POETI YNË DIBRAN DEMAKU
Faqja 1 e 1
POETI YNË DIBRAN DEMAKU
KLITHMË ËSHTË DHËMBJA IME
1.
Rritur e kam shtatin brigjeve të fshatit
në buzë me këngën e majekrahut
e buken ngjyer e kam në lotin e kripur
bartur e kam diellin me një trastë në shpinë
duke rendur rrugëve të errëta kërkuar kam lirinë
ishte larg pranvera e të ligat shtoheshin
dimrat e acart ngrirë i kanë lulet e çelura
në stinët e errëta të lagura me gjak e lotë.
O,mos ma cungoni fatin bijtë e mij
shpërndarë si zogjtë e qyqes në paralele e meridiane
Lokën mos e leni shkret e botën të merrni në sy
se rrugë e fatit është e ligë me një ëndërr në sy.
Rritur ju kam në këto brigje me brenga e halle
e shpresuar kam gjithmonë në një ditë të madhe
në gojë të ujkut ndezur mbajtur kam një shpresë
për një dritë në zemër,per një këngë,një besë...
O,mos e merrni rrugën e gjatë të harrimit
e Lokën ta shkretëroni me lotë në këto brigje
se vaji i motrave të mbetura qyqe në shtigje
shndërruar është në valë të kripura lumi.
Klithmë është dhëmbja ime në këto ditë vetmie
me ëndrra të liga mbarsur më është gjumi
e agimet lindur kanë me lotë të ftohtë shiu
për do filiza të këputur,për një këngë djalërie.
2.
E tërbuar bish sulmuar më ka vathën
e po m`i vret filizat edhe në bark të nënës
në do net të errëta pa dritë të hënës
E shkretëruar më ka livadhin e arën
shkretëruar më ka fushë e mal e kodër
këngën në mes këputur,do më zhduk dhe farën.
Ngrituni bijtë e mij,për këtë ditë rritur ju kam
me shumë mundime e me krip e lotë
e krenuar me ju nëpër shtigje luftërash jam
Ngrituni bijtë e mij ta shfarosni bishën
e kënga djaloshare le të shkojë jehonë
se Nënëlokja gjithmonë ndezur do mbajë pishën!
3.
Këngë e ndezur zemra për një gur mali
çikat hedhur kanë pajen e kapur dyfekun
për një rrjedhë lumi e një rreze dielli
flakë ndizet toka-flakëron dhe qielli.
Pritë ujkut t`i zihet,të mos kalojë në shtigje
Lart më lart flamuri të valojë në brigje
në damarët e gjakut shkreptinë rrufeja
agimet përskuqen për do ditë të reja.
Pushkë e ngrehur Trimi-ushtar pararoje
shtigjeve ngarendin së bashku babë e birë
gjakosur janë ndër shekuj këto trpje
Ushtri çlirimtare-Trëndafil-nga toka i mbirë.
4.
Agon pranvera pas të gjatit dimër
e kënga nuk këputet në ne si dikur
Nënëlokja-Kosovë hijeshuar ka ballin
tek Guri i madh valon një flamur...
1.
Rritur e kam shtatin brigjeve të fshatit
në buzë me këngën e majekrahut
e buken ngjyer e kam në lotin e kripur
bartur e kam diellin me një trastë në shpinë
duke rendur rrugëve të errëta kërkuar kam lirinë
ishte larg pranvera e të ligat shtoheshin
dimrat e acart ngrirë i kanë lulet e çelura
në stinët e errëta të lagura me gjak e lotë.
O,mos ma cungoni fatin bijtë e mij
shpërndarë si zogjtë e qyqes në paralele e meridiane
Lokën mos e leni shkret e botën të merrni në sy
se rrugë e fatit është e ligë me një ëndërr në sy.
Rritur ju kam në këto brigje me brenga e halle
e shpresuar kam gjithmonë në një ditë të madhe
në gojë të ujkut ndezur mbajtur kam një shpresë
për një dritë në zemër,per një këngë,një besë...
O,mos e merrni rrugën e gjatë të harrimit
e Lokën ta shkretëroni me lotë në këto brigje
se vaji i motrave të mbetura qyqe në shtigje
shndërruar është në valë të kripura lumi.
Klithmë është dhëmbja ime në këto ditë vetmie
me ëndrra të liga mbarsur më është gjumi
e agimet lindur kanë me lotë të ftohtë shiu
për do filiza të këputur,për një këngë djalërie.
2.
E tërbuar bish sulmuar më ka vathën
e po m`i vret filizat edhe në bark të nënës
në do net të errëta pa dritë të hënës
E shkretëruar më ka livadhin e arën
shkretëruar më ka fushë e mal e kodër
këngën në mes këputur,do më zhduk dhe farën.
Ngrituni bijtë e mij,për këtë ditë rritur ju kam
me shumë mundime e me krip e lotë
e krenuar me ju nëpër shtigje luftërash jam
Ngrituni bijtë e mij ta shfarosni bishën
e kënga djaloshare le të shkojë jehonë
se Nënëlokja gjithmonë ndezur do mbajë pishën!
3.
Këngë e ndezur zemra për një gur mali
çikat hedhur kanë pajen e kapur dyfekun
për një rrjedhë lumi e një rreze dielli
flakë ndizet toka-flakëron dhe qielli.
Pritë ujkut t`i zihet,të mos kalojë në shtigje
Lart më lart flamuri të valojë në brigje
në damarët e gjakut shkreptinë rrufeja
agimet përskuqen për do ditë të reja.
Pushkë e ngrehur Trimi-ushtar pararoje
shtigjeve ngarendin së bashku babë e birë
gjakosur janë ndër shekuj këto trpje
Ushtri çlirimtare-Trëndafil-nga toka i mbirë.
4.
Agon pranvera pas të gjatit dimër
e kënga nuk këputet në ne si dikur
Nënëlokja-Kosovë hijeshuar ka ballin
tek Guri i madh valon një flamur...
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: POETI YNË DIBRAN DEMAKU
ANI KOSOVË ANI
Ani Kosovë ani
dikush të errësonte qiellin
Ti kërkoje diellin
dikush të errësonte hënën
ti ëndërroje Nënën
nënën që të lindi
po që nuk të rriti.
Ani KOsovë ani
ata të rripnin shtatin
Ti kërkoje fatin
ata të zinin pritën
Ti gjakoje dritën
ata të vrisnin ëndrrën
Ti këndoje këngën.
Ani Kosovë ani
TI lot i qiellit
Ti rreze e diellit
Ti lule e prillit
Ti shkëlqim i yllit
Ti jehonë e fyellit.
Ani Kosovë ani
në shekuj brenga halle
i munde me këngë-valle
një ushtri e rrite
krenarinë e ngrite
tek fusha,tek mali
rojë vajza-djali.
Ani Kosovë ani
Ti rrjedhë e Drinit
Plis i Boletinit
Ti lule e fushës
Ujëvarë e Mirushës
ke hyrë thellë në zemër
një këngë e një emër.
Ani Kosovë ani
Ti do i dridhësh detet
do i takosh planetet
në këtë stinë të madhe
do ngritesh shkallë-shkallë
me diell në dorë
me diell në ballë...
Ani Kosovë ani
dikush të errësonte qiellin
Ti kërkoje diellin
dikush të errësonte hënën
ti ëndërroje Nënën
nënën që të lindi
po që nuk të rriti.
Ani KOsovë ani
ata të rripnin shtatin
Ti kërkoje fatin
ata të zinin pritën
Ti gjakoje dritën
ata të vrisnin ëndrrën
Ti këndoje këngën.
Ani Kosovë ani
TI lot i qiellit
Ti rreze e diellit
Ti lule e prillit
Ti shkëlqim i yllit
Ti jehonë e fyellit.
Ani Kosovë ani
në shekuj brenga halle
i munde me këngë-valle
një ushtri e rrite
krenarinë e ngrite
tek fusha,tek mali
rojë vajza-djali.
Ani Kosovë ani
Ti rrjedhë e Drinit
Plis i Boletinit
Ti lule e fushës
Ujëvarë e Mirushës
ke hyrë thellë në zemër
një këngë e një emër.
Ani Kosovë ani
Ti do i dridhësh detet
do i takosh planetet
në këtë stinë të madhe
do ngritesh shkallë-shkallë
me diell në dorë
me diell në ballë...
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: POETI YNË DIBRAN DEMAKU
ANI BACË ANI
(Adem Demaçit)
Ani Bacë ani
Kush më shumë se ti
luftoi padrejtësinë
kush më shumë se ti
e deshi lirinë
lirinı e kësaj toke
Kosovës NënëLoke.
Ani Bacë ani
Ti ëndërroje Nënën
dikush të dëshironte gjëmën
Ti ëndërroje dtitën
dikush të zinte pritën
Ti thoje të vërtetën
dikush të errësonte jetën.
Ani Bacë ani
Ti bekim i nënës
Ti drtë e hënës
Ti dritë e diellit
kaltërsi e qiellit
më i madh me emër
Kombi-dritë në zemër.
Ani Bacë ani
Le të lehin qençe
njerëzit sa në trohë
ata lindin rriten
në kohë të pa kohë
gjurmët shpejt i fshehin
vetëm hije mbesin.
Ani Bacë ani
nëpër shekuj drite
nëpër shekuj rrite
emri yt kranar
në piedestal
rreze drite n`qiell
Lis i drejtë në mal...
(Adem Demaçit)
Ani Bacë ani
Kush më shumë se ti
luftoi padrejtësinë
kush më shumë se ti
e deshi lirinë
lirinı e kësaj toke
Kosovës NënëLoke.
Ani Bacë ani
Ti ëndërroje Nënën
dikush të dëshironte gjëmën
Ti ëndërroje dtitën
dikush të zinte pritën
Ti thoje të vërtetën
dikush të errësonte jetën.
Ani Bacë ani
Ti bekim i nënës
Ti drtë e hënës
Ti dritë e diellit
kaltërsi e qiellit
më i madh me emër
Kombi-dritë në zemër.
Ani Bacë ani
Le të lehin qençe
njerëzit sa në trohë
ata lindin rriten
në kohë të pa kohë
gjurmët shpejt i fshehin
vetëm hije mbesin.
Ani Bacë ani
nëpër shekuj drite
nëpër shekuj rrite
emri yt kranar
në piedestal
rreze drite n`qiell
Lis i drejtë në mal...
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: POETI YNË DIBRAN DEMAKU
MOS
Mos u bëjë bisht për sopatën
bëju trimit krah për shpatën.
Mos i jep armikut besë
të zë pritë e s`të kërkon ndjesë.
Mos i rri në ballë të keqes
mos u bëjë ujk i vetëvetës.
Këngën ruaje veç në zemër
prapa shpine mos bëjë emër.
Mos ia vjedh diellit rrezet
do të mbetesh mallkim për brezat.
Besë e nderë ruaji në gji
mos u mburr kurrë për trimëri!...
Mos u bëjë bisht për sopatën
bëju trimit krah për shpatën.
Mos i jep armikut besë
të zë pritë e s`të kërkon ndjesë.
Mos i rri në ballë të keqes
mos u bëjë ujk i vetëvetës.
Këngën ruaje veç në zemër
prapa shpine mos bëjë emër.
Mos ia vjedh diellit rrezet
do të mbetesh mallkim për brezat.
Besë e nderë ruaji në gji
mos u mburr kurrë për trimëri!...
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: POETI YNË DIBRAN DEMAKU
EU YMER ELSHANI
(Poetit Ymer Elshani i rënë
për lirinë e Kosovës)
Eu, Ymer Elshani
çfarë t`i them unı nipit
përë zogun e plagosur
në majë të pipit?!
Eu,Ymer Elshani
çfarë t`i them unë mbesës
për këngën e pakënduar
dhe mitin e qëndresës?!
Eu, Ymer Elshani
çfarë t`i them unë plakut
për plisin e shpuar
dhe pikat e gjakut?!
Eu,Ymer Elshani
çfarë t`i them unë nënës
për rrezet e diellit
dhe dritën e hënës?!
Eu, Ymer Elshani
çfarë t`i them Teutës
për lotin e syrit
për petkun e futës?!
Eu, Ymer Elshani
çfarë t`i them unë mikut
për prakun e mbrojtutr
ballë për ballë armikut?!
Eu, Ymer Elshani
çfarë t`i them Tregimit
strofës së mbetur në gjysmë
dhe vargut të pikëllimit?!
Eu, Ymer Elshani
çfarë t`i them unë gurit
për shqipen e qëndisur
në palë të flamurit?!
Eu, Ymer Elshani
çfarë t`i them unë fisit
për yllin e ndritur
për rrënjën e Lisit?!
Eu, Ymer Elshani
çfarë t`i them lirisë
për ëndrrat e tua
n`panteonin e pevdekësisë?!...
(Poetit Ymer Elshani i rënë
për lirinë e Kosovës)
Eu, Ymer Elshani
çfarë t`i them unı nipit
përë zogun e plagosur
në majë të pipit?!
Eu,Ymer Elshani
çfarë t`i them unë mbesës
për këngën e pakënduar
dhe mitin e qëndresës?!
Eu, Ymer Elshani
çfarë t`i them unë plakut
për plisin e shpuar
dhe pikat e gjakut?!
Eu,Ymer Elshani
çfarë t`i them unë nënës
për rrezet e diellit
dhe dritën e hënës?!
Eu, Ymer Elshani
çfarë t`i them Teutës
për lotin e syrit
për petkun e futës?!
Eu, Ymer Elshani
çfarë t`i them unë mikut
për prakun e mbrojtutr
ballë për ballë armikut?!
Eu, Ymer Elshani
çfarë t`i them Tregimit
strofës së mbetur në gjysmë
dhe vargut të pikëllimit?!
Eu, Ymer Elshani
çfarë t`i them unë gurit
për shqipen e qëndisur
në palë të flamurit?!
Eu, Ymer Elshani
çfarë t`i them unë fisit
për yllin e ndritur
për rrënjën e Lisit?!
Eu, Ymer Elshani
çfarë t`i them lirisë
për ëndrrat e tua
n`panteonin e pevdekësisë?!...
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: POETI YNË DIBRAN DEMAKU
NE TË KEMI DRITË NË SY
(Babait Asllanit,bashkëluftëtarë
i çetave të Shaban Polluzhës)
Gjashtëdhjetı vjet të ruajtëm në gji
yll i ndritur për liri.
Gjashtëdhjetë vjet të mbajtëm në zemër
për një këngë e për një emër.
Gjashtëdhjetë vjet e ca të tjera
gjersa çeli lule pranvera.
Gjashtëdhjetë vjet stinë për stinë
ne ëndërronim,baba,lirinë.
Atë liri që ti me gjak e skuqe
për ta bërë Kosovën nuse.
Ti baba me besa-besë
nuk e ndaje mendjen në pjesë.
Me ca shokë me plisa të bardhë
u bashkuat në një aradhë.
Një aradhë për të mbrojtur prakun
trimave të rënë për t`u marrë hakun.
Për Kosovën u bëre krushk
dhe për te ndeze një pushkë.
Pushka jote për atdhe
çeli lule dhe për ne.
Çeli lule dhe për ty
ne të kemi dritë në sy!...
Tash n`Kosovë erdhi liria
ty të mori historia.
Ajo të mbanë për trim e burrë
që stuhitë s`të trembënë kurrë.
As s`të tremben as s`të trembin
n`lapidar ta ruajnë ty emrin!
Emri yt,o babai im
ndrinë si ylli në agim.
Ndrinë si ylli në agim
nëpër shekuj ruan lirinë!...
(Babait Asllanit,bashkëluftëtarë
i çetave të Shaban Polluzhës)
Gjashtëdhjetı vjet të ruajtëm në gji
yll i ndritur për liri.
Gjashtëdhjetë vjet të mbajtëm në zemër
për një këngë e për një emër.
Gjashtëdhjetë vjet e ca të tjera
gjersa çeli lule pranvera.
Gjashtëdhjetë vjet stinë për stinë
ne ëndërronim,baba,lirinë.
Atë liri që ti me gjak e skuqe
për ta bërë Kosovën nuse.
Ti baba me besa-besë
nuk e ndaje mendjen në pjesë.
Me ca shokë me plisa të bardhë
u bashkuat në një aradhë.
Një aradhë për të mbrojtur prakun
trimave të rënë për t`u marrë hakun.
Për Kosovën u bëre krushk
dhe për te ndeze një pushkë.
Pushka jote për atdhe
çeli lule dhe për ne.
Çeli lule dhe për ty
ne të kemi dritë në sy!...
Tash n`Kosovë erdhi liria
ty të mori historia.
Ajo të mbanë për trim e burrë
që stuhitë s`të trembënë kurrë.
As s`të tremben as s`të trembin
n`lapidar ta ruajnë ty emrin!
Emri yt,o babai im
ndrinë si ylli në agim.
Ndrinë si ylli në agim
nëpër shekuj ruan lirinë!...
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: POETI YNË DIBRAN DEMAKU
HEJ,VËLLAI IM
(Vëllait Behramit i rënë në luftën
e fundit për lirinë e Kosovës)
Hej vëllai im i miri
me gjuhë e gjak e rrënjë Iliri!
Hej vëllai im kapedani
me gjuhë e gjak e rrënjë Dardani!
Hej vëllai im rreze lirie
me gjuhë e gjak e rrënjë shqiptarie!
Hej vëllai im,o vëllai im
Kosova të buzëqeshë në çdo agim!...
(Vëllait Behramit i rënë në luftën
e fundit për lirinë e Kosovës)
Hej vëllai im i miri
me gjuhë e gjak e rrënjë Iliri!
Hej vëllai im kapedani
me gjuhë e gjak e rrënjë Dardani!
Hej vëllai im rreze lirie
me gjuhë e gjak e rrënjë shqiptarie!
Hej vëllai im,o vëllai im
Kosova të buzëqeshë në çdo agim!...
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: POETI YNË DIBRAN DEMAKU
Dibran Demaku
Dibran Demaku u lind me 18 Prill 1956 ne fshatin Abri e Epërme te Drenasit. Shkollimin fillor e mbaroi ne fshatin e lindjes,ndërkaq te mesmin dhe ate universitar ne Prishtine. Mbaroi studimet ne Degën e letërsisë dhe te gjuhës shqipe ne Fakultetin e Filolologjisë te Universitetit te Prishtinës. Pas studimeve shtate vite me radhe punoi gazetar ne Programin për fëmije te Radiotelevizionit te Prishtinës. Qe nga viti 1993 jeton ne Gjermani. Me shkrime filloi te merret qe nga bankat e shkollës se mesme. Shkruan poezi e proze për te rritur e për fëmije. Deri me tash i ka botuar dy përmbledhje me poezi për fëmije: 1. Vogëlushe dhe shtatore
2. Rrëfimet e kalasë se vjetër
PORTRET LUFTETARI
(Babait)
Gjate jetës se vet beri vetëm dy fotografi
një për letërnjoftim e nje kur shkoi n`ushtri
Gjate gjashtëdhjetë vjetëve te ti
kishte vetëm një dashuri
për te gjithë:diell-liri.
Ne te dy luftërat botërore
ishte luftëtar i lirisë
mbronte gjeografinë e atdheut.
Hone:Si ai askush nuk e përdorte maliherin
ne jetën e vet te vogël
ne shpirt ujiste nderin.
Para se te vdiste fëmijëve u la porosinë
ne jete-mbi te gjitha te çmoj
Dibran Demaku u lind me 18 Prill 1956 ne fshatin Abri e Epërme te Drenasit. Shkollimin fillor e mbaroi ne fshatin e lindjes,ndërkaq te mesmin dhe ate universitar ne Prishtine. Mbaroi studimet ne Degën e letërsisë dhe te gjuhës shqipe ne Fakultetin e Filolologjisë te Universitetit te Prishtinës. Pas studimeve shtate vite me radhe punoi gazetar ne Programin për fëmije te Radiotelevizionit te Prishtinës. Qe nga viti 1993 jeton ne Gjermani. Me shkrime filloi te merret qe nga bankat e shkollës se mesme. Shkruan poezi e proze për te rritur e për fëmije. Deri me tash i ka botuar dy përmbledhje me poezi për fëmije: 1. Vogëlushe dhe shtatore
2. Rrëfimet e kalasë se vjetër
PORTRET LUFTETARI
(Babait)
Gjate jetës se vet beri vetëm dy fotografi
një për letërnjoftim e nje kur shkoi n`ushtri
Gjate gjashtëdhjetë vjetëve te ti
kishte vetëm një dashuri
për te gjithë:diell-liri.
Ne te dy luftërat botërore
ishte luftëtar i lirisë
mbronte gjeografinë e atdheut.
Hone:Si ai askush nuk e përdorte maliherin
ne jetën e vet te vogël
ne shpirt ujiste nderin.
Para se te vdiste fëmijëve u la porosinë
ne jete-mbi te gjitha te çmoj
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: POETI YNË DIBRAN DEMAKU
EMRI YT-DRITE NE TEMPUJ
(Vëllait tim Behramit i rene
për liri ne luftën e fundit)
Si babai ynë dikur
Ti u bere,vëlla,Flamur.
Me armikun dhemb per dhemb
vertikal,gjithmone ne kembe.
Vecse ca plumba te zi
te pershkuan bri per bri
Per kete vend,per kete Toke
ti e le,vella,nje koke.
Per kete Toke,per nje liri
Emei yt-ne perjetesi.
Neper vite,neper shekuj
Emri yt-drite ne Tempuj.
(Vëllait tim Behramit i rene
për liri ne luftën e fundit)
Si babai ynë dikur
Ti u bere,vëlla,Flamur.
Me armikun dhemb per dhemb
vertikal,gjithmone ne kembe.
Vecse ca plumba te zi
te pershkuan bri per bri
Per kete vend,per kete Toke
ti e le,vella,nje koke.
Per kete Toke,per nje liri
Emei yt-ne perjetesi.
Neper vite,neper shekuj
Emri yt-drite ne Tempuj.
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: POETI YNË DIBRAN DEMAKU
KOHE E LIGE DHE LEHONE
Ne dhome zagushi
poci ta djeg ballin
perjashta furtune
kohe e lige dhe lehone
Sonte mos del nkorzo
mos fol asnje fjale
fjalet i bart era
kohe e lige dhe lehone
Sa e gjate kjo nate
femija pyet prindin:
-Babi kur agon?!
kohe e lige dhe lehone
Ne dhome zagushi
poci ta djeg ballin
perjashta furtune
kohe e lige dhe lehone
Sonte mos del nkorzo
mos fol asnje fjale
fjalet i bart era
kohe e lige dhe lehone
Sa e gjate kjo nate
femija pyet prindin:
-Babi kur agon?!
kohe e lige dhe lehone
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: POETI YNË DIBRAN DEMAKU
PYLLI
Ne perralle
nje pyll i rralle
Ia prene deget
mugulloi
Ia prene trupin
prap buloi
Ia prene rrenjet
prap rrenje vuri
Pyll i dendur
me rrenje ne guri
Neper shekuj
Shtize flamuri.
Ne perralle
nje pyll i rralle
Ia prene deget
mugulloi
Ia prene trupin
prap buloi
Ia prene rrenjet
prap rrenje vuri
Pyll i dendur
me rrenje ne guri
Neper shekuj
Shtize flamuri.
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: POETI YNË DIBRAN DEMAKU
RADISHEVES
(Vendlindjes se Shote Galices)
Radisheve
u shtange
apo u krenove
ate nate
kur e percolle Shoten
per ne cete
e duhej ta dregoje
nuse.
Ate nate
nuk u kupezua kenga e cikave
kur ne vend te duvakut te nuserise
ne koke i vure plisin e bardhe
kur ne vend te dhuratave per dasmoret
i dhurove pushken.
Radisheve,
a te dogji flaka e luftes
ty,qe e linde Shoten
dhe ua dhurove maleve per liri
apo te ngrohu
zeri tingellues i Shotes
ne netet e gjata te dimrit.
Radisheve,
ku e ke varrin
e bijes tende kreshnike
vale u frikesove
apo nuk pate vend
nder varre?!
Radisheve,
Cili jemi me krenar
per kete Heroine
ti qe e linde Shoten
dhe ua dhurove maleve
per liri
apo une qe rritem
me kengen e saj
ne gji.
(Vendlindjes se Shote Galices)
Radisheve
u shtange
apo u krenove
ate nate
kur e percolle Shoten
per ne cete
e duhej ta dregoje
nuse.
Ate nate
nuk u kupezua kenga e cikave
kur ne vend te duvakut te nuserise
ne koke i vure plisin e bardhe
kur ne vend te dhuratave per dasmoret
i dhurove pushken.
Radisheve,
a te dogji flaka e luftes
ty,qe e linde Shoten
dhe ua dhurove maleve per liri
apo te ngrohu
zeri tingellues i Shotes
ne netet e gjata te dimrit.
Radisheve,
ku e ke varrin
e bijes tende kreshnike
vale u frikesove
apo nuk pate vend
nder varre?!
Radisheve,
Cili jemi me krenar
per kete Heroine
ti qe e linde Shoten
dhe ua dhurove maleve
per liri
apo une qe rritem
me kengen e saj
ne gji.
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: POETI YNË DIBRAN DEMAKU
DRENICË
Desha te te takoj ne enderr
e te takova ne legjende
Ahmet Delia mprehte
Sopaten
se armiq kishte shume
Azem Bejta
me Daden Shote
buzeqeshnin para shkolle
ne Prekaz
e flisnin
me Tahir Mehen
e me Shaban Polluzhen
Fehmi Lladrovci
bashke me Xheven
thrnin vargje
per ardhmerine
Legjenda me automatik
i rrezonte nje nga nje
ushtaret e armikut
e kendonte...
Desha te te takoj ne enderr
e te takova ne legjende
Ahmet Delia mprehte
Sopaten
se armiq kishte shume
Azem Bejta
me Daden Shote
buzeqeshnin para shkolle
ne Prekaz
e flisnin
me Tahir Mehen
e me Shaban Polluzhen
Fehmi Lladrovci
bashke me Xheven
thrnin vargje
per ardhmerine
Legjenda me automatik
i rrezonte nje nga nje
ushtaret e armikut
e kendonte...
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: POETI YNË DIBRAN DEMAKU
KU TA GJEJ BLERIMIN
Syte nuk mbyllen e kapaket i rendon gjumi
endrrat kallen flake bregut te nje lumi
Shpresat mbeten peng ne fillim te nje pranvere
lulet ne bulim mos i keput Ylbere
Ku ta gjej blerimin qe ma vodhi vjeshta
si ta mund pikellimin vashe me keta rrjeshta.
Syte nuk mbyllen e kapaket i rendon gjumi
endrrat kallen flake bregut te nje lumi
Shpresat mbeten peng ne fillim te nje pranvere
lulet ne bulim mos i keput Ylbere
Ku ta gjej blerimin qe ma vodhi vjeshta
si ta mund pikellimin vashe me keta rrjeshta.
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: POETI YNË DIBRAN DEMAKU
KATER STINE PA TY
Koha perbirohet ngadale neper stine
agimet pranvarore lindin dashuri
Trendelina ime rritur ne kodrine
endrrat sec mi vodhe dhe ike me to
rendin tash kujtimet neper trotoare
sonte enderroj nje takim te ri
ti do te vijsh e lehte si lule flutur pranvere
ishull lumturie-zemer e gezuar
ne ditet e bardha qe do te vijne pasketaj
enderr mengjesi e gjakut te zgjuar
Prangat le te keputen ne nje dashuri
agimet le te kallen ne shikimin tend
trandu det i gjer per nje pabesi
yll mengjesi ne zemer do lind perseri.
Koha perbirohet ngadale neper stine
agimet pranvarore lindin dashuri
Trendelina ime rritur ne kodrine
endrrat sec mi vodhe dhe ike me to
rendin tash kujtimet neper trotoare
sonte enderroj nje takim te ri
ti do te vijsh e lehte si lule flutur pranvere
ishull lumturie-zemer e gezuar
ne ditet e bardha qe do te vijne pasketaj
enderr mengjesi e gjakut te zgjuar
Prangat le te keputen ne nje dashuri
agimet le te kallen ne shikimin tend
trandu det i gjer per nje pabesi
yll mengjesi ne zemer do lind perseri.
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: POETI YNË DIBRAN DEMAKU
MERGIMTAREVE
Varg,varg,varg
Larg,larg-larg
u niset rrugës se harrimit
atdheun e latë pas
valle a do ta gjeni
rrugën e kthimit
pa ju atdheu
është jetim.
Varg,varg,varg
Larg,larg-larg
u niset rrugës se harrimit
atdheun e latë pas
valle a do ta gjeni
rrugën e kthimit
pa ju atdheu
është jetim.
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: POETI YNË DIBRAN DEMAKU
SERVILI
I thane se je i mençur
e ai beri urti
tha: Jam me i mençuri ne bote
e qeshi si fëmije.
I thane se je trim
e ai beri trimëri
vrau dy miza
e plagosi një Mi.
I thane se je budalla
e quajtën:Gomar
për dëshirën tuaj tha:
mund te ha dhe bar.
Ter jetën servil
tere jetën kokulët
i duruar si gomar
i urte si një pule.
I thane cnuk i thane
ter jetën e shanë
gjersa ndërroi jete
servili i shkrete.
I thane se je i mençur
e ai beri urti
tha: Jam me i mençuri ne bote
e qeshi si fëmije.
I thane se je trim
e ai beri trimëri
vrau dy miza
e plagosi një Mi.
I thane se je budalla
e quajtën:Gomar
për dëshirën tuaj tha:
mund te ha dhe bar.
Ter jetën servil
tere jetën kokulët
i duruar si gomar
i urte si një pule.
I thane cnuk i thane
ter jetën e shanë
gjersa ndërroi jete
servili i shkrete.
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Similar topics
» Daut Demaku - Për Ty
» POETI YNË LIMAN ZOGAJ
» POETI YNË NEXHAT REXHA
» POETI YNË SADIK KRASNIQI
» POETI YNË FATMIR TERZIU
» POETI YNË LIMAN ZOGAJ
» POETI YNË NEXHAT REXHA
» POETI YNË SADIK KRASNIQI
» POETI YNË FATMIR TERZIU
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi