Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Shqipëria Moda E Ekstremeve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Shqipëria Moda E Ekstremeve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria Moda E Ekstremeve

2 posters

Shko poshtë

 Shqipëria Moda E Ekstremeve Empty Shqipëria Moda E Ekstremeve

Mesazh nga WebMaster Sat 4 Jun 2011 - 1:34

Gazeta "Ballkan"

Isuf KURTAJ

Femrat në Shqipëri, lakuriqësisë ia kanë vënë emrin tendencë. Veshjet e (pa)kuptimshme të femrave të Tiranës i kanë mahnitur të huajt, madje ata shpesh i kanë krahasuar me ato që rrijnë pas orës 22:00 në trotuaret e qyteteve Evropiane. Kujtdo që do t'i ketë rënë rasti të kalojë një natë të çfarëdo lloji në Tiranë, nuk mund të mos ketë krijuar përshtypje empirike për veshjen e vajzave kryeqytetase. Vështirë të dallohet një femër që na zë syri rrugës për ku është veshur të shkojë. Dhe kjo jo për mungesën e informacionit tonë për veshjen e femrave në mjedise të ndryshme, kësaj "tendence" nuk e dinë t'i japin përgjigje as vetë stilistët e Tiranës. Femrat në Tiranë vishen njëlloj si në vende pune, apo mjedis shkollor me një natë solemne, ditë feste ku "klima" dhe mosha e femrave është e njëjtë pa dallim. Femrat nën moshën 18 vjeç në Tiranë preferojnë të jenë më "trendy" dhe të vishen me stilet të modës që as në qytetet si Rio, Paris apo Milano nuk i kemi parë, megjithëse këto vende janë dhe origjina e modës dhe asaj të ekzagjeruar. Arsyeja është e thjeshtë, këtu është keqkuptuar moda. Studentet veshin çdo gjë që u thotë truri dhe nuk i kushton gjë që të bëhen edhe "gra" para kohe. Ato vishen mirë dhe shtrenjtë, pa vrarë mendjen fare për kushtet e familjes. Të ardhurat e të cilave shumë herë nuk mjaftojnë as për të mbajtur familjen, ndërsa ato ecin të lira dhe me shumë delirizëm rrugëve të kryeqyteti njësoj si femrat e borgjezëve francezë dikur. Ato bëjnë sikur njohin të gjitha markat e firmave më të njohura. Flasin me kompetencë për vendin ku prodhohen, për cilësinë e lëkurës ose mëndafshit, por asnjëherë për çmimin, pasi ai është fundit që mund t'i prishë punë. "Për veshje të përditshme në kohën e lirë janë shumë në modë "fleeces" që janë të punuara me materiale sintetike", - i shpjegon një vajzë shoqes së saj te "Taivani", duke i thënë më tej se ky lloj minifundi vishet në mes të drekës. Ajo tregon edhe çmimin, nuk kushton gjë sipas saj. Vetëm 8 mijë lekë të reja. A nuk duket ky një çmim stratosferik duke menduar familje të tëra që jetojnë nën nivelin e jetesës normale dhe numrit të papunëve në vend?! Për disa nga femrat e kryeqytetit përgjigja do të ishte kategorikisht jo, madje për to ky çmim është mëse i lirë. Po e kalojmë rezervën e çmimit duke bërë një sy qorr e dy vesh shurdh dhe po e justifikojmë me faktin se janë të reja dhe i falet. Në fakt, nuk janë vetëm adoleshentet që janë të "çmendura" pas markave të njohura. Edhe nënat e tyre, konkretisht ato nën moshën 40 vjeç janë të "pamëshirshme" ndaj rrobave firmato. Këtë vit moda për këtë grup grash nuk është shumë e rreptë. Këtij lloj grupimi të femrave i lejohet të luajnë me stile klasike dhe të jenë pak më shumë "femra". Por në Shqipëri kjo ka shkuar më shumë se kaq? "Këtu ka ardhur koha ku pa asnjë mëdyshje femrat veshim ngjyra dhe prerje deri atje, ku pak vite më parë kemi pasur frikë edhe t'i shihnim në revista", - do të thoshte një nënë "demode". Dikur, po të vishte një femër një minifund më ngjyrën rozë, do t?i vihej në njollë mbi llojin e karakterit. "Na pëlqente e verdha, por edhe atë e vishnim me rezerva. Kështu që detyroheshim të na pëlqenin ngjyrat e "pranueshme" si e zeza, bluja, e kuqja. Kur doli ngjyra e bardhë në modë pas vitit 2000, ajo hapi derën për ngjyrat e tjera të çelta që vijuan më pas me këto të ekzagjeruarat", - thotë një grua rreth të 40-tave. Njerëzit e medias e kanë të detyrueshme të veshin kostume, por duket se edhe ato ndonjëherë vishen vend e pa vend, ashtu siç bëjnë edhe gratë e tjera duke i kopjuar ato.

Sot

Sot tregu ofron më shumë obsione, taka të gjata, çizme deri në gju, që në perëndim i veshin vetëm femrat që presin në trotuare. Stilistët më të njohur në botë duhen respektuar jo thjesht se sjellin të renë në treg, por sepse i paraqesin publikut imazhin e tyre të veshjes me moderne, komode dhe tërheqëse. Dhe këtë llloj mode që sheh në sfilada dhe nuk e sheh në rrugët e Italisë, Gjermanisë, apo të Francës shumë mirë mund ta shohësh në ato të Tiranës, ku rrobat e ekzagjeruara të stilistëve të mëdhenj vishen më shumë se kudo në rrugët e Tiranës. Stili i minifundeve të ngushta dhe veshjeve të bluzave të hapura e të lirshme si dhe të markave të ndryshme, kanë gjetur teren më shumë se kudo në trupin e femrave "seksi" shqiptare. Pantallonat e shkurtra këtë verë pothuajse janë zëvendësuar me ata të minifundeve. Minifundet e ngushta sjellin çdo gjë për syrin grabitqar të meshkujve. Aq qejf, sa do të ishte hipokrizi të thonim se nuk na pëlqen të shohim një femër të bukur dhe të veshur bukur, por kur kjo gjë nuk kalon në qesharake. Dhe është e vërtetë që shumë herë mania për të rënë në sy, të çon në një pamje dhe qëndrim qesharak. Dhe këtu shumë mirë do të zinte vend shprehja: "Gjella me kripë dhe kripa me karar". Pasi çdo gjë ka bukurinë e vet, ama dhe vendin e vet. Duhet të mësojmë para së gjithash të vishemi dhe të "zhvishemi" dhe më pas ta quajmë veten në modë dhe ndjekës të modës. Por kjo lloj injorance vjen pak nga të gjithë ne, kështu që nuk duhet të mjaftohemi duke u drejtuar gishtin vajzave që "kalojnë masën" në të (zh)veshur.

Ju si mendoni per moden e sotme eshte e drejte kjo mode qe ka dalur sot ne shqiperi eshte e ekzagjeruar ...
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Shqipëria Moda E Ekstremeve Empty Re: Shqipëria Moda E Ekstremeve

Mesazh nga Anakonda Tue 6 Mar 2012 - 17:15

Ekstrem qe po na trondit cdo dite e me shume.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi