Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Një Evropë e grave? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Një Evropë e grave? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një Evropë e grave?

3 posters

Shko poshtë

Një Evropë e grave? Empty Një Evropë e grave?

Mesazh nga Emona Wed 29 Jun 2011 - 23:36

Askush nuk mund të dyshojë se “gratë” janë një forcë universale për ndryshim pozitiv në Evropë dhe në mbarë botën. Mikrokreditë, për shembull, janë më efikase kur merren dhe kthehen nga gratë. Mbase për shkak se kujdesen për fëmijët dhe gjejnë mënyrat për t’i ushqyer ata, gratë merren dhe perceptohen si “agjentet vendimtare të ndryshimit”

Paris – A janë gratë afër shndërrimit në një makinë për ndryshim politik? Në rrethet ekonomike dhe zhvilluese, përvoja dhe ndjenja e përbashkët sugjerojnë se progresi, përgjegjësia dhe puna e rëndë nisin dhe varen prej grave. Mikrokreditë, për shembull, janë më efikase kur merren dhe kthehen nga gratë. Mbase për shkak se kujdesen për fëmijët dhe gjejnë mënyrat për t’i ushqyer ata, gratë merren dhe perceptohen si “agjentet vendimtare të ndryshimit”.

Kjo duket të jetë e vërtetë derisa tani në politikën evropiane, sikurse ka qenë më herët në ekonomitë në disa pjesë të Afrikës dhe Azisë, ka më shumë gra. Rezultatet e zgjedhjeve të fundit lokale të Italisë mund të jenë një sinjal fillestar i një dinamike; ishin gratë që nxorën jashtë pushteti partinë e Silvio Berlusconit në Milano, një qytet që për një kohë të gjatë është kontrolluar nga ai(dhe ulësen e origjinës së ardhjes së tij në pushtet).

Nuk ekziston asnjë lidhje ndërmjet atij rezultati dhe skandalit dramatik Dominique Strauss-Khan në New York. Por pas tymnajës së arrestimit të DSK-së, gratë italiane dhe votuesit e rinj u mobilizuan me vendosmëri për ta mposhtur partinë e Berlusconit (prirë në Milano, për ironi, nga një grua). Këto votuese më nuk mund të jenë kombinim të maçoizmit. Humoristët italianë nisën të talleshin me kryeministrin “Berlus-Kahn”.

Kur Berlusconi erdhi për herë të parë në pushtet para shtatëmbëdhjetë vjetësh, kishte mbështetjen e shumicës së femrave. Ato nuk ishin dekurajuar nga perceptimi i dykuptimshëm i tyre nga ana e Berlusconit (i cili thurte lavde për anët e tyre tradicionale dhe glorifikonte anët e tyre seksual). Por shoqëria italiane ka ndryshuar: shumica e grave tani punojnë, dhe më nuk janë të gatshme të pranojnë shovinizmin anakronik të Berlusconit.

Burrat italianë mund të tallen me moshën e liderit të izoluar, i cili duket si shëmbëlltyra e tij prej dylli në Madama Tussaud. Por gratë italiane (në të vërtetë, duket se gratë gjithkah) ndjejnë vetëm zemërim dhe turpërim për një burrë të obsesionuar pas vetes, me gjykime të shumta kriminale, dhe prej kënaqësive të tij vulgare, saqë ato besojnë se nuk ka lënë të zezë që nuk ka përdorur për të mbetur në pushtet sa më gjatë që mundet.

Gratë, natyrisht, nuk janë të vetmuara në kundërshtimin e tyre ndaj Berlusconit. Ato tashmë kanë bërë ndryshimin në Milano. Ato janë inkarnim i modernitetit, me një qëllim të vetëm për më shumë respekt dhe dinjitet.

Ato nuk janë të vetmet në pararojën e një Evrope të re të grave. Derisa Islanda zhytej në falimentim, kjo për fajin më të madh të politikave të këqija të elitës politike të dominuar nga burrat, populli islandez vendosi se vetëm një grua e përgjegjshme dhe e fuqishme mund ta rikthente vendin nga e mbara pas shumë problemeve. Dhe kështu islandezët e zgjodhën presidente një grua.

Thellësia dhe graviteti i krizës së fundit sociale dhe ekonomike në vende si Greqia, Portugalia dhe Spanja përfaqësojnë një rast të ri për të gjitha gratë. Të konfrontuara me atë që shumë prej tyre e perceptojnë si një ekuivalent i një “lufte ekonomike”, gratë tani po luajnë një rol në rritje në ruajtjen e sigurisë financiare të familjeve të tyre. Dhe sa më përhapëse që bëhet kjo, më shumë gra do të kërkojnë një rol politik që reflekton ndikimin e tyre ekonomik.

Natyrisht, statusi ndryshues i grave mund të përkthehet menjëherë në rritje të ndikimit politik. Dhe e gjithë Evropa mund të mos e ndjekë kurrë shembullin e Skandinavisë, ku barazia gjinore është më e madhe se kudo tjetër. Por një dinamikë e tillë duket se tashmë është në lëvizje.

Ngjashëm, sa i përket rezultatit të gjykimit të DSK-së në New York, rasti mund të përfaqësojë një pikë kthyese në trajtimin e grave në Evropë. Shfaqjet publike dhe private të maçoizmit arkaik, shpresojmë, më nuk do të konsiderohen të pranueshme.

Në botën arabe po ashtu, prej Tunizisë deri në Egjipt, gratë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në procesion revolucionar. Apetiti i tyre për ndryshim – i kuptueshëm, marrë parasysh trajtimin e grave në shoqëritë tradicionale myslimane – duket të jetë një prej shkaqeve kryesore që i dhanë zemër impulseve revolucionare në Tunizi dhe Egjipt.

Askush nuk mund të dyshojë se “gratë” janë një forcë universale për ndryshim pozitiv në Evropë dhe në mbarë botën. Kini parasysh, për shembull, Marine le Penin, drejtuesen e re të Frontit Nacional të Francës, Elena Ceaucesu, gruaja e neveritshme e ish-diktatorit rumun, ose këtë të ditëve të sotme, gruan e ish-presidentit tunizian, Zine El Abidine Ben Ali, Leila Trabelsin, e cila fluturoi në Dubai me 1.5 tonelata të vjedhura nga banka qendrore.

Qëllimi, thjesht, është se kaq shumë njerëz në aq shumë vende janë në kërkim të ndryshimit që arrihet me mund, saqë politika gjinore ka nisur të ketë një rol shumë më të madh – në Evropë dhe përtej saj. Çështja kryesore është nëse numri në rritje i grave në politikë do të delegojë perspektiva dhe mënyra të ndryshme të lidershipit që shumë votues (ose protestues) tani duket se i dëshirojnë.(Dominique Moisi)

E solla kete shkrim ,Mu duke interesan andaj Doja te Dija Mendimin tuaj te Diskutonim Rreth ketyre gjerave qe jan Shkruar me larte.

Mendoni se Femrat Nje Dite do qeverisin Europen?
A Jon te afta per keto Pune?

Pres Mendimin Tuaj.

Dikutim te Mbare!

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një Evropë e grave? Empty Re: Një Evropë e grave?

Mesazh nga Yll Qielli Wed 29 Jun 2011 - 23:41

une per vete po siguroj nje vend ne parlament sa tu mar kalan na brenda dhe te virem krueministre qesh
pse jo te qeverisin grat se burrave su kan mbet me mend per qeverisje e kan mendjen vec per dashnore ja nje shembull si kryeministria gjermane qe udhehe sh mire gjermanin e me shuume sukses
Yll Qielli
Yll Qielli
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 3964
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2011
Mosha Mosha : 39

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një Evropë e grave? Empty Re: Një Evropë e grave?

Mesazh nga Anakonda Fri 24 Feb 2012 - 22:03

Ehe te ishte europa nen sundimin e grave do tia kalonim edhe Shba-se.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një Evropë e grave? Empty Re: Një Evropë e grave?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi