Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Enveri dhe Zogu, ja si i qeverisën shqiptarët People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Enveri dhe Zogu, ja si i qeverisën shqiptarët People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enveri dhe Zogu, ja si i qeverisën shqiptarët

Shko poshtë

Enveri dhe Zogu, ja si i qeverisën shqiptarët Empty Enveri dhe Zogu, ja si i qeverisën shqiptarët

Mesazh nga WebMaster Thu 21 Feb 2013 - 11:37

Në këtë speciale të gazetës “Shekulli”, historiani Xhelal Gjeçovi flet rreth debatit mbi figurat historike:

Sot po flitet shume për rishikim të historisë; ç`mendim keni ju për këtë çështje

Nevojën e rishikimit të historisë askush s`e mohon; rishikimi është në natyrën në thelbin e shkencës. Përballë kësaj prirjeje që e shikon kushdo, që nuk do shumë vëmendje ta konstatosh, në vend që historianët të kërkojnë që politika të vetëpërmbahet e të mos ndërhyje në fushën e historisë,dalin e flasin për rishikim të historisë, duke u bashkuar me thirrjet e politikaneve, për t`u bërë qejfin atyre,kur dihet fare mirë se prapa tyre fshihet kërkesa për të përmbysur historinë, për të rehabilituar e justifikuar qëndrimin e forcave kolaboracioniste në vitet e Luftës II Botërore, por dhe për te nxirë e për të fshirë të ashtuquajturën periudhe komuniste, që nuk përben pak, por gati gjysme shekulli histori. Berisha tha se këtë vit u rishikua si asnjëherë historia dhe u mbushën bibliotekat me botime serioze në këtë fushe. Po ku janë ato vepra qe i paskan lënë kaq mbresa?; mos janë nga ata që u shkruan për t`i bërë qejfin atij? Kush e rishikoi, çfarë u rishikua në fushën e studimeve historike, të paktën për periudhat e reja të historisë? Çfarë u rrëzua apo u lëkund nga përfundimet e të ashtuquajturve historiane të vjetër? Ku e futin veten ata që po kërkojnë t`i ndajnë historianet në të vjetër e të rinj, pasi edhe vete kanë gati gjysmë shekulli që punojnë në fushën e studimeve historike dhe prej tyre gjysmën e kohës e kane ne demokraci? A thua këtë vit kane pritur qe te rishikojnë historinë? Asgjë s`e dëmton me shumë punën e historianit dhe s`e rrënon prestigjin e tij se sa ndryshimi i pikëpamjeve sa here ndërron moti, sa here forcat politike alternohen në pushtet, për t`i bere qejfin njërës pale sot e palës tjetër nesër.

Qëndrimi i qeverisë, ishte pro ngritjes e ish mbretit Zog. Cili është mendimi i juaj për këtë figurë?

Është e vërtetë që ish mbreti Zog zuri një vend të konsiderueshëm në debatin mbi figurat dhe kjo kryesisht erdhi dhe për shkak te insistimit te qeverise, përpjekjes për ta përdorur ish mbretin për qëllime politike. Më pas, oreksi erdhi duke u rritur dhe interesimi do te shfaqej dhe për mjaft feudale e pashallarë të perandorisë osmane, që i kanë shërbyer deri ne fund asaj dhe nuk kane pasur ndonjë ndjesi apo lidhje të veçante me çështjen e pavarësisë. Ajo tentoi ta bëjë këtë dhe me Esat Pashë Toptanin, por e pa se s`kish ku te kapej, pasi veprimtaria e tij antikombëtare është e dokumentuar nga shume burime. Prof. Qosja i quan këto përpjekje për feudalizmi të historisë, për t`u dhëne feudaleve, bejlerëve, bajraktarëve një vend e një rol qe s`e kane pasur e se kane luajtur përgjithësisht në histori e aq me pak në çështjen e pavarësisë. Një prirje e tille u vu re dhe ne trajtimin e figurave të Luftës II Botërore. Për kryeministrin figurat që meritojnë të vlerësohen nuk janë luftëtarët antifashiste, por Abaz Kupi, Muharrem Bajraktari, Kryezinjt etj., feudale e bajraktarë të linjës mbretërore, të njohur për lidhjet e vjetra me Beogradin por dhe për bashkëpunimin me gjermanet. Siç e kam theksuar, Zogu nuk mund te gjykohet me mendësitë e me kriteret e regjimit te kaluar, që çuan në mohimin total të kësaj figure kombëtare; por ai nuk mund te gjykohet as me mendësitë e regjimit të sotëm. Zogu është një figure komplekse, e ndërlikuar. Veprimtaria e tij, duhet parë në raport me kohën kur ky personazh u duk në politikën shqiptare e sidomos kur erdhi ne krye te shtetit. Ai arriti të marre pushtetin në vend duke përdorur të gjitha rrugët e mjetet e mundshme, legale e jo legale, intrigat, përçarjet, kërcimin dhe likuidimin e kundërshtareve, manipulimin e zgjedhjeve etj. Kurse pas përmbysjes nga revolucioni demokratik qe udhëhoqi Noli, rikthimi i tij ne pushtet u be i mundur me ndihmën e me mbështetjen financiare e ushtarake të Beogradit, rikthim ky që, siç dihet, i kushtoi shtrenjtë vendit. Zogu vendosi një diktature të egër, diktaturën e një klase injorante e xhahile, te pa shpirt. Populli, gjate gjithë periudhës se Mbretërisë, mbeti i varfër, i shtypur, i përbuzur; varfëria e mjerimi ishin te paimagjinueshëm. Atyre u shtohej injoranca, analfabetizmi, sëmundjet që bënin kërdinë. Ne një popullsi që mezi arrinte ne një milion banore, rreth 90% e tyre ishin analfabete.

Një figurë tjetër që u diskutua është ajo e Enver Hoxhës. Çfarë vendi zë ai në historinë e Shqipërisë?

Për Enver Hoxhën, po vazhdon te flitet e te shkruhet shumë. Secili e shikon ketë figure nga një kënd i caktuar, nga këndi i interesave qe ka,qofshin ato studimore apo politike. Është e drejt e tyre. Unë si historian i kësaj periudhe përpiqem ta shikoje nga shume kënde; por, ne radhe te pare,si politikan qe ka udhëhequr një lufte fitimtare gati 6-vjeçare kundër okupatoreve nazifashiste qe çoi ne rivendosjen e pavarësisë se atdheut dhe si burrë shteti qe ka drejtuar për gati gjysme shekulli shtetin shqiptar, me të gjithë problematiken qe ka shoqëruar vendin dhe veprimtarinë e tij. Enver Hoxha është një figurë kombëtare, me shërbime të pa mohueshme për këtë vend, për pavarësinë e për përparimin e vendit. Do te mjaftonte Lufta NAÇL që ai te renditet ndër figurat e mëdha, nder patriotet e mëdhenj të këtij vendi. Por, kjo nuk do të thotë se ai është një figure e përsosur. Si çdo figure historike e si çdo shtetar, sidomos kur qëndron gjate ne pushtet,edhe ai ka problemet e veta,te cilat duhen gjykuar ne lidhje me kushtet ne te cilat ka vepruar. Shteti qe ndërtoi Enver Hoxha ishte diktature dhe në kuadër te saj, mjaft njerëz u ndoqën, u persekutuan e u dënuan dhe me dënime kapitale. Pas përfundimit të Luftës II Botërore, Shqipëria nuk parti ndonjë shans,ndonjë opsion tjetër qeverisjeje. Forcat kryesore te djathta, ne gjirin e te cilave kishte padyshim dhe potenciale patriotike e demokratike, e për këtë arsye mendohej se do te ishin faktorë për vendosjen e rendit demokratik, dolën jashtë loje, për shkak të rrugës që ndoqën,bashkëpunimit me okupatoret nazifashiste. Ajo trashëgoi nga e kaluara një prapambetje që sot është vështire të imagjinohet. Kësaj iu shtuan dhe shkatërrimet e tmerrshme të luftës, të cilat siç është pranuar dhe nga aleatet, kane qene nder me të mëdhatë në Evrope, ne raport me territorin e popullsinë. Ne rrethana te tilla, vendi pas lufte u përballe me një krizë e me një paralizë totale. Kjo gjendje duhej ç’bllokuar e kapërcyer sa me pare. Mirpo kjo nuk ishte e lehte. Ndryshimi qe kërkohej nuk do te vinte nga qielli dhe as me fjale e fjalime, por me pune, përpjekje e sakrifica. Qarqet antishqiptare rreth kufijve,duke pasur dhe mbështetjen e ndonjë fuqie aleate, nisen presionet e provokimet pa mbarim, me kërkesën ultimative, rishikimin e kufijve të Shqipërisë, plotësimin e oreksit te tyre për aneksimin e territoreve te tjera shqiptare. Madje ato i vazhduan edhe pas disfatës qe pësuan në Konferencën e Paqes me 1946, për të ardhur deri tek provokacioni i armatosur i 2 gushtit 1949. Në atë kohë nuk e kishe ku t`i gjeje mjetet për te mbrojtur vendin e për te ushqyer njerëzit; duhej kallandisur me atë që kishe. Ndihma e miqve do te vinte, por me vonese e me pas dhe me kushte,duke kërkuar qe te hidhej vallja siç dëshironin ata; here të prisheshe me Jugosllavinë e here te afroheshe e te pajtoheshe me te; here te mbrohej Kosova dhe here te heshtje,te mos flisje ,qe te mos zemërohej Tito. Këtë kerkonte Hrushovi e me pas dhe Hua Kuo Feni. Ishte lojë e të mëdhenjve që çorientonte vendet satelite të bllokut. Në fakt në Shqipëri, ndryshe nga vendet e tjera, qëndrimi tyre ndeshi here pas here ne rezistencën e regjimit, për rrjedhoje ata nuk arritën të imponohen gjithnjë me arrogancën qe i karakterizonte. E kjo, sigurisht, do te kishte koston e vet,do të kërkonte sakrifica te tjera. Kështu u arrit te ruhej kjo Shqipëri qe kemi. Dhe Enver Hoxha siç ka përgjegjësi për ato qe nuk u bënë mire,ose u bene keq, ka dhe meritën për ruajtjen e pavarësisë e të tërësisë tokësore, por dhe për ndryshimin qe pësoi vendi, qe ne krahasim me te kaluarën ishte i dukshëm, i pa mohueshëm.

Ndryshimi që u bë në 90-tën e gjeti vendin me rreziqe të kapërcyera, me kufij përfundimisht te stabilizuar, por dhe me pasuri jo të pakta, të krijuara për gjysmë shekulli.

11 janar 1946

Data 11 Janar i vitit 1946, na kujton ditën kur Asambleja Kushtetuese, qe doli nga zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, mori vendimin historik për shpalljen e Republikës, qe do t`i jepte fund dhe ligjërisht Monarkisë Zogiste. Vendimi u miratua me unanimitet të plotë nga pjesëmarrësit; për të votuan edhe deputetët, që më pas do të formonin një grup opozitar në Kuvendin e Shqipërisë, ne te cilin bënin pjesë figura të njohura nacionaliste anti zogiste si Shefqet Beja, Riza Dani, Kol Kuqali etj., të cilët për fat të keq u goditën me pas nga diktatura. Në këtë mënyrë, një parlament kukull, i paligjshëm, i dale nga zgjedhje të zhvilluara nën kërcënim, me vjedhje e manipulim votash, kishte vendosur monarkinë, kurse tani një parlament legjitim, i dale nga zgjedhje të lira, të vëzhguara nga ndërkombëtaret e te pranuara prej tyre duke shprehur vullnetin e popullit, të shfaqur në manifestime e mitingje masive, do të abrogoje monarkinë e do te shpalle republikën. Koha tregoi se, për kushtet tona, republika është forma me e përshtatshme për aktivizimin e për shfrytëzimin në dobi të përparimit të vendit të të gjitha resurseve, mundësive dhe potencialeve njerëzore e materiale. Kjo është arsyeja që edhe pas ndërrimit të sistemit u ruajt regjimi republikan. Ai u konfirmua dhe në referendumin e vitit 1998 me këmbënguljen e mbretëroreve, me pretendimin se heqja e monarkisë ishte bere me dhune nga regjimi komunist. Megjithë lojën e dyfishte qe u përpoq te luaj PD, për inat te qeverisjes socialiste qe organizoi referendumin, duke mbështetur e inkurajuar legalitet, rezultati i votimit ishte kuptimplote, bindshëm në favor të republikës,duke treguar kështu se ky vend dhe ky popull ishin vendosmërisht te orientuar nga regjimi republikan, te bindur se republika ishte forma me e përshtatshme e organizimit te shtetit,pasi vetëm ajo jepte mundësitë e garancitë e duhura qe vendi te qeverisej në mënyrë demokratike. Me përmbysjen e sistemit komunist dhe fitoren e rendit demokratik, Republika e Shqipërisë fitoi cilësi të reja, një bazë shoqërore me te gjere dhe një mbështetje ndërkombëtare me te fuqishme.

Ballafaqimi i dy figurave

Sot, pas me shume se dy dekadave, të duket me shume si orvatje për të tërhequr vëmendjen e njerëzve nga problemet e sotme, nga kriza e sotme dhe për ta spostuar e përqendruar tek e shkuara, e cila sido që të ketë qene, është e shkuara. Një qëndrim i tille nuk i ka sjelle ndonjë dobi vendit, nuk ka ndikuar në përmirësimin e jetës se qytetareve. Nga ana tjetër,veçimi Zogut dhe glorifikimi i tij, në një kohë që ndaj tjetrit vazhdon përbaltja, është një qëndrim jo i drejtë. Ne se ke vendosur te qëndrosh në anën e demokracisë, kundër diktaturës, duhet te mbash të njëjtin qëndrim ndaj diktaturave; nuk mund t`i klasifikosh njërën me te bukur e me te mire se tjetrën. Për të qenë i besueshëm,duhet të jesh konsekuent në këtë çështje, në qëndrimet e tua,duke dënuar çdo shfaqje të dhunës, jo vetëm në të kaluarën, por dhe në ditët tona. Mirëpo kjo nuk ka ndodhur as ne 97-ten,as në Gërdec,e aq me pak me 21 janar,duke i lejuar kështu vetes dy standarde ne gjykimin e diktaturës, te dhunës përgjithësisht, si element e si shfaqje e saj. Por, gjithsesi, e kaluara dhe e sotmja duhen gjykuar me kujdes, me qetësi,pa pasione e pa paragjykime. E rëndësishme në këtë çështje është që të nxirren mësimet e duhura,duke dënuar frymën, praktikat e duke marre masat qe ato te mos ringjallen e te mos shfaqen .Në një klime te tille i hapet rruga trajtimit të këtij fenomeni nga historia, nga shkenca historike, i cili gjithashtu duhet te jete i matur, objektiv, e jo inatçor, primitiv. Pavarësisht mendimeve të ndryshme që ka e do te këtë për te kaluarën, gjatë debatit unë jam shprehur që Enver Hoxha, ashtu sikurse dhe ish mbreti Zog renditen ndër figurat qe, gjithsesi meritojnë vlerësim pozitiv nga historia. Ata se bashku kane drejtuar këtë vend për gati dy te tretat e të gjithë kohës së pavarësisë; Ahmet Zogu për gati dy dekada, kurse Enver Hoxha për gati gjysme shekulli. Mjafton kjo,qe ata të zënë vendin që u takon në historinë kombëtare. Kësaj nuk ke nga i ikën; nuk mund te mohohen as njëzet vjet e aq me pak 50 vjet histori. Ndaj prononcimeve të mia ka pasur reagime të ndryshme ne shtyp dhe kjo është normale. Por, ajo me te cilën nuk mund te pajtohesh është fjalori jo i përshtatshëm qe përdoret ne jo pak raste, nga lexues te veçante,qe ende nuk u ka dale pija, që kërkojnë, për njërin a tjetrin, të themi vetem ato gjëra që dëshirojnë e pëlqehen prej tyre. Kështu, në mënyre jo korrekte, me drejtohej, pak kohe me parë, një lexues në gazete tuaj,duke me kërcënuar se si guxon të krahasosh Ahmet Zogun, qe ka bere këtë e atë, me Enver Hoxhen. Unë nuk i kam vene vetes detyre të bëjë krahasimin e tyre. Unë s`e bëj këtë krahasim, jo se dua t`u shpëtoj sulmeve, por si historian kam parasysh faktin qe ata kane drejtuar shtetin shqiptar ne kohe te ndryshme, në periudha e në kushte të ndryshme. Qëndrimi ndaj të kaluarës kryesisht, por dhe te sotmes është shenje emancipimi, shenjë qytetërimi. Ka ardhur koha qe t`i largohemi sa më shumë te jete e mundur traditës se përbaltjes së kaluarës e përbaltjes se njeri tjetrit, për t`iu qasur një kulture të re,siç ka bërë me kohe bota e qytetëruar; kulturës që çmon e vlerëson kontributet e të gjithë kohëve dhe të gjithë krahëve.

Pushtetarët e sotëm, për interesat e tyre nuk lëne mjet pa përdorur, për të nxirë e fshire gjysme shekulli histori,duke menduar se kështu dalin në pah periudha e “ndritur” e Zogut dhe qeverisja e sotme. Kjo ishte e domosdoshme dhe e justifikueshme menjëherë pas përmbysjes se sistemit.

Figurat historike

Përqendrimi i debatit tek figurat historike ishte i pritshëm e i justifikuar. Në një përvjetor si ky, për një ngjarje të madhe siç është pavarësia, pritej të bëhej një bilanc i rrugës që kemi përshkuar, rrugës në të cilën ka ecur shteti shqiptar në këto 100 të jetës shtetërore të pavarur. Figurat historike përbejnë fondin e artë në historinë kombëtare, prandaj sa here u referohesh, e i rishikon aq më shume vlera zbulon. Këtë herë rishikimi ishte i domosdoshëm dhe për një arsye tjetër. Kishte ardhur koha dhe 100 vjetori i pavarësisë ishte çasti i duhur që të kapërceheshin kufizimet e paragjykimet e së kaluarës dhe atyre t`u njiheshin meritat që kishin në çështjen e pavarësisë. Në këto kushte, diskutimi mbi figurat e pavarësisë ishte i nevojshëm e i dobishëm, pavarësisht sjelljes dhe qëndrimit të qeverisë, e cila, si gjithnjë, edhe kësaj here u përpoq të shfrytëzojë historinë, diskutimin mbi figurat historike, për qëllime e interesa politike, të politikes së ditës, pasi fill pas kremtimit të pavarësisë dihej se do të niste fushata zgjedhore.

Politizimi

Ndërhyrjet e qeverise patën ndikim; negativ dhe anën e tyre të mirë. Në këtë rast opinioni pa vete manipulimet e hapura, pa doreza të qeverisë e të kryeministrit me këtë çështje, me figurat historike, duke ngritur njërin e duke ulur e denigruar tjetrin, vetëm për interesa thjesht politike, pa u bere fare merak se po hynin ne një fushe qe nuk u lejohej, ne një fushe qe nuk e njihnin dhe mbi te gjitha nuk u takonte. Natyrisht, vend për debate, për plotësime e për korrigjime ka e do të ketë gjithnjë dhe qeveria ka te drejte te sugjeroje e te kërkoje reflektime. Kaq është e drejta e saj, kaq i lejohet e jo me tepër; jo të nisë e t`i bëjë vetë ndryshimet që dëshiron,duke imponuar shijet e preferencat e veta e duke e futur kështu historinë në kaos. Praktika te tilla, kaq brutale e kaq primitive nuk janë njohur e nuk janë përdorur as në diktature. Megjithatë, debati, siç thash, pati vlerat e veta. Ne debat u përfshinë historiane te njohur, e me te rinj, nga te gjitha krahët; ne këtë mënyrë u bë një shkëmbim e një ballafaqim pikëpamjesh e argumentesh, te mbështetura ne dokumente, çka shërbeu e ndihmoi opinionin qe te njohe e te çmoje me mire figurat e pavarësisë.

Vlerësimi

Vlerësimi mbi politikanët, e së kaluarës e të sotëm, duhet bërë me qetësi, me maturi, në sensin pozitiv,sepse pavarësisht problemeve, ata përpiqen, punojnë, luftojnë qe ky vend te ndryshoje, te ece përpara. Figurat nuk duhen idealizuar, por nuk ka përse t`i denigrojmë. Historiani ose analisti i çështjeve të historisë nuk mund të jetë krejt i pa anshëm, por nuk ka perse te mos jete i ndershëm, të mos i shikoje e gjykoje fenomenet në kompleksitetin e në gjithanshmërinë e tyre. Figura pa probleme e pa gabime nuk ka e nuk mund të ketë. E po qëndrove vetëm tek këto, vështirë të mbetet në këmbë, pa u rrëzuar, ndonjë figure historike, e se kaluarës apo e ditëve tona. Prandaj, ata duhen trajtuar me kujdes, në sensin pozitiv, siç i trajton bota e civilizuar, duke çmuar gjithçka te dobishme ne veprimtarinë e tyre, gjithçka qe i ka shërbyer forcimit e përparimit te vendit.


A mundet te jet e vertet kjo...

Intervistoi: Ardit Rada
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi