Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
S’kam më qejf të flas për Shqipërinë! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
S’kam më qejf të flas për Shqipërinë! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

S’kam më qejf të flas për Shqipërinë!

5 posters

Shko poshtë

S’kam më qejf të flas për Shqipërinë! Empty S’kam më qejf të flas për Shqipërinë!

Mesazh nga exploreri Thu 23 Jun 2011 - 22:16

Monika Shoshori Stafa



S’kam më qejf të flas për Shqipërinë!

S’kam më qejf të flas për Shqipërinë! Barke-e-braktisur-ne-vlore


Të jesh problem ndonjëherë nuk është dhe aq keq. Në fund të fundit, të jesh problem do të thotë të jesh në vëmendje. Por Shqipëria e sotme nuk është problem, Shqipëria e sotshme është e lodhshme, e mundimshme, e bezdisshme. Askush nuk ka dëshirë të merret me të. Sepse është e kotë.

Dy dekada prej kohës kur rendi politik në Shqipëri u përmbys, Europa është më larg se sa mund të mendohet. Në fillim të muajit qershor, kur gazetarja Sladjana Perković, një prej anëtareve të klubit të gazetarëve të rinj europeistë, që i bashkon e përditshmja e numerizuar “Cafebabel”, e njohur si “Le Magazine européene”, më pati kërkuar të bashkëbisedoja me të për gjendjen e Shqipërisë sot, e pranova takimin me të më shumë për një solidaritet profesional se për kënaqësi.

Disa ditë më vonë do të lexoja artikullin e saj “Tirana: à la recherche de la revolution perdue” - “Tirana, në kërkim të revolucionit të humbur”, e atje së bashku me të kishim arritur tek i njëjti vlerësim. Në Tiranë ka humbur jo vetëm revolucioni, por edhe evolucioni.

Në Tiranë njerëzit sot duan më pak të jetojnë se dy dekada më parë. Në Tiranë sot ka më shumë nostalgji se kur sistemi politik u përmbys. Njerëzit nuk kanë guxim ta shohin të ardhmen në sy dhe detyrohen të shohin prapa.

Nuk duan të dëgjojnë për Shqipërinë më as në Bruksel, as në Strasburg, askund. Sepse asgjë të mirë nuk u sjell ajo njerëzve ndërmend. Europa e ditur hodhi një hap dashamirësie ndaj Shqipërisë së prapambetur, duke reduktuar sistemin e vizave.

Pastaj bëri ndërmjetësime politike për të shtensionuar situatën. E harxhoi dhe këtë mjet dhe filloi me paralajmërimet. Për paralajmërimet mori demagogji dhe hipokrizi. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe: erdhi koha e kartonëve. Nuk do të pranohen më zgjedhje të cilësuara “të mira për Shqipërinë”, “më të mira se të mëparshmet”, “hap progresiv drejt integrimit”.

Mos prisni të përdorim shprehje të tilla, u tha që në ditën e dytë pas zgjedhjeve. Kjo fillimisht u duk si një vërejtje për Shqipërinë, por në fakt ishte besimi i zhgënjyer i Europës ndaj saj. Priteshin zgjedhje ose europiane, ose joeuropiane. Kohë për të pritur nuk kishte më.

Në fakt, gjithçka shkoi për së mbrapshti. Qysh në javën e parë pas situatës së re zëdhënësit europianë e shfaqën zhgënjimin e tyre drejtpërsëdrejti, duke u shprehur: “Për këtë çështje duhet të pyesni autoritetet në Tiranë”, “Nuk kemi për t’u shprehur deri sa të mbyllet procesi”, deri te një diplomaci më agresive: Shqipëria rrezikon statusin e kandidatit, kushtet e mbajtjes së këtij statusi mund të shtohen në shtator, dialogu politik pezullohet.

Shqipëria i ka stërmunduar Europën e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. I ka stërmunduar me dyfishësinë e saj, me padëgjueshmërinë e saj, me hipokrizinë e saj, me një dashuri europiane sa për sy e faqe.

Palët hynë në konkurrencë këtë vit duke evokuar thirrjen e studentëve më 1990-n “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”. Por si mund ta duash Shqipërinë si e gjithë Europa kur institucionet e saj i shprehin shqetësimet e tyre fillimisht në formën e besimit, pastaj në formën e këshillimeve, pastaj në formën e kushtëzimeve, pastaj dhe në formën e paralajmërimeve dhe të refuzimeve, dhe të gjithë thonë se po përbetohen në emrin e Europës, por askush nuk bën qoftë dhe gjestin më minimal sipas një vullneti europian?

Nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë, madje as në vitin tronditës 1997, që të ketë kaq angazhim europian për Shqipërinë, por angazhim në distancë; që të mos ketë ditë pa prodhim deklaratash në Bruksel e Strasburg për vendin më kryeneç në oborrin e bashkësisë.

Nuk ka ditë pa deklarata zëdhënësish, dhe çdo deklaratë tregon se sa e shqetësuar është Europa për këtë vend. Të paktën këtë gjë shqiptarët e mësuan pas procesit elektoral të muajit maj. Për një kohë të gjatë është menduar, nënkuptuar, pëshpëritur, thënë, se Europa e humbi interesin për Shqipërinë pas përmbysjes politike.

Me një fjalë, Europa u tërhoq nga qëndrimet e saj të dikurshme lutëse ndaj Tiranës për integrim në rendin e ri politik. Mirëpo koha që ka kaluar prej zgjedhjeve të fundme po provon se jo Europa e ka harruar Shqipërinë, përkundrazi, ajo është mërzitur me Shqipërinë, ajo nuk do t’ia dëgjojë më emrin këtij vendi, dhe, megjithatë, prapëseprapë, ngulmon me të gjitha mjetet ta europeizojë situatën sadopak, me qëllim që rruga të mbetet e hapur.

Por janë autoritetet e këtij vendi që pohojnë ditën e mohojnë natën, që kanë shartuar në modelimin e tyre të mendimit bolshevizmin me bizantinizmin, që deklarohen ditë e natë për mendje të hapur dhe veprojnë ditë e natë për manipulimin me pushtetin, që shumë qartë po e tregojnë se vendi i tyre nuk u intereson aspak, Europa nuk u intereson aspak, miqtë strategjikë nuk u interesojnë aspak. Pushteti mbi të gjitha. Gjithë pushteti partisë. Njësoj si në kohën e rrëzimit të Romanovëve në Rusinë cariste.

Është shumë e rëndë të thuhet, por Shqipërinë nuk e do më kush, sepse nuk është problem, por është shqetësim. Madje është më shumë se shqetësim: është ikje prej europeizmit. Është ikje prej një orientimi strategjik të popullit shqiptar.

Në mos për tjetër, në mos për përkrahjen në kohën e ndërrimit të sistemeve, së paku për madhështinë e aksionit të saj në dobi të shqiptarëve në Kosovë e më pas edhe në Maqedoni. Kurrë ndonjëherë Europa nuk ka qenë kaq dashamirëse ndaj shqiptarëve.

Dhe kurrë ndonjëherë Shqipëria nuk ka pasur detyrimin e mirënjohjes ndaj saj. Por ndodhi e kundërta. Edhe kur Europa e diplomacisë fine hoqi dorë nga formulimet elegante dhe iu kthye një terminologjie krejt të drejtpërdrejtë, Tirana politike vazhdoi në të vetën: mospërfillje, nënçmim, shurdhëri.

Kjo është aq e vërtetë sa tashmë njerëzit thonë: Pse të shqetësohen autoritetet e këtij vendi për Brukselin apo për Strasburgun? Vizat u hoqën, kujt po i duhet integrimi? Tek e fundit, a nuk është pikërisht ky integrimi?

Në fakt, integrimi dhe regjimi i vizave janë dy gjëra shumë larg njëra-tjetrës. Integrimi është europeizim, kurse heqja e vizave është thjesht lehtësi lëvizjeje. Heqje vizash Europa e Bashkuar ka zbatuar edhe për vende që nuk janë as anëtarë as kandidatë për t’u bashkuar me të. Zvicra, për shembull. Por anëtarësimi në Europë nënkupton kushte shumë më vetëdisiplinuese.

Ajo që mund të thuhet tani për tani është se Shqipëria nuk po i afrohet Europës, se Europa e ka gati edhe kartonin e kuq për Shqipërinë, se Tirana po raportohet para institucioneve europiane si prapanike, kokëfortë, e pabindur dhe, tek e fundit, pse jo, edhe një çështje e humbur.

Në të vërtetë, vetëm kjo ka mbetur pa u thënë: një çështje e humbur. Pa u thënë krejt jo, sepse Sladjana Perković, në reportazhin e saj, të paktën “kokën prapa” për “revolucionin e humbur” e përmend që në krye të reportazhit të saj nga Tirana me institucione të kthyer në bunkerë, me bulevarde të survejuara prej uniformave, me situata si në vendet latino-amerikane në vitet 1960-1970.

Janë “gazetarët e rinj europeistë” që guxojnë ta shqiptojnë të parët këtë rrezik. Por, nëse i rendisim një nga një mjetet e përdorura dhe të papërdorura të politikës dhe diplomacisë europiane, në fakt nuk ka mbetur tjetër veç pohimit se Shqipëria nuk ia vlen, Shqipërinë e kemi humbur, Shqipëria na ka mërzitur, Shqipëria po na koston jo vetëm kredi e borxhe, por po na koston edhe emocione.

Dhe mund të mendohet se në çfarë pike gjenden raportet e Shqipërisë me Europën kur vjen çasti të thuhet: Në shtator do të shtojmë kushtet. Që do të thotë se në shtator do ta shtojmë distancën tonë me Shqipërinë, do të ndërtojmë një kalendar tjetër afrimi me të, nuk do të lutemi dhe nuk do të këshillojmë më, sepse askush nuk ka mendje për të dëgjuar, tek e fundit ajo vetë le të përmirësohet, ajo vetë të bëhet e dëgjueshme, ajo vetë të kandidojë si duhet dhe pastaj të shohim e të bëjmë. Gjithçka është me meritë.

“Dy dekada më parë, duke qenë në mëdyshje ta lija këtë vend apo të merrja udhën e Perëndimit si qindra mijë të tjerë, pata menduar se këtë vend e pret një e ardhme më e mirë, se rruga më e drejtë do të ishte që Shqipëria të bëhej Europë, jo shqiptarët të mësynin Europën.

Sot nuk mund ta pohoj tamam të njëjtën gjë”. Kur i lexova këto rreshta të mia në reportazhin për “revolucionin e humbur” mendova se ndoshta e kisha tepruar. Mendova kishte ende kohë që autoritetet e këtij vendi të qortonin vetveten dhe të mësonin nga sjelljet europiane, nga këshillat, nga kufijtë e rivendosur, nga alarmi, nga mëngët e përveshura të ambasadorit Arvizu, nga fytyrat e pikëlluara të miqve dashamirës të Shqipërisë.

“Ju lutem, citojeni pikëllimin tim”, tha njëri prej tyre në një konferencë për shtyp diku në Ballkan, pasi e kishte anuluar vizitën në Tiranë, në vendin ku nuk ka më bashkëbisedues. Nuk kisha dëgjuar një deklaratë të tillë kurrë më parë.

Sepse kur kërkohet të citohet pikëllimi, zhgënjimi, gjendja emocionale, kjo tregon se Shqipëria dhe Europa janë ftohur fort me njëra-tjetrën dhe kriza mes tyre nuk është krizë idesh dhe dialogu, por dhe krizë shpirtërore e emocionale. Por sot them se nuk e kam tepruar aspak. Sepse Shqipëria po bëhet e huaj për Europën, që do të thotë se po humb shansin e vet të vetëm për një të ardhme të hapur; po kthehet në çështje të humbur për shtetin e së drejtës dhe po e identifikon veten gjithnjë e më shumë me sulltanatet afro-aziatike.

A janë vetëm një grusht njerëzish që nuk duan të sillen në mënyrë europeiste? Apo dhe vetë populli shqiptar, tamam në kohën kur duhet të rikërkojë shpalljen e ëndrrës së vet, mbush pafundësisht peticione banale dhe retrograde për përjashtimin e kodit europian të regjistrimit demografik, sikur të kishte qenë një shtet i pushtuar dhe jo një vend sovran?

Çështje e humbur për Europën do të thotë humbje e së ardhmes. Por kush do t’ia dijë për këtë në Tiranë!
exploreri
exploreri
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 451
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

S’kam më qejf të flas për Shqipërinë! Empty Re: S’kam më qejf të flas për Shqipërinë!

Mesazh nga Yll Qielli Thu 23 Jun 2011 - 22:30

ku e lam e ku na mbeti mjer vatan e mjer mileti skemi per tu ber ne kurr opo kurr
Yll Qielli
Yll Qielli
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 3964
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2011
Mosha Mosha : 39

Mbrapsht në krye Shko poshtë

S’kam më qejf të flas për Shqipërinë! Empty Re: S’kam më qejf të flas për Shqipërinë!

Mesazh nga WebMaster Thu 23 Jun 2011 - 23:19

Skam qa te them me apo te uleras me sepse asnje ste degjon asnje ste mer per baze as te drejtat e tuaja ne shqiperi vaj medeti me verte se ku do i veje filli kesaj shqiperie asnje se din ..
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

S’kam më qejf të flas për Shqipërinë! Empty Re: S’kam më qejf të flas për Shqipërinë!

Mesazh nga Anakonda Sun 3 Jun 2012 - 0:38

nje zot e di se cdo te behet me ne popullin ton te gjor;nga njera an vete i kemi vet faj qe nuk e ngrejm zerin aq sa duhet,por rrijm te shohim politikanet si tallen me ne
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

S’kam më qejf të flas për Shqipërinë! Empty Re: S’kam më qejf të flas për Shqipërinë!

Mesazh nga bobi 10 Fri 12 Oct 2012 - 6:17

I thoni asaj Monika Shoshori Stafa qe duhet te flase,sepse per te folen RILINDASIT,e te mos lodhet.
Tashme eshte kandidate per ate Evropen e larget qe i dukej Happy
Folen Rilindas,poete,intelektuale ne ato kohera kur s'kish piken e lirise,edhe i kendonin ne ato kohera shqip,kur s'kish as shkolle e te drejte per gjuhe shqipe.

Hajt se analize si grimcat e Fatos Lubonjes me duket,vetem nga titulli,se s'marr mundin te lexoj me teper.

Tung tung. :p
bobi 10
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

S’kam më qejf të flas për Shqipërinë! Empty Re: S’kam më qejf të flas për Shqipërinë!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi