POEZI NGA POETI DËSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI
2 posters
Faqja 1 e 1
POEZI NGA POETI DËSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI
BAHRI FAZLIU - GZIMI
S'MUND TË NDAHEM NGA LUFTA
Me gjithë mallin që kam për ty,nënë,
me gjithë dhembjen që ke për mua
me gjithë dëshirën që kam për jetë
megjithëqë një vajzë shumë e dua.
Megjithëqë më pëlqen stina e pranverës
megjithëqë dua paqen në botë,
megjithëqë më pëlqen të nxehtët e verës,
megjithëqë me dëshirë do t'rrija mbi tokë.
S'mund të ndahem nga lufta kurrë
S'mund të pajtohem me paqen-robëri
"pashë më pashë do t'i bie ferrit"
për të shtrejtën tonë liri.
Edhe vdekjen do ta puth,nënë,
kur lufta këtë do ta kërkojë,
edhe nga varri do të ngrihem
luftën kurrë s'do ta pushoj.
1.9.1994
S'MUND TË NDAHEM NGA LUFTA
Me gjithë mallin që kam për ty,nënë,
me gjithë dhembjen që ke për mua
me gjithë dëshirën që kam për jetë
megjithëqë një vajzë shumë e dua.
Megjithëqë më pëlqen stina e pranverës
megjithëqë dua paqen në botë,
megjithëqë më pëlqen të nxehtët e verës,
megjithëqë me dëshirë do t'rrija mbi tokë.
S'mund të ndahem nga lufta kurrë
S'mund të pajtohem me paqen-robëri
"pashë më pashë do t'i bie ferrit"
për të shtrejtën tonë liri.
Edhe vdekjen do ta puth,nënë,
kur lufta këtë do ta kërkojë,
edhe nga varri do të ngrihem
luftën kurrë s'do ta pushoj.
1.9.1994
Gjeto Gjetani- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Dukagjin
Postime : 1969
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha : 55
Hobi : leximi
Re: POEZI NGA POETI DËSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI
BISEDË E PAFUND
Biseduam shtruar, shok,dikur
se si do ta luftonim armikun bashkë
sot ti në burg,
unë i mbyllur në liri.
Ta vazhdojmë biseden aty ku kemi mbetur,
ta vazhdojmë punën e lënë përgjysmë
Ti në burg, unë i mbyllur në liri,
kudo armikun ta godasim me ngulm.
Bukur godite kur në gjyq the
se e ardhmja i takon popullit
unë i mbylluri në liri
me "Çlirimin"zgjoj forcën.
Do t'vijë koha e sigurisht do të takohemi prapë
biseda atëherë do të ketë marrë një fund,
burgjet s'do të hapen më për ty,
liria për mua s'do të jetë më burg.
Dhe në qoftë se prej meje
do t'kesh vetëm një lule,
mos u mërzit, shok
kështu e ka lypur koha,
sa për bisedën nuk kam dyshim
do ta vazhdosh me shokët nëpër shkolla.
23.03.1994
Biseduam shtruar, shok,dikur
se si do ta luftonim armikun bashkë
sot ti në burg,
unë i mbyllur në liri.
Ta vazhdojmë biseden aty ku kemi mbetur,
ta vazhdojmë punën e lënë përgjysmë
Ti në burg, unë i mbyllur në liri,
kudo armikun ta godasim me ngulm.
Bukur godite kur në gjyq the
se e ardhmja i takon popullit
unë i mbylluri në liri
me "Çlirimin"zgjoj forcën.
Do t'vijë koha e sigurisht do të takohemi prapë
biseda atëherë do të ketë marrë një fund,
burgjet s'do të hapen më për ty,
liria për mua s'do të jetë më burg.
Dhe në qoftë se prej meje
do t'kesh vetëm një lule,
mos u mërzit, shok
kështu e ka lypur koha,
sa për bisedën nuk kam dyshim
do ta vazhdosh me shokët nëpër shkolla.
23.03.1994
Gjeto Gjetani- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Dukagjin
Postime : 1969
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha : 55
Hobi : leximi
Re: POEZI NGA POETI DËSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI
PRINDËRVE TË DËSHMORIT
Ju prindër nuk ngopeni
T'ua bëjnë birin edhe president
për së vdekuri
Doni ta shihni lart e më lart
Por edhe sikur
Të pamundurën ta bëjmë
Të pangopur do të mbeteni
Ju birin tuaj e doni të gjallë.
Ju prindër nuk ngopeni
T'ua bëjnë birin edhe president
për së vdekuri
Doni ta shihni lart e më lart
Por edhe sikur
Të pamundurën ta bëjmë
Të pangopur do të mbeteni
Ju birin tuaj e doni të gjallë.
Gjeto Gjetani- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Dukagjin
Postime : 1969
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha : 55
Hobi : leximi
Re: POEZI NGA POETI DËSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI
ELEGJI PËR HASAN RAMADANIN
A mjaftojnë dy pika loti
Për t'i dhënë lamtumiren burrit
A mjaftojnë vajtimet tona
Si shenjë përshëndetjeje e fundit ?
A mjafton t'i puthet balli
Të lavdërohet për qëndresë
A mjafton t'i shkohet tek varrri
Me një tufë lulesh buqetë ?
A bënë të përgjumurit ta varrosin të vdekurin
A qëndron vaji më lart se kënga
A bën mbi dhe të qëndrojë vaji
A bën në dhe të varroset kënga ?
A bënë t'i thuhet: jemi me ty
Derisa ai s'këndoi me ne
A bën t'i thuhet : fli i qetë
Derisa edhe ne flemë mbi dhe ?
Të vijmë në varrim apo të mos vijmë
Na ke vënë në dyshim, bal
Dimë se do deshe më parë të ngjallemi.
Të ikim nga i gjalli varr.
Ti që s'deshe turp në jetë
Ti nuk do as të turpëruarit te varri
Ti që s'deshe vdekje në jetë
Ti edhe tani je më i gjallë se i gjalli.
Ti në jetë s'deshe ,,durimin "
Edhe me vdekjen tregove mospajtim
Por, kur u ndodhe mes të dyjave
Zgjodhe vdekjen pa ngurrim.
Me jetën tënde u lidhe me Kosovën
Me vdekjen tënde u bëre nyjë me të
I dhe zemrën që ajo ta fali
I more këngën që ajo të dha.
Për ty s'pat amnisti
Për ty s'pat ditë pranvere
Ujku për ty mbeti ujk
Nga farsa ti s'u gënjeve
I the Kosovës s'shpëton dot
Prej kthetrave të ujkut me butësi
Pushkën në dorë shtrëngove fort
Këngës së zogjve u dhe fuqi
Ata që të vijnë sot te varri
Të thurin vargje, të këndojnë lavdi
Krekosen para trupit tënd
Nuk kanë turp, nuk kanë burrëri
Thonë: the rrofshim ne të gjallët
Ndërsa ti ngrije lart të vekurit
Thonë: the ju lumtë, vazhdoni
E ti me vdekjen ua këpute jetën.
Thonë për ty posa u ktheve nga mërgimi
Kurse ti nga atdheu kurrë s'u ndave, bal
Përpiqen që atë që s'e deshe gjatë jetës
Ta lidhin me ty tani që s'je gjallë.
Ta kanë frikën, prandaj kështu veprojnë
Se jeta jote qe e mprehtë si shpata
Se ideali yt qe i kundërt me të tyrin
Se s'ishe për ,, paqe" ishe për shtrëngata.
Me vdekjen tënde përpiqen ta mbajnë jetën
Mundohet të të bëjnë të tyrin
Por vdekja jote është edhe më e tmerrshme se shpata
vdekja jote ua nxjerr fytyrën.
Gjallë sa ishe u munduan të të harrojnë
Të vdekur mundohen të të përfitojnë
Por ti i vdekur e i gjallë një je
I madhërishëm i gjallë, i madhërishëm nën dhe
Do të vijë një ditë, do të jesh prapë ndër ne
Kur këngën fuqishëm do ta këndojmë
Pushka jote do të jetë në ballë
Amaneti yt - realitet i gjallë
Mjaft më luajtëm me lojën e vdekjes
Mjaft më i thamë vetes durim
Për liri s'duhet pritur ditën
Për liri duhet veç kushtrim
Kushtrim lufte je mbi dhe, Hasan
Me jetën dhe vdekjen që bëre
Kushtrim lufte do të mbetesh përjetë
Me jehonën e këngës sate.
8.8.1994
Gjeto Gjetani- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Dukagjin
Postime : 1969
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha : 55
Hobi : leximi
Re: POEZI NGA POETI DËSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI
NJË SHOKU QË HUMBI IDENTITETIN
Friksoheshe shumë,shok
kur të thosha edhe një herë të bisedojmë
e dije ç'do të thotë një bisedë e tillë.
Këmbëngulje në tëndën
"ka marrë fund - thoshe - kjo punë"
por në sy nuk më shikoje
Kur the, shok, s'mundem më,
përjashtove veten nga populli,
nga jeta e tij.
Mendon se do ta ruash familjen
duke u strukur nga kombi
oh, sa gabim i rëndë ?
Mendon se të kesh familje është më vështirë të luftosh,
në mos e pamundur,
kerse unë të them me bindje, shok
se atëherë duhet luftuar edhe më shumë.
Mendon se duke iu larguar punës,
i largohesh edhe dhunës së pushtuesit,
prapë gabon, shok i dashur,
dhuna moti ka humbur limitin.
Qan fatin e zi pse je martuar
a thua nuk duhet martesa në kohë lufte,
a thua nuk është vetë lufta një dasmë e madhe ?!
Të kujtohet, shok, kur më the
jam i gatshëm të ec deri në fund
të kuptoj dete e male.
Dhe të kujtohet si të thashë:
Rrofsh se më kënaqe.
Ah, jo s'të kishte shtyrë askush
të jesh serioz në jetë
vetë ngryse vetullat, vetë lëshove mustaqet,
vetë u bëre burrë.
Ndërsa unë si mik yti
të shihja si burrërroheshe,
edhe unë burrërrohesha nga ti.
Kurse tani s'më shikon në sy
a thua ngase sytë e mi nuk kanë ndryshuar
kanë mbetur po ata.
Mbaj mend atë shikimin e parë
si më ndoqe,
vështrim shqiponje.
Tani ky shikim ka humbur funksionin,
sepse shqiponja është larguar prej tij
kanë mbetur vetëm pendlat.
Pse më lëndove, shok
pse më vrave në zemër
pse pranove të mbetesh pa emër ?
Dhe tani që s'ke emër, s'ke identitet
u frikësohesh atyre që ruajnë
me fanatizëm emrin e vet.
Nuk më hiqet jo nga sytë takimi i parë
ndoshta i vetmi takim i dy emrave
(sa shpejt e harrove emrin tëndë,
ashtu siç harrove shpejtë takimin e parë).
Eh, kur ma zgjate atëherë dorën
ndjeva një darë të më shtërngonte.
Nuk ishte ky thjesht takim i dy duarve
ishte takim i dy zemrave, takim i dy maleve.
Shumë të freskëta i kam ato shkëndija
që dolën nga kjo ndeshje malesh
të freskëta i kam edhe britmat
që u shkaktuan nga sëpata që ra
mes këtyre maleve.
Kjo sëpatë ka kohë që mprehet nëpër botë
një sëpatë të tillë pati në dorë
Moisiu kur tradhtoi Skëndërbeun,
një sëpatë të tillë pati edhe Hamzai.
Shyqyr, shok, që më e keqja s'ka ndodhur,
që sëpatën që more në dorë nuk ia dorzove armikut,
ashtu si Moisiu e Hamzai që ia dorzuan.
Ndryshe falja e Moisiut kurrë s'do të të kishte takuar.
Të uroj, shok, ta ndihmosh familjen
të mallkoj, shok
pse le në baltë agimin.
Por, ç'janë këto fjalë ?
Ti thoshe njeriu, familja, Kombi,
dhe ndaleshe në bashkësinë më të madhe.
Dhe thoshe po u munduam për të madhen
lehtë do ta kemi më të voglat.
Dhe bëre betimin e madh atëherë,
rrugën e gjatë për ta ndjekur,
e tani friksohesh vetëm nga biseda e gjatë !
S'di ç'të të them tjetër, shok
vetëm di se ke humbur identitetin,
dhe ne më s'mund të jemi shokë.
16.9.1996
Friksoheshe shumë,shok
kur të thosha edhe një herë të bisedojmë
e dije ç'do të thotë një bisedë e tillë.
Këmbëngulje në tëndën
"ka marrë fund - thoshe - kjo punë"
por në sy nuk më shikoje
Kur the, shok, s'mundem më,
përjashtove veten nga populli,
nga jeta e tij.
Mendon se do ta ruash familjen
duke u strukur nga kombi
oh, sa gabim i rëndë ?
Mendon se të kesh familje është më vështirë të luftosh,
në mos e pamundur,
kerse unë të them me bindje, shok
se atëherë duhet luftuar edhe më shumë.
Mendon se duke iu larguar punës,
i largohesh edhe dhunës së pushtuesit,
prapë gabon, shok i dashur,
dhuna moti ka humbur limitin.
Qan fatin e zi pse je martuar
a thua nuk duhet martesa në kohë lufte,
a thua nuk është vetë lufta një dasmë e madhe ?!
Të kujtohet, shok, kur më the
jam i gatshëm të ec deri në fund
të kuptoj dete e male.
Dhe të kujtohet si të thashë:
Rrofsh se më kënaqe.
Ah, jo s'të kishte shtyrë askush
të jesh serioz në jetë
vetë ngryse vetullat, vetë lëshove mustaqet,
vetë u bëre burrë.
Ndërsa unë si mik yti
të shihja si burrërroheshe,
edhe unë burrërrohesha nga ti.
Kurse tani s'më shikon në sy
a thua ngase sytë e mi nuk kanë ndryshuar
kanë mbetur po ata.
Mbaj mend atë shikimin e parë
si më ndoqe,
vështrim shqiponje.
Tani ky shikim ka humbur funksionin,
sepse shqiponja është larguar prej tij
kanë mbetur vetëm pendlat.
Pse më lëndove, shok
pse më vrave në zemër
pse pranove të mbetesh pa emër ?
Dhe tani që s'ke emër, s'ke identitet
u frikësohesh atyre që ruajnë
me fanatizëm emrin e vet.
Nuk më hiqet jo nga sytë takimi i parë
ndoshta i vetmi takim i dy emrave
(sa shpejt e harrove emrin tëndë,
ashtu siç harrove shpejtë takimin e parë).
Eh, kur ma zgjate atëherë dorën
ndjeva një darë të më shtërngonte.
Nuk ishte ky thjesht takim i dy duarve
ishte takim i dy zemrave, takim i dy maleve.
Shumë të freskëta i kam ato shkëndija
që dolën nga kjo ndeshje malesh
të freskëta i kam edhe britmat
që u shkaktuan nga sëpata që ra
mes këtyre maleve.
Kjo sëpatë ka kohë që mprehet nëpër botë
një sëpatë të tillë pati në dorë
Moisiu kur tradhtoi Skëndërbeun,
një sëpatë të tillë pati edhe Hamzai.
Shyqyr, shok, që më e keqja s'ka ndodhur,
që sëpatën që more në dorë nuk ia dorzove armikut,
ashtu si Moisiu e Hamzai që ia dorzuan.
Ndryshe falja e Moisiut kurrë s'do të të kishte takuar.
Të uroj, shok, ta ndihmosh familjen
të mallkoj, shok
pse le në baltë agimin.
Por, ç'janë këto fjalë ?
Ti thoshe njeriu, familja, Kombi,
dhe ndaleshe në bashkësinë më të madhe.
Dhe thoshe po u munduam për të madhen
lehtë do ta kemi më të voglat.
Dhe bëre betimin e madh atëherë,
rrugën e gjatë për ta ndjekur,
e tani friksohesh vetëm nga biseda e gjatë !
S'di ç'të të them tjetër, shok
vetëm di se ke humbur identitetin,
dhe ne më s'mund të jemi shokë.
16.9.1996
Gjeto Gjetani- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Dukagjin
Postime : 1969
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha : 55
Hobi : leximi
Re: POEZI NGA POETI DËSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI
PA PUSHIM
Ora s'ishte ndalur asnjë çast
në sytë e saj shqiponje,
këngën për çerdhen kurrë
s'e kishte pushuar,
ujkun e kishte vrarë në të tijën kasollë
zemërmadhja, e mbaruar.
Shikimi i ishte ndarë në copëza ngulfatëse,
dielli larg i kishte qëndruar,
zemra kishte ruajtur dashurinë e pafund
për shokët e dashuruar në tokën e amshuar.
kishin dashur t'ia vrisnin idealin,
ia kishin kërkuar në fizikun e brishtë,
ideali i saj në pragjet e shtëpive
çdo muaj mbyste muzgun e trishtë.
Kur u pamë u gëzuam të dy,
s'ishim parë tri vite të tëra,
krenaria ishte rritur në personin e saj
krenaria që tri vite i kishte shëndërruar në tri të shtëna.
Ruaju vëlla,më porositi ngrohtësish i thashë,
kujdes motër,ngrohtësisht i thashë,
motër e vëlla gjithmonë në një front,
motër e vëlla gjithmonë bashkë.
4.12.1995
Gjeto Gjetani- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Dukagjin
Postime : 1969
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha : 55
Hobi : leximi
Re: POEZI NGA POETI DËSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI
NË AKSION
Bie ora 22.
Shokët janë në aksion,
zemrat kanë vendosur t'i pushtojnë.
Sot po gjuajmë farën me emrin " Çlirim ".
nesër do të korrim frytin me emrin çlirim.
Natë është.
Nuk kanë frikë nga terri,
sepse me të në luftë jemi.
S'ka rëndësise " Çlirimi" po prish zakon,
duke shkuar te lexusi natën,
rëndësi ka që lexusi të mos flejë,
as ditën, as natën.
" Çlirimi" nuk e ka vulën e "Graçanicës",
ai ka vulën e bodrumeve të Prishtinës.
Nëse populli do të zgjohet me të në dorë,
ky zgjim do të jetë i gjatë,
gjumi s'do të ketë më për këtë popul,
për këtë popull s'do ketë më natë.
Kushtrimi po bie.
S'do të mbetet kush pa e dëgjuar,
në borën e bardhë ku shtërnguar rrinë malet,
historia rëndë ka peshuar.
Në "Çlirim" nuk matet fjala me kut,
as me metër,
por me nocionin popull.
"Çlirimi" po vjen tek ti popull,
rrugë të gjatë ka përshkuar,
shekuj të tërë mban në duar.
Ti e di fort mirë popull historinë e "Çlirimit".
Këtë histori nga ti e mësuam.
Ti na flisje gjithnjë për "Zërin e Popullit",
për " Lirinë",për "Zërin e Kosovës",
na flisje për çlirimat e kohës.
Ti na e dhe penën,
po atë që i dhe edhe Jusufit.
Ishte pena e çlirimit.
Ti na e dhe ngjyrën,
na e dhe teknikën,
na ta dhamë gjakun,jetën,
ta dhamë Jusufin,Kadriun,Afrimin...
Ishe popull në "Çlirim",
më parë se "Çlirimi" të vinte tek ti,
"Çlirimi" në ty dhe për ty bëri betimin,
me zjarr u nis në rrugën e tij.
Ora po kalon.
Aksioni vazhdon.
Sa më shumë"Çlirim".popull,
aq në shumë popullnë " Çlirim".
Ty ta mori këngën"Çlirimi",popull,
për ta dhuruar ty
Ty t'i mori krahët,popull,
për t'i vënë ty.
Gjithmonë nga një shkëndijë ndizet zjarri,
gjithmonë nga një grykë shpërthen vullkani.
Tik-tak ora 23.
"Çlirimit" i hapen dyert e popullit.
Aksioni mbaroi.
Kur të fillojë agimi të përhapë rrezen e bardhë,
"Çlirimi" do të jetë këndezi i parë.
Sukses shokë,në aksionet me radhë.
Gjeto Gjetani- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Dukagjin
Postime : 1969
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha : 55
Hobi : leximi
Re: POEZI NGA POETI DËSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI
TË GJALLËVE
Nëse dëshironi të dini për jetën e dëshmorëve,
mos kërkoni nëpër libra,
aty s’është jeta e tyre,është jehona e saj.
Nëse dëshironi të dini si jetuan dëshmorët,
mos shkoni në shtëpitë e tyre,
shikoni robërinë tuaj.
Nëse dëshironi të dini me sa zjarr dashuruan dëshmorët,
mos ndiqni gjurmët e dashurisë së tyre,
ato janë flutura që s’kapen dot.
Nëse dëshironi të dini këngën e dëshmorëve,
mos thërrisni këngëtarin,
do të pendoheni nga tingujt e zbrazët.
Nëse dëshironi të dini amanetin e dëshmorëve,
mos pyesni kë kishin afër në çastin e fundit,
secili prej nesh ka qenë prezent.
Nëse dëshironi t’i nderoni dëshmorët,
mos shkoni te varret e tyre për të vendosur lule,
lulet do t’u vyshken në dorë.
Nëse...
Çdo gjë që u intereson të dini për dëshmorët,
ecni në rrugën e tyre,
aty do të gjeni gjeninë e tyre.
Gjeto Gjetani- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Dukagjin
Postime : 1969
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha : 55
Hobi : leximi
Re: POEZI NGA POETI DËSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI
REVOLES
Eh revole,revole
Mikja dhe armikja ime
Të urrej shumë
Sepse dua njerëzimin
Paqen,
Dashurinë,
Lirinë.
Të dua shumë
Sepse dua njerëzimin
Paqen,
Dashurinë,
Lirinë.
Revole të urrej aq sa edhe të dua
Revole do të të vras
Me dorën tënde
Për urrejtjen
Për dashurinë.
Eh revole,revole
Mikja dhe armikja ime
Të urrej shumë
Sepse dua njerëzimin
Paqen,
Dashurinë,
Lirinë.
Të dua shumë
Sepse dua njerëzimin
Paqen,
Dashurinë,
Lirinë.
Revole të urrej aq sa edhe të dua
Revole do të të vras
Me dorën tënde
Për urrejtjen
Për dashurinë.
Gjeto Gjetani- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Dukagjin
Postime : 1969
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha : 55
Hobi : leximi
Re: POEZI NGA POETI DËSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI
SI JE?
Kur takova rastësisht një mik,
Këtu je?-në çast më tha i habitur,
Pa më thënë as edhe si je,si shkon,
Pa më thënë as edhe për ku qenke nisur!
“Këtu je”,”si je” dy fjalë janë,
Por janë me peshë,janë dy epoka,
E para pranon shijen e bukës së hidhur,
E dyta ka ndjenjën se duhet ndërruar bota.
Këtu do të më kesh nëse do që ta dish,mik,
Duke ndërruar fjalët,duke i bërë sa më të ngrohta,
Në vend të KËTU JE, SI JE, të thuash,
Për mua e për ty KËTU të jetë bota.
Dhe atëherë unë dhe ti,miku im,
Do të jemi bashkë,do të jemi SHOKË,
Do të tallemi me tonin kujtim,
SI JE?-njëri-tjetrit do t’i thërrasim fort.
Kur takova rastësisht një mik,
Këtu je?-në çast më tha i habitur,
Pa më thënë as edhe si je,si shkon,
Pa më thënë as edhe për ku qenke nisur!
“Këtu je”,”si je” dy fjalë janë,
Por janë me peshë,janë dy epoka,
E para pranon shijen e bukës së hidhur,
E dyta ka ndjenjën se duhet ndërruar bota.
Këtu do të më kesh nëse do që ta dish,mik,
Duke ndërruar fjalët,duke i bërë sa më të ngrohta,
Në vend të KËTU JE, SI JE, të thuash,
Për mua e për ty KËTU të jetë bota.
Dhe atëherë unë dhe ti,miku im,
Do të jemi bashkë,do të jemi SHOKË,
Do të tallemi me tonin kujtim,
SI JE?-njëri-tjetrit do t’i thërrasim fort.
Gjeto Gjetani- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Dukagjin
Postime : 1969
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha : 55
Hobi : leximi
Re: POEZI NGA POETI DËSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI
POPULLI MUND PERANDORINË
Kur u lëshuan në sulm rusët,
Të gjithë thanë e pat Çeçenia,
Të gjithë e morën këtë punë të kryer,
S’ish shaka në sulm ishte perandoria.
Dhe të gjithë kishin parasysh përmasat e tokës,
Të 150 përmasat e Rusisë,
Kishin parasysh ushtrinë ndër më të mëdhatë e botës,
Rolin në botë të superfuqisë.
Dhe kur ushtarët rusë filluan të bien,
Kur Çeçenia nuk doli kafshatë
Të gjithë thanë ndodhi çudia:
Si mundet superfuqia nga njerëz duarthatë!
Në fakt s’kishte ndodhur asgjë e çuditshme,
Në këmbë ishte ngritur një popull i tëri,
Dhe kur një popull ngrihet në këmbë,
Bien përdhe carë e perandori.
Kur u lëshuan në sulm rusët,
Të gjithë thanë e pat Çeçenia,
Të gjithë e morën këtë punë të kryer,
S’ish shaka në sulm ishte perandoria.
Dhe të gjithë kishin parasysh përmasat e tokës,
Të 150 përmasat e Rusisë,
Kishin parasysh ushtrinë ndër më të mëdhatë e botës,
Rolin në botë të superfuqisë.
Dhe kur ushtarët rusë filluan të bien,
Kur Çeçenia nuk doli kafshatë
Të gjithë thanë ndodhi çudia:
Si mundet superfuqia nga njerëz duarthatë!
Në fakt s’kishte ndodhur asgjë e çuditshme,
Në këmbë ishte ngritur një popull i tëri,
Dhe kur një popull ngrihet në këmbë,
Bien përdhe carë e perandori.
Gjeto Gjetani- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Dukagjin
Postime : 1969
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha : 55
Hobi : leximi
Re: POEZI NGA POETI DËSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI
E VRANËT ISHTE AJO DITË
E vranët ishte ajo ditë,si sot,pa shi
Veq s’ishte gusht,por nëntor
Me përtes ecte kortezhi drejt varrit
Dhembje e madhe zihej në kraharor.
Asnjëri s’ngutej,
S’mund të pajtoheshim që s’do ta shihnim më
Lotët rridhnin faqeve të zbehta
S’ndihej asnjë zë.
E vranët ishte ajo ditë
Heshtjen prishte vetëm zhurma e vajit
Ishte vaj edhe më i vranët se dita
Kortezhi ecte ngadalë drejt varrit.
Përtonim por megjithatë ecnim
Oh! Pse ecnim,pse nuk ndaleshim në vend?
Për të zgjatur së paku takimin e fundit.
Për t’a shuar mallin,t’vetmin melhem
Ecte kortezhi.
I vdekuri shtrihej gjatë në tabut
Dhëmbët i kishte të shtrënguar
Flokët të shpupuritur,ballin e zbehtë.
Në ballë dukej shenja që kishte lënë plumbi i gjaksorit
Kur e kishte goditur nga larg
Ai ishte rrëzuar atëherë
Por s’ishte dorëzuar.
E vranët ishte ajo ditë
Dëshmori çohej në varr
Ecte kortezhi me lot në sy
Dhembja barazohej me një mal.
Ç’thoshin duart e tij në pozicion lufte
E kuptuan të gjithë:
Shokët,miqtë,njerëzit e tjerë
E kuptoi edhe moti I lig.
Nëna vështir e kishte pritur lajmin e zi
Më keq s’do ta ndjente as sëpatën mbi trup
Dhëmbët kishte shtrënguar,lotët kishte ndalur
Kishte filluar monologun e saj të pafund.
Ishte po ky monolog që e bënte në kortezh
I fliste birit të saj që tani më s’e kishte
E kujtonte,e dëshironte,e përshëndeste,e porosiste…
Të “zjarrta”plot dhembje,ishin këto fjalë
Ato s’ishin fjalë,ishin vetë jeta
Ishte shndërruar jeta në fjalë
Tani kur djalin ia kishte rrëmbyer vdekja.
Fjalët që përmbajnë një jetë
Nuk mund të shqiptohen
Vetëm pëshpëriten,
Kënga për dëshmorin nuk krijohet,ajo vetëm këndohet.
Atë ditë e vranët ishte koha
Por më të vranët ishin njerëzit
E dija se për mua po niste një jetë e re
Me brenga e shqetësime për ty atdhe.
E vranët ishte ajo ditë,si sot,pa shi
Veq s’ishte gusht,por nëntor
Me përtes ecte kortezhi drejt varrit
Dhembje e madhe zihej në kraharor.
Asnjëri s’ngutej,
S’mund të pajtoheshim që s’do ta shihnim më
Lotët rridhnin faqeve të zbehta
S’ndihej asnjë zë.
E vranët ishte ajo ditë
Heshtjen prishte vetëm zhurma e vajit
Ishte vaj edhe më i vranët se dita
Kortezhi ecte ngadalë drejt varrit.
Përtonim por megjithatë ecnim
Oh! Pse ecnim,pse nuk ndaleshim në vend?
Për të zgjatur së paku takimin e fundit.
Për t’a shuar mallin,t’vetmin melhem
Ecte kortezhi.
I vdekuri shtrihej gjatë në tabut
Dhëmbët i kishte të shtrënguar
Flokët të shpupuritur,ballin e zbehtë.
Në ballë dukej shenja që kishte lënë plumbi i gjaksorit
Kur e kishte goditur nga larg
Ai ishte rrëzuar atëherë
Por s’ishte dorëzuar.
E vranët ishte ajo ditë
Dëshmori çohej në varr
Ecte kortezhi me lot në sy
Dhembja barazohej me një mal.
Ç’thoshin duart e tij në pozicion lufte
E kuptuan të gjithë:
Shokët,miqtë,njerëzit e tjerë
E kuptoi edhe moti I lig.
Nëna vështir e kishte pritur lajmin e zi
Më keq s’do ta ndjente as sëpatën mbi trup
Dhëmbët kishte shtrënguar,lotët kishte ndalur
Kishte filluar monologun e saj të pafund.
Ishte po ky monolog që e bënte në kortezh
I fliste birit të saj që tani më s’e kishte
E kujtonte,e dëshironte,e përshëndeste,e porosiste…
Të “zjarrta”plot dhembje,ishin këto fjalë
Ato s’ishin fjalë,ishin vetë jeta
Ishte shndërruar jeta në fjalë
Tani kur djalin ia kishte rrëmbyer vdekja.
Fjalët që përmbajnë një jetë
Nuk mund të shqiptohen
Vetëm pëshpëriten,
Kënga për dëshmorin nuk krijohet,ajo vetëm këndohet.
Atë ditë e vranët ishte koha
Por më të vranët ishin njerëzit
E dija se për mua po niste një jetë e re
Me brenga e shqetësime për ty atdhe.
Gjeto Gjetani- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Dukagjin
Postime : 1969
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha : 55
Hobi : leximi
Re: POEZI NGA POETI DËSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI
DHEMBJA MUND DHEMBJEN
Na thonë se po e shkatërrojmë familjen,
Se dhembjet asaj po ia shtojmë,
Shtëpisë po ia heqim gurët,
Këngën në vaj po e shndërrojmë.
Na thonë,dhe kanë të drejtë.
Nënat tona vyshken nga meraku ynë,
Shtëpia mbetet pa burrë,
Dhembja shtohet gjithmonë.
Harruan se edhe ne na qan zemra,
Edhe ne na merr malli për shtëpinë,
Për t’u shtruar njëherë mes më të dashurve,
Për të kënduar këngë për dashurinë.
Harruan se dhembja është e madhe,
Aq sa edhe malet,
Harruan se me dhembje luftojmë
Shpresat e gëzuara djaloshare.
Harruan se rreziqeve të përhershme,
Secili nga ne mban një fotografi në zemër,
Në sfond mospërfillja e tmerrshme
Në thellësi deti dhembje,dhembje.
Ah! ç’dhembje ndiejmë për bablokun e gjorë,
Për nënën që e ka kërrusur dhembja,
Për motrën dhe vëllan e vogël,
Oh,ç’dhembje për jetën pa brenga!
Thamë:
Le të zhuriten zemrat prej pikëllimit,
Le të qajë toka për këmbët tona,
Le t’i ndryshkën telat çiftelisë,
Le të mbetën bagëtia pa bari,
Le të mbetet dhe gruaja pa burrë,
Dhe motra pa vëlla,
Dhe vëllai pa motër…
Ne do ndezim zjarre pishtarë,
Do të shndrisim fushë,mal e kodër.
Ne me dheun do të flasim,
Prej tij Havë e Adem të rinj do të krijojmë,
Qiellit do t’ia ndryshojmë ngjyrën,
Njeriun tokës do t’ia dhurojmë.
Na thonë:po sulmoni qiellin,
Po luftoni me male e kodër,
Ne veshin s’ua vëmë,
Në gji shtrëngojmë të madhin popull.
Ecim si hije natën,
Ditën na ka rrëmbyer vdekja,
Flasim me rrugicat e qytetit,
Të kuqen ua heqim udhëkryqeve të zbehta.
Harrojnë se mbyllemi,sepse urrejmë kuvlinë,
Se sulmojmë qiellin për njerëzinë,
Se fluturojmë në qiell për të kapur një copë diell,
Se lëmë të dashurit për dashurinë.
Harrojnë se vetëmohimi është jetë,
Se përleshja me flakën bëhet për dritën,
E shkelja e interesit për interesin,
E dhënia e jetës për jetën e rritës.
Harrojnë se duam natën për ditën,
Se duam dhembjen për gëzimin
Se duam luftën për paqen,
Se duam plakun për të riun.
Harrojnë,me qëllim s’kujtohen,
Se jetën japim për jetën,se gjakun japim për gjakun,
Se lëmë këngën për të përjetshmen.
Na akuzojnë,s’lënë gjë pa na thënë,
Por anija dot s’përmbytet,
Mes shkëmbit të forte dhe valëve plot zhurmë,
Noton ajo për rreze drite.
Na thonë se po e shkatërrojmë familjen,
Se dhembjet asaj po ia shtojmë,
Shtëpisë po ia heqim gurët,
Këngën në vaj po e shndërrojmë.
Na thonë,dhe kanë të drejtë.
Nënat tona vyshken nga meraku ynë,
Shtëpia mbetet pa burrë,
Dhembja shtohet gjithmonë.
Harruan se edhe ne na qan zemra,
Edhe ne na merr malli për shtëpinë,
Për t’u shtruar njëherë mes më të dashurve,
Për të kënduar këngë për dashurinë.
Harruan se dhembja është e madhe,
Aq sa edhe malet,
Harruan se me dhembje luftojmë
Shpresat e gëzuara djaloshare.
Harruan se rreziqeve të përhershme,
Secili nga ne mban një fotografi në zemër,
Në sfond mospërfillja e tmerrshme
Në thellësi deti dhembje,dhembje.
Ah! ç’dhembje ndiejmë për bablokun e gjorë,
Për nënën që e ka kërrusur dhembja,
Për motrën dhe vëllan e vogël,
Oh,ç’dhembje për jetën pa brenga!
Thamë:
Le të zhuriten zemrat prej pikëllimit,
Le të qajë toka për këmbët tona,
Le t’i ndryshkën telat çiftelisë,
Le të mbetën bagëtia pa bari,
Le të mbetet dhe gruaja pa burrë,
Dhe motra pa vëlla,
Dhe vëllai pa motër…
Ne do ndezim zjarre pishtarë,
Do të shndrisim fushë,mal e kodër.
Ne me dheun do të flasim,
Prej tij Havë e Adem të rinj do të krijojmë,
Qiellit do t’ia ndryshojmë ngjyrën,
Njeriun tokës do t’ia dhurojmë.
Na thonë:po sulmoni qiellin,
Po luftoni me male e kodër,
Ne veshin s’ua vëmë,
Në gji shtrëngojmë të madhin popull.
Ecim si hije natën,
Ditën na ka rrëmbyer vdekja,
Flasim me rrugicat e qytetit,
Të kuqen ua heqim udhëkryqeve të zbehta.
Harrojnë se mbyllemi,sepse urrejmë kuvlinë,
Se sulmojmë qiellin për njerëzinë,
Se fluturojmë në qiell për të kapur një copë diell,
Se lëmë të dashurit për dashurinë.
Harrojnë se vetëmohimi është jetë,
Se përleshja me flakën bëhet për dritën,
E shkelja e interesit për interesin,
E dhënia e jetës për jetën e rritës.
Harrojnë se duam natën për ditën,
Se duam dhembjen për gëzimin
Se duam luftën për paqen,
Se duam plakun për të riun.
Harrojnë,me qëllim s’kujtohen,
Se jetën japim për jetën,se gjakun japim për gjakun,
Se lëmë këngën për të përjetshmen.
Na akuzojnë,s’lënë gjë pa na thënë,
Por anija dot s’përmbytet,
Mes shkëmbit të forte dhe valëve plot zhurmë,
Noton ajo për rreze drite.
Edituar për herë të fundit nga Gjeto Gjetani në Fri 8 Jul 2011 - 3:03, edituar 2 herë gjithsej
Gjeto Gjetani- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Dukagjin
Postime : 1969
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha : 55
Hobi : leximi
Re: POEZI NGA POETI DËSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI
TAKIM RASTI
E takova rastësisht,
Rastësisht i dhamë dorën njëri-tjetrit,
Vetëm diçka nuk pati të rastit,
Depërtimi në shpirtin e tjetrit.
Dikur Ai ishte bota,
Ishte kulmi,ideali,
Ishte punëtori i maskuar,
Ishte jehona e një mali.
Vepra e tij ishte e madhe,
Në sytë e mi e jashtëzakonshme,
Burgu i tij çlironte të lirët,
Kohën e tij Ai simbolizonte.
Në të ishte e ardhmja,
Ishte zëri i historisë,
Ishte shija e bukës,
Ishte shpresa e lumturisë.
Ai na la amanet pushkën,
Na brumosi me heroizëm,
Ai i dha zjarr këngës,
Ai i mori zemrën shtrigës.
Ai u bë fryma e popullit,
Burgu s’e mbajti zërin e tij,
Ne filluam ta adhuronim burgun,
Burgu brenda kishte liri.
Të gjitha këto i mendova për një sekondë,
Kur dora ime toku dorën e tij,
U bëra i ngrysur,u bëra i zymtë,
Në të s’kishte mbetur as hija e Tij.
Dhe mllefi im qe i furishëm,
Aq sa e furishme ishte e djeshmja e tij,
Dhe mllefi im e përpiu,
Aq sa dje më kishte përpirë shembulli i tij.
Dhe i thashë:ke vrarë vetveten,
Ke vrarë emrin njeri,
Je antipodi i së djeshmes,
Për fajin s’ke alibi.
Për një çast u hutua,
Ndoshta kujtoi kohën e vjetër,
“s’këputen prangat me vaj e lot,
Hekuri pritet veç me hekur”.
E mblodhi veten se automobili e priste,
S’kishte kohë të humbiste me mua në rrugë,
E tërë pamja e tij zyrtare
Të kujtonte se kishte punë.
Ndoshta i shkonte për vizitë ndonjë shoku,
Ndoshta ndonjë aheng e priste aq vonë,
Por një është fare e sigurt:
Për të kaluarën nuk kishte kohë.
Dhe e zgjati dorën e tij,
Toku dorën time qëllimisht,
Hija e zezë u kishte rënë duarve,
Hija e zezë brenda nesh ish.
Dhe tha shpejt fjalët:
Unë jam Ai që isha dje,
Harroi se të përpiqesh të dëshmohesh i djeshëm,
Do të thotë se të sotme nuk ke.
Dhe u përpoq të ma mbushte mendjen,
Për shtetin,lirinë në robëri,
Për rrethanat e jashtëzakonshme,
Për kontributin në demokraci.
Kisha dëshirë të gjitha t’i besoja,
Të isha edhe unë i qetë si Ai,
Por revolja që shtrëngoja në dorë,
Më pëshpëriste demagogji!
Më uroi sukses për rrugën time,
Priti t’i uroja sukses në rrugën e tij,
Thuajse suksesi është i ndashëm,
Kur përpjekjet janë antagoni!
Dhe i thashë: turp do të korrësh,
Ashtu siç adhurimin korrje dje,
Dhe i thashë s’je më vepër,
Një kufomë e gjallë je.
U ndamë.Ai me veturë,
Unë me këmbë,
Ai kishte të gjitha dokumentet,
Unë vetëm revolen e rëndë.
Gjeto Gjetani- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Dukagjin
Postime : 1969
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha : 55
Hobi : leximi
Re: POEZI NGA POETI DËSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI
TE DUA JETE
te dua jete,e vertete
te dua jete e shkrete
te dua o perendi
te dua per jeten qe me dhe ti
te dua jete ,te cmoj
te dua jete mos mu largo
te dua jete,rri prane meje
te dua jete,mos mu be vdekje
te dua jete,per dashurine
te dua jete per miresine
te dua jete per lumturine
te dua jete,drite qe me dhe
te dua jete,per te mirat qe ke
te dua jete,e vertete
te dua jete e shkrete
te dua o perendi
te dua per jeten qe me dhe ti
te dua jete ,te cmoj
te dua jete mos mu largo
te dua jete,rri prane meje
te dua jete,mos mu be vdekje
te dua jete,per dashurine
te dua jete per miresine
te dua jete per lumturine
te dua jete,drite qe me dhe
te dua jete,per te mirat qe ke
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: POEZI NGA POETI DËSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI
.......e nderuara Kingia edhe nese poston poezi shihe temen per cilin autor behet fjale...me respekt Gjeto...!
Gjeto Gjetani- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Dukagjin
Postime : 1969
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha : 55
Hobi : leximi
Similar topics
» POETI YNË MUSA AHMETAJ
» kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci
» POETI YNË DIBRAN DEMAKU
» POETI YNË NEXHAT REXHA
» POETI YNË FATMIR TERZIU
» kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci
» POETI YNË DIBRAN DEMAKU
» POETI YNË NEXHAT REXHA
» POETI YNË FATMIR TERZIU
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi