Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Përcaktimet biologjike dhe morali i qenies njerëzore  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Përcaktimet biologjike dhe morali i qenies njerëzore  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përcaktimet biologjike dhe morali i qenies njerëzore

3 posters

Shko poshtë

Përcaktimet biologjike dhe morali i qenies njerëzore  Empty Përcaktimet biologjike dhe morali i qenies njerëzore

Mesazh nga WebMaster Fri 17 Jun 2011 - 5:39


Përcaktimet biologjike dhe morali i qenies njerëzore


Gëzim TUSHI

Unë besoj se koha moderne është e kaq komplekse, sa që nuk mund dhe nuk na lejohet që të mbyllim sytë përballë shumë të vërtetave të jetës morale që po zhvillohen në shoqërinë tonë. Përkundrazi në vend që të heshtim, apo të bëjmë “strucin moral”, është e nevojshme që, së pari të kuptojmë situatën morale në të cilën ndodhet shoqëria shqiptare, të bëjmë diagnozën morale dhe të gjejmë në një farë mënyre edhe terapitë e duhura. Në këtë kontekst, situata morale e zhvillimit të qytetërimit tonë është e tillë, që kërkon të vlerësojmë së pari më shumë përpjekjet e pamjaftueshme morale të strukturave sociale të shoqërisë tone, anemizmin e tyre ontologjik dhe përtacinë e tyre për të edukuar njerëzit, për t’i ndihmuar ata që të gjejnë individualisht brenda vetes moralin personal dhe hapësirën specifike të sjelljes humane.
Kjo do të thotë se nuk duhet neglizhuar puna edukative sidomos në familje, në shkollë, media dhe komunitet, për të krijuar njohuri dhe kulturë morale si kusht fillestar që njeriu të bëhet i ndërgjegjshëm, sesi njeri që është duhet të mësohet të veprojë në bazë të parimeve të të “menduarit moral” personal. Sociologët e moralit, jo vetëm ata që janë me prirje neo-kantiane, kanë të drejtë që duke vlerësuar standardet e qytetërimit, mendojnë se në kohën moderne kjo kërkesë intelektualo-iluministe e ndërtimit të sjelljes morale të individit dhe jetës morale të shoqërisë, në kohën tonë ka hapësirë zbatimi. Më duket trishtuese fakti që në shoqërinë tonë, në emër të sulmit ndaj “edukimit moral dogmatik” të së kaluarës, duket që artificialisht dhe në mënyrë paradoksale kemi ndërprerë përpjekjet, kemi zbehur punën e detyruar edukative të institucioneve të jetës morale. Kjo situatë e vlerësuar në mënyrë objektive do të thotë që sot duhet më shumë të punojmë dhe të synojmë që në çdo rast të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë që të formojmë moralisht qytetarin, që ai të jetë së pari i moralshëm brenda vetes dhe jo thjesht për të tjerët, që në qenien e tij të veprojë imperativi moral i qytetarit të kultivuar, që “të mos i bëjë të tjerëve atë që nuk do të dëshironte që t’ia bënin atij”.
Por, megjithë besimin që mund të kemi se në shoqërinë tonë ka hapësirë për të zbatuar elemente me vlerë të “metodës morale kantiane”, si mënyrë iluministe për përmirësimin e standardeve të sjelljes sociale dhe të jetës morale, të ndërtimit të njeriut moral përmes veprimit të “imperativit moral” që duhet të veprojë brenda qenies dhe që ndërtohet me mendjen e individit si kusht për të pasur pastaj një autonomi morale, aftësi konceptuale dhe shprehi sociale, duket se çështjet morale në shoqërinë tonë janë bërë më të vështira dhe shumë më të komplikuara sesa formulat etike universal kantiane. Kjo për shkak se duket që “autonomia morale” e njeriut në shoqërinë tonë në kushtet e lirisë së shpërdoruar është deformuar nga shumë njerëz. Kundër-efektet morale të kësaj sjelljeje janë të qarta. Ato ndihen fare hapur në shoqërinë tonë. Pa hequr dorë nga ideja e ndërtimit të njeriut me mendje të hapur morale, me aftësi intelektualo-qytetare për të gjetur dhe për t’u orientuar në jetë nga e “mira”, është e nevojshme të themi se ndikimi i formimit moral tek njeriu është i pamundur, pa vlerësuar rolin determinist në formimin e tij të familjes, shkollës dhe institucioneve fetare, kulturore dhe mediatike.
Nuk duhet të harrojmë disa të vërteta serioze të kohës moderne në shoqërinë tone, pikërisht kur synojmë të bëjmë punë të organizuar për formimin moral të njerëzve tanë veçanërisht të të rinjve. Së pari, duhen vlerësuar vështirësitë e reja që ka në vetvete procesi i edukimit, por në të njëjtën kohë edhe faktin që kur synojmë dhe kërkojmë të edukojmë moralisht njeriun dhe të krijojmë tek ai parime morale të jetës modern, nuk duhet të harrojmë në të njëjtën kohë, që në thelb njeriu është qenie njerëzore me natyrë të dyfishtë. Kjo do të thotë që kur duam të edukojmë moralisht njerëzit tanë, duhet të vlerësojmë pengesat që vijnë nga “kufiri i natyrshëm” i pengesave të kërkesave dhe dëshirave natyrore, biologjike dhe seksuale të njeriut, të cilat në kohën tonë kanë peshë të rëndësishme që duhet konsideruar në përpjekjet për edukimin moral veçanërisht të të rinjve. Ato, duke qenë të tilla nuk janë në varësi të rregullave morale, por më shumë të ligjeve të natyrës.
Kanë qenë përpjekje të dështuara morale stratagjemat e periudhës së edukimit komunist në shoqërinë tonë, të cilat pësuan fiasko, duke bërë “blofin” më të madh moral të donkishotizmit komunist për të edukuar njeriun e ri, për të ndërtuar “shoqërinë e madhe” dhe formuar “botën njerëzore” “sui generis”, por, pa përfillur ligjet e natyrës, peshën e kërkesave natyrale dhe biologjike të njeriut. Natyrisht në shoqërinë tonë ka një tendencë të sjelljes amorale tek shumë njerëz që mendojnë se për të kaluar në krahun e kundërt, për të bërë të kundërtën e asaj që bëri komunizmi me njerëzit tanë. Kjo besoj se sot në shoqërinë tonë është një nga arsyet madhore që ka dhënë impakte kaotike dhe ka zgjeruar tendencën e disfavorshme, që ka të bëjë me pranisë e shtuar të njerëzve që përpiqen individualisht dhe moralisht t’i binden plotësimit të njëanshëm të kërkesave natyrore, dëshirave biologjike dhe kërkesave instiktive të jetës empirike, duke neglizhuar në të njëjtën kohë vlerën morale të jetës, që është në të vërtetë pavarësisht ridimensionimeve të modernitetit një thelb i natyrshëm, i pandryshuar i natyrës njerëzore në përgjithësi. Ndaj, duket se nuk është e lehtë tashmë që në shoqërinë tonë të flasësh për vlera etike, për sjellje morale dhe ca më pak për mundësinë e vendosjes së ndonjë imperativi moral, që duhet të burojë në mënyrë të natyrshme dhe të vetvetishme nga mendja e njeriut modern.
Kjo është e vështirë në kushtet kur duket se njerëzit më shumë mendojnë të plotësojnë kërkesat biologjike të natyrës së qenies së tyre, apo që në shumë raste duket se ata janë thjesht “skllevër” të ligjeve që burojnë nga “domosdoja e kërkesave natyrore”, duke harruar kështu të vërtetën që njeriu modern në të njëjtën kohë është qenie morale, sociale dhe humane. Natyrisht në se do të vlerësojmë me seriozitet situatën morale që zhvillohet në shoqërinë tonë, në se do të shikojmë shfaqjet e larmishme të komportimit moral të njeriut me “veten”, të “tjerët” dhe shoqërinë, me siguri që do të bindemi, se jo vetëm situata morale e shoqërisë nuk është e mirë, dhe nga deformimet e sjelljes morale që ajo ka marrë, të mbushet mendja se edhe e ardhmja morale e shoqërisë shqiptare, tipologjia e sjelljes individuale të njerëzve, mund të bëhet akoma më e vështirë në të ardhmen e afërt.
Sinjale që vijnë nga qëndrimet morale të shumë njerëzve në botën tonë sociale, janë tronditëse. Natyrisht, imperativat e sjelljes morale në çdo shoqëri i imponon jeta. Dhe në një farë mënyre, njeriu, parimet e sjelljes morale të tij në shoqëri duhet të përshtaten me të. Por, besoj se radikalizimi i tendencës materialiste, zgjerimi i dëshirave eksentrike të njeriut në shoqërinë tone, për të plotësuar vetëm dhe me çdo kusht, kërkesat biologjike, duke abstraguar në të njëjtën kohë nga vlera e patundur që kanë kërkesat morale dhe e qëndrimet sociale, është një sinjal që duhet vlerësuar për pasojat e sotme dhe të së ardhmes. Sociologët modernë, të paktën që nga “koha e Kanti, kanë ngulur dhe ngulin këmbë,se nuk është thelbi i natyrës së njeriut vetëm plotësimi i kërkesave natyrore dhe instikteve biologjike, që në thelbin dhe formën e tyre janë me natyrë të përzierë, që në një farë mënyre lidhen me dëshirat biologjike, plotësimin e instikteve seksuale dhe të tekave personale. Pavarësisht imperativave materialiste dhe hedonistike të kohës, duket se shoqëria shqiptare sot, më shumë se kurrë, dhe fare hapur, ka nxjerrë më në pah “karakterin dualist” të natyrës njerëzore, luftën që njerëzit zhvillojnë midis dëshirave me natyrë biologjike dhe kërkesës për të ruajtur natyrën njerëzore dhe morale të tij. Nga sa ka qenë e mundur të bëj sondazhe personale të situatës morale, më duket se në shoqërinë tonë është masivizuar së tepërmi ideja që ushqen qëndrime të njëanshme dhe moralisht eksentrike tek shumë njerëz, të cilët mendojnë në mënyrë të semplifikuar se në kohën e sotme është liria që i imponon ata të kenë sjellje amorale, që njerëzit ndihen të lirë të kryejnë veprime instiktive për të plotësuar dëshirat dhe kërkesat biologjike, dhe që për këtë arsye njerëzit ndihen të lirë që “të veprojnë si t’ua marrë mendja”.
Padyshim, në jetën e shoqërisë tonë kanë ndodhur ndryshime të mëdha, që realisht duhen marrë në konsideratë dhe që në të njëjtën kërkojnë reflektime serioze në punën e institucioneve morale, që kanë detyra dhe përgjegjësi për edukimin e njeriut dhe natyrisht edhe për nivelin e moralitetit social të cenuar të shoqërisë tonë. Së pari, duhet ta pranojmë në një farë mënyre me dhimbje të vërtetën, se është e vështirë në kohën tonë që të kërkosh që moraliteti social të burojë thjesht nga mendja e njeriut empirik, i cili, për fat të keq, moralisht dhe konceptualisht është i çoroditur nga kërkesat materiale pa fund, dhe përballë presionit të nevojave pa limit që sjell konkurrenca e shoqërisë modern, parimet utilitariste të njeriut që jeton në “shoqërinë e qejfit”. Në këtë kontekst, besoj se është e mundur që të ndjekim rrugën e duhur, për të ndikuar moralisht mbi sjelljen e njeriut dhe rregullimin normal të jetës morale të shoqërisë tonë.
Prandaj, mendoj se si asnjëherë më pare, tani kemi nevojë që të përhapim njohuri për parimet morale universale të qytetërimit modern, duke besuar se ato janë komplekse në kohën tonë, që janë sa biologjike dhe instiktive po aq edhe morale dhe sociale, që në thelbin e tyre përbëhen jo vetëm nga mendimet dhe dëshirat individuale të njeriut të përveçëm, por, edhe nga një tërësi rregullash dhe sisteme të parimeve dhe normave që janë të vlefshme për jetën e përbashkët, dhe që duhen zbatuar nga të gjithë njerëzit tanë. Filozofi i shquar i kohës sonë Jurgen Habermas, ka mundur të evidentojë disa karakteristika dhe mënyra të reja të ndërtimit të sjelljes morale të individit dhe mënyrën e ndërtimit të jetës sociale dhe morale të shoqërisë. Sipas tij koha e sotme është e vështirë që të ndërrohet moralisht sipas paradigmës morale të “rregullimit moral” të individit nga vetvetja, apo nga vlerësimi i imperativit moral, duke u nisur nga aftësitë humane të mendjes së tij. Koncepti modern i moralitetit ka nevojë për shikime sociale sipas parimeve të qytetërimit aktual, të cilat ka mundësi që në shoqërinë tonë të bëhen norma të përbashkëta konsensuale që të respektohen dhe vlerësohen si parime të jetës morale sociale dhe individuale nga të gjithë.
Situata që zhvillohet në shoqërinë shqiptare, na detyron që procesin e vështirë të edukimit moral të njeriut dhe të përmirësimit të situatës etike të shoqërisë, problemin ta shikojmë në të “dy anët” dhe të përpiqemi në të njëjtën kohë, që individualisht njeriun të bëjmë moralisht më të mirë, përmes punës edukative dhe qytetëruese në familje, shkollë dhe institucionet fetare. Por, nga ana tjetër duhet të synojmë që edhe shoqërinë ta bëjmë të mirë, duke vënë në veprim ca rregulla sociale dhe parime morale të përbashkëta, të cilat të pranuara konsensualisht nga shoqëria jonë përbëjnë moralin social, atë vlerë për të cilën sot kemi nevojë të gjithë…
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përcaktimet biologjike dhe morali i qenies njerëzore  Empty Re: Përcaktimet biologjike dhe morali i qenies njerëzore

Mesazh nga Space Sat 18 Jun 2011 - 0:36

interesante
Space
Space
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne levizje
Postime Postime : 1354
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/06/2011
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Informatika

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përcaktimet biologjike dhe morali i qenies njerëzore  Empty Re: Përcaktimet biologjike dhe morali i qenies njerëzore

Mesazh nga Anakonda Sun 26 Feb 2012 - 7:19

Thuaje shkurt,njeri i veshtire.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përcaktimet biologjike dhe morali i qenies njerëzore  Empty Re: Përcaktimet biologjike dhe morali i qenies njerëzore

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi