Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Besimi i njeriut te brendshem People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Besimi i njeriut te brendshem People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Besimi i njeriut te brendshem

3 posters

Shko poshtë

Besimi i njeriut te brendshem Empty Besimi i njeriut te brendshem

Mesazh nga WebMaster Mon 6 Jun 2011 - 3:52

Besimi lidhet me lajmin qe shpallet e lajmi lidhet me fjalen qe flet Perendia. Fjala eshte mjeti me ane te te cilit Zoti ben qe te arrihet dhe te rritet besimi.Ajo eshte e perjetshme dhe eshte shpirt dhe jete.Fjala e Zotit eshte nje force e mbinatyrshme per shpetimin e sicilit qe beson.
Kush beson me gjithe shpirt vihet me nje raport te drejte me Perendine.Me fjale te tjera,shpetimi,clirimi,mbrojtja,sherimi dhe mendja e shendetshme vijne si rezultat i besimit me gjithe zemer dhe i pranimit me goje.
Zoti e krijoi njeriun sipas shembelltyres se tij ne shpirt mendje dhe ne trup dhuron paqen,na ben te pjekur si njerez dhe na ruan te pademtuar ne tere qenien tone qe te jemi pa te meta diten kur do te bashkohemi me te.
Njeriu eshte nje qenie me tri funksione shume te ndryshme.

Me ane te trupit te tij ai mban kontakt me boten fizikedhe mbledh informacion prej saj.

Ne mendjen e tij ku perfshihen deshirat,mendimet dhe emocionet ai ka nje ndergjegjie e cila ekzaminon dhe interpreton informacionin i cili eshte mbledhur nga bota perreth tij.

Dhe me ane te shpirtit ai mban kontakt me Zotin dhe mund te marre informacion prej tij

Ne shkrim thuhet : I lutem atij t`ju dhuroje nga pasuria e madheshtise se tij e t`ju perforcoje njeriun e brendshem me ane te Shpirtit te vet.
Apo : Visheni njeriun e ri, te krijuar ne perngjasim me vete Perendine, i cili tregohet ne nje jete te drejte dhe te shenjte...



Njeriu i riperterire quhet personi i fshehte i zemres,nje krijese e re.
Ketu kemi te gjithe emrat e ndryshem per te njejten gje,shpirti yt,zemra jote apo njeriu yt i brendshem.Zoti eshte shpirt dhe meqenese ne jemi te nga shpirti ne jemi gjithashtu shpirt.Ne momentin qe ti u rilinde Shpirti i Zotit erdhi ne shpirtin tend per te krijuar e jetuar.Njeriu i ri i njohur si shpirti yt apo zemra jote eshte krijuar brenda teje

Shpirti yt u krijua qe te jete si Zoti dhe eshte pjesmarres i natyres hyjnore.Ky eshte personi yt real.Neqoftese ti do te kishe vdekur tamam tani,njeriu yt i brendshem do te kish vazhduar te jetonte.
Kur themi se shpirti te perfaqson ty realisht nuk nenkuptojme se se trupi dhe mendja jote nuk jane realSigurisht qe ata jane real,trupi yt eshte i prekshem dhe real.
Zoti te krijoi ty dhe eshte i interesuar per tere qenien tendeKjo eshte arsyeja qe ai mbart sherimin tend fizik.Por ti je me shume se nje trup,ti ke nje thesar te cmuar brenda teje i cili eshte personaliteti yt i vertete - njeriu yt i brendshem,shpirti yt apo zemra jote.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Besimi i njeriut te brendshem Empty Re: Besimi i njeriut te brendshem

Mesazh nga WebMaster Mon 6 Jun 2011 - 3:52

Fjala e Zotit eshte me e mprehte se cdo shpate me dy presa,pershkon aq sa e ndan shpirtin nga mendja Pra vecimi i shpirtit dhe mendjes eshte nje funksion i fjales se Zotit.Ne jemi qenie shpirterore dhe vendi me i natyrshem per nje qenie shpirterore eshte ne shpirt.Ti je shume me teper se thjesht nje trup dhe me teper se thjesht trup dhe mendje por si qenie njerezore ke edhe nje njeri te brendshem ( qe te dallon edhe nga kafshet psh) i cili nepermjet Shpirtit te Zotit mban te pathyeshem kontaktin me vete Ate. lavdine forcen dhe mencurine e tij.

Eshte e rendesishme qe ta mbash kete ne mendje nderkohe qe ne flasim per besimin.Besimi nuk prodhohet nga trupi,ti nuk mund te besosh me ane te trupit tend.Po ashtu besimi nuk vjen as nga mendja,ti nuk beson me mendjen tende, me deshirat apo emocionet.
Besimi vjen direkt nga zemra.
Ti mund te besosh vetem me shpirtin tend KJo eshte arsyeja qe Zoti flet qe te mos dyshosh ne zemer,por vetem te besosh ndaj thuhej se : Kush beson mr gjithe shpirt,vihet ne raport te drejte me Perendine
Besimi eshte produkt i shpirtit tend te riperterire ne te cilin jeton shpirti i Zotit.

Fjala eshte qumesht i kulluar, i cili ushqen njeriun tend te brendshem,keshtu qe ai mund te rritet dhe te shnderrohet nga nje foshnje ne nje njeri te fuqishem dhe forte.Zoti do qe njeriu yt i brendshem te jete i forte .
Perendia e krijoi Adamin per te dominuar,kontrolluar,sunduar dhe per tu kujdesur per krijesat.Tani qe Zoti e ka krijuar njeriun tend te brendshem per tu bere si Ai,do qe ky njeri i brendshem te dominoje,te kontrolloje,te sundoje dhe te zoteroje.Kjo eshte arsyeja qe Ai thote shpesh:<< Forcohuni me ane te lidhjes me Zotin.Forcohuni nga fuqia e Tij>>

Disa njerez e kane shtremberuar kete duke thene se Zoti do te fortet dhe perbuz te dobetit (koncepti i evolucionit).
Sa qesharake!
Ne kete ceshtje Zoti do qe forca e tij te jetoje brenda teje me ane te Shpirtit te tij keshtu qe shpirti yt te mund te forcohet.Zoti pra mund te kete mbizoterim ne jeten tende dhe forca e Tij do te jete prezente per te forcuar,drejtuar,ndihmuar dhe per te inkurajuar. Ti mund te behesh nje percjelles per forcen e Tij ndaj te gjithe atyre qe e duan ate .

Ashtu sic e kemi pare,besimi vjen nga zemra dhe jo nga intelekti,deshirat apo emocionet.
Kjo do te thote se besimi eshte siguria ne lidhje me gjerat qe trupi nuk mund t`i shohe,t`i ndjeje,t`i shijoje,t`i nuhase.Ai eshte siguria qe shkon shume me tutje se arsyetimit dhe thelle ne shpirt,edhe pse nuk mund te shihet,ndihet apo nenkuptohet.Megjithese nuk mund ta shohesh pergjigjen e lutjes me ane te syve fizik,ti mund ta shohesh ate ne shpirt.

Syte e zemres sate thone ate qe ka thene Zoti ne Fjalen e Tij,Shpirti i Zotit vizaton nje pamje brenda teje dhe me ane te besimit ti e sheh ate qe ka prentmtuar Zoti.Atehere mund te jesh i sigurt se - pavarsisht se si duken gjerat ne pamjen e jashtme dhe PA MARRE PARASYSH RRETHANAT - ate qe ka thene Zoti ne fjalen e tij do te behet realitet.

Parapelqimi mendor eshte dicka qe shembellen shume me besimin e vertete,por ne tashme kemi thene se besimi nuk eshte prodhim i mendjes.(Kjo nuk do te thote se Zoti eshte antiintelektual vetem sepse Ai eshte pakez me i mencur se ti).Zoti te ka krijuar me shpirt,mendje dhe trup.Nepermjet funksioneve te ndryshme te trupit ti je i afte te marresh infromacionin e nevojshem per te jetuar ne kete bote.Kjo eshte e rendesishme perderisa ne do te jemi ne kete bote deri diten qe do te vdesim.Pikerisht ketu Zoti do te vendose mbreterine e tij nepermjet nesh.

Kur kalon rrugen,ti nuk e kalon ate <>.Ti veshtron nese drita eshte e kuqe apo jeshile.Ne qofte se vjen ere tymi ne shtepi ti kontrollon per te pare nese ka dicka qe digjet.
Ti nuk del jashte <> kur eshte kohe e ftohte,ti vesh rroba te ngrohta,keshtu qe nuk do te ngrish per vdekje.
Shqisat fizike te mbajne te informuar per boten perreth dhe te sigurojne infromacionin jetesor.Shpirti yt te siguron informacion shpirteror nga bota shpirterore i cili te ben te afte te jetosh atje dhe te mbash nje qendrim te drejte me Perendine e te krysh vullnetin e tij.

Keshtu pra ti merr informacion nga dy burime te ndryshme,dhe vendi i grumbullimit per kete informacion eshte mendja jote.Mendja eshte e perbere nga truri dhe emocionet.Ketu eshte vendi ku perpunohet dhe interpretohet informacioni,keshtu qe mund te merren vendimet perkatese dhe korrekte.

Ne Shkrim thuhet :<< Mos lejoni te kushtezoheni nga bota.Perkundrazi,pranoni te shnderroheni plotesisht.Pranoni t`i jepni vetes nje pikpamje te re.Atehere do te kuptoni cfare kerkon Perendia prej jush.Atehere do te dini cfare eshte e mire dhe e persosur, dhe cfare i pelqen Perendise.>>

Kush me shume e kush me pak,secili prej nesh ka qene nen ndikimin e shpirtit te kesaj bote. Cdo dite princi i kesaj bote,dominon dhe indoktrinon njerezit. Kur gjen rastin ai ben te njejten gje me besimtaret. Ai do te perpiqet te mbushe mendjet e tyre me sa me shume dokrra qe te mundet dhe t`i beje ata te mbartin vullnetin e tij.Ai eshte gjithmone i zene duke u perpjekur te influencoje mendjet tona sepse ai do te sundoje dhe te kete dominim mbi ne.
Armet qe ai perdor me shume jane genjeshtrat dhe frika.Ai perpiqet te na jape nje pamje mbi veten tone,mbi boten dhe mbi Zotin - nje pamje e cila eshte nje shtremberim i plote dhe nje genjeshter duke e bere te mundur per te qe te vjedhe,te vrase dhe te shkaterroje ne jeten tone. Ai do qe te largoje shpresen tone.Ai do qe te vjedhe iniciativen tone personale e opinionin tone te mire dhe ta zevendesoje ate me me dekurajimin,pasivitetin,denimin dhe inferioritetin. Ai do gjithashtu qe ne te jemi ne depresion dhe te perbuzur ose nga ana tjeter plot me krenari dhe me perbuzje per te tjeret.

Disa here ai ja del mbane me disa dhe i ka ata besimtaret e tij.Ai i manipulon ata duke i bere te bejne punet e tij dhe i ka ndihmes ne shtrirjen e mbreterise se tij.Arma e tij me efektive eshte frika.Nje person i udhehequr nga frika eshte i gatshem t`u besoje thashethemeve pa i kontrolluar faktet.Ata manipulohen lehte dhe NUK GUXOJNE TE DALIN KUNDER OPINIONIT TE SHUMICES.Ata kane frike se mund te ngelen te vetmuar dhe te braktisure jane te gatshem te paguajne cdo lloj cmimi per te marre nje perkedhelje ne shpatulla.NJE PERSON QE UDHEHIQET NGA FRIKA JETON NE TORTURE TE PERHERSHME.

Frika eshte e kunderta e besimit.Ashtu sic cliron besimi forcen e Zotit,po ashtu frika cliron forcen e djallit dhe i le vend atij per te shkaterruar jeten e njerezve.Frika eshte thelbi i <> dhe eshte nje arme e perdorur prej djallit per te per te sunduar njerezit.Kjo eshte arsyeja qe ka kaq shume frike,si pergjate shekujve,ashtu edhe ne boten fetare.Njerezit e fshehin vetveten ne mentalitetin e mases dhe drejtohen nga ato qe thone udheheqesit e tyre e jo nga ato qe thote fjala e Perendise.
Ata nuk pyesin se <> por ne vend te saj pyesin se << se cfare do te thone fqinjet,drejtuesit e mi apo gazetat>>.
Pergjate koherave frika ka qene nje nga armet e djallit kunder punes se Zotit.

Njerezit,mendja e te cileve nuk eshte e riperterire dhe e lidhur me Fjalen e Zotit,jane te kontrolluara nga frika,kercenimi dhe genjeshtrat dhe nuk guxojne kurre te verifikojne ose te pyesin per ato qe degjojne.Ata jane te sunduar nga frika e njerezve dhe jo nga frika ndaj Zotit,dhe per shkak se jane te sunduar frika,shume prej tyre lejojne t`u vidhen bekimet e Zotit.Per kete arsye Shpirti i Zotit po merret sot me friken me shume se cdo here tjeter.Ai nuk do qe frika te sundoje femijet e tij.Ai do qe ne te sundohemi nga besimi dhe t`i kemi mendjet tona te riperterira dhe,duke marre informacion korrekt,do te jemi ne gjendje te marrim vendimet e drejta.

Nuk ka asgje qe nuk shkon me 90% te besimtareve.Ata me duan dhe deshirojne te me ndjekin.Ajo qe nuk shkon eshte informacioni i gabuar.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Besimi i njeriut te brendshem Empty Re: Besimi i njeriut te brendshem

Mesazh nga WebMaster Mon 6 Jun 2011 - 3:52

Shpesh,pa qene te vetedijshem per te, ne kemi qene te programuar sipas menyres se te menduarit te botes dje jo sipas fjales se Zotit. Kjo eshte arsyeja qe shpesh jemi te udhehequr nga shpirti i mosbesimit,i dyshimit,i kritikes dhe i frikes ne vend qe te jemi te drejtuar nga Shpirti i Perendise. Per kete Shpirti i Zotit po ve ne dukje me shume se sa e ka bere me pare. E njejta fjale qe lind shpirtin tend po ashtu eshte e afte te sheroje trupin tend dhe te riperterije mendjen tende.

Djalli i ka indoktrinuar dhe ndryshuar mendimet e besimtareve aq shume,saqe elementi mbinatyror i cili duhej te ishte i natyrshem per besimtaret,duket si dicka e cuditshme dhe jo e natyrshme qe i mbush me dhe i mban mendjet nen frike.Djalli e ka bere kete me aq sukses,saqe shume besimtare e ndjejne veten me rehat duke kaluar kohen per qefin e tyre dhe me aktivitete,duke lexuar gazeten dhe duke ndjekur televizion se sa te shohin Shpirtin e Zotit duke manifestuar Vetveten,t`i kushtojne kohe lutjeve dhe te jetojne ne fjalen e shenjte.Eshte pak e cuditshme,por disa njerez reagojne me egoizem kur fjala e Zotit i ekspozon ata dhe atehere zbulojne se sa larg eshte jete e tyre nga Perendia.

Mendja e pariperterire ngre krye dhe thote: << Nuk mund te jete kaq e thjeshte! Po une a duhet te bej dicka? Kjo nuk eshte thjesht nje ceshtje besimi! Une nuk mund ta kuptoj kete,prandaj as nuk e besoj>>, e keshtu me rradhe.

Shume prej nesh kane marre informacion te gabuar nga njerez te cilet dukeshin te mire por qe nuk kane qene te stabilizuar ne fjalen e Perendise dhe mendja e tyre nuk ka qene e riperterire.Nuk ka rendesi gjykimi mbi personin,por informacioni qe merr i cili duhet te jete ne perputhje me Zotin.

Nderkohe qe shume mendime dhe doktrina dukeshin te mira,ato u rrezuan dhe u bene copash nen driten e fjales se shenjte.Per shembull,le te themi se se Zoti fillon t`i flase shpirtit tend per dicka qe ai do te beje. Ato qe do te thote Ai ndoshta do te duken ne kundershtim me ato qe shikon perreth. Le te marrim Abrahamin per shembull.Zoti i tha atij se ai do te kishte nje djale. Duke pare realitetin,asgje nuk ishte ne linje me premtimin e Zotit! Cfare thoshte trupi i tij? << Ti je shume i vjeter!>> Edhe gruaja e tij, Sara ishte shume e vjeter.Vec kesaj ata nuk kishin patur femije me pare. Cfare thoshte mendja e tij? << Kjo eshte e pamundur! Abraham mos u bej budalla,harroje kete absurditet dhe budallallek.Ti duhet te ballafaqohesh ne realitetin. Ti nuk mund ta mohosh ate qe sheh! Kjo eshte pune qe s`behet!>>

Sa e sa here ke degjuar mendjen tende,arsyet e ndryshme qe te flasin ne menyre te tille? Sa e sa here je dorezuar ndaj rrethanave apo ke rene dakort me ate qe te ka thene medja apo shqisat?Dhe sa e sa here i ke lejuar mendimet e tua <> apo te <> qe te lejojne mendjen apo ndjenjat e tua qe te vendosin per ty ?
Cfare ndodh ne te vertete? Ti lejon te largohet e mbinatyrshmja. Mendja jote jo e riperterire,emocionet e tua dhe rrethanat te flasin ndryshe dhe ti humbet mrekulline.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Besimi i njeriut te brendshem Empty Re: Besimi i njeriut te brendshem

Mesazh nga WebMaster Mon 6 Jun 2011 - 3:53

Secili prej nesh e ka provuar kete dhe kjo ndodh sepse ne lejojme mendjen tone te sundojedhe te filloje te na drejtoje.Mendja jote bie ne marrveshje me rrethanat,cfaredo qofshin ato,fizike apo sociale. dhe ajo qe ka vendosur Zoti ne shpirtin tend shnderrohet ne dicka te parendesishme dhe bie poshte.

Por kur mendja fillon te largoje friken do te jesh i afte te dallosh ndryshimin midis shpirtit dhe mendjes,do te mesosh te degjosh Zotin e do te jesh i afte te njohesh zerin e njeriut te brendshem.Prandaj kur te ndodhesh ne nje situate qe kerkon te marresh vendime,ti nuk duhet te degjosh vetem ate qe te thone rrethanat,mendja jote dhe emocionet,por do te shohesh ate qe thote Fjala e Perendise.Dhe ti do te gjesh mendjen tende duke i thene <> asaj qe eshte ne shpirtin tend.Njeriu yt i brendshem do te marre rendesine e duhur dhe do te kete lirine per te drejtuar.Jeta,forca dhe zbulesa do te vijne dhe e mbinatyrshmja do te manifestohet ne boten perreth teje.

Zoti do te beje mrekullira per ty.Ai deshiron qe te jetosh tamam keshtu;nga brenda jashte.Ne qofte se ti jeton i teri ne jeten dhe besimin qe eshte brenda teje,forca e Zotit do te ndryshoje rrethanat.

Kjo eshte ajo qe i ndodhi Abrahamit :

<>

Ai qe beson ne Zot do te jetoje me besim ndaj une mbeshtetem ne kete lajm hapur e pa frike;sepse ne te vepron fuqia e Perendise.Te gjitheve qe i besojne u sjell shpetimin.Ne lajmin e mire tregohet se si Perendia i ve njerezit ne nje raport te drejte me veten e tij.Atje tregohet se si besimi ka per perfundim nje marredhenie te perhershme me Perendine

Per shume njerez,megjithese te drejte, kjo duket aq e cuditshme dhe abstrakte.Fjala <> u duket aq teorike,saqe vetem te degjuarit e saj i ben ata te humbasin interesin.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Besimi i njeriut te brendshem Empty Re: Besimi i njeriut te brendshem

Mesazh nga WebMaster Mon 6 Jun 2011 - 3:53

Perendia tregon se i drejti do te jetoje ne besim.Kjo do te behet jashtezakonisht e fuqishme per ty kur ta marresh seriozisht dhe ta kuptosh ate me shpirtin tend.Drejtesia eshte nje force qe do te sundoje,drejtoje dhe do te kete dominim ne jeten tende.


Zoti ka dicka per te na ofruar,Ai do te te shperbleje dhe te te jape ndihme ne dite te veshtira!Prandaj na behet thirrje te shkojme me guxim tek Ai me nje shprese se Ai do t`i shperbleje ata qe me ndershmeri e kerkojne Ate.Djalli e urren nje guxim te tille dhe perpiqet me sa ka mundesi qe ta shkaterroje ate.Ai e di se nese mundet ta heqe ate prej teje,ti nuk do te shkosh tek Zoti per te kerkuar ndihme dhe nuk do te jesh i afte te jetosh ne fitore mbi te.

Kjo eshte arsyeja qe djalli nuk do qe ti ta kuptosh drejtesine.Kur e kupton ate,atehere do te fitosh guzimin qe te duhet per te shkuar per te shkuar perballe Zotit ne cdo kohe dhe te marresh gjithcka qe ka Perendia per ty.Per kete arsye djalli godet ne menyre te vazhdueshme ne ndergjegjien e gabuar te besimtareve,duke bere qe ata te ndihen vazhdimisht te denuar dhe te perbuzur dhe te largohen prej Zotit ne vend qe te afrohen me guxim tek Ai se bashku me problemet e tyre.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Besimi i njeriut te brendshem Empty Re: Besimi i njeriut te brendshem

Mesazh nga Ariel Mon 6 Jun 2011 - 5:50

hehehe
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Besimi i njeriut te brendshem Empty Re: Besimi i njeriut te brendshem

Mesazh nga Anakonda Mon 5 Mar 2012 - 8:37

si nuk lodhesh dhe ti me keto shkrime.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Besimi i njeriut te brendshem Empty Re: Besimi i njeriut te brendshem

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi