Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çfarë tha Enveri në ditëlindjen e Mehmetit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çfarë tha Enveri në ditëlindjen e Mehmetit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çfarë tha Enveri në ditëlindjen e Mehmetit

Shko poshtë

Çfarë tha Enveri në ditëlindjen e Mehmetit Empty Çfarë tha Enveri në ditëlindjen e Mehmetit

Mesazh nga WebMaster Tue 4 Oct 2011 - 8:09

Spartak Ngjela

Ishte data 13 janar i vitit 1973 dhe e gjithë Byroja Politike me në krye Enver Hoxhën ishin mbledhur te shtëpia e Mehmet Shehut, i cili festonte gjashtë-dhjetëvjetorin e lindjes. Para disa ditësh, Hoxha vetë kishte folur në një mbledhje të presidiumit të Kuvendit Popullor, ku e kishte goditur festivalin e XI në Radiotelevizion. Por ende në publik nuk dihej gjë, veçse ndihej se, nga "Radio Tirana" ishin hequr thuajse të gjitha këngët e këtij festivali, në një kohë që, deri në ditët e para të janarit, ato transmetoheshin gjatë gjithë ditës si shenjat e një triumfi të madh. Kjo ishte arsyeja që askush nga familja e Shehut nuk mund ta dinte se, kjo ditëlindje do të shërbente si preludi i një politike gjakatare që Hoxha do ta ndërmerrte për të likuiduar të gjithë udhëheqjen shqiptare, në një diapazon kohor që nuk i kaloi dot tetë vjet. Më datën 14 janar, Ladi, me një zë të rënë, më mori në telefon që në mëngjes, e më kërkoi të shiheshim. Ne u takuam atu rreth orës 11:00 dhe të dy u ulëm në një nga parqet e Tiranës, tek ai i madhi që gjendej përballë hotel "Dajtit", ashtu sikundër është edhe sot. Ladi kishte me vetë edhe një magnetofon, por ajo që më bëri përshtypje ishte fakti se, që në fillim, më tha "Mori fund gjithçka. Enver Hoxha e vendosi goditjen drastike sepse mbrëmë, gjatë ditëlindjes, mori fjalën dhe ka mbajtur kryekëput një fjalim që mbante erë terrori". Të them të drejtën më shqetësoi dhe më habiti ku lajm, por kur, pas një orë, e dëgjova të gjithë fjalimin nga magnetofoni që ai kishte marrë me vete, e kuptova që gjithçka kishte marrë fund. Ai ishte një fjalim makabër, si të gjitha fjalimet që Enver Hoxha mbajti pas atij fjalimi. Ai ashtu i ka pasur të gjithë në fakt, por te këta të fundit kishte doza të një njeriu që e kishte humbur ekuilibrin që mund ta mbajë dikë, e sidomos një burrë shteti, brenda normales. Ai ishte anormal dhe kishte thënë hapur "do të godas dhe askush të mos flasë sepse do ta godas edhe atë". Fjalimi niste me një panagjerik për Mehmet Shehun, e pastaj kalonte duke përmendur të gjithë "armiqtë e Partisë" që kishin kaluar që nga viti 1944. Në fakt kuptohej se ata kishin qenë që të gjithë kundërshtarë të tij dhe jo armiq të asaj Partie. Por ai ashtu fliste gjithmonë, ashtu foli përherë dhe s'kishte sesi të fliste ndryshe edhe në atë darkë.

Menjëherë pasi u kujtonte atyre që ishin aty të gjitha goditjet, nisi të flasë për Festivalin në Radiotelevizion. "Kur fliste për festivalin, ai nxihej", po më thoshte Ladi në ato çaste dhe unë ia dalloja edhe në tonin e zërit. Çfarë nuk kishte nxjerrë nga goja për këngëtarët, për orkestër e për orkestrantët, për kompozitorët e për poetët që kishin bërë fjalët e këngëve. Ai dukej sikur thoshte se, që të gjitha ato këngë, të gjitha ato poezi dhe të gjithë ata instrumentistë, të gjithë bashkë, ishin kundër tij. Nga i gjithë teksti i fjalimit kuptoje se ai festival paskësh qenë një komplot kundër tij dhe ai e kishte kapur pak ditë përpara sesa komplotistët të kishin rrëzuar atë vetë. Një histeri e dalë jashtë me mllef, ku u përmendën edhe emrat e drejtorit të Radiotelevizionit, Todi Lubonjës dhe të gjithë drejtorisë së këtij institucioni. "Ajo ishte një muzikë dekadente që kërkonte të helmonte rininë e të bënte përmbysjen e pushtetit popullor në Shqipëri", - thoshte midis të tjerave, dhe gjithmonë e karakterizonte muzikën dhe gjithçka të atij festivali si një devijim ideologjik nga vija e Partisë. Por, mbi të gjitha kuptohej qartë se gjithçka që ai thoshte e kishte me një mllef, i cili nuk i vinte për arsyet përfundimtare të një loje politike që vetë e kishte nisur, por krejtësisht si një inat që i buronte së brendshmi ndaj gjithë elitës intelektuale të Shqipërisë, por edhe kundër gjithë elitës politike dhe artistike të gjithë intelektualizmit perëndimor e lindor. Tani që unë e di të vërtetën kuptoj se i gjithë ai mllef që po tregonte në atë fjalim të parë që e pasuan dhjetëra e dhjetëra të tjerë, ai shprehte një mllef kundrejt mospranimit që i bëhej atij në këtë botë, kudo, nga të gjitha sistemet. Ai kishte mbetur vetëm, nuk e pranonte më as Pekini dhe kjo e kishte kaluar në një shthurje mendore. Koha më pas tregoi se ato kishin qenë ditët kur politika franceze i kishte thënë se nuk mund ta pranonte, për arsyet që kemi thënë. Ai në fakt kishte pritur, por kishte mbetur krejt i vetëm dhe i braktisur, i huaj dhe i denigruar nga gjithë politika botërore. Prandaj, të gjithë mllefin e tij, ai kërkonte ta nxirrte kundër shqiptarëve, e sidomos kundër botës intelektuale. Anti-intelektualizmi i tij tani kishte mbërritur në kulmin e vet dhe ai, që nga ajo natë e 13 janarit 1973, filloi batërdinë e tij kundër gjithkujt, por sidomos kundrejt intelektualëve liberale dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Sulmi
Menjëherë filluan ndryshimet dhe artikujt nëpër shtypin e përditshëm. Nisën kritikat ideologjike kundër artit, letërsisë, poezisë. U shtyp edhe fjalimi i Enver Hoxhës në Presidiumin e Kuvendit Popullor dhe kudo ndihej frikë. Të gjithë mediokrit, por sidomos hordhitë e 6 shkurtit, u hodhën plotësisht në sulm. Nisi kritika e ashpër kundër teatrit, kundër skenografisë së operës "Traviata"; u goditën të gjitha programet e Teatrit të Operës dhe sidomos një sulm frontal iu bë edhe pikturës moderniste që ishte ekspozuar në atë vjeshtë, ku u stigmatizuan dy piktorët atëherë më të talentuar: Edi Hila dhe Edison Gjergo, për dy pikturat e tyre - Mbjellja e pemëve dhe Epika e yjeve të mëngjesit. Kudo një histeri si ajo e vitit 1967, a thua se sërish kishte nisur një Revolucion Kulturor. U godit gjithashtu edhe arkitektura, dy objekte relativisht me vlerë: Galeria e Arteve (ajo që është edhe sot, në Tiranë) dhe ndërtesa e Teatrit Dramatik në Fier, të cilat u cilësuan si dekadente dhe nën një frymë moderniste. Teatri i Fierit u rikompozua dhe u prish, ndonëse ishte shumë i bukur, kurse Galeria e Arteve në Tiranë nuk u prek, prandaj mbeti kështu sikundër është edhe sot. Menjëherë filluan të dilnin në publik edhe emrat e parë: Todi Lubonja dhe Fadil Paçrami: drejtori i RTSH-së dhe Sekretari i Tiranës për Ideologjinë. Madje ky i fundit, sipas një denoncimi që i bëri Ramiz Alia, u tha sikur, me luftën që kishte ndërmarrë kundër konservatorizmit, po luftonte Enver Hoxhën. Vetë Hoxha iu përgjigj me një fjalim të neveritshëm, ku i thoshte: "Po! Unë jam konservator se konservoj marksizëm-leninizmin". Injorancë, por që, në fakt, i jepte krahë gjithë forcave të errëta të shoqërisë. Asnjë artist apo shkrimtar, sado pak i talentuar, nuk ndihej mirë, madje ndihej i kërcënuar. Kultura shqiptare po rikthehej sërish në anti-kulturë, por këtë herë edhe më me virulencë. Kërkohej që të rrafshohej gjithçka, çfarëdo lloj progresi në art, në letërsi dhe në muzikë. Letërsia moderne u quajt e gjitha armiqësore dhe kuptohej pse: Sepse kishte një përmbajtje të theksuar individualiste. Por, ajo që e shqetësoi dhe i dëmtoi të gjithë, ishte urdhri i Enver Hoxhës që të ndalonte transmetimin me repetitorë të programeve të RAI-t. U mbyllën të gjitha stacionet e huaja dhe në malin e Dajtit u vendosën zhurmues.... Fadil Paçrami u dërgua si drejtor i minierës në Tuç të Pukës, në një nga rrethet më ekstreme e më të izoluara të Shqipërisë, kurse Todi Lubonja u dërgua si drejtor i komunales në qytetin e Lezhës. U transferuan edhe të gjithë regjisorët e aftë. Ata shkuan në prodhim, të punonin si punëtorë: Leka Bungo u dërgua të punonte si axhustator në Patos, kurse të tjerë shkuan edhe më keq. Në ditën e 1 majit të atij viti u arrestuan botërisht, dramaturgu Minush Jero dhe regjisori Mihallaq Luarasi, që kishte qenë regjisor i dramës "Njollat e murrme" dhe regjisori i Festivalit të XI. Terrori po bënte përpara, kur u çel plenumi përkatës i Komitetit Qendror që u mor posaçërisht me letërsinë dhe artet. Aty Enver Hoxha mbajti një fjalim shumë më të errët nga ato që kishte mbajtur Zhdanovi në Rusi dhe goditi si armiq të Partisë së tij edhe Todi Lubonjën, edhe Fadil Paçramin, të cilët e dinin se, pas kësaj, po shkonin drejt burgut. Ai e quante "degjenerim" të gjithë kulturën dhe artin modern avangardis perëndimor. Krijonte përshtypjen se me anë të këtij arti, armiqtë e Partisë dhe armiku në përgjithësi, kërkonte që të shkëpuste brezin e ri nga revolucioni. Pretendonte gjithashtu se "ky lloj arti është i shkëputur nga hallet e popullit dhe nuk i përket popullit", ashtu sikurse mundohej të argumentonte se arti modern është loja e fundit që ka nxjerrë borgjezia dhe kapitali botëror për të shkallmuar socializmin dhe moralin komunist...

Ai tani vendosi të sundojë hapur, pa asnjë pengesë, sepse veç përmes urrejtjes, ai nuk shihte më rrugë tjetër mbretërimi, prandaj dhe i bashkoi kësaj urrejtjeje të madhe ligësinë e tij, për ta hedhur në luftë edhe me intelektin, edhe me krijimin, edhe me qytetërimin, domethënë me të gjithë kulturën europiane. Ai kaloi në një refraktarizëm të pashoq, sepse, siç duket, vetëm kjo e qetësonte. Herë-herë ndihej i trembur, sepse ende ndoshta ishte i pavendosur, por nga fjalimet e tij kuptohej se donte të fliste pa pushim. Që nga viti 1967 e sidomos, që pas vitit 1972, ai ka shkruar pa pushim, si të ishte një makinë shkrimi e telekomanduar; gjithë duke shfrytëzuar dhe absorbuar më shumë se dhjetë persona që i mbante me rrogë të institutit që drejtonte gruaja e tij, Nexhmije Hoxha. Dhe të gjitha shkrimet dilnin e dilnin pareshtur nëpër buletine e shpërndaheshin në të gjithë anëtarësinë e partisë së tij. Vetëm fyerje, sharje dhe denigrim kundër qytetërimit e lirisë, kundër intelektualizmit dhe njeriut të ditur; luftë me mllef kundër librit dhe njëherësh edhe një censurë shtetërore e paparë kundrejt tij dhe filmit. Madje, për filmin as që mund të bëhej fjalë. Por, për këtë ishte në hall sepse komunizmi, në dhjetëvjetëshin e parë të ardhjes në pushtet në Shqipëri, e njësoi veten me shkollën, kulturën masive dhe kinemanë, të cilën e hapi kudo. Ai kishte krijuar një zinxhir të madh kinemash në të gjithë vendin, edhe në qytetet më të humbura dhe ato duheshin mbajtur. Prandaj, ashtu si në autarkinë që dëshironte të vendoste në ekonomi, krijoi edhe modelin e autarkisë në kinematografi. Ai dha urdhër që në Shqipëri të prodhoheshin më shumë se dymbëdhjetë filma në vit, në mënyrë që shqiptarët të shihnin filma të rinj në çdo muaj, por një film shqiptar ama, nga ata që i kontrollonte deri në një censura e tij dhe asnjë film perëndimor. Si çdo prodhim tjetër, edhe prodhimi i filmit duhej të ishte shqiptar. Ai i trembej kulturës sepse nuk kishte besim te vetja, dhe i trembej kohës, se e dinte qe kishte bërë krime... Ai në fakt nuk mund ta shpëtonte, përveçse ta izolonte për të sunduar në një vend të pazhvilluar, të vogël e të varfër. Në janar të vitit 1973, Enver Hoxha kishte nisur rrugën e tij pa kthim për të shkatërruar të ardhmen europiane të shqiptarëve, në mënyrë që, në izolim, me terror dhe me injorancën në pushtet, të garantonte të ardhmen e vet dhe të familjes së tij. Por, a ia arriti dot kësaj? Jo, sigurisht që jo, por kjo do të jetë një nga temat që do të trajtohet vijimisht në këtë libër, sidomos në periudhën 1991-2010.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi