshir te ndryshoj humorin tim me keto lloj tema qe prishin vec harmonin e forumit se ne shqipetaret jemi cikes gjak nxeht dhe kur nxehemi sdim cbejm ndaj them stop per te mos u ndar ne grupe dhe ketu ne forum ashtu sic jan be njerzit ne jeten e tyre reale dhe fajen e ka politikabobi 10 shkruajti:emanuelita shkruajti:STOP POLITIKA NE FORUM
Emmanuelita.
Jo stop politika,pasi i permbahemi temes,edhe tema pikerisht eshte ne kategorine e duhur!!
Temave u permbahemi brenda nje dialogu normal(pa ironizuar askend).
Yll Qielli- I/e Regjistruar
- Postime : 3964
Gjinia :
Anëtarësuar : 11/02/2011
Mosha : 39
Re: Kadare i shkruan Bashës: Ju propozoj të tërhiqeni nga kandidimi
S'besoj se ndahemi ne grupe,pasi personalisht s'mund ti marr afer zemres,gjithsesi,,,,,,,,,,emanuelita shkruajti:nuk kam deshir te ndryshoj humorin tim me keto lloj tema qe prishin vec harmonin e forumit se ne shqipetaret jemi cikes gjak nxeht dhe kur nxehemi sdim cbejm ndaj them stop per te mos u ndar ne grupe dhe ketu ne forum ashtu sic jan be njerzit ne jeten e tyre reale dhe fajen e ka politikabobi 10 shkruajti:emanuelita shkruajti:STOP POLITIKA NE FORUM
Emmanuelita.
Jo stop politika,pasi i permbahemi temes,edhe tema pikerisht eshte ne kategorine e duhur!!
Temave u permbahemi brenda nje dialogu normal(pa ironizuar askend).
bobi 10- WebMaster
- Postime : 12756
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/09/2010
Re: Kadare i shkruan Bashës: Ju propozoj të tërhiqeni nga kandidimi
Filimisht se disktutojme mbi politiken nuk ka asgje te keqe .Secili thote ate qe ndjen, shikon, perjeton, degjon.
Se di pse e keni mbyll ate temen tjeter !!!
Persa i perket Kadarese dhe thirrjes se tij, ka bere mire qe ka bere nje hap te tille, po ne skemi ate nivel politikanesh ( nga te dy krahet) qe te kene kulturene doreheqjes, ndjenjen e pergjegjsise ndaj kombit , ndaj te mires per fatet e kombit.ne kemi politikane te babzitur per karrige.

Daku- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : N'metropolt
Postime : 1998
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha : 45
Hobi : Japraku
Re: Kadare i shkruan Bashës: Ju propozoj të tërhiqeni nga kandidimi
hmm kadare shfaqet rralle here dhe mendon se eshte nje njeri i madh, ai mund te jete ne shkrimet e tij po prap shqiptar ngelet une ve bast qe kadare do jete politikan i ardhshem prandaj hedh nga nje gje tani qe te duket ne syte e popullit si nje shkrimtar qe donte te miren e popullit te tij ne politike,ns ska faj ema lol
Docteur- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Ne Afrike
Postime : 5764
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi : Ngacmime
Re: Kadare i shkruan Bashës: Ju propozoj të tërhiqeni nga kandidimi
Nuk i hy asaj vallje ai jo, se i propozuan per President dhe nuk pranoj , thjesht here pas here sjell mesazhe politikes tone.
Daku- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : N'metropolt
Postime : 1998
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha : 45
Hobi : Japraku
Re: Kadare i shkruan Bashës: Ju propozoj të tërhiqeni nga kandidimi
Kadare ka fol kot si fillim...ai eshte mire te mbaj ate talent te bukur qe ka..te shkrimtarit. Edhe qe i shkroi leter se mos do terhiqet Basha..jo.
Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Re: Kadare i shkruan Bashës: Ju propozoj të tërhiqeni nga kandidimi
Po si mund te thuash ka fol kot moj Ere +molle :P
AI eshte intelektuali me i madh qe ka Shqiperia , dhe pikerisht kesaj elite i takon te japin mesazhe te tilla
AI eshte intelektuali me i madh qe ka Shqiperia , dhe pikerisht kesaj elite i takon te japin mesazhe te tilla
Daku- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : N'metropolt
Postime : 1998
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha : 45
Hobi : Japraku
Re: Kadare i shkruan Bashës: Ju propozoj të tërhiqeni nga kandidimi
Daku shkruajti:Po si mund te thuash ka fol kot moj Ere +molle :P
AI eshte intelektuali me i madh qe ka Shqiperia , dhe pikerisht kesaj elite i takon te japin mesazhe te tilla
Jam dakord qe eshte intelektual....edhe e adhuroj...ama si SHKRIMTAR.
Ok qe ka fol....a do e marri vesh kush si thua ti?
Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Re: Kadare i shkruan Bashës: Ju propozoj të tërhiqeni nga kandidimi
Kadare ka qene dhe eshte kaq i mencur sa te mos bjeri ne batakun e politikes sherrmadhe shqiptare.Ai ka filluar te ndjeje qe nga larg ''eren e rende'' te dekompozimit te shtetit shqiptar dhe rekomandon si fillim nje ''antibiotik''per nderprejen e metejshme te kalbezimit te ketij palo shteti.Ne se askush ne Shqiperi nuk arrin te perthith ate ide qe Kadare transmeton,e keqja nuk qendron me tek Kadareja,por tek veshet e bllokuar te ''burrave''te shtetit.
Miqte e mi te forumit.Jemi deshmitare te ketyre viteve demokraci,kush me shume e kush me pak ka arritur te kuptoje se sa te lodhshem kane qene keto vite per mbijetese politike dhe ekonomike.Dhe kjo na ka prishur cilesine e jetes tone te perditeshme.Sa po ''mbyllet'' nje afere korupsioni shtetaresh,hapet nje tjeter afere per dhurim territoresh.Kemi kryqezuar duart si te pa fuqishem kur kemi pare qe ne trojet tona ngrihen varreza grekesh dhe me e keqja eshte se ne keto varreza,cdo 25 tetor,qeveria shqiptare sipas marreveshjeve te fshehta,ka detyrimin te beje homazhe prane tyre.
Ne se ky do te kishte qene akti i fundit i nenshtrimit tone,hallall,por e keqja ngre tallaze te reja.Na duhet te deklarojme ne nje rregjistrim kombetare edhe etnine dhe fene,se keshtu ka urdheruar padroni heleniot.
Dhe e keqja ka bere folene tek ne.Ne keto kushte kaq te renduara psikologjike dhe ekonomike,na del perpara sherrnaja 15 vjecare zgjedhore,nje sherrnaje,qe kete rradhe duket se do jete shume e madhe.Dhe i madhi Kadare,duke pare kete gjendje jo stabile per kombin,beri thirrjen per stabiltet duke i adresuar Bashes kerkesen e tij.Per mua kjo thirrje qe ai i ben Bashes per doreheqje,eshte nje lartesim per te ardhen e tij,se tek Basha,Kadareja sheh kryeministrin e ardhshem,sheh politikanin e prespektives,megjithe ngarkesat qe mbart personi i Bashes(aferat e 220 milion eurove ne rrugen e kombit,prishjen e mbikalimit te Zogut te Zi,vrasjet e 21 janarit etj)
Per te majtet,kjo ftese per doreheqje te Bashes,eshte nje injorim total, dhe jo ashtu sic duan ta interpretojmee socialistet se edhe Kadareja po bashkohet me ta.Eshte kaq i zgjuar Kadareja sa te luaj topin gjithmone ne porten kundershtare,por e kupton qarte se i mungojne lojtaret mbeshtetes.Dhe si shperblim Kadareja po merr tollovitjen negative apo pozitive,si nga opinioni i bazes,ashtu dhe nga ''BABALLARET E (c)NDRITUR TE KOMBIT''.

Ah mer Explorer per sa vite jete qe kam deri tani,gjeja e vetme qe ma ka shpif eshte politika dhe gjeja e vetme qe nuk ka asnje ndryshim....Pastaj dhe ne kohet e hershme na kane shitur por historia shkrun se kemi qene luftetar patriote etj,o gjaku i njejti si atehere si sot ne jemi nje kope delesh qe shkon kullot me coban me qera sepse skemi te zot,dhe sdo kemi asnjehere por duhet me pas nje kryengritje madje me ba noj gjakderdhje te madhe per me ndryshu cdo gje ose perndryshe kshu me zvarritje do jemi tan kohes tan jetes
Docteur- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Ne Afrike
Postime : 5764
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi : Ngacmime
Re: Kadare i shkruan Bashës: Ju propozoj të tërhiqeni nga kandidimi
bobi 10 shkruajti:Ku ish Kadare me pare??????
Le te mbetet ashtu sikurse meriton(kolloz i letersise)se ne kete prizem s'di te beje analiza
exploreri ,,kete do thoja,,,ismaili, i favorizuari i xhaxhi enverit le ti kushtohet cfare eshte i afte dhe tua lere pjesen tjeter atyre qe kane studiuar per ate pune duhaniiiii duhaniiiii
Arabela- Princeshë
- Postime : 26332
Gjinia :
Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha : 30
Re: Kadare i shkruan Bashës: Ju propozoj të tërhiqeni nga kandidimi
Arabela shkruajti:
exploreri ,,kete do thoja,,,ismaili, i favorizuari i xhaxhi enverit le ti kushtohet cfare eshte i afte dhe tua lere pjesen tjeter atyre qe kane studiuar per ate pune
Edhe une kete doja te thoja moi Arabela,qe te largohet me pare xhaxhi Saliu nga politika shqiptare,si nxenesi i Enverit, se e beri bloze fare dhe te leje brezin e ri qe te merret me ekonomi te mirefillte,se po marrin njerzia buke me liste.Politika ne Shqiperi duhet te ndalohet me nje ligj,per njerez qe jane te papergjegjshem si Sali Berisha e kompani,mbasi e ndyrin tmerresisht pastertine morale te njerzve hallexhinj.
exploreri- Legjendë
- Postime : 451
Gjinia :
Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha : 43
Re: Kadare i shkruan Bashës: Ju propozoj të tërhiqeni nga kandidimi
exploreri shkruajti:Arabela shkruajti:
exploreri ,,kete do thoja,,,ismaili, i favorizuari i xhaxhi enverit le ti kushtohet cfare eshte i afte dhe tua lere pjesen tjeter atyre qe kane studiuar per ate pune
Edhe une kete doja te thoja moi Arabela,qe te largohet me pare xhaxhi Saliu nga politika shqiptare,si nxenesi i Enverit, se e beri bloze fare dhe te leje brezin e ri qe te merret me ekonomi te mirefillte,se po marrin njerzia buke me liste.Politika ne Shqiperi duhet te ndalohet me nje ligj,per njerez qe jane te papergjegjshem si Sali Berisha e kompani,mbasi e ndyrin tmerresisht pastertine morale te njerzve hallexhinj.
une ne rradhe te pare dhe me shume se me askend jam me njerezit ,shumica e te cileve jam ne dijeni qe e kane shume veshtire te perballojne jeten.di dhe kete qe cdo politikan ka agjende te fshehur,,,pra cfare ne populli shohim nuk eshte gjithnje cfare vertet eshte.,,
por une e kisha fjalen tek edi dhe lulzim. edi nje nejri qe kishte krijuar klanet e tija,,,duke menduar se tirana apo shqiperia eshte e tija.
shqiperia nuk eshte as e edit,as e lulit dhe as e sales,,,,,por e popullit.koha pak nga pak do i hedh ne ane te rruges gjithe ato qe do konsiderojne postin si privilegj privat dhe jo si detyrues dhe pergjegjes ndaj popullit qe u ka dhene voten.flm
Arabela- Princeshë
- Postime : 26332
Gjinia :
Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha : 30
Re: Kadare i shkruan Bashës: Ju propozoj të tërhiqeni nga kandidimi
po pse ska moj ARABELE shkrimtari i madh e kupton se ku po shkon SHQIPERIA .. prandaj pse i dhimbset kerkon nje rruge te mesme .. po kujt ti thuash lulit qe i dha plumba qytetarve te TIRONES ... hajt se shume shpejt do e shikosh edhe perfundimin e diktatures se lul berishes 724516 724516Arabela shkruajti:ky veprim shkrimi letre duket fare i pakuptimte per mendimin tim,,,,nuk ka pika mbeshtetese,,
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Similar topics
» Rastësia e Lulzim Bashës, u martua në 8 maj të 2004
» KUR JETA SHKRUAN POEZI
» Si u shkruan kujtimet e Ismail Qemalit?
» Kadare, zemërim mbi politikën
» Pamje nga vendi ku jetoni aktualisht.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi