Pse jemi kaq të ndryshëm?
5 posters
Faqja 1 e 1
Pse jemi kaq të ndryshëm?
Edhe pse nuk mund të jetojnë pa njëri-tjetrin, meshkujt dhe femrat duket se vijnë nga planetë shumë të ndryshëm.
Kjo gjë është vërtetuar dhe në studimin e fundit të kryer mbi sjelljet e të dy gjinive në Amerikë. Për femrat nuk ekzistojnë meshkujt e tjerë në rast se ato janë të lumtura në lidhjet e tyre. Meshkujt, përkundrazi vazhdojnë të mbeten gjuetarë. Fakti që mund të jenë të lidhur me dikë, duket se nuk është një pengesë që të ndiejnë një tërheqje ndaj një tjetër femre të bukur. Kështu pra, pasi ajo ka vënë në gisht unazën e martesës, në kuptimin metaforik, femra e humbet interesin për të tjerë partnerë të mundshëm, ndërkohë që mashkulli qëndron gjithmonë i ndjeshëm ndaj hireve të "tjetrës". Studimi i fundit në këtë aspekt vjen nga "Kinsey Institute for Research in Sex, Gender and Reproduction", në Indiana University, SHBA. Kërkimi i udhëhequr nga Heather Rupp është publikuar në "Human Nature" dhe është realizuar me mbi 59 meshkuj dhe 56 femra të moshës nga 17 deri në 26 vjeç. Të rinjve u janë propozuar 510 foto të subjekteve të seksit të kundërt, duke u kërkuar atyre që të vlerësonin sa më shpejt të jetë e mundur tërheqjen dhe efektin e përgjithshëm që i sillte imazhi i mashkullit apo i femrës. Në momentin e testit, 38% e femrave kanë deklaruar që ishin të lidhura sentimentalisht, kundër 40% të meshkujve. Nga rezultatet e kërkimit ka rezultuar se femrat, pavarësisht nga fakti se kishin ose jo partner, tregonin një interes të ngjashëm në vlerësimin mbi të qenit mashkull dhe kënaqësisë estetike nga imazhet e treguara. Por, vullnetaret beqare kanë shpenzuar më shumë kohë në vlerësimin e imazheve të meshkujve në krahasim me koleget e lidhura, duke treguar më shumë interes për fotot e paraqitura. Ndërkohë që ndër subjektet e seksit mashkullor, përkundrazi, nuk është dalluar asnjë ndryshim mes atyre beqarë dhe atyre të lidhur: interesi i tyre në lidhje me fotot ka rezultuar tërësisht i pavarur nga fakti që kishin ose jo një partnere. "Këto rezultate mund të kenë ardhur nga diferencat e lidhura me seksin, në mënyrën e të vënit në përdorim të një strategjie riprodhimi. Këto strategji duket se bashkëveprojnë në nivelin e procesit konjuktiv të njohjes së një partneri potencial, duke kontribuar në ndryshimet mes meshkujve dhe femrave në sjelljet dhe mekanizmat e tërheqjes seksuale", - ka shpjeguar Rupp.

Re: Pse jemi kaq të ndryshëm?
dhe per kete shkak jeta eshte e bukur
Kejla_mezemer- Princeshë
- Vendbanimi : andej nga veriu
Postime : 587
Gjinia :
Anëtarësuar : 05/02/2011
Mosha : 39
Hobi : yyyyyy sa shume
Re: Pse jemi kaq të ndryshëm?
Gjithcka ne jete eshte e ndryshme po eshte edhe e bukur jeta kur ka gjera te ndryshme jo gjithcka eshte perfekte ..
Re: Pse jemi kaq të ndryshëm?
Sepse edhe genet e trashgimise i kemi te ndryshme
exploreri- Legjendë
- Postime : 451
Gjinia :
Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha : 43
Re: Pse jemi kaq të ndryshëm?
ku i gjen keto tema kjo aman na kap mat qesh
Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Re: Pse jemi kaq të ndryshëm?
Sepse secili ka shijet dhe preferencat e tij.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Babi nuk jemi më të bukura, ne jemi të djegura
» Të ndryshëm...pas dashurisë .
» Homoseksualiteti semundje mendore apo stil i ndryshem jete?

» Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi