Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kur moda dhe besimi bashkëjetojnë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kur moda dhe besimi bashkëjetojnë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur moda dhe besimi bashkëjetojnë

2 posters

Shko poshtë

Kur moda dhe besimi bashkëjetojnë Empty Kur moda dhe besimi bashkëjetojnë

Mesazh nga WebMaster Sun 9 Sep 2012 - 19:05

Kur moda dhe besimi bashkëjetojnë Islam%20mode“Al
Quds” është një markë xhinsesh menduar për myslimanët që luten shumë
herë në ditë. Për këtë arsye ato janë dizajnuar me një prerje të gjerë
në gju, në mënyrë që t’u lejojë atyre të ulen lehtësisht në orarin e
lutjeve
Që fëmijë Ahiida Zanetti ishte e “dashuruar” pas sportit,
por kur u rrit iu desh ta linte mënjanë ëndrrën për lavdi në fushë, për
një shtysë akoma më të fortë, dashurinë që kishte për modën. “Nuk e
kisha imagjinuar kurrë”, tregon, “se dy pasionet do të bashkoheshin”.
Kjo atlete nga Bahrejni merr pjesë nëpër gara me një kostum sportiv të
hollë dhe prej materiali të butë, të krijuar posaçërisht për të nga një
stiliste libano-australiane. Një risi që sigurisht nuk do të kalojë pa u
vënë re. “Është një kënaqësi e madhe për mua dhe për të gjitha gratë
myslimane, që për një kohë të gjatë u është dashur të heqin dorë nga
sporti, sepse nuk gjenin veshjet e përshtatshme për të veshur”, tregon
ajo. Ahiida është një dëftuese e asaj mode, që prej disa vjetësh është e
ndaluar me ligj në shumë vende të Lindjes. Gazetarët e quajnë
“muslimchic” ose “islamcool”, e që faktikisht është një modë e menduar
dhe e krijuar për myslimanet që nuk duan të heqin dorë nga tradita, por
që janë mërzitur nga veshjet pa formë dhe me ngjyra të “vdekura”. Për
to, vitin e kaluar, Ahiida ka krijuar burkini, një palë rroba banje që
vishen si një kostum, që ka edhe kapuçin për të mbuluar kokën. “Është
një produkt me cilësi të lartë, që i lejon gratë të lëvizin në ujë pa
pengesë, duke qëndruar në të njëjtën kohë edhe të mbuluara”, shpjegon. E
lindur si një nevojë personale (Ahiida është myslimane e veshur me
perçe) burkini është hedhur në tregun australian me shumë skepticizëm,
por ka pasur aq shumë sukses, saqë sot porositë më të mëdha, me mijëra
sipas asaj që tregohet në faqet e shitjeve online, nuk vijnë vetëm nga
Australia, por përmes uebit edhe nga Amerika dhe Europa. Ndoshta për
këtë arsye stilistja është gati për të prezantuar një koleksion të
plotë, duke shfrytëzuar edhe publicitetin falas që do të vijë nga
Pekini. Ajo e Ahiida Zanetti dhe e burkinit nuk është një rast i vetëm.
“Për shumë gra myslimane, besimi, moda dhe politika nuk janë të
papërputhshme, por të lidhura ngushtësisht dhe veshja shërben për ta
theksuar këtë”, shpjegojnë Emma Tarlo dhe Annelies Moors, autorë të një
studimi mbi evoluimin e modës në komunitetin mysliman. Bashkimi i këtyre
tri koncepteve po zhvillohet shumë në vendet lindore këto vitet e
fundit, falë rritjes së numrit të emigrantëve, por mbi të gjitha të
brezit të dytë të emigrantëve. Tani kërkesa e produkteve që kënaqin këto
nevoja është rritur, përballë një oferte që, sidomos në Europë, ngelet
akoma shumë e ulët. “Iu bashkova këtij sektori si një njeri laik”,
tregon krijuesi i “Al Quds”, një markë xhinsesh menduar për myslimanët
që luten shumë herë në ditë. Për këtë arsye ato janë dizajnuar me një
prerje të gjerë në gju, në mënyrë që t’u lejojë atyre të ulen lehtësisht
në orarin e lutjeve. “Kur hymë në treg, lajmi u përhap me shpejtësi dhe
faqja e internetit nisi të vizitohej nga mijëra njerëz prej të gjithë
botës, atëherë e kuptova se kisha kapur një segment të tregut të
injoruar plotësisht deri më sot”. Në vendet e Europës Veriore, që prej
disa kohësh kompanitë e mëdha të modës po përpiqen të ecin më shpejt se
çmendohej. Firma të tilla si H&M dhe “Mango” kanë nisur t’i veshin
manekinët e tyre me shami dhe këmisha të gjera, me të njëjtat
karakteristika trendi si pjesa tjetër e koleksionit. “Vajzat që janë të
interesuara për këtë lloj mode nuk janë të huaja, janë si ne, kanë një
gardërobë që nuk ndryshon shumë nga ajo e të tjerave. Përdorin të
njëjtat veshje, por kujdesen që të kenë kokën dhe këmbët e mbuluara. Kjo
gjë mund të bëhet edhe duke veshur veshje që janë në modë dhe ne e kemi
treguar më së miri këtë gjë”, shpjegon Natasa Heydra, drejtoreshë
kreative e MSLM, një revistë mode për veshjet myslimane e krijuar vitin e
kaluar në Holandë. Në Europë, MSLM u prezantua vitin e kaluar si një
numër i vetëm, por duke parë suksesin e madh vendosi të hidhte të tjerë
hapa: të bëhej gazetë. Ajo evokon në shumë aspekte amerikanen “Muslim
Girl”, një revistë që në SHBA vazhdon të botohet prej kohësh. Në
kopertinën e numrit të parë, një vajzë me pantallona ngjyrë argjendi,
atlete dhe shami të kuqe, bëri menjëherë bujë, aq sa shumë gra pas
daljes së revistës kanë kërkuar ta blejnë. Në brendësi të saj fotot e
duarve dhe këmbëve të dekoruara me vizatime nuk kanë asgjë për të pasur
zili shërbimet e shumë gazetave të modës. Manuali i veshjeve, i cili do
t’i bashkëngjitet gazetës shumë shpejt, do të udhëtojë drejt vendeve të
ndryshme të botës. “Për muaj me radhë këtu në Holandë mediat janë
përqendruar në problemet negative të lidhura me emigracionin. Ideja jonë
ishte të tregonim anën e fshehur të modës. Nëse ia kemi arritur, është
sepse kemi kapur një realitet që ekziston, që sigurisht nuk e krijuam
ne”, përfundon Nous Faes, redaktore e MSLM.
Sipas Kuranit, gratë
duhet të vishen në mënyrë të tillë që të mbulojnë gjithë trupin e që të
lënë zbuluar vetëm fytyrën dhe duart. Nga rreth 1 miliard e dyqind mijë
myslimanë në botë, gjysma e tyre janë gra. Gra myslimane nga Irani,
Egjipti, Turqia, Malajzia, Azia e vogël, ku secila prej tyre ka një
mënyrë të veçantë veshjeje. Kështu, nëse një grua jeton në Egjipt, nuk
do të binte në sy nëse kishte shami në kokë, por e kundërta ndodh në
Europë, ku një mënyrë e tillë veshjeje bie shumë në sy. Në Iran Shahu e
ka ndaluar shaminë në vitin 1936, por pavarësisht kësaj, shumë gra
vazhdojnë akoma ta mbajnë. Në vitrinat e dyqaneve të ndryshme të
Teheranit shihen parulla të mëdha të verdha, ku shkruhet: “Këtu shiten
veshje konform rregullave të shoqërisë dhe fesë”. Sipas një sondazhi, 87
për qind e popullsisë janë dakord që policia të ndalojë veshjet shumë
të ngushta dhe shumë të shkurtra për vajzat.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur moda dhe besimi bashkëjetojnë Empty Re: Kur moda dhe besimi bashkëjetojnë

Mesazh nga Anakonda Thu 13 Sep 2012 - 0:12

interesant;po cosht mor ajo veshje aahahaaaah je farewww je farewww je farewww
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi