Merr hak per te atin te vellai i vrasesit
Faqja 1 e 1

Vritet për gjakmarrje një 45-vjeçar nga Rrethi i Mallakastrës. Një vrasje e vitit 2009 për pronat, ka gjeneruar një viktimë tjetër pasditen e së dielës, në fshatin Poçem të Mallakastrës. Autori është ndaluar nga policia rreth dy orë më pas, ndërkaq, deri në orët e vona të mbrëmjes, nuk ka pasur një variant zyrtar lidhur me rrethanat e vrasjes.
Ngjarja
Vrasja ka ndodhur rreth orës 16:00 të së dielës, në vendin e quajtur Përroi i Thatë, rreth 3 kilometra larg Poçemit. Burime nga polica lokale bëjnë të ditur se Lefter Malaj, 43 vjeç, ka qëlluar me çifte 45-vjeçarin Asqeri Merkaj. Viktima, vitet e fundit jetonte në Fratar, të Rrethit të Fierit, për shkak të një vrasjeje që i vëllai kishte kryer në fshat dy vite më parë.
Ende nuk është bërë e qartë pse viktima ndodhej dje në Poçem, ku autori i vrasjes kishte një lokal shumë të frekuentuar në zonë. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se Malaj ka qëlluar tri herë mbi 45-vjeçarin Merkaj duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Saçmet e kanë prekur 45-vjeçarin në kokë e trup dhe ai ka ndërruar jetë brenda pak minutash. Më pas autori e ka lënë viktimën në mes të rrugës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes për t’i shpëtuar prangosjes së policisë. Pas sinjalizimit të ngjarjes, drejt Poçemit kanë udhëtuar dhjetëra uniforma blu, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur punën për mbledhjen e provave materiale. Pas hetimeve paraprake policia ka ndaluar 43-vjeçarin Lefter Malaj, i cili është shoqëruar për në komisariat si autor i dyshuar të vrasjes së 45-vjeçarit Merkaj.
Historia
Vrasja e djeshme dyshohet ta ketë zanafillën në vitin 2009, kur vëllai i viktimës, ka vrarë me armë zjarri babanë e autorit të ngjarjes. Të dy familjet jetonin në fshatin Drizarë, të Mallakastrës dhe që prej asaj kohe, Merkajt ishin zhvendosur në Fratar për të shmangur përplasjet e mundshme. Më 28 maj të vitit 2009, 70-vjeçari Aliko Malaj, babai i autorit të vrasjes së djeshme, është vrarë me armë zjarri nga Përparim Merkaj, 60 vjeç, i cili ishte vëllai i viktimës së djeshme.
Në atë kohë, policia deklaroi se Përparim Merkaj, 60 vjeç, shpeshherë ishte konfliktuar për një sipërfaqe toke me bashkëfshatarin e tij, Aliko Malaj. Mesditën e 28 majit të vitit 2009, debati ka vijuar sërish mes dy palëve. Por, duke mos gjetur një zgjidhje, Merkaj ka marrë në shtëpi një pistoletë “TT” që e mbante pa leje dhe është nisur drejt tokës së tij, ku ka gjetur 70-vjeçarin. Sapo është afruar, mes dy burrave ka rinisur debati për pronësinë e tokës dhe më pas 60-vjeçari Merkaj ka nxjerrë pistoletën, duke e qëlluar të moshuarin tri herë në trup. Pasi ka parë që Malaj ka rënë përtokë i përgjakur dhe pa shenja jete, autori ka marrë rrugën për t’u kthyer në banesë. Ai u ndalua nga policia pak orë pas ngjarjes dhe pranoi autorësinë e vrasjes. Merkaj u shpall fajtor nga gjykata dhe u dënua me 15 vjet burg. Për momentin Përparim Merkaj vuan dënimin në burgun e Rrogozhinës.
Burimi: Gazeta Shqip

Amel- I/e Regjistruar
- Postime : 18
Gjinia :
Anëtarësuar : 14/06/2011
Similar topics
» Burg pa afat për vrasësit e 31 vjeçares
» Lezhë, arrestohen vrasësit e Anisa Opingarit
» Korcë, burg pa afat vrasësit të të moshuarit
» Pse Adele e urren të atin e saj
» GJYKATA\Burg per vrasesit e te miturit per nji varse floriri...

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi