Adhurimi i Naim Frashërit për Homerin
Faqja 1 e 1
Adhurimi i Naim Frashërit për Homerin
nga Aristotel Mici
Në personalitetin krijues të poetit tonë kombëtar, Naim Frashërit, shkrihen organikisht dy kultura të mëdha njerëzore: ajo e orientit nga njëra anë dhe ajo e perëndimit nga ana tjetër. Që në rinin e tij të parë, duke mësuar gjuhët e lindjes, Naimi ra në kontakt me veprat e Sadiut, Xhelaledin Rumiut, Firdusit e Fuzuliut. Ndërkohë, duke qenë gjimnazist i Zosimeas në Janinë, ai pati rastin të dëgjonte pedagogë me ide iluministe dhe të lexonte në burime direkte veprat e qytetërimit europian që nga Homeri dhe Virgjili e deri te La Fonteni, Volteri, Russoi e Viktor Hygoi.
Për këtë gjerësi të frymëmarrjes kuturore të N. Frashërit, Prof. E. Çabej do të shkruante: “Te ky shkrimtar botëkuptimi i Europës Përëndimore lidhet me botëkuptimin oriental dhe që të dyja këto botë shkrihen e treten me njëra tjetrën, po pa shtypur natyrën e tij shqiptare”.
Pavarësisht nga ndikimet orientale, Naimi e admironte dhe e vlerësonte poezinë europiane. Ja se pohon vetë në parathënien e “Këngës së Parë” të “Iliadës”: “Vjershë e Asisë ka bukuri të madhe, shije të shumtë, rrjesht (varg) të mirë e të pëlqyer, fjalë të zgjedhur… Po vjersh` e Evropës ka mejtime më të lartë”.
I nisur nga një gjykim i tillë për kulturën europjane, Naim Frashëri përpiqet të tregojë një shembull të ndritur në praktikën e përkthimit. Apostulli i shqiptarizmës kërkon t`i japë lexuesit shqiptar të kohës veprën e madhe të antikitetit Helen, poemën epike ”Iliada” të Homerit. Ai e përktheu dhe e botoi Këngën e Parë të këtij eposi të famshëm, të shoqëruar me një parathënie dhe me një pasthënie. Kjo pjesë e veprës së Homerit u publikua në vitin 1896, në formën e një fashikull në shtypshkronjën e Shoqërisë së Bukureshtit, e titulluar “Iliadë e Omirit”. Pra një shekull e ca më parë, Naim Frashëri bëri që Homeri të flasë qartë e kuptueshëm edhe në gjuhën shqipe. Për breza të tërë ky përkthim u bë burim njohjeje konkrete për eposin homerik.
Iliada si kryevepër madhore e antikitetit, i ka pas lënë përshtypje të veçanta poetit tonë të ndritur. Le të kujtojmë me këtë rast se 10 vjet më parë se ta botonte shqip, pra me 1886, Naimi këtë pjesë të poemës Iliada e kishte botuar turqisht.
Ky fakt flet jo vetëm për kulturën letrare e gjuhësore të poetit, po edhe për parapëlqimin e admirimin e madh të Naimit për eposin homerik. Nga Homeri i lashtë kanë marrë dritë për veprat e tyre drejtpërsëdrejti ose tërthorazi shumë kolosë të letërsisë botërore. Sa e sa herë është trajtuar Kali i Trojës në vepra të ndryshme. Po Uliksi? Po drama tragjike e Atrideve? Po Efigjenia! Antigona! Oresti dhe Elektra! Po Eneu!?
Homeri me epopetë e tij “Iliada” dhe “Odisea” është maja më e lartë e antikitetit Helen, që ndriçon në hapësirë dhe në shekuj. Është kjo arsyeja, pse Naimi i madh, në mes të punëve të shumta të krijimtarisë dhe të çështjeve të tjera të diturisë që kërkonte kombi dhe Shqipëria, gjeti kohë edhe për përkthimin e “Iliadës”. Po jo pa shkak u tërhoq Naimi nga Kënga e Parë e ”Iliadës”. Ai ka pasur pa tjetër parasysh përmbajtjen, mesazhin e saj. Qysh në këtë këngë nis subjekti dhe zë fill konflikti i poemës, me zemërimin e Akilit, i cili e qorton rëndë kryekomandantin e ushtrisë së Akejve, Agamemnonin, duke i thënë:
“O i veshuri me turpe!
O makuti lakmonjës,
Kur vjen radha për të ndarë,
Merr ti më tepër pjesë.
Duket qartë tendenca artistike e autorit të eposit. Ai merr anën e Akilit, që përfaqëson figurën ideale të luftëtarit të epokës antike greke, duke fshikulluar aristokracinë ushtarake, që po shkëputej nga radhët e luftëtarëve të thjeshtë, të cilëve u rrëmbenin çfarë të donin, ashtu siç bën një komandant si Agamemnoni.
Poeti mban qëndrim kritik jo vetëm ndaj lakmisë, por edhe ndaj shpirtit hakmarrës dhe prepotencës së Agamemnonit:
Se një mbret kur zemërohet
Me një njeri që është më i poshtë,
Të themi edhe në pushoftë
Atë ditë zemërimin
Mund ta mbaj në kraharuar
Edhe më pastaj ta nxjerrë.
Adhurimi i poetit tonë kombëtar ndaj Homerit bie në sy jo vetëm në parapëlqimet për idetë humane dhe figurat madhore të artit të tij, po edhe të vlerësimi i detajeve si edhe teknikave të veçanta krijuese, te imazheve epike e shembulltyrave të personifikimit. Le të sjellim në mendje fillimin e “Iliadës”, kur Homeri i drejtohet muzës Kaliope:
O vash këndo mërinë E
Aqilehtë kordhëtarit
Dhe, ja… Naimi, si poet i frymëzuar shkruan te strofa e parë e poemës epike “Istori e Skënderbeut”:
Këndo engjëll urtësinë
Edhe gjithë mirësitë,
Skënderbenë e trimërinë
Që i dhanë Shqipërisë dritë.
Pra kuptohet mirë se të mësosh e të përvetësosh në mënyrë krijuese nga arti i Homerit e i Virgjilit, La Fontenit dhe Viktor Hugoit është zotësi e nuhatje artistike, ndërsa të përpiqesh që veprat e tyre t’i përkthesh në gjuhën e popullit tënd ose t’i shqipërosh, duke i përshtatur është një meritë që do nënvizuar vazhdimisht.
Naim Frashëri si figurë poliedrike, edhe në këtë anë të veprimtarisë letrare, të përkthimit, ka qenë nismëtar. Ka pasur letërsia shqiptare edhe para tij përkthime nga gjuhë të huaja, po ato kanë qenë vepra kryesisht liturgjike, siç qenë përkthimet e Kristoforidhit “Dhiata e Re” dhe “Psalteri” botuar me 1872, pa vajtur te “Meshari” i Gjon Buzukut dhe “Doktrina e Krështëne” e Pjetër Budit.
Naim Frashëri me “Iliadën” hapi shtegun e përkthimeve nga letërësia artistike, duke hedhur shikimin drejt kryeveprave. Si “Iliada”, duke përshtatur fabulat e La Fontenit dhe duke shkruar për të varfërit dhe të mjerët nën ndikimin e ndjeshëm të Viktor Hugoit.
Ky përkthim i Këngës së Parë të Iliadës nga Naim Frashëri dhe pas tij ai i Fran Allkajt ishin të vetmet mundësi njohjeje për Homerin deri në vitin 1965, kur u arrit botimi i plotë i kësaj kryevepre prej helenistit të talentuar Gjon Shllaku.
Me publikimin e veprës seriale të Naim Frashërit në shtatë vëllime nga shtëpia botuese “Naim Frashëri”, në mes te viteve ‘90, ky përkthim i Këngës së Parë të “Iliadës” është përfshirë në librin e tretë të korpusit të kësaj vepre tok me “Ëndërrimet” (Tehajylat), vepër origjinale e poetit e përkthyer nga persishtja, përkthyer post mortum, si edhe dy poema të tjera origjinale të Naimit të shkruara e të botuara greqisht dhe të përkthyera edhe ato post mortum, “Dëshira e vërtetë e Shqiptarëve” dhe poema tjetër lirike “Dashuria”, (O Eros). Kështu ato të lidhura së bashku formojnë kapitullin e përkthimeve në poezi brenda kompletit të veprës së Naim Frashërit.
(marre nga Alb-Shkenca)

Similar topics
» Naim Frasheri
» Adhurimi per dike, ngjashmeri shpirtrore apo kompleks inferioriteti?
» Adhurimi per dike, ngjashmeri shpirterore apo kompleks inferioriteti?
» NGA NAIM KELMENDI
» Naim Frashëri --- Jeta,Analiza,Poezi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi