Një gjeneratë e varur nga seksi përmes internetit
3 posters
Faqja 1 e 1
Një gjeneratë e varur nga seksi përmes internetit
Britanikja Becky Stevens ishte 15 vjeç kur bëri seks për herë të parë me një person që e kishte njohur online. Edhe pse ai nuk dukej aspak 24 vjeç, siç i thoshte, dhe nuk ngjante me personin në fotografi, sërish ata bënë seks. Paguan dhomën dhe nuk e panë më njëri- tjetrin. Ky ishte fillimi i një varësie pesë vjeçare ndaj seksit me meshkujt që njihte online.
Nga mosha 15 deri në 20 vjeç ajo thotë se ka bërë seks me 40 meshkuj të panjohur, që nga adoleshentë e deri tek meshkuj të martuar. “Seksi ishte i tmerrshëm, ata kurrë nuk më pyesnin nëse më shijoi.
Por tani ajo ka vendosur që të flasë për atë që po njihet si gjenerata e korruptuar nga seksi në internet.
Studiuesit në Britani kanë zbuluar se 1 në 10 persona nga 16 deri në 24 vjeç përdorin internetin për të bërë seks për një natë. Gjysma e tyre e përdorin për të bërë seks virtual përpara uebkameras. Ndërkohë, 52 përqind e meshkujve single në Britani dhe 48 përqind e grave të palidhura, thonë se kanë përdorur internetin për të gjetur një lidhje. 40 përqind e atyre nga mosha 11 deri në 18 vjeç dërgojnë mesazhe me përmbajtje seksuale.
Ekspertët druhen se po rritet një gjeneratë me probleme, e cila rrëshqet shpesh në depresion, siç ka ndodhur edhe me Becky-n, e cila tani po tenton ta marrë veten duke hyrë në një lidhje të qëndrueshme. “Këshilla ime është që të mos hyni në lidhje seksuale përmes internetit. Nëse e nisni, nuk do ndaleni dot,” thotë ajo.

dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Re: Një gjeneratë e varur nga seksi përmes internetit
si jan bere te rinjte e sotshem...........
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» " Përparësitë Dhe Mangësitë e Njohjes Përmes Internetit! "
» Alarmi, në SHBA 9 milion amerikanë të varur nga seksi
» Adoleshentët e varur nga Facebook, më tepër të varur edhe nga alkooli e droga
» A jeni të varur nga telefoni
» Shoqëria civile në Shqipëri, totalisht e varur nga politika

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi