Si t’i njohim shoqet e shtirura
2 posters
Faqja 1 e 1
Si t’i njohim shoqet e shtirura
Një shprehje e vjetër thotë “Kush gjen një mik, gjen një thesar”. Është e vërtetë. Por ndonjëherë këto lloj lidhjesh emocionale mund të na “helmojnë” jetën, duke arritur në një hidhërim të plotë. Më poshtë do të lexoni se cilët janë shoqet dhe shokët “e rrezikshëm”, prej të cilëve duhet të distancoheni dhe të kemi shumë kujdes.
Mashtrueset
Shoqe jo korrekte dhe tek e cila nuk mund të mbështeteni: janë ato vajza që anulojnë gjithnjë takimet tuaja në momentet e fundit. Ndërsa ju jeni duke e pritur për të drekuar me të ajo thotë se nuk mund të vijë, pasi e kanë mbytur punët dhe nuk e di nëse do të lirohet. Kjo shoqe asnjëherë nuk ju gjendet pranë në momente të vështira, e aq më pak kur do t’ju duhet ti besoni një punë, të cilën ju nuk mund ta kryeni vetë.
Të ngjiturat
Është një nga ato tipa shoqesh që nuk ju ndahen në asnjë sekondë të ditës. Pretendon se është e përfshirë në jetën tuaj në çdo aspekt: me pak fjalë miqtë tuaj bëhen edhe të asaj; shtëpia juaj është dhe e saja. Mos u habisni që një ditë kur të ktheheni në shtëpi, ta gjeni atë duke ju bërë edhe punët, pastaj t’iu thotë: “Kalova këtej dhe desha të të bëj një surprizë”. Ajo mund të bëhet një pengesë për jetën tuaj intime.
Të llastuarat
Ankohen gjithnjë dhe kanë tendencën e vetëshkatërrimit, pavarësisht se është krejtësisht e pafajshme: në një moment ankohet se nuk mund të gjendet një mashkull interesant për të, ndërkohë që pak çaste më vonë ju tregon se është duke shkuar me 3 meshkuj njëherësh. Ju thotë se nuk mund të dalë me ju për pica, sepse është duke mbajtur një dietë të fortë, e pak çaste më vonë shfaqet me një tas të madh me akullore. Është e bindur se ndiqet nga fati i keq për gjithçka.
“Debilet”
Kujdes, është rrezik! Këto shoqe mund t’ju heqin besimin që keni në vetvete. Në filmat amerikanë një shoqe e tillë personifikohet si ‘cheerleader‘ bionde, dhe me një fizik shumë të bukur. E dashura e më të “fortit” të shkollës dhe gjithnjë e rrethuar nga vajza të tjera që e shikojnë atë si model. Pra me pak fjalë e keni kuptuar se për çfarë tipi bëhet fjalë.
Xhelozet
Maskën e saj të xhelozisë e vesh gjithnjë. Është gjithnjë e sjellshme, e shoqërueshme dhe e gatshme për gjithçka. Nuk thotë kurrë jo dhe nuk jua kthen asnjëherë fjalën. Është e lindur për t’i bërë të lumtur të tjerët, të paktën nga pamja e jashtme. Por kur ju të gjeni një të dashur ajo në pak minuta ju bën biografinë e tij. Sepse, sipas saj, meshkujt në qarkullim, përveç të vetit, janë të gjithë pemë pa kokrra.
Dorështrënguarat
Është më se normale që në shoqëri të shfaqen edhe shoqe të tilla, të cilat, për arsye të çuditshme harrojnë gjithnjë çantën në shtëpi dhe kanë gati fjalinë klasike: “Paguaj ti sot, herën tjetër e kam unë”. Por asnjëherë nuk i bie ndërmend që t’ju ofrojë një kafe.
Re: Si t’i njohim shoqet e shtirura
Skam nevoje per shoqeri te shtirura,sepse atehere bej te njejten loje si ata.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Si t‘i njohim miket e shtirura
» Jolie: Një gjë që më mungon? Shoqet
» Protestojnë për shoqet e mbuluara
» E vogla me leucemi: Dua të luaj jashtë me shoqet
» Meshkujt megjithatë i tërheqin shoqet e tyre
» Jolie: Një gjë që më mungon? Shoqet
» Protestojnë për shoqet e mbuluara
» E vogla me leucemi: Dua të luaj jashtë me shoqet
» Meshkujt megjithatë i tërheqin shoqet e tyre
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi