Te jesh e fiksuar pas një burri, simptomat e të dashuruarit tepër Dashuria e tepërt: Përligj shpërfilljet, tradhtinë, ligësinë e partnerit
3 posters
Faqja 1 e 1

Dashuria e tepërt: Përligj shpërfilljet, tradhtinë, ligësinë e partnerit
“Kur vuajmë ngaqë jemi të dashuruara do të thotë se dashurojmë tepër”, kështu përgjigjet për dashurinë e tepërt, psikoterapeutja Robin Noorwood, kur përligjim të gjitha qejfprishjet, karakterin e keq, shpërfilljet dhe tradhtitë e partnerit, në fakt dashurojmë tepër. Kur sjellja e tij na fyen, por mendojmë se është faji ynë, sepse nuk jemi aq tërheqëse, apo aq të përzemërta, në fakt dashurojmë tepër. Në këtë mënyrë dhe të thjeshtë, Norwood arrin të na thotë disa gjëra tejet të thella dhe të për njëmendëta. Kështu për shembull, kur dashurojmë tepër, në të vërtetë nuk dashurojmë fare, sepse na ka kapluar frika se mos mbetemi të vetmuara, frika se mos nuk jemi të denja për t’u dashuruar, frika se mos shpërfillemi, ose braktisemi. Dhe të dashurosh me frikë do të thotë para së gjithash t’i ngjitesh pas, në mënyrë të sëmurë, dikujt që na duket i domosdoshëm për qenien tonë. Të dashurosh me frikë, çon përveç të tjerave në vënien në veprim të një sërë mekanizmash kontrolli, me qëllim që “ta mbajmë tjetrin në hapësirën e kontrollueshme prej nesh”.
Simptomat e të dashuruarit tepër
Kur në shumicën e bisedave me shoqet tona të ngushta flasim për atë, për problemet e tij, për atë çka ai mendon, për ndjenjat e tij, dashurojmë tepër. Kur i përligjim grindjet e tij, karakterin e tij të vrazhdë, shpërfilljen e tij, ose kur i quajmë pasoja të një fëmijërie fatkeqe dhe rrekemi të bëhemi shëruesja e të metave të tij, dashurojmë tepër. Kur lexojmë një ese popullarizuese të ndonjë psikanalisti dhe nënvizojmë të gjitha ato pjesë që mund t’i vijnë në ndihmë atij, dashurojmë tepër. Kur nuk na pëlqen karakteri i tij, mënyra e të menduarit dhe e sjelljes së tij, por i përshtatemi, duke menduar se, për dashurinë tonë mund të ndryshonte, dashurojmë tepër. Kur lidhja me të vë në rrezik mirëqenien tonë emocionale, e ndoshta edhe shëndetin e sigurinë tonë, padyshim që dashurojmë tepër. Me gjithë vuajtjet e kënaqësitë që mbart me vete, të dashurosh tepër është një përvojë shumë e përbashkët me shumë gra, të cilat janë pothuajse të bindura se një lidhje intime, e tillë duhet të jetë. Pothuaj të gjitha kemi dashur me tepri, të paktën njëherë, dhe për shumë nga ne kjo ka qenë një çështje dite, përgjatë gjithë jetës. Disa janë dhënë aq shumë nga të menduarit e partnerit të tyre dhe nga lidhja e tyre,saqë me zor arrijnë të mbijetojnë.
Çdo të thotë të dashurosh tepër
Të dashurosh tepër nuk do të thotë të dashurosh shumë burra, ose të biesh në dashuri shumë shpesh, ose të dashurosh dikë me një ndjenjë tejet të thellë dhe të fortë. Në të vërtetë do të thotë të lidhesh me një burrë me një fiksim dhe të mëtosh që këtë fiksim ta quash dashuri, i cili arrin deri në zotërimin e të gjitha ndjenjave e veprimeve dhe ndonëse e kupton që kjo është duke ndikuar për keq në shëndetin dhe mirëqenien tënde,të mos mundesh të çlirohesh prej tij. Do të thitë të matësh lartësinë e dashurisë tënde nga thellësia e sfilitjeve dhe torturave të tua. Joshemi nga dikush që është në një situatë që ka nevojë, ndjejmë dhembshuri, bëhemi bashkëvuajtës me të dhe përpiqemi ta lehtësojmë për të zbutur edhe vetë vuajtjen tonë. Që burrat më tërheqë për ne janë ata që duken se kanë më shumë nevojë për ndihmë ka një kuptim, po të mbahet parasysh se në bazën e aftësisë së tyre për të joshur ndodhet dëshira e vetë neve për të qenë të dashuruara dhe të ndihmuara.
Pasojat e tronditjeve në fëmijëri
Pothuajse gjithnjë në themel të dashurisë së tepruar femërore ndodhet një tronditje e fëmijërisë. Kur një fëmijë është braktisur, apo shpërfillur nga i ati, kur rritet shtyhet të gjejë një mashkull që do ta shpërfillte ose do ta braktiste. Sepse po qe se një fëmijë ka pësuar një dhunë do të bëjë çmos që ajo të shfaqet dhe të rishfaqet në lojërat e saj derisa të ketë krijuar, deri në një farë mase përshtypjen se më në fund ka shpëtuar prej saj. Çfarë sinjalesh ndizen midis një gruaje, e cila synon drejt dikujt që ia ndien nevojën, dhe jo vetëm kaq, por që të marrë përsipër edhe përgjegjësitë për të, dhe një burri që është duke kërkuar dikë. Ajo që tek një grua krijon frikën se mos nuk do të dashurohet nga ndokush është mungesa e dashurisë ndaj vetes, mungesa e besimit ndaj vlerave të veta, ndaj aftësive të veta, frikë kjo që, për t’u ndjerë e sigurt, e bën të pranojë gjithçka tek burri që ka zgjedhur.
Dashuria e verbër dhe e mundimshme
Thonë që “dashuria është e verbër”. Një burrë që të na joshë nuk është e domosdoshme që të mos ketë asnjë lek në xhep, apo të jetë shëndetlig. Ndoshta mund të jetë i paaftë për të lidhur marrëdhënie të mira me të tjerët, ose është i ftohtë dhe pak i përzemërt, ose rebel, ose vetëpëlqyes ose nopran dhe melankolik. Ndoshta është pak i rrëmbyer dhe i papërgjegjshëm ose i pazoti për të mbajtur një zotim, ose për të qenë besnik. Por edhe ky tip mashkulli shpesh herë duke tepër tërheqës për natyrën e femrës. Përkujdesja e tij në fillimet e një lidhje, ngrohtësia e momentit, dëshira për të pasur pranë dikë, bën që një femër të bjerë nën pushtetin e tij të plotë. Duke vepruar në këtë mënyrë bëhet e varur nga vlerësimi i tij, nga afërsia e tij, nga humori i tij. Vetëm një dashuri e verbër dhe e mundimshme për të, mund ta bëjë të ndjehet e sigurt dhe e denjë për dashuri dhe stimë. Çfarëdolloj shenje mospërfilljeje apo tradhtie do të shihej si një shtysë kundër qenies së asaj vetë.
Është thelbësore t’i thoni partnerit gjëra të bukura, pasi fjalët e ngrohta të kurajës dhe mbështetjes krijojnë besim dhe respekt. Për ta bërë të ndihet edhe më mirë njeriun e zemrës shtoni numrin e komplimenteve. Të njëjtën gjë duhet të merrni edhe nga partneri juaj. Por këtë duhet ta fitoni. Nëse nuk doni veten tuaj është e vështirë të besohet se mund t’u dashurojë dikush tjetër. Respekti ndaj vetes është shumë i rëndësishëm në një lidhje të fortë. Nëse e pëlqeni vërtet veten tuaj, veç defekteve dhe dobësive që keni, do të ndiheni të sigurt. Kur ndiheni i sigurt dhe me besim në vete, do të pëlqeni të rrini me partnerin për gëzimin që sjell në jetë tuaj dhe jo sepse keni nevojë për ta që të mbijetoni. Nëse keni pasur një eksperiencë negative në të shkuarën është e nevojshme të bisedoni për këtë me partnerin. Ai do t’u qëndrojë pranë dhe do t’u bëjë të harroni atë periudhë të vetes suaj, por gjithsesi mos harroni që edhe në këtë rast të vlerësoni veten tuaj.
Marrë nga “Gra që dashurojnë tepër”
Robin Noorwood
B:t.observer

Re: Te jesh e fiksuar pas një burri, simptomat e të dashuruarit tepër Dashuria e tepërt: Përligj shpërfilljet, tradhtinë, ligësinë e partnerit
ka nga tao qe jne te fiksuara pas nje burri te martuar njoh une po si duket e njeh dhe klea te njekten qesh qesh
Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Re: Te jesh e fiksuar pas një burri, simptomat e të dashuruarit tepër Dashuria e tepërt: Përligj shpërfilljet, tradhtinë, ligësinë e partnerit
Fiksohuni moj goca tek beqaret,e jo te martuarit.Se lat nam,e pastaj pse shajne meshkujt?
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Të dashurosh tepër!
» Te jesh e fiksuar pas nje burri
» Si ta kaloni tradhtinë e partnerit?
» A shenderrohet dashuria e tepert ne xhelozi te semure!!!!!!:*
» A ju ka qelluar me nje shpulle Burri/Gruja apo E/I Dashuria/i?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi