Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Shoqëria civile në Shqipëri, totalisht e varur nga politika People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Shoqëria civile në Shqipëri, totalisht e varur nga politika People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shoqëria civile në Shqipëri, totalisht e varur nga politika

2 posters

Shko poshtë

 Shoqëria civile në Shqipëri, totalisht e varur nga politika Empty Shoqëria civile në Shqipëri, totalisht e varur nga politika

Mesazh nga WebMaster Wed 8 Jun 2011 - 3:55

Shoqëria civile në Shqipëri, totalisht e varur nga politika
Scritto da Gazeta Sot
Giovedì 12 Agosto 2010 00:00
Nga Pirro PRIFTI

Varësia e të ashtuquajturës shoqëri civile shqiptare ndaj politikës dhe politikanëve të rëndësishëm është aq e dukshme sa që çdo dalje e individëve të ndryshëm të “VIP-ërisë”

të krijuar nga mediat shqiptare në TV private dhe shtetërore shqiptare mund të kuptohet fare lehtë se cilës parti politike i përket dhe se çfarë kërkojnë apo çfarë mesazhesh japin në momente të caktuara (sigurisht dhe këto janë momente politike që ata dalin). Kjo Shoqëri civile dhe këta përfaqësues të kësaj shoqërie me sa duket janë vetë-mandatuar dhe sigurisht janë të urdhëruar kur dalin të flasin në publik kurdoherë që duhet të përforcohet ndonjë manovër politike e caktuar partiake por që i duhet edhe një kostum i paanshëm politik para spektatorëve dhe publikut.
Po çfarë duhet të jetë në të vërtetë shoqëria civile dhe cilët mund të jenë përfaqësuesit e saj në Shqipëri ashtu sikundër dhe në botën perëndimore?
Shoqëria civile është e përbërë nga qytetarë vullnetarë dhe nga organizata shoqërore, qytetare, dhe institucione autonome apo dhe të pavarura që formojnë bazën e një shoqërie funksionale të cilat kanë si oponencë strukturat shtetërore (pavarësisht nga sistemi politik) dhe institucionet e biznesit, e të tregut. Pra një përcaktim i cili është në mënyrë paradoksale, kundërshton funksionimin e të ashtuquajturës shoqëri civile shqiptare.
Sipas English Ëikipedia, Shoqëria civile jep konsiderata dhe konsulton arenën e veprimit kolektiv pa u detyruar (nga ndonjë forcë tjetër superiore) përreth interesave, qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Në teori format institucionale janë të dallueshme nga shteti, familja, tregu, kurse në praktikë kufijtë midis shtetit dhe Shoqërisë civile, familjes dhe tregut janë komplekse, të mjegullta dhe të negociueshme. Shoqëritë civile shpesh popullohen nga organizata të tilla si organizata bamirësie të regjistruara, organizata jo-qeveritare, grupe të komuniteteve të ndryshme, organizata të grave, organizata fetare, shoqata profesionale, sindikatat, lëvizje sociale, shoqëri biznesi, koalicione jo politike, grupe të mbrojtjes apo të përkrahjes sociale, dhe grupe që vetë ndihmohen. Sokrati na mëson që konfliktet brenda shoqërisë duhen zgjidhur nëpërmjet debatit publik duke përdorur “dialektikën”, që është një formë e dialogut racional për të zbuluar të vërtetën. Sipas tij “debati publik duke përdorur dialektikën është i domosdoshëm për të siguruar “qytetarinë” (apo civilizimin) në qytet dhe “jetën e mirë” të njerëzve të tij. Aristoteli mendonte se “polis” (qyteti) është një “shoqëri shoqatash” që u jep mundësi qytetarëve të tij të ndajnë së bashku detyrat e drejta e të moralshme të të qeverisurit dhe të qeverisjes”. Kurse Hegel e ndryshoi komplet kuptimin e shoqërisë civile duke i dhënë një kuptim modern liberal të saj si një formë e shoqërisë së tregut e cila i bën oponencë institucioneve të shtetit kombëtar e modern në kapitalizëm; pikërisht sepse kjo shoqëri civile i shërben të drejtave të individit dhe pronës private.
Marksi thoshte se shoqëria civile është baza ku forcat prodhuese dhe lidhjet sociale ndodhin, ndërsa shoqëria politike është superstruktura. A.Gramshi e kundërshtonte këtë thënie të Marksit duke thënë se shoqëria civile është brenda superstrukturës politike (sipas Ehrenberg 1999:2089.
Sot ky term përdoret shpesh nga kritikët dhe aktivistët për t’ju referuar burimeve sferës së jetës sociale e cila ka nevojë të mbrohet kundër globalizimit. Kjo sepse shihet që globalizimi vepron përtej kufijve duke përfshirë dhe shtete të ndryshme. Sot përdoret gjithashtu dhe Ekonomia konstitucionale (sipas Buchanan- ekonomist), si shprehëse e shoqërisë civile e cila duhet të marrë vendime ekonomike pragmatike për të balancuar interesat e shtetit dhe të shoqërisë kundër individëve, lumturisë dhe lirisë personale të tyre. Shkolla Ruse e sotme e ekonomisë konstitucionale thotë se ky term u krijua në shek e XXI me idenë që BE-së t’i lejohet një analizë ekonomike, kushtetuese dhe financiale për të bërë vendim-marrjet, p.sh, kur shpenzimet ushtarake pakësojnë shumë shpenzimet e buxhetit për arsimin dhe kulturën.
E parë në këtë prizëm të vërtetë se çfarë është Shoqëria civile, shumë kujt mund t’i shkojnë ndërmend tre aspekte negative të saj përsa i përket rolit të oponencës ndaj institucioneve shtetërore dhe vendim-marrjes së tyre:
- Individët që paraqiten në media si përfaqësues të shoqërisë civile janë në fakt tërësisht të varur nga partitë e mëdha politike dhe bëjnë çdo ditë punë partiake, por që dalin në mediat e varura nga këto parti me një rol të dytë, pra janë të dyzuar dhe hipokritë. E si mund t’ju besosh këtyre individëve?
- Asnjëherë nuk ka ndodhur që organizatat jo-qeveritare, institucionet autonome si akademia e shkencave, universitetet, sindikatat, shoqatat dhe shoqëri të ndryshme të pavarura agjenci të ndryshme jo-qeveritare, individë të ndryshëm të inteligjencies shqiptare (e kush i lejon të dalin në Tv?!), të kenë ngritur ndonjëherë probleme të rëndësishme me zgjidhjen e të cilave do të mund të lehtësohej dhe të përmirësohej sado pak jeta e qytetarëve të Shqipërisë; përkundrazi, rolin nxitës e kanë marrë politikanët qoftë me rolin e tyre si drejtues në shtetin shqiptar duke deformuar nismat, problemet dhe sigurisht edhe rezultatet.
- Asnjëherë institucione të specializuara nga ana profesionale autonome nuk janë thirrur, nuk janë dëgjuar, nuk janë marrë në konsideratë alternativat e tyre, propozimet e tyre, zgjidhjet e tyre, duke ndikuar kështu edhe në vonimin e ngritjes ekonomike, deformimet e statistikave të ndryshme, në përkeqësimin e sistemit shëndetësor sidomos ai spitalor, pushtetin lokal, etj.
Nuk është për të mos u marrë parasysh shfrimi i Albin Kurtit i cili bën fjalë për Kosovën por ngjashmëria është mbresëlënëse kur kujton Shqipërinë për të cilën por flas prandaj po e citoj: “Shoqëria civile e ka rrënuar shoqërinë. Shoqëria është totalitet organik. Shoqëria civile është agregat i njësive të instaluara. Shoqëria është shumësi e marrëdhënieve përmbajtësisht të padiferencueshme që individit ia mundëson lindjen e dytë dhe ia kushtëzon lirinë. Shoqëria civile është shumësi e OJQ-ve formalisht të diferencuara që individit ia kushtëzon shkëputjen dhe ia mundëson ankesën. Shoqëria është. Shoqëria civile vjen. Shoqëria ngrihet (nga poshtë). Shoqëria civile zbret (prej lart). Sajimi i shoqërisë civile bëhet në llogari të shoqërisë. Me kahje të kundërt të zhvillimit në terrenin që nuk është i saj, shoqëria civile e gërryen shoqërinë. Organizmi i madh koheziv shndërrohet në një masë të shkapërderdhur dhe të shpërqendruar së cilës i sipërvendoset një strukturë e hollë por e gjerë.
Gjendja nuk është e lehtë dhe për këtë shkak ky sensibilizim le të nxisë punën e një shoqërie të vërtetë shqiptare e aftë të bëjë oponencë në ndihmë të qytetarëve, lirive të individit, pronës private, ekonomisë, shëndetësisë, asistencës sociale, papunësisë, e problemeve akute që ka sot Shqipëria
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Shoqëria civile në Shqipëri, totalisht e varur nga politika Empty Re: Shoqëria civile në Shqipëri, totalisht e varur nga politika

Mesazh nga Anakonda Mon 5 Mar 2012 - 0:42

Po politika ben gjithshka ne shtetin tone.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi