“Me shpirt jam shqiptar, prandaj flas shqip!
2 posters
Faqja 1 e 1
“Me shpirt jam shqiptar, prandaj flas shqip!
Në lokalin e njohur në qendër të Nju Jorkut, me emrin "Club A
Steakhouse", pronari, një aktivistë i vjetër shqiptar, nga Vuthajt,
Bruno Selimaj, më 8 korrik, Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan
(KKSHA), bëri fushat tipike amerikane, fondmbledhëse, kësaj radhe për
kongresmenin Glenn Nye, përfaqësues i District 2nd në Virxhinia. I cili,
po rikandidon në këtë zonë elektorale, për një mandat të dytë në
Kongresin Amerikan. Në këtë takim morën pjesë, aktivistë dhe veprimtarë
të dalluar të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe përfaqësues të
Këshillit Kombëtar Shqiptaro -Amerikan (KKSHA), afaristë e biznesmen të
suksesshëm.
Zoti Xhim Xhema, Harry Bajraktari, Cafo Boga, Nino
Pjetri, Zenel Bajraktari, Patrick Devine, Lumi Hadri, dhe kryetari i
KKSHA-s, Martin Shkreli, e shfrytëzuan takimin me Kongressmenin Glenn
Nye, përfaqësues i District 2nd në Virxhinia, për t'i shprehur atij dhe
kongresistit demokrat nga Nju Jorku, Eliot Engël, edhe një herë
mirënjohjen për mbështjetjen e tyre, për një sërë çështjesh shqiptare,
sidomos pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe
strukturat euro-atlantike.
Falënderime për presidentët amerikan, Bush e Klinton
Kryetari
i KKSHA-s, Martin Shkreli, e vlersoi lart kongresmenin Glenn Nye, i
cili tha Shkreli "Duke i u bashkëngjintur kongremenve të tjerë, grupit
të kongresmenve, "Albanian Csucas:, në Kongresin e SHBA-ve, si mikut të
madh të shqiptarëve, bashkëkryetarit të këtij grupi Eliot Engel, dhe të
tjerve, ai u bë edhe vetë mbështetës dhe përkrahës për “shpresat dhe
aspiratat e popullit shqiptar”, në Ballkan, të ndihmoj pavarësinë e
Kosovës dhe çështjet e tjera shqiptare".
Gjatë fjalës së tij
veprimtari i dalluar Harry Bajraktari, nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të
përfshirjes së SHBA-ve në Ballkan, sidomos në Kosovë, tash kur ende nuk
është zgjidhur problemi i Mitrovicës. Bajraktari, shprehu mirënjohje
për mbështetjen e madhe që na ka dhënë Presidenti Klinton, Bush dhe
kongresmenët, senatorët, si dhe zyrtarët e lartë të qeverisë Amerikane,
të cilët kanë dëshmuar ndaj përpjekjes së kryesuar nga SHBA, për
çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe
strukturat euro-atlantike, dhe shtytjen përpara të një sërë çështjesh
të shqiptarëve, si ato në Kosovën Lindore, Maqedoni e Mal të Zi.
Ndërsa
veprimtari Cafo Boga, kërkoi nga kongresmenët Egel dhe Nye, mbështetjen
konkrete në rajon nga SHBA-të, për të ndihmuar me zbatimin e"
Marrëveshjeve për Implementim", si në Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë,
Medvegje e Bujanovc. Zoti Boga tha, se "vërtet se gjendja e shqiptarëve
Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, Medvegje e Bujanovc, nuk është ajo e para
10 vjetve, por, atje ka probleme dhe çështje që duhen zgjidhur, për
ndihmuar dhe vetë ato vende si Maqedonin, Serbinë dhe Malin e Zi , të
integrohen në Europë", tha ai.
Të pranishmit kërkuan vazhdimin e
përfshirjes amerikane në rajon, si në Maqedoni, Serbi, Malin të Zi dhe,
ku ekzistojnë një sërë çështjesh të rëndësishme për të gjithë
shqiptarët, që jetojnë atje.
Engel: Mitrovica është pjesë e pandarë e Kosovës
Miku
i madh i shqiptarëve, kongresisti demokrat nga Nju Jorku, Eliot Engël,
tha se e përshëndet vendimin e " Parlamentit Evropian, që me shumica
votash ka miratuar Rezolutën për Kosovën, me anë të të cilës ftohen
vendet anëtare të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që t'a
bëjnë atë. Ai tha se përshëndeste të gjitha ato vendet anëtare të BE-së
që e njohin pavarësinë e Kosovës, ndërsa shprehu keqardhjen, për
Greqinë, Qipron, Spanjën, Sllovakinë, Rumaninë, që e kanë kundërshtuar
atë.
Kongresmeni demokrat i Nju Jork-ut, Eliot Engel, ka përsëritur
qëndrimin e tij për gazetën Bota Sot, duke thënë se " Mitrovica është
pjesë e pandarë e Kosovës, as edhe një centimetër nga territori i
Kosovës nuk do të ndahet, pavarësisht problemeve që ka tani atje.Sipas
Kongresmenit demokrat i Nju Jork-ut, Eliot Engel, “Serbia, nëse vazhdon
të tentoj ndarjen e Kosovës, humb kohë dhe rrezikon integrimin e saj në
Evropë”, thekson kongresmeni me ndikim Engel.
Kongresisti Glenn Nye,
përfaqëson Qarkun numër 2( District 2th) në shtetin e Virxhinias, zonë
elektorale e cila përfshin bashkësitë e zonës Rruga Hampton( Hampton
Road) dhe Bregun Lindore(East Shore). Ai është një anëtarë i gjeneratës
së pestë të rrethit të tij familjar në SHBA-ës. Nye ka qënë një
ish-oficer i lartë Shërbimit të Jashtëm Amerikanë, të cilët i kaluan me
këtë shërbim më shumë se dhjetë vite jashtë SHBA, për të shërbyer në
zonat e konfliktit në mbarë botën duke përfshirë edhe Kosovën,
Maqedoninë, Irakun dhe Afganistanin. Kongresisti Glenn Nye, tash po
ri-kandidonë, në të njëjtin distrikt, për një termë tjetër, në zgjedhjet
e 3 nëntorit. Ai në përpjekjet e tij, për rindërtimin në Kosovë në
vitin 2001, mori nga Departamenti i Shtetit, Çmimin e Lartë i Nderit. Ky
kongresmen është shquar për organizimin e shpëtimit të 26 qytetarëve
amerikanë, si dhe për të negociuar lirimin e një pengu amerikan. Nye
ishte caktuar pranë ambasadës së SHBA në Singapor, ku ai ndihmoi për të
negociuar marrëveshje të pronës intelektuale që mbrohet biznesi amerikan
dhe sipërmarrës.
Glenn Nye u betua si Përfaqësuesi i ri i Qarkut 2
nga Virxhinia e më 6 janar 2009. Ai është anëtarë në Komitetin e
Shërbimeve Ushtarake, atë të Dhomës dhe të Punëve të Komitetit të
Veteranëv, dhe ka shërbyer si kryetar i nënkomitetit të vogël, në
Shtëpinë e Biznesit të Kontraktuese dhe të Teknologjisë.
Ligjvënësi
Glenn Nye nga Virxhinia i cili ishte i pranishëm mbrëmë në këtë takim
fondmbledhës, tregoi me krenari, se është i vetmi anëtar i Kongresit
Amerikan që di të flasë shqip. “Kur më pyesin nëse jam me prejardhje
shqiptare, unë u them se me shpirt jam shqiptar” thotë kongresisti Nye, i
cili gjuhën shqipe e ka mësuar gjatë qëndrimeve me punë në Kosovë e mes
shqiptarëve në Maqedoni, përpara se të zgjidhej në Kongres si
përfaqësues i shtetit të Virxhinias. Takimin e fundit me shqiptarët, ai
tha se e pati në një nga mjediset e Kongresit amerikan më 28 prill, kur u
përurua ekspozita me titull: "Nënë Tereza - Gonxhe Bojaxhi, simbol i
gjallë i dashurisë dhe dinjitetit njerëzor", në prani të një numri
anëtarësh të kongresit dhe shqiptaro-amerikanësh.

Re: “Me shpirt jam shqiptar, prandaj flas shqip!
bravo i qofte shum bukur;na krenoi
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Fjalor emrash Shqip - Nje emer shqiptar per femijen tim!
» Film Serik me titra shqip - Mesazhi Islam Shqip
» Aurel Amzai: 'Une jam shqiptar dhe ndjehem shqiptar'
» Zemrën ia rrëmbyen dy femra – prandaj i mori në të njëjtën ditë
» S’kam më qejf të flas për Shqipërinë!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi