Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
KADAREJA I KËRKON MËSHIRË AGRESORIT TË DORËRHIQET People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
KADAREJA I KËRKON MËSHIRË AGRESORIT TË DORËRHIQET People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KADAREJA I KËRKON MËSHIRË AGRESORIT TË DORËRHIQET

Shko poshtë

KADAREJA I KËRKON MËSHIRË AGRESORIT TË DORËRHIQET Empty KADAREJA I KËRKON MËSHIRË AGRESORIT TË DORËRHIQET

Mesazh nga Gjeto Gjetani Wed 25 May 2011 - 4:09

Kadareja i kërkon mëshirë agresorit të dorëhiqet!

Nga Rezart Palluqi

Kadareja tregohet shumë naiv kur i kërkon dorëheqje agresorit z. Basha të reflektojë qytetërim dhe tolerenacë. Ai shpreson nëpërmjet një letre pa nerv, pa pasion, të bindë zotin Basha për të mirën e kombit, të japë dorëheqje nga kandidatura për kryetar bashkie. Që të mos më keqkuptojnë lexuesit e kësaj letre, unë e përshëndes nga një anë letrën e Kadaresë. Ajo u shkruajt dhe publikua në kohën e duhur. Vetëm, se letra të tilla, nuk i shkojnë për shtat, kalibrit të Kadaresë. Ai njihet si një shkrimtar që lufton me veprat e tij tiraninë njerëzore. Disa prej romanëve të tij i trajtojnë me mjeshtri dhe finokëri sistemet e ndërlikuar që ngrijnë Tiranët mbi kurrizin e popujve të tyre.

Shkurt, unë personalisht pata shpresuar të lexoj prej Kadaresë një letër krejt të ndryshme nga ajo e sa-popublikuar në disa gazeta shqiptare, ndër të tjerash, gazetën Shekulli.

Kuptohet që Kadareja përpiqet nëpërmjet një letre të qetë, të mos i hedhë benzinë zjarrit që po ndizet kohët e fundit. Por, kjo s’e frenon një shkrimtar t’i distancohet zjarrit të lirisë së popullit të tij. Ai s’hedh as benzinë, por as i hedh rërë zjarrit me letrën që i drejtoi Bashës.

Si është e mundur, të tregohesh kaq i butë ndaj një zjarri të egër që po e djeg trupin e lirisë së popullit tënd në mes të ditës? Bëhet fjalë për gjënë më themelore, zoti Kadare,votën e lirë, frymën e lirisë demokratike dhe jo një sherr ordiner ndërpatiak i bazuar në interesa personale..

Po të isha në vendin tuaj, unë s’do t'i drejtohesha zotit Basha , sic bëtë ju, për dy arsye :

1) Zoti Basha është levë e zotit Berisha. Basha në fillim pohoi se do ta njihte rezultatin, më vonë zbatoi urdhërin/këshillën e Berishës për të rinumëruar votat, ose tek e fundit do t'i drejtohesha te dyve paleve.

2) KQZ, në realitet është një institucion i panvarur, qëndron mbi cdo parti pjesëmarrëse në zgjedhje.

Unë pra , do t’i drejtohesha zotit Ristani e t’i bëja atij thirrje të mos punonte me dy standarde,

sic pohojnë me të drejtë specialistët e ligjit.

Ju thoni, se si shkrimtar, përpiqeni të mos merrni anë politike, pra të reflektoni asnjanjësi. Por, ju kur i drejtoheni zotit Basha, merrni automatikisht anë politike, sepse i kërkoni lëmoshë ( në vend që t’i drejtoheni problemit me shpatën e shkrimtarit në dorë) zotit Lulzim Basha, i cili sipas dëshmive të shumta ( uroj që të mos jenë spekullime politike) ka blerë dhjetëra mijëra vota, ndër të tjera, votat e 30 mijë kosovarëve.

Deri diku kishte të drejtë gazeta Koha Jonë kur e rititulloi letrën tuaj: Zoti Basha, hapni rrugë budallait.

Si është e mundur që një shkrimtar si ju, që digjeni nga një dëshirë e zjarrtë për të shaktërruar mermimangat e tiranëve, të tregoheni për të satën herë kaq i dobët, frikacak ? Me letrën tuaj ju vetëm se lani gojën me ujë të vdekur.

Është vota ajo që e detyron zotin Basha apo Rama të japë dorëheqje nga gara për kryetar bashkie. Gara edhe pse me rezultat mjaft të ngushtë, shpalli zotin Rama si fitimtar. Unë jam pro idesë së ndërrimit në politikë, pra s’kam asnjë kundërshtim që zoti Rama, pas 12 vite qeverisjeje humbet. Por, ja që populli tiranas zgjodhi zotin Rama për të katërtën herë.

Është njëlloj sikur ju, me një votë më shumë të fitoni një cmim letrar, dhe kundërshtari juaj t’i kërkojë jurisë letrare të rinumërojë votat? Dhe juria e njëanshme t’jua anullojë cmimin letrar, që ju në fakt e merituat. Si do të reagonit ju, zoti Kadare?

Ju, gjatë një interviste letrare, keni pohuar se s’do t’i ndryshonit as edhe një gërmë romameve tuaja të shkruar 30 vitë më parë. Po rinumërimin e votave,gjasmë të gabuara përse s’e denoncuat drejtpërdrejt?

Personalisht, po rivërtetohet ideja ime e vjetër, që ju si shkrimtar keni meritë, vetëm se ju guxoni te denonconi tiranët e vdekur. Tiraninë e kohës tuaj, si ajo enveriane, edhe kjo berishiane, ju s’keni guxuar deri më sot ta godisni me cekicin e drejtësisë, ashtu sic i ka hije një shkrimtari universal, sic pretendoni të jeni.

Në mbyllje, e patë shumë mirë, se sa efekt pati letra juaj.

Nuk them se Basha do t’i bindej letrës tënde denoncuese, por të paktën atëherë ju do e kishit bërë detyrën tuaj.

Me të drejtë ai ju përgjigj: tërheqja ime nga gara do të ishte antidemokratike.

Vetëm se në rastin e Bashës ai po rizgjidhet me liri të vjedhur, vota të pamerituara, vota të zhgënjyera, tradhtuara, të cilat me vetëdije, fluturuan në kutitë e gabuara, ose humnerën tragjike, nga ato humnerat tragjike që Eskili, heroi tragjik që ju ka frymëzuar kaq shumë, skicon në veprat e tij.

E pyes dhe e ripyes vehten, se si shpresuat ju që zoti Basha të distancohej nga kjo garë vdekjeprurëse?

Një dorëheqje të tillë e kemi parë rrallë herë të ndodhë në vendet me zhvillim të lartë demokratik dhe jo më në Shqipëri ku demokracia shqiptare është katandisur në nivele shumë të ulëta. Si besuat ju në një mrekulli të tillë?

Sidoqoftë, ju e latë gojën me kryet e gomarit, sic thotë edhe fjala e urtë popullore.

I kërkuat lëmoshë Tiranit të japë dorehëqje, si një njeri sakat,

ose iluminist francez i shekullit të tetëmbëdhjetë dhe jo me shpatë në dorë…


Ju përshëndes me adhurim nga hollanda,

Do vazhdoj t’ju lexoj, të krenohem përpara holandezëve me veprat tuaja, ndërsa në kujtesë do t’ju mbaj mend, si shkrimtari trim, që i preu kokat tiranëve të vdekur…

Rezart Palluqi
Holandë, 23 maj 2011
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi