ENVERI,PROTAGONIST I HISTORISË
Faqja 1 e 1
ENVERI,PROTAGONIST I HISTORISË
Enveri, protagonist i historisë
Kujtime
Pas një heshtjee relativisht të gjatë Ramiz Alia rikthehet publikisht në mbrojtje të figurës së Enver Hoxhës dhe Luftës Nacional-Çlirimtare. I thur lavdërime me rastin e 20-vjetorit të vdekjes dhe shpreh indinjatën e tij për refuzimin e dhënies së dëshmisë së veteranit të luftës ish-komandantit të përgjithshëm. Mohon gjithashtu që ish-udhëheqësi komunist të ketë humbur kthjelltësinë mendore në fund të jetës së tij
“E kam takuar dhe kam biseduar
me Enverin edhe një ditë para vdekjes”
“Është shkruar se Enveri vitet, sidomos muajt e fundit të jetës së tij, nuk ishte i kthjellët nga pikëpamja mendore. Kjo nuk është e vërtetë. E.Hoxha vuante nga diabeti qysh nga viti 1948, ndërsa nga shqetësimet kardiake që nga viti 1972, kur pësoi një infarkt. Që nga ajo kohë gjendja e tij ka ardhur duke u rënduar, por asnjëherë nuk iu shmang punës. Në fakt, nuk ka asnjë mbledhje të KQ të Partisë në të cilën të mos ketë marrë pjesë. Bile edhe mbledhjet e Byrosë Politike ose të Sekretariatit të KQ që janë bërë në mungesë të tij numërohen me gishta. Unë e kam takuar dhe kam biseduar me të edhe një ditë përpara se të vdiste.”
“Nuk mund të bëhet leckë lufta
se dikujt nuk i pëlqen Enver Hoxha”
“Veçse duhet thënë fort se një epokë e tërë historike dhe protagonisti i saj kryesor, Enver Hoxha, nuk mund të shuhen e të hidhen poshtë me gjykime të njëanshme dhe të nxitura nga motive personale. Një periudhë e tillë e historisë sonë, lufta që solli çlirimin e atdheut nga pushtuesit e huaj dhe përpjekjet e tërë popullit shqiptar për të ndërtuar e mbrojtur lirinë e pavarësinë e vendit nuk mund të bëhen leckë, sepse dikujt nuk i pëlqen Enver Hoxha. Një qëndrim i tillë nuk bën gjë tjetër veçse hedh baltë mbi historinë e gjithë kombit tonë.”
“Refuzimi i dëshmisë së veteranit,
absurditet i mentaliteteve antihistorike”
“Mentalitetet antihistorike e subjektive të çojnë deri në absurditete. I tillë ishte qëndrimi, kohët e fundit, i Ministrisë së Mbrojtjes lidhur me dhënien E.Hoxhës të dokumentit të Veteranit të Luftës NÇL. Eshtë e pakonceptueshme, por, mbi të gjitha, përbën një ofendim të madh ndaj të gjithë atyre që gjatë uftës u radhitën në repartet e ndryshme partizane dhe luftuan për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj, që komandantit të tyre të përgjithshëm t’i refuzohet dëshmia e Veteranit të Luftës NÇL.”
Njëzet vjet më parë vdiq Enver Hoxha, nën udhëheqjen e të cilit Shqipëria u çlirua nga pushtuesit e huaj, fashistët italo-gjermanë, dhe më pas, për afro katër dekada drejtoi përpjekjet vigane të popullit tonë për të ndërtuar një shoqëri të përparuar dhe të begatë, të karakterizuar nga barazia dhe drejtësia shoqërore, mbështetur në idealet e socializmit.
Ndaj figurës së E.Hoxhës dhe veprës së tij sot ka qëndrime të ndryshme. Ka disa që as duan të dëgjojnë për E.Hoxhën, që veprimtarinë e tij si udhëheqës i luftës dhe i ndërtimit socialist e “pikturojnë” me ngjyrat më të zeza që mund të imagjinohen. Nuk kam ndërmend të polemizoj, as me ata që vijnë nga radhët e Ballit apo të Legalitetit që, si bashkëpuntorë të pushtuesit, u mundën gjatë kohës së luftës, apo me antikomunistë që në ditët e sotme janë të “modës”, as me ata që gjatë regjimit të kaluar janë persekutuar dhe burgosur, me të drejtë

Gjeto Gjetani- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Dukagjin
Postime : 1969
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha : 55
Hobi : leximi
Re: ENVERI,PROTAGONIST I HISTORISË
ose pa të drejtë. Secili ka motivet e veta personale, të cilat po i shprehin sa nëpër gazeta, aq edhe në emisione të ndryshme televizive.
Veçse duhet thënë fort se një epokë e tërë historike dhe protagonisti i saj kryesor Enver Hoxha, nuk mund të shuhen e të hidhen poshtë me gjykime të njëanshme dhe të nxitura nga motive personale. Një periudhë e tillë e historisë sonë, lufta që solli çlirimin e atdheut nga pushtuesit e huaj dhe përpjekjet e tërë popullit shqiptar për të ndërtuar e mbrojtur lirinë e pavarësinë e vendit nuk mund të bëhen leckë, sepse dikujt nuk i pëlqen Enver Hoxha. Një qëndrim i tillë nuk bën gjë tjetër veçse hedh baltë mbi historinë e gjithë kombit tonë.
Mentalitetet antihistorike e subjektive të çojnë deri në absurditete. I tillë ishte qëndrimi, kohët e fundit, i Ministrisë së Mbrojtjes lidhur me dhënien E.Hoxhës të dokumentit të Veteranit të Luftës NÇL. Eshtë e pakonceptueshme, por, mbi të gjitha, përbën një ofendim të madh ndaj të gjithë atyre që gjatë Luftës NÇL u radhitën në repartet e ndryshme partizane dhe luftuan për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj, që komandantit të tyre të përgjithshëm t’i refuzohet dëshmia e Veteranit të Luftës.
Për Enver Hoxhën kam shkruar në librat që kam botuar, si edhe në shtypin e përditshëm. Besoj se Redaksia e gazetës “Shekulli” do ta plotësojë këtë shkrim, duke riprodhuar pjesë nga libri im “Duke biseduar për Shqipërinë ”, që është botuar si intervistë në vitin 2001.
Pyetje: Padyshim, personi që dominoi gjatë historisë së re të Shqipërisë ishte Enver Hoxha, udhëheqës i padiskutueshëm, i adhuruar deri në kult. Ju e keni njohur nga afër, bashkëpunuat me të dhe duket se gëzonit besimin e tij. Cili është sot mendimi juaj për Enver Hoxhën?
Përgjigje: Për pesë dekada E.Hoxha ka qenë udhëheqësi kryesor i Shqipërisë, i dashur dhe i respektuar nga masat e gjera të popullit. Ndokush thotë se ky qëndrim ishte i imponuar, se njerëzit "bënin" sikur e donin, kurse në realitet e kishin frikë, trembeshin prej tij. Kjo nuk është e vërtetë. Njerëzit e njohën Enver Hoxhën në kohët më të vështira, gjatë luftës për çlirimin e atdheut nga pushtuesit e huaj. Ata e njohën jo nëpërmjet shkrimeve, por e panë me sy në malet e Shqipërisë në krye të partizanëve, i hapën dyert e shtëpisë dhe i dhanë të hajë nga buka e tyre.
E.Hoxha ishte organizatori dhe udhëheqësi i Luftës NÇL, që u kurorëzua me çlirimin e vendit nga nazi-fashizmi. Ai hodhi themelet e shtetit të ri shqiptar dhe e udhëhoqi popullin në betejat e mëdha për ta nxjerrë vendin nga prapambetja shekullore e për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. …
… E.Hoxha ishte i pajisur me një kulturë të gjerë. Ai i përkiste brezit që lidhte periudhën e Rilindjes sonë Kombëtare me kohët moderne. E.Hoxha lexonte shumë dhe tepër shpejt. Natyrisht, vendin kryesor e zinin librat historikë e politikë, kujtimet e njerëzve të shquar në botë, libra për sociologjinë e të tjerë. Ai kishte një kujtesë të jashtëzakonshme; mbante mend çdo gjë që ndeshte me interes në një libër, ashtu siç kujtonte njerëz dhe emra të atyre që kishte lexuar ose kishte takuar. Shpesh në bisedat që bënte, qoftë edhe për jetën partizane, mbante mend emrat e fshatarëve ku kishte ngrënë, të kuadrove që kishte takuar. Vetëm me datat e shifrat nuk e kishte mirë, i ngatërronte, duket se për ato nuk e lodhte mendjen. …
… Aktualisht kundërshtarët e tij, kur flasin për E.Hoxhën, e cilësojnë diktator, hakmarrës, që nuk ndalej përpara asgjëje, nëse rrezikohej pushteti i tij. Ata për t'u dhënë "vërtetësi" këtyre akuzave përmendin veçanërisht mungesat në fushën e demokracisë apo ekstremizmat që kanë ndodhur në zbatimin e luftës së klasave, qëndrimet e ashpra që janë mbajtur si ndaj

kundërshtarëve të regjimit, ashtu edhe ndaj atyre udhëheqësve që në një mënyrë ose tjetër nuk kanë miratuar vijën e E.Hoxhës.
Eshtë e qartë se gjatë periudhës pesëdhjetëvjeçare të Shqipërisë së re janë bërë edhe gabime të ndryshme, si në fushën politike, ashtu edhe në atë ekonomike. E.Hoxha si udhëheqës kryesor i partisë dhe i shtetit, natyrisht për këto gabime mban edhe përgjegjësinë kryesore. Po kështu edhe përsa i përket dënimit ekstrem që u është dhënë disa kuadrove të larta të partisë, ose edhe për “mbylljen” e qëndrimet e ngurta në marrëdhëniet me botën e jashtme, ka ndikuar edhe vetë E.Hoxha, me "dyshimet" e tij dhe bindjen se Shqipërisë rreziqet i vijnë nga të huajt dhe komplotet e organizuara prej tyre.
… Është shkruar se Enveri vitet, sidomos muajt e fundit të jetës së tij, nuk ishte i kthjellët nga pikëpamja mendore. Kjo nuk është e vërtetë. E.Hoxha vuante nga diabeti qysh nga viti 1948, ndërsa nga shqetësimet kardiake që nga viti 1972, kur pësoi një infarkt. Që nga ajo kohë gjendja e tij ka ardhur duke u rënduar, por asnjëherë nuk iu shmang punës. Në fakt, nuk ka asnjë mbledhje të KQ të Partisë në të cilën të mos ketë marrë pjesë. Bile edhe mbledhjet e Byrosë Politike ose të Sekretariatit të KQ-së që janë bërë në mungesë të tij numërohen me gishta. Unë e kam takuar dhe kam biseduar me të edhe një ditë përpara se të vdiste.
E.Hoxha u shqua si burrë shteti e diplomat me urtësi të rrallë. Ai në bazën e politikës së jashtme të Shqipërisë së re vuri parimin e ruajtjes së sovranitetit të plotë kombëtar. Ai ngulte këmbë që Shqipëria të kishte zërin e vet në botë, që ajo t'u dilte drejtëpërdrejt zot interesave të saj, pa "kujdestarë", pa të tretë. Ai qysh në fillim ka udhëhequr luftën diplomatike për t'i siguruar shtetit të ri shqiptar një status të barabartë me shtetet e kombet që morën pjesë në koalicionin antifashist botëror.
E.Hoxha ishte kurdoherë i mirinformuar për çdo gjë që lidhej me politikën e jashtme. Ai lexonte mjaft libra që kishin të bënin me historinë e marrëdhënieve dhe me të drejtën ndërkombëtare, si dhe me zhvillimin e ngjarjeve në rajonet dhe "vatrat e nxehta" në botë. .. Padyshim, vëmendjen kryesore të tij e tërhiqnin zhvillimet që lidheshin më shumë me vendin tonë, si ngjarjet në Ballkan, në pellgun e Mesdheut dhe në Lindjen e Mesme. Për këto ai reflektonte, diskutonte vazhdimisht, nxirrte konkluzione dhe shkruante.
Pyetje: Interesimi i tij për ngjarjet ndërkombëtare duket nga pozicioni që ai merrte shpesh lidhur me temat e politikës së jashtme.
Përgjigje: E.Hoxha kishte një intuitë të veçantë. Ai ishte një takticien i përsosur. Karakteristikë e tij dalluese ishte aftësia për të reaguar me vendosmëri dhe në kohën e duhur ndaj ngjarjeve të veçanta. Ditën kur ushtria sovjetike ndërhyri me forcën e armëve në Çekosllovaki, në gusht të vitit 1968, Enveri, pa as më të voglin hezitim, e cilësoi këtë akt si një agresion të tipit fashist, si një veprim të rrezikshëm që mund të kërcënonte edhe lirinë e pavarësinë e Shqipërisë...
-Tani, -tha ai, -është koha që vendi ynë edhe de jure të largohet nga ky traktat ushtarak, që tashmë është shndërruar në traktat agresiv, njësoj si NATO-ja. Eshtë e vërtetë që de facto nuk bëjmë pjesë prej kohësh aty, sepse revizionistët na kanë përjashtuar, por aktualisht ne, nga ana jonë, duhet ta denoncojmë botërisht Traktatin e Varshavës dhe të shpallim largimin prej tij për të gjitha efektet.
Fusha tjetër për të cilën E.Hoxha tregonte interes të veçantë ishte ajo e kulturës. Ai diskutonte vazhdimisht dhe ka shkruar shumë për problemet që lidhen me këtë temë. Çdo njeri i paanshëm e ka të lehtë të konstatojë se te mendimi i E.Hoxhës për kulturën shkrihen

pasioni i atdhetarit dhe kultura perëndimore me të cilën ishte formuar, me logjikën e rreptë të studiuesit marksist. E.Hoxha nga pikëpamja kulturore kishte orientim perëndimor, të fituar jo vetëm sepse studimet i kishte kryer në Francë, por sepse ndiqte përditë zhvillimet në fushën e kulturës, të letersisë e të artit në Perëndim. …
…E.Hoxha ishte partizan i pasionuar i trashëgimisë kulturore të së kaluarës sonë dhe të asaj botërore. Ai ishte armik i kozmopolitizmit, por edhe i ksenofobisë. Ruaj në shënimet e mia një bisedë, në të cilën ai thekson:
-Letërsia botërore është një thesar që është krijuar gjatë rrjedhës së epokave historike. Prandaj një pjesë e saj nuk u përshtatet kërkesave të sotme. Por, në kohën e vet, çdo vepër ka ndikuar në zhvillimin e shoqërisë. ... Prandaj e kaluara nuk duhet marrë "kallëp" e të hidhet poshtë me lehtësi, duke thënë se "e tërë kjo nuk vlen". Jo, çdo vepër duhet analizuar me kujdes duke pasur parasysh kohën kur është krijuar.
Kur sjell ndërmend që megjithë këtë në praktikën tonë artistike e letrare ka pasur "ngurtësi", ose "kufizime" apo "autocensurë", nuk mund të mos konkludoj se ato qëndrime në një pjesë të madhe kanë lidhje me paaftësinë e disa drejtuesve të partisë dhe të pushtetit, si dhe me oportunizmin e disa krijuesve, të cilët për të qenë "brenda", tregoheshin gjoja parimorë dhe impononin qëndrime sektare. Por nuk mund të mos vë në dukje se edhe E.Hoxha për këto shfaqje ka përgjegjësinë e vet. Nën presionin e situatave të krijuara ka ndodhur që E.Hoxha, në disa raste, ka qenë kontradiktor duke iu shmangur bindjeve të tij të brendshme.
Mendimi im është se E.Hoxha qëndron në radhën e personaliteteve më të shquara që ka nxjerrë nga gjiri i vet populli ynë. Pavarësisht se sot sundojnë pasionet dhe logjika e hakmarrjes antikomuniste, historia do t'i japë E.Hoxhës vendin që i përket. Ashtu siç nuk mund të mohohet Lufta NÇL e popullit tonë kundër fashizmit, nuk mund të errësohet e të shuhet emri dhe roli historik i E.Hoxhës në krijimin e përparimin e Shqipërisë së re.

Similar topics
» Djali i Hrushovit: Të fshehtat e vizitës së babait, Enveri donte pushtetin
» Bac Enveri (poezi qesharake)
» Çfarë tha Enveri në ditëlindjen e Mehmetit
» Enveri dhe Zogu, ja si i qeverisën shqiptarët
» Shokët e kësaj kohe (Enveri është i gjallë)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi