Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Kushtetutën” e familjes apo të jetës duhet të respektojmë? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Kushtetutën” e familjes apo të jetës duhet të respektojmë? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Kushtetutën” e familjes apo të jetës duhet të respektojmë?

2 posters

Shko poshtë

“Kushtetutën” e familjes apo të jetës duhet të respektojmë? Empty “Kushtetutën” e familjes apo të jetës duhet të respektojmë?

Mesazh nga WebMaster Thu 16 Jun 2011 - 22:54

Diskutimet për familjen dhe rolin e veçantë të saj në shoqërinë shqiptare ende nuk janë në përputhje me kohën dhe zhvillimet ndodhin brenda saj. Megjithëse është një fazë delikate e transformimit të saj nga familja tradicionale në familje modern, duket se analizat për këtë proces tranzicioni dhe reformimi strukturor dhe funksional të familjes shqiptare janë të cekta. Padyshim kjo periudhë tranzicioni, që është koha më intensive e ndryshimit të tipologjisë tradicionale të familjes shqiptare, ka sjellë shumë shqetësime dhe paqartësi jo vetëm për ndryshimet e thella të misionit dhe rolit të familjes por dhe të marrëdhënieve të pjesëtarëve brenda saj.Nuk është rastësi që krizave të modernitetit dhe turbulencave

të ndryshimit nuk mund t’i shpëtonte as familja si “organizëm social” i një lloji të veçantë. Në të vërtetë shqetësimet për familjes, misionin, strukturën dhe funksionet e saj, për modalitetet e relacioneve të saj si strukturë me individët që e përbëjnë, apo me respektimin e pozicioneve dhe roleve brenda saj është një nga problemet e mëdha sociale që është agravuar që në fillimet e epokës së globalizimit dhe mondializimit. Duket se në kohën e thellimit të filozofisë liberale të jetës moderne dhe të thellimit të prirjeve individualiste, familja mbetet megjithatë “agjencia sociale” kryesore që merr shumë role dhe funksione fondamentale, nga që ajo është “ura lidhëse” që siguron koherencën dhe ndikimin edukativ reciprok midis shoqërisë dhe individit. Duhet pranuar se tashmë edhe në shoqërinë tonë shumë të këqija sociale vijnë nga mungesa e funksionimit dhe zbehjes së funksioneve dhe roleve social-edukative të familjes. Kjo patologji e modernitetit, e shoqëruar me spostimin e roleve tradicionale të familjes ka qënë dukuri që u shfaq që në fillim të epokës post-moderne. Me shumë mprehtësi këtë “difekt” të familjes modern e kuptoi filozofi i madh, lordi britanik Bertrand Rasell, i cili theksoi se “Dështimi i familjes për të na ofruar kënaqësi themelore, që do të mund të ofronte në parim, është njëri nga shkaqet më të thella të pakënaqësisë aq të përhapur në kohën tonë”. Bertrand Russell, “Pushtimi i lumturisë”F 137 Ky konstatim është fare i vërtetuar në kohën tonë, kur në familjen moderne ka gjëra që kanë ndryshuar ose që janë në zhvillime jo organike dhe kontradiktore me kohën tonë. Kjo do të thotë se duhet kujdes në vlerësimin normal të rolit të familjes si “qelizë bazë” por dhe si “instrument lidhës” midis individit dhe shoqërisë. Në kohën tonë gjykimet për rolin biologjik dhe social të familjes modern janë të ndryshme, ndonjëherë edhe fare të skajshme. Kjo do të thotë se në kohën modern ka ndryshime të mëdha konceptuale, biologjike, strukturore dhe sociale për familjen dhe rolin e saj. Kjo do të thotë se kanë ndryshuar idetë e vjetra për familjen. Megjithë rolin dhe rëndësinë që ka familja për jetën e njeriut, organizimin e saj strukturor, dhe funksionimin e sinkronizuar vleror të jetës sociale, duket se roli i saj në raport me individin ka pësuar ndryshime të thella. Madje kjo ka krijuar një situatë të vështirë që ka cënuar idolatrinë e dikurshme të saj, madje sot janë shtuar zërat që janë kundër “shenjtërimit të familjes”. Sepse me sa duket familja nuk është më struktura e dikurshme e mbyllur, monolite, konservatore, me moral të hekurt dhe sistem vlerash të qartë dhe të konsoliduar që determinonte në “masshtabe të plota” jo vetëm vlerën e saj por dhe vlerat individuale të njeriut që ishte pjesë e saj. Familja në një shoqëri tradicionale ishte strukturë superindividuale me peshë social mbi vlerat dhe autoritetin nominal të secilit pjesëtar të saj. Në një shoqëri sociale, me organizim holist, vlera e strukturave sociale siç janë familja shoqëria, komuniteti kanë më shumë peshë se vlera e secilit individ të marrë veç e veç. Kjo jo vetëm nënvlerësimin dhe konsiderimin aktual të familjes, por në një farë mënyre vlera e familjes ka qënë një “kapital i trashëguar” për individin dhe që ishte me ndikime të forta për perspektivën politike dhe sociale të tij. Në një farë mënyre, në shoqërinë tonë dy dekada më parë origjina dhe prejardhja familjare, sidomos ajo politike kanë qënë një fatalitet për individin.
Këto ndikime sot nuk janë më të kësaj përmase, këto lidhje nuk janë më të asaj natyre, madje kanë ndodhur shumë ndryshime që të mbushin mendjen se familja, mënyra se si është formuar, edukuar dhe kalitur njeriu brenda saj, mund ta ndihmojë apo pengojë njeriun në procesin e përshtatjes sociale me sfidat e jetës. Sot në kushtet e jetës në diversitet apo të shoqërisë pa “unitet monolit” roli social I familjes duket në pamje të parë më i zbehtë sepse jo gjithnjë qënia në strukturën dhe disiplinën familjare është kusht i mjaftueshëm për të patur sukses në jetë. Tani duket se “kushtetuta e familjeve” jo gjithnjë dhe në të gjitha rastet është adekuate me “kushtetutën e jetës” moderne. Madje koha po tregon se shumë njerëz që biologjikisht vijnë nga familje me të kaluar dhe emër social, me trashëgimi e kulture, shpesh për shkak të “kushtetutës së ngurtë” dhe tejet konservatore të familjes, ndodh që fëmijët e tyre nuk janë në gjendje të kenë suksesin e trashëguar nga që kuptojnë kohën, nuk ndjejnë tingullin, nuk përshtaten lehtë me imperativat dhe mënyrat e reja të rrjedhjes së jetës moderne. Ky është një problem i madh sociologjik, shoqëror që ndihet shpesh në realitetin e jetës tonë të përditshme. Por unë besoj se kjo dukuri është nga ana tjetër, një problem që ka një “thelb filozofik”, ndaj dhe duhet parë dhe interpretuar edhe nga pikëpamja filozofike. Shoqëria shqiptare e kaloi fazën e saj të “shoqërisë tradicionale”, të shoqërisë në të cilën prioritet dhe “pushtet” në të tradicionalisht kanë patur strukturat sociale të jetës kolektive që kanë sunduar dhunshëm mbi prirjet, liritë, tendencat dhe synimet individuale, mbi natyrën e vecantë dhe “invidiumin” e njeriut konkret. Por besoj që në vlerësimin e realiteteve të reja duhet të jemi të kujdesshëm. Kjo do të thotë se nga njëra anë, “lidhja burimore” e njeriut me tabanin familjar në kohën është një kusht për vazhdimësinë dhe traditën e saj.
Por nga ana tjetër, jetojmë në kohë modern dhe megjithë vlerësimet dhe rolet pozitive që ka familja, ajo nuk duhet të bëhet pengesë për qëllimet e individualizuara të pjesëtarëve të saj. “Ngurtësia kushtetuese” e trashëgimisë familjare mund të ndikojë negativisht në formimin e njeriut shoqërisht të deformuar, të ngurtë, apo pa formë edukative adekuate me kohën, duke e vënë atë përballë vështirësive të mëdha ekzistenciale të papërshtatshmërisë me sfidat, kërkesat dhe imperativat e “Kushtetutës së jetës”. Një edukim i ngurtë, dogmatik, puritan, moralisht i vjetër në raport me ndryshimet e kohës, ka sjellë në shumë raste të përballemi me dukuri kontroversale. Shumë pinjollë të familjeve të “mëdha” që nga pikëpamja sociale kanë “status” për shkak se kanë patur “kushtetutë familjare “ të fortë, bëhen individë të brishtë, qaramanë, të pasuksesshëm sepse “kushtetuta e vjetër” i ka lënë individët e saj në pozitë delikate me “normat kushtetuese” të jetës, të cilat shpesh ose janë fare të ndryshme nga ato të familjes, ose parimet e kushtetutës familjare e bëjnë individin të dështuar, nga që parimet me të cilat ai është edukuar nuk funksionojnë në jetën e përditshme. Këtë diskordancë të “Kushtetutave” të edukimit familjar dhe të sfidave të jetës, njeriu e ndjen thellë dhe në të vërtetë është një nga parapremisat e dështimit individual në jetë.
Unë kam shumë miq që kanë të trashëguar “stof familjar” dhe strukturë edukative të fortë në familjet e tyre, madje deri në nivelin e maninë etike puriste. Por shpesh ata nga që bëjnë “jetë të mbyllur”, duke u nisur nga parimi universal se familja është “kështjella ime” dhe rregullat brenda saj vendosen sipas bindjeve dhe formimit edukativ familjar të trashëguar: tradicional apo modern. Padyshim duket se koha modern e ka neglizhuar vlerën e traditës familjare dhe rolin pozitiv të familjes edukativisht konservatore. Gjërat duhen parë me masë, sepse me sa duket koha modern është e vërtetë që ka vënë në krizë parimet e ngurta etike të familjes konservatore, por edhe shëndeti i familjes liberale, modern duket se nuk është dhe aq i mirë. Duket që edhe familja modern ka problemet e veta ekzistenciale dhe është e brejtur na kriza të vërteta, perspektivën e të cilave askush nuk mund ta parashikojë.
Unë besoj se nuk është gjë e keqe prania e një sasie të “konservatorizmit edukativ” në familjen shqiptare. Madje është gjë shumë e mirë kur në të ka një “taban të qëndrueshëm” edukativ dhe kulturor mbi bazën e të cilës bëhet edukimi i njerëzve brenda saj me parime të njëjta apo të ngjashme. Por kur kjo tepërohet, kur edukata bëhet e ngurtë dhe procesi i edukimit bëhet i izouar nga kërkesat dhe imperativat e jetës sociale dhe drejtimet deterministe të jetës empirike, ky edukim është nga pikëpamja sociale kundërproduktiv dhe realisht bëhet pengesë serioze për jetën e zakonshme të njeriut, për gjetjen e rrugës së duhur dhe sigurimin e “përshtashmërisë sociale” me kërkesat e realitetit të përditshëm imediat. Kjo është një kontradiktë reale, që ndeshet në jetën e përditshme, kur në mënyrë paradoksale njeriu i edukuar me përimet e ngurta, konservatore të “kushtetutës familjare”, nuk arrin të përshtatet me kërkesat e “kushtetutës së jetës”, nga që parimet e tyre shpesh nuk “përputhen” dhe herë të tjera janë fare të kundërta. Këtë situatë paradoksale e interpreton në mënyrë të shkëlqyer filozofi modern francez i shekullit të 20-të Emmanuel Levinas, sipas të cilit sociabiliteti i ngurtë i jetës kolektive në familje, edukimi sipas traditës dhe kulturës së ngurtë familjare mund t’i sjellë individit në jetë andralla e mospërshtatjes. Sepse në ballafaqimin me “tjetrin” dhe “shoqërinë”, njeriu që është edukuar me “kushtetutën e familjes” së tij përballet papritur me “…mospërputhje e shmangie nga pikëpamjet, mënyrat e perceptimit e të kuptuarit familjar”. (Muhamedin. Kullashi “Gjurmë dhe pyetje”, f 36)
Në kushtet kur edukimi me “kushtetutën e familjes” nuk është adekuat dhe i përshtatur me kërkesat e “botës së jetës” apo të jetës së vërtetë, individi që del i bindur se është i “armatosur” me parimet e “kushtetutës” që ka mësuar ne familje, tronditet, pëson zhgënjim, bëhet pesimist, i dëshpëruar, shfaqet pa vitalitet social. Madje për këtë shkak mund që të mbetet i paaftë në jetë. Sepse në ballafaqimin të vërtetë me jetën, duket se “kushtetuta e familjes” për shumë njerëz jo vetëm që nuk ka qënë e përshtatshme me kohën, por e ka deformuar individin dhe e ka formuar në mënyrë të tillë që të ketë vështirësi në adoptimin social. Kjo nga që në procesin e përplasjes së parimeve të “Kushtetutës së familjes” dhe “Kushtetutës së jetës” ndodh një proces jo paqësor, tronditës brenda njeriut si individ, proces që ka të bëjë me zhgënjimin që vjen nga që atij në jetën e vërtetë i “treten përfytyrimet e sigurta familjare” që i kishte garantuar “Kushtetuta e familjes” dhe procesi i edukimit që i kishin krijuar “siguri dhe qetësi shpirtërore”. Në këtë ballafaqim të deformuar të “kushtetutave”, njeriu zbulon dallimin dhe mungesën e aftësisë përshtatëse të “veten” me “tjetrin” dhe shoqërinë. Kjo situatë për njeriun bëhet problematike, shqetësuese. Edukimi modern i njeriut ndryshon nga “edukimi puritan” me parime të ndryshkura të “kushtetutave të vjetra” të të papërshtatshme për kohën moderne...
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Kushtetutën” e familjes apo të jetës duhet të respektojmë? Empty Re: “Kushtetutën” e familjes apo të jetës duhet të respektojmë?

Mesazh nga Anakonda Sun 26 Feb 2012 - 7:24

Te dyja aty ku eshte nevoja.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi