Identiteti Shqiptar në ditët e sotme
2 posters
Faqja 1 e 1
Identiteti Shqiptar në ditët e sotme
Identiteti Shqiptar në ditët e sotme
Mbas viteve 90, Shqipëria doli nga një regjim despotik mbështetur mbi frikën dhe prapaganden. Një sistem e tillë bëri që mundësia e afirmimit të individit të minimizohej: si pasojë indentiteti invidivual dhe identiteti kombëtar u gjymtua. Idologjia shërbeu për një shpëlarje truri dhe pruri një përgjumje që vihet re dhe sot. Shqiptaret të lënë pa drita, pa ujë, të varfër, me pensione të ulëta dhe përseri e kanë të vështire të zgjedhin rrugen e rebelimit. Luftat e gjata, pushtimet, shto këtu dhe regjimin ruso-komunist kanë bërë që ndërgjegjia, vetëdija komëtare të bie në nivele të ulta. Kur flasim për identitet kombëtar kemi parasysh tërësinë e vlerave që na ndajnë dhe na bashkojnë nga popujt e tjere. Identiteti normalisht nuk imponohet, por ndërtohet duke i dhënë mundësine gjithesecilit të shprehi vlerat, talentin, të mbeshtetura këto në një system vlerash të trasheguara. Sistemi ynë i vlerave mbart gjithashtu vlera të huazuara, të ardhura këto nga pushtimet; sidomos ai turk dhe ato të pjesës ideologjike ruso-komuniste. Si fillim shqiptaret akoma mbajme fenë e pushtuesit, e kolonizatorit turk. Çështja e fesë është një nga pikat më të ndjeshme e asimilimit të indentitetit tone nga kolonizatori turk. Këtu nuk bëhet fjalë thjesht për një pushtim territorial ashtu siç pretendohet nëpër tekset e historisë, por për një përpunim të ndërgjegjes tonë evropjane. Persa i përket vlerave tona sllavo-komuniste çështja është disi më e koklavitur. Për të kuptuar këtë fenomen na nevojetet në fillim shkoqitja e formimit të identitetit. Identiteti është para së gjithash ndërthurja e identiteteve individuale, të grupeve shoqërore (familje, shtresa të shoqërisë, grupe profesionale). Ai është gjithashtu rrjedhjojë e përplasjes së identiteteve midis popujve. Kjo ndërthurje, përplasje mbart interesa dhe pozicione të seciles. Në bërthamen e kësaj përplasje që folëm me parë, secila palë apo njësi komunikon e paisur me një kapital intelektual të cilit e shtohet ai ekonomik. Është e pamundur që ideologjia, apo dogma ruso-komuniste të mos ketë cenuar identitetin tonë, moralin, virtytin, vesin etj. Dhe ja se si: Vete Rusi Zinoviev e krahasonte njeriun e ri sovjet me kolerën. Këtë specie njeriu ai e mbiquan “homo sovietikus”. Revolucioni rus do të hidhte poshtë sistemin e vlerave të shoqerisë Ruse dhe më vonë atë shqiptare, vlera të cilat ishin mbrujtur ndër shekuj me rradhë. “Homus sovietikus” ka vetinë e mëposhtme sipas Zinovievit; “ai është mësuar me vuajtje, mësuar të pësoje, dhe për pasojë është tepër i lakueshem. Ai di të jetë njeri i moralshem dhe aty për aty i pamoralshem. Ai di të jetë i virtytshem dhe veseli”.
Hapja me Evropën
Në këto kushte Shqipëria u hap me Evropën e Lindjes (pasi kishte njohur një hapje të vakët në kohën e Zogut) menjëherë pas coptimit të identitetit të saj nga Turqia. Si rezultat; këtij coptimi oriental do t i shtohet një coptim i ri lindor. Si rrjedhoje identeti ynë humb përsëri busullën në një drejtim të panjohur. Është e vërtetë që një identitet s ështe i fiksuar njëherë e përgithmonë, por është nën trysninë e vazhdueshme të faktoreve që e ngjizin dhe e rrethojnë. Por në rastin tonë këto faktorë të jashtem kaq të papajtushëm me njëri tjetrin saqë drejtimet e ndryshme që merr identiteti ngjajnë të enden kuturu, pa mundësinë të mbështetë në një bosht të sajin. Pra ky identitet i joni e merr me vete inercia e faktoreve të jashtëm. Mbas 50 vjetesh komunizëm në ç gjendje do të dilte shoqëria shqiptare dhe identiteti i saj? Në periudhe kaosi hapja drejt Evropës bëri që ekuiliber i brishtë i shoqërisë sonë të prishej. Sërish identiteti kombëtar humbet busullën. Ç do shoqëri që hapet mbas një perudhe izolimi është e prirur drejt ekstremizmit. Boshllëqet qe krijohen në personalitet, psikologji, identitet do te mbushën kuturu. Ekstremet janë forma më e dukshme për t u afirmuar, ekzistuar. Kështu ekstremet janë forma e shpërfilljes së mjerimit dhe izolimit. Si shembull: teprimet në veshjen e vajzave me vend e pa vend s është gjë tjeter veçse një shpërfillje e varfërise dhe izolimit. Kjo dukuri është gjithashtu përplasje e dy identiteve. I atij të vjetër dhe atij të ri që është në ripërteritje. Në një shoqëri të mbyllur si ajo shqiptare që vinte nga mesjeta në komunizëm, vlerat dominuse do të ishin; sedra e sëmure, nderi, trimëria, familja dhe besnikeria ndaj partisë. Kalimi nga një shoqëri e mbyllur në një shoqeri të hapur shoqerohet me ndryshimin e emertimeve, e referimeve etj. Në një shtet republikan, në demokraci mbizotëron virtyti si vlerë referuese. Virtyti është në luftë me vesin: në shoqërinë shqiptare duket se tani për tani ka fituar vesi. Për shumë individë vesi është kthyer në virtyt. Dëgjon të mburren për “bemat” në prostitucion, drogë, për vjedhje në institucione shteterore. Këtij tundimi nuk i kanë shpëtuar dhe ata njerëz që i thonin vetes deri dje njerëz të ndershëm. Përjashtojme kështu disa nga shume të ndershmit. Sapo e emërohen në një post shtetëror të çfaredo rangu shpesh ndodh kështu. Ose do të vjedhi ose do ta detyrojnë të vjedhi. Rrallë herë ndodh të jetë stoik dhe për këtë do të tallet si njeri i “pazoti”. Ky është identiteti ynë i ri. Kësaj i thonë shoqëri i inkriminuar nga vesi. Kur vesi bëhet virtyt thonin romakët asaj shoqërie i ka ardhur fundi. Kjo është forma e parë dhe më e rëndë e rënies së personalitetit, te identitetit individual dhe për pasojë e atij kombëtar. Kjo rënie përkon me njeriun e ri të predikuar nga sistemi komunist.
Baza e identitetit
Së dyti dihet që gjuha është baza e identitetit. Një gjuhë e zhvilluar të çon në mendime, në ide të përparuara. Identiteti gjuhësor përballet me barbarizimin e gjuhës. Në fillim duket se ata që e gjymtojne gjuhen jane; politikanet, shtypi, medja. Në fjalorin e politikanëve hasen fjalë të tilla të huaja si; sentencat, problematikat, konstitucjoni; konstitimi, anonçimi etj, të cilat përdoren me vend dhe pa vend. Përse ndodh kështu? Kjo vjen nga fakti që politikanet i përkasin një klase te caktuar, e asaj të vetquajtur klasë politike shqiptare. Me fjalë të mëdha, me sofizma si ato të Nanos bëhet dallimi politikan-popull. Dominues, të dominuar, ose zhgrrapes- mjeranë për një pjesë. Ashtu siç bëjne mjekët, duke përdorur latinishten për të mbajtur në distancë pacientet, ashtu mbajnë dhe politikanët distancë me popullin me anë të përdorimit të fjalëve të huajve. Përdorimi i latinishtes dhe i fjalëve të huaja tregon për vendosjen e monopolit të dijes mjekësore, të njohurive, kodeve politike. Nga ana tjetër politikanet tanë duan të duken modern, ashtu sikurse dhe një pjesë e rinisë. Kështu ata do të identifikohen, gjejnë vetveten tek njerzit politik. Modern nga dija modern nga padija. Kur gjuhes i bie me shqelma “elita”, ç mund tëe pritet nga të tjerët? Në rastin e medjave, televizioneve, gazetave, ato janë në ballë të bastardimit të gjuhes shqipe me fjalë të huaja. Theksin e gjuhës shqipe tek një pjesë e drejtuesve të emisjoneve e ka zënë theksi i gjuhës italiane, angleze. Por zëvendësimi i fjalëve shqipe nga ato të huaja ka këtë rrjedhojë. Përdorime i një fjalë të huaj na zhvendos këndvështrimin e përceptimit ndaj botës. Me këtë perceptim të ri, kuptimshmeria e realitetit shpërfytyrohet, pasi çdekodojmë realitetin tone mbi bazen e nje realiteti tjeter kulturor, gjuhesor, ose me thjeshtë jemi në funksion të gjuhës së huazuar. Kjo tregon më së miri rënien e identitetit tonë gjuhesor, pra të identitetit kombëtar. Fjalë të tilla si; perëndimorët, NATO, ndërkembëtarët, etj tregojnë që ne i mbivlërsojmë të huajt, pra nënvlerësojmë veten duke u vënë kështu në pozitën e nxenësit perballë mësuesit. Vërtet jemi një vend i vogël, por kjo s na pengon të paraqitemi me dinjitet. Krizës së identitetit gjuhësor nuk i kanë shpëtuar as figura të shquara që janë vlerësuar për punën e tyre ndaj ngritjes së identitetit shqiptar, psh, Faik Konica kishte pikë të dobët frengjishten, kjo për faktin se kjo gjuhë i hapte rrugën drejt dijes. Atë ç ka s ja jep vendi i vet ja jep një gjuhe tjetër, një vend tjetër. Nën Turqinë ç mund të pritej? Vihet re se shumë herë, hotele, dyqane mbajnë emra të huaj, dmth modern. Perveç rënjes së identitetit kjo ka si të mirë prirjen tonë drejt perëndimit. Vihet re gjithashtu se publicitete të tilla: shesin mallra greke, italiane etj. Ç farë shprehin këto? Mesazhet publicitare kanë 2 funksione; së pari ato informojnë dhe njëkohësisht le të nënkuptohet se mallrat greke janë më të kërkuara, sikur Greqia shquhet për mallra cilësorë dhe për mode. Pranimi, mburrja e mallrave të huaja nuk është gjë tjeter veçse një formë skllavërie e heshtur, një rënie identiteti ekonomik që përkthehet në identitetin kombëtar.
Gjuhët e huaja
Një tjetër çështje; mania për të mësuar gjuhë të huaja. Nga njëra anë kjo dukuri hap dritare për dijen por nga ana tjetër të kujton se individi është në funksion të një gjuhe tjetër. Në trurin e secilit dy identitete gjuhwsore konkurojnë; shqipja dhe gjuhet e tjera. Kush humbet në këte mes? Veçse perceptimi i të parit, të ndjerit, të menduarit në gjuhën shqipe. Nëse të gjithë do të kërkojnë të mësojnë gjuhë të huaja atëhere si do të ruhet gjuha jote. Në disa studime të rëndësishme gjuhëtari më në zë i sociogjuhesisë Labovi vë re dukurine: kur një sistem ekonomik dështon, identitet i kësaj popullsie pëson transformim duke kërkuar me doemos t i ngjaj tjetrit (një popullsie më të zhvilluar) që duket superiore. Është pranuar teza që gjuha shqipe është gjuhë indo-evropjane, ndërkohe që ajo nuk ka lidhje të dukshme me gjuhët latino-anglo- saxone. Sipas Edith Durhamit shqipja ka 50 kohë (duke përfshirë këtu dhe kohët e kompozuara). Eqerem Çabej pranoi tezen indo-evropiane:-sepse kishte bindje apo e bindën? Kush? Enver Hoxha apo mbrojtesit e tezës indo-evropiane dhe të vizionit greko-romak, ose të quajtur vizioni euro-centrik si vizion dominues në Evropë dhe më gjerë. Mund të ketë ndodhur që tezen ta këtë pranuar regjimi Hoxhës dhe jo Eqerem Çabej, kjo në kuadrin e një strategjie të gjeo-politikës. Pranimi se shqipja ishte një gjuhë para indo-evropjane do të thoshte që të përballeshe me zemërimin e Olimpit grek. Kështu që kultura Greko-Romake si vizion dominues do të kalonte në rang të dytë. Vetë vepra “Dy Popuj Miq” e Hoxhës dëshmon preokupimin e zbutjes së marrdhënieve. Me sa duket fakti që Shqipëria ndodhet midis dy zjarreve; atij grek dhe serb, parapëlqehej të mbahej “ndezur” zjarri me Serbinë dhe të shuhej ai i Greqisë. Trojet veriore ishin më të shumta nën Serbinë sesa pjesa shqiptare nën Greqinë. Me marrjen e pavarësise së Kosoves çështja gjuhësore e Shqipes mund të rihapet dhe të rishqyrtohen faktet dhe interpretimi që ishte bërë atyre gjatë një politike të ndezur. Krahas kësaj duhet rishikuar teza qw gjuha shqipe nuk ka qenë asnjëherë gjuhë e shkruar. Nëse bëhet fjalë për zhdukje, për humbje, ose për asnjerën nga këto. Zhdukja e lilbrave të Greqisë së vjetër mos ndoshta mbart mistere mbi gjuhwn tonë të shkruar? Mos ndoshta ekzistojnë akoma? Edhe nëse gjuha shqipe s ka qenë e shkruar ajo s i ka humbur vlerat. Një gjuhe e shkruar jep mundësinë e përparimit, të ruajtjes dhe transmetimit të mendimit nëpërmjet mendimit analitik. Gjuha shqipe, një gjuhë kryesisht orale është e bazuar mbi mendimin analogjik. Privilegjimi i mendimit analogjik ka çuar vetvetiu në një identitet tjetwr. Mendimi analogjik është faza e parë e mendimit. Mendimi analitik është i mëvonshem dhe lidhet me gjuhën e shkruar. Ai s është superior ndaj atij analogjik, thjesht një formë tjetër mendimi. Gjuhet e tjera kanë përdorur duke përfshirë dhe shqipen si gjuhë zyrtare latinishten. Pra kjo tregon që shqipja e ka ruajtur identitetin e saj dhe nuk ka pse të ndihet aspak inferiore karshi gjuhëve të tjera. Duhet pra që kjo periudhë tranzicioni mos ta preki në nerv sistemin e Shqipes megjjithwse pjesa e jashtme e saj është veshur me një kopjim të trashë të gjuhwve perëndimore, kryesisht nga mediat. Përsa i përket lokalizmave dhe më konkretisht urrejtjes ndërkrahinore, ky fenomen nuk ndodh vetem në Shqipëri. Si ç do vend tjetër që laget nga mesdheu edhe Shqipëria duke pasur një identitet të forte lokal dhe e ka vështirë të formojë një identitet të përbashkët kombëtar. Theksojmë këtu Greqinë e lashtë me qytet-shtetet, Italinë ku urrejtja ndaj krahinave jugore ushqen gazetat edhe sot. Por roli i shtetit që ka synime më të largëta dhe më të forta sesa paçavuret e gazetave duhet në mënyre kategorike të tregojë kufirin, se deri ku duhet shkelur gjuha, pra deri ku duhet të cënohet identiteti ynë.
Masmediat
Shteti nëpërmjet mediave, shtypit, përhap një ideologji të përbashkët, e njësuar nga i njëjti kod, nga e njëjta gjuhë, për të vendosur kështu një identitet të përbashket midis shqiptarve. Një çoroditje tjetër identiteti që të shokon në ditët e sotme është emertimi; vendosja e emrave. Me vendosjen e emrit merr zanafillin një identitet i ri individual. Me anë të emrit identifikohesh dhe njëkohesisht identifikon të tjerët. Mbas largimit të pushtuesve turq, nën qeverinë e Zogut u mundua të kullohej identiteti evropjan shqiptar nga ai turko- oriental. Nën regjimin e Hoxhës u bë përpjekje për një rililje të identitetit shqiptar. Rrallë herë mund të gjejë një brez të ri me emrin Abdullah. Në ditët e sotme emërtimi i këtij brezi i përket emërtimeve nga më të çuditshmit; duke filluar që nga ata të shpikurit dhe duke mbaruar tek Pamela Anderson. Në një shoqëri normale vendosja e emrave ndjek kryesisht një rregull të caktuar; shtresat intelektuale mundohen të nxjerrin emra të rinj për t u dalluar nga emrat që janë tashmë në mode, por kjo s do të thotë që ata të kalojnë në ekstrem. Në këtë shembull duket qartë që vendosja e një emri tipik shqiptar të bën të dihesh shqiptar, dhe brezit të ri të sotëm parapëlqehet identiteti i huaj se sa vetvetja. Ja dhe një tjetër formë e rënies së identitetit; hapja pa kufi ndaj ç do lloj muzike dhe ne ç do lloj kohe. Psh nëse në Greqi lulëzon operacioni “fshesa” radiot shqiptare do të buçasin nga këngë greke. Papërgjejshmëria individuale ose nxitje e propagandës greke që s ka si të ndodhi ndryshe veçse me tufa dollarësh, mbeten vetëm në duart e shtetit që fatkeqësisht braktiset nga vetë njerëzit e saj. Të kesh një identitet të fortë nuk varet vetëm nga shteti, por në rradhë të parë nga vetë ndërgjegjja individuale e ç do shqiptari për mbrojtjen e vetvetes. Nga ana tjetër, në Kosovë radiot buçasin nga muzika orientale. Tingullin e çiftelisë dhe të lahutës e kanë zënë tingujt qarës arab. Më e keqja është se ngjan se nëe Shqipëri një re iluzjoni është formuar: se bota është e hapur drejt bashkimit, që atë lloj mondializimi që bota nuk e arriti dot me internacjonalen komuniste dhe dështoi, duan tani ta arrjnë me anë të bashkimit kulturor. Por kur historia na tregon dhe na kujton që ky lloj bashkimi nuk mund të bëhet, kur shtete fqinjë vetëm na cënojnë deri në kanosjen e ekzistencës tonë si komb, nga na vjen kjo çmenduri bashkimi, kjo shkrirja që kërkojmë me të tjerët deri në vetmohimin e vetvetes. Duhet të kuptojmë që ky mondializim nuk është në thelb veç se një qarkullim mallrash dhe jo një lëvizje e lirë e njerëzve, e vlerave, e kulturave që ata mbartin. T i afirmosh një francezi identitetin tënd shqiptar të shikon shtrembër.
Marketingu
Është e vërtetë që ka një tendencë për mondializim nëpërmjet përhapjes së vizionit Euro-Amerikan. Ka gjithashtu një shok kulturor, pra një formë réagimi ndaj këtij vizioni lidhur me faktin se gjuha angleze si gjuhë dominuese përbën një rrezik real ndaj gjuhëve të tjera. Në rastin e botës arabe ku shoku kulturor mbështetet mbi fenë islame dhe ekstremizmit si mjet mbrojtje. Strategjia e përdorur në këtë rast: mbrojtja më e mirë është sulmi. Në rastin tonë duket se s kemi as strategji mbrojtje dhe as sulmi. Krahas globalizimit vihet re edhe tendencat për afirmim dhe ruajtje të identiteteve. Rimëkëmbja ekonomike apo zhvillimi ekonomik i shumë shteteve vetvetiu ishtin shtetet të vënë në rang të parë çështjen e identiteteve. Konkurenca ekonomike mbështetet duke afirmuar fuqimisht identitetet. Kjo konkurrencë mbështetet mbi marketingun. Marketingut nuk i shpëtojnë as feja, as gjuhet, as identitetet. Konkurenca mbështet dhe bëhet me menura jo të barabarta dhe nga forma të ndryshme. Në rastin e gjuhes: në Univrsitetin e Sorbonës për shembull të gjitha variantet e gjuhës sllave studiohen ndërsa gjuha shqipe ende jo. Marketingut të feve s i ka shpëtuar aspak Shqipëria. Petrodollarët vërshojne ne Azi, Afrike, dhe ne Shqiperi. Përballën kisha dhe xhamia. Varfëria është në mes. Anash orthodoksia dhe myslimanizmi hedhin valle. Ka ardhur koha sa s është vone që vallen ta hedhim vete. Propaganda antishqiptare greke dhe petrodollaret e vendeve arabe duan që me anë të ideologjie fetare të hedhin rrënjë të na imponojnë identitetin e tyre. Nese perëndimi kërkon ta dominojë botën me anë të ekonomisë dhe të eksportimit të sistemit demokratik, në kundra peshë “bota” islame përdor ideologjine fetare për të rritur ndikimin e vet. Me anë të petrodollareve ajo është bërë feja e parë për nga numri. Feja islame ka përparuar dhe gjetur teren në vendet e varfëra. Në këto përplasje ka renë si viktimë dhe Shqipëria. Shqipërisë i takon të ruaje identitetin e vet dhe jo të bjerë nën ndikimin e interesave të huaja. Feja ështe rezultat i marketingut, komunikimit. Komunikimi është dyanësh;-informues dhe manipulues.
“Pushtimi”
Në kohet moderne pushtimi s ështe si ai turk: të djegur për se gjalli. Djegja është e pa dukshme në pamje të parë. Sot pushtimi është ekonomik, kulturor, ideologjik. Si te shpjegohet qe busti i heroit kombetar Gjergj Kastriotit te sfidoje përjetsisht xhamine dhe idete qe mbart. Shqiptaret e vertete dhe me identitet luftuan u vrane për të rujtur vlerat që ishin dikur te tyret. Si të shpjegohet qe ne kohe paqje te mos jemi ne gjendje te rikerkojme identitetin tone? Pse e pranojme Skenderbeun si hero kombetar kur s ia njohim identitetin? Është shpetimtar apo feja islame është shpëtimtare siç pretendon dhe zoti historian (hiso-rian) Baleta? Kështu heroi ynë kombetar është një hiç dhe shqiptaret janë një hiç. Nëse i janë bërë buste anembanë Evropës kjo tregon se evropa ja njeh identitetin shqiptarve. Si e mbajmë fenë e pushtuesit? Si e bëjmë këtë poshtërsi ndaj të pareve tanë. Pse heroin ta zhysim në baltë, në harresë në një kohë që të tjeret i nxjerrin nga balta apo nga hiçi për ti bërë simbole bashkimi dhe identiteti. Të huajt, madje dhe serbet, armiqtë tanë duhet të jenë të habitur nga ky bashkëjetim i çuditshem i GJ. Kastriotit me xhamine, fene islame. Edhe për këtë poshtërsi na e kane fajin serbet? Jo, veçse e shfrytezojnë. Pseudo shqiptare si “filozofi” imadh një antishqiptar shkrun para disa vitesh në një reviste franceze se Gjergj Kastrioti e ka nënën serbe. Për tu botuar “jashte vendit” shitet “filozofi”. Edhe nëse do ta kishte nënën serbe përse ta bëjë një “shqiptar” të ditur kur serbet duan të na shfarosin, kur e mbulojnë diellin me shoshë si rrjedhojë e institucionalizimit të një shoqërie serbe të inkriminuar. Ky dështak guxon të thyeje mitin! Si mund të pranojmë një shqipëri myslimane, nje imazh te tille i perçuar nga propaganda sebe dhe nga bota mbare kur paraqesin në plan të parë në stacionet televizive simbolin e Shqipërisë; Xhaminë në kryeqytetin tonë Tiranën. Propaganda serbe ka vjellur manipuluar përgjate izolimit të Shqipërisë. Pse të hiqemi ata qe s jemi. Kemi mbajtur vetë të gjallë pushtimin turk dhe fenë që e shoqëron; sidomos në Kosovë ku pushtuesi serb e përkrahu ruajtjen e fesë islame. Kjo s do të thotë që shqiptaret të mos ngrenë kurrë kokë dhe ti thonë stop hipokrizisë dhe ti thonë turqisë hiqu prej nesh. S ka rruge të mesme midis qëndreses dhe nënështrimit.
Marrëdhëniet
Politika, marrdhënjet midis shteteve përcaktohen nga; interesi, gjeografia, afërsia kulturore, lloji i regjimit politik. Në këto kushte ç duam ne shqiptaret te futemi si pyke ne evrope me fene myslimane? Shqiptaret gjenden në Evrope, identifikohen si evropjane dhe jo si arabe apo aziatike. A do ta braktisim ne shqiptaret shpirin aventurier? A do ti themi stop semundjes donkishotjane te shmangjes nga reliteti. A do të pajtohemi me ne fund me vetvten dhe me identitetin tone, me te kaluaren dhe te ardhmen tone. Individi, shtresat shoqerore, fete, kane forma te ndryshme te largimit nga reliteti, nga pergjegjsite por shteti shqiptar duhet te tregohet i vendosur per shprehjen e identitetit te vertete te shqiptareve. Deri tani rruga për në Evrope ka kaluar nga Amerika. Ka ardhur koha që rruga për në Evropë të kalojë natyrshem nga Evropa. Shtetet funksionojne duke shkembyer dhe duke mbrojtur interesat ekonomike dhe identitare te vendeve me afërsi gjeografike dhe kulturore. S ka lidhje midis Korese së Veriut dhe Amerikës sepse s ka as afërsi kulturore, regjimi, feje, gjeografie. Vendet janë të “dënuara të mbajnë parasysh identitetet e tyre e për pasojë politka s duhet të dali nga kjo llogjike”. Roli i politikes esshte të marri një vendim. Shteti shqiptar dhe sheti i ardhshëm i Kosovës duhet ti japi përparësi fesë katolike si feja origjine e shqiptareve. Mund te zgjidhnim si fe paresore budizmin si nga fete me paqsore. Por duhet te jemi realiste; ndodhemi ne evrope e jo ne Azi. Ka ardhur koha qe identiteti shqiptar të vijë në vete dhe të zgjedhi erën e ngrohtë që fryn. Qe të pajtohemi me popujt e tjere duhet te pajtohemi se pari me veten. Që të pajtohemi me fqinjët duhet të ndajmë vlera të përbashketa. S ka fatalitet. Fatalitetin e mbjellim dhe e korrim.
Si do të ngrihet identiteti i shqiptareve?
Se pari duke vleresuar gjakun e derdhur për liri ndër shekuj. Vleresimi tegohet duke zgjedhur fene e te pareve tane. Se dyti, duke vleresuar e rishqyrtuar rolin e figurave te shquara. Ruajtja e identitetit, e figurës, “mitit” të Ismail Kadarese është prove e afirmimit te identitetit kombetar. Ndeshet Qosja me Kadarene ne menyre simbolike, me ane te fjaleve. Perçarja eshte ne zanafille. Qosja perjeton nje krize identiteti dhe nuk di si te pozicionohet: ne lindje apo perendim. Duket hapur qe Qosja deshiron ta mbaje turqine me vete dhe ta ngulis ne Evrope. Jo me kot ai e akuzon Kadarene si pro- evropian. Por, ne te kunderten, Kadare nuk ben gje tjeter veç se afirmon identitetin e tij dhe ate te shqiptareve qe duan te ecin perpara pa mbetjet turke. Rexhep eshte emer turk, dhe Ismail po ashtu. I pari ka krizë identiteti, i dyti ngjan ta ketë kaluar me së miri këtë stad. Pamundësia e ndërrimit të emrit nuk është bërë pengese tek Kadareja për të ruajtur në ndërgjegjen e tij identitetin e fortë shqiptaro-evropian. Qosja nuk duhet të pranonte të hynte në një debat mbi lidhjen e identitetit, pasi ai nuk ka të njëjtin shkalle identiteti si Kadareja. Për sa i përket vlersimit të rolit të figurave të shquara, të këtyre shtyllave ku peshon identiteti i shqiptarëve në sytë e arenës ndërkombetare, disa intelektuale që e quajnë veten politikanë; siç është zoti Milo ngrihen pa kurrfarë ngurimi dhe përgjegjësie dhe i bien pa mëshirë kësaj figure të shquar që ka nxjerrë Shqipëria. Ju kujtoj zoti Milo që baltosja e këpuceve tuaja ne rruget e Tiranës nuk mund ti sjelli një dobi aq të madhe sa ç kanë sjalle këpucet me “lustrafin” të Kadarese ne rruget e Parisit. Aq sa mund të kenë berë të gjithë ambasadat dhe të gjithë Shiptarët bashkë tani për tani aq a ka bërë i vetëm Kadareja për afirmimin e identitetit të Shqiptarëve. Prandaj zoti Milo duhet të jemi shumë më të rezervuar kur figura qëndrore, në të cilat mbështetet nderi ynë si Shqiptarë në botë, preken në mënyrë të rëndomtë. Një tjetër pikë e afirmimit të rritjes së identitetit është rritja e numrit të studenteve. Shqiptaret pa nje psikologji te forte ,pa nje identitet te forte s mund te çajne ne konkurrencën e identiteteve. Si mund te konkurrojme me greket dhe si të marrim shembull prej tyre në këtë pikë? Kjo vjen me rritjen e numrit te shqiptarëve që ndjekin shkollat e larta. Deri para dy vjetesh vetem 5% e maturanteve hynin ne shkollat e larta, ndërkohë që ne Greqi 33%, France 30%. Le te themi që sot për sot kjo shifër eshte 1O% përfshi këtu dhe studentet jashtë shqiperise. Përsëri është e pamjaftueshme per tu përballur dhe konkuruar dënjësisht me kombet e tjera. Pa nje identitet te forte s do te çajme dot as ne ekonomi, as në kulture, as ne sport etj. Përse greket shpenzuan aq shume per lojrat olimpike? – Kjo ishte një mundësi për përteritjen e identitetit grek, një riafirmim mbarëboteror si atdheu i lojrave olimpike. Mbrapa riafirmimit të identitetit fshihet interesi ekonomik, ardhja e turisteve. Gjithashtu greket prej vitesh kane investuar shume ne futboll, sporti ku fitohet me shume ne imazh. Imazhit te Greqise se lashte i shtohet imazhi i ri. Strategjine e afirmimit kombëtar nepermjet futbollit e përdorin gjithashtu vendet e gjirit Persik duke dashur të ekzistojne dhe të afirmohen sa më mirë, dhe në menyre sa me rracionale. Keshtu një ekonomi e fortë i jep mundësi riperteritje, ngritjes së identietit. Ruajtja e identitetit vjen duke rikujtuar që duhet ti njohim mirë fqinjët tanë, mentalitetin e tyre, strategjitë e tyre. Ne s duhet të lejojmë që të na e marrin kalanë nga brenda siç bënë me Trojën. Kontrolli i i telekomit prej grekve ju jep mundesinë të kontrollojnë një ndërmarrje strategjike për vendin. Bashkepunimi ekonomik duhet te ketë përparësi me aleatet e dikurshem të mbrojtjes së identitetit tonë; Austri, Gjermani etj.
Pasqyra e gjëndjes
Kjo ishte nje pasqyrë e gjendjes se identitetit brenda Shqipërisë. Mbas hapjes së Shqiperisë me boten vihen re forma të ndryshme te renjes se identitetit qe shprehen tek shqqipetaret e emigruar jashte vendit. Shqipetaret i ndanin dhe i bashkonin me vendet “pritese”: gjuha, zakonet, historia, relievi, lloji i regjimeve politike. Keto veçori dhe ngjasi ndryshojne ne kohe dhe në hapsirë. Balanca midis identitetit tone dhe atij te tjereve ku qendron? Imazhi ishqiperise dhe identitetit te shqipetarve a eshte prekur? Per fat te keq kjo balance e ka humbur ekuilibrin. Me hapjen, ekuilibri i brishte shoqerise shqiptare u prish. Ne keto kushte shqiptaret vershuan drejt evropes me ngulm per arsye ekonomike dhe identitare. Ne kontinentin i cili është i tyre, shqiptaret do të kërkonin me inkoshjence atë pjesë të humbur të identitetit që dikur ishte dhe e tyrja. Pushtimi turk dhe me mbas ai ruso-komunist, një regjim që vete-skllavëronte popullin e vet bëri që shqiptaret të ndiheshin te huaj në vendin e vet. Këto mungesa te mesiperme shqiptari do ti kompesonte apo kerkonte ti kompesonte tek vendet pritese. Preokupimi i vendeve pritese ishte zhvillimi i ekonomise (Italia) por dhe shuarja e identitetit në rastin e Greqisë, ku shqiptari i kthyer ne orthodoks dalengadale do të bëhej grek siç ka ndodhur me fshatra apo zona te bregut. I huaji kudo që shkon ngelet i huaj ose asimilohet. Në këto kushte për shume shqiptare per te mos u ndjere të huaj në vend te huaj ju pershtaten vendit “prites”. Që në fillim ata pranonin te quheshin; Kosta, Jorgo etj. Ka nga ata qe mbeten ne kete stad. Ka nga ata që u bënë orthodoks. Kjo për dy arsye;-së pari krizen e identitetit, faktin që shqiptaret përgjithësisht s besonin ne asnje fe e qe ne dukje s ishin njerez normale, (per pritesit dhe shqiptaret e emigruar),dhe jo te denje me ideologjine e vendit prites, jo konform me normen, bëri që të shfrytëzohej nga shovinistet greke, të cilët para nesh kanë formuar shtet-kombin e tyre dhe ju lind e drejta të na bëjnë çorap siç na kanë bërë. Pra që me ndërrimin e emrit skllaveria hedh rrenjë. “Greku” nuk e shqipton dot kollaj emrin e shqiptarit! Por sa bukur që e shqipton greku emrin e gjermanit, të francezit, amerikanit kur vijne turiste?! Që të shpëtojnë nga fshesa greke, e cila në vetvete është një term tepër fyes, shqiptari ndërron emrin, ndërron identitetin, dhe s e di që aty e zë pré dinakeria greke që s është gjë tjetër veçse zgjuarsi shqiptari përzier me dinakerinë Semito-Egjiptiane si trashgimi e këtij pushtimi, kësaj përzjerje që do të jeptë kulturën e quajtur “Helene”. Greqia e hoqi dalengadale fenë turke dhe krizës së identitetit të shqiptarve mundohet ti futi zjarrin me të gjitha mënyrat. Nese s do të ishin më të varfër shqiptaret as qe do tu shkonin ndermend greket, përfshi këtu edhe vetë minoritaret e vërtete në Dropull. Shqiptari ndërron emrin, e quan fëmijen si italiani apo greku tëe cilet janë; “pronare”, superiore nga ku lind dhe dëshira për ti ngjarë. Kështu shqiptari mohon vetveten. Në qoftë se të parët tanë do të ishin treguar kaq egoiste s do të kish fare Shqipëri dhe këta s do të kishin lindur. Identitet do të thotë dheu i eterve; do të thote gjak i derdhur. Djersa e derdhur, gjaku i derdhur mbrohet. Identitet do te thote vazhdimesi. Si shembull: një funksionar francez deklaron rindertimin e nje pallati të djegur nga revolucioni ne shenje mirnjohje per taksat e paguara. Po shqiptaret qe kane derdhur gjakun, ndaj te pareve tane a tregojme mirnjohje duke vendosur emra greke dhe italiane kur dihet qe s kemi pare te mira prej tyre? Pse te ndihemi inferiore ndaj grekve, italianve? Dihet qe zbresim te tre si popuj prej Pellazgve. Mithologjia e quajtur Helene s është e shpjegushme prej gjuhes greke apo latine. Afrodita, eros, Zeus, etj duken sheshit si trashgimi e shqiptareve. Ështe e pa mundur qe popullsia “greke” të jete drejtuar sipër për nga “bjeshket e namuna” duke lënë diellin e ishujve. Si shfaqet rënja e identitetit nga shqiptaret: dëgjon: -“djalin tim e do shumë pronari, djali im do vije me gjithë pronarin, pronari im ashtu e pronari im kështu, kumbari im, italiani ashtu dhe dhe italiani keshtu. Duket sikur skllavi kerkon zot në rendin skllavopronar. Dëgjon shqiptarë të thonë që s ka ç i duhet shqipja fëmijes se e ndritem ne me shqipen! Dëgjon shqiptare që kanë “bëre lek”, pasuruar dhe në shenjë mirnjohje do ta blejnë shtëpine në vendin “x” se Shqipëria s ka të ardhme “sipas profeteve” të rinj. Në vend qe te ruajne identitetin e tyre, ata shuhen. Ne vend qe te rrisin konsumin ne vendin e origjines preferojne te gjallerojne ekonomine e te tjerve. Harrojne qe shkaqet e varferise s jane vetem tonat! Paul Eluard thote: “kujtesa dhe shpresa bejne te tashmen dhe te ardhmen” Pra keta shqiptare s kane as kujtese e as shprese. Ne keto kushte riperteritja e identitetit duhet pare si nje proces i pa nderprere. Ka nga ata shqiptare te cileve ju vjen turp të thonë që janë shqiptarë në vend të huaj! Keta shqiptare pa identitet përgjigjen; jam grek, jam italian. Shqiptaret në vend të huaj ndihen akoma më të huaj kur blejnë një cope tokë te cilen vendi i vet s është në gjendje t ua japi. Reformat gjysmake mbi tokën s bëjne gjë tjetër veçse rrisin ndjenjen e urrejtjes dhe revoltes ndaj vetes. Shqiptarë të cilët kanë shitur shtepitë, të cilet s kanë as një lloj prone, ku pronën e vet e gezon tjeter kush. Kjo çon në rënjën e identitetit.
*Paris-Fakulteti i Shkencave Politike dhe Komunikimit

Re: Identiteti Shqiptar në ditët e sotme
Populli Shqiptar eshte nje popull me nje histori mjaft te pasur, madje me hisotrine me te pasur te Ballkanit e me gjere. Zbulimet arkeologjike te fundit vertetojne sadopak se Iliret jane nje popull me nje kulture me te lashte nga sa mendohje dhe faktohej te pakten deri ne vitet e fundit te regjimit komunist, i cili te them te drejten, beri shume ne zbulimin e fakteve historike te kombit tone duke filluar qe nga Iliria.
Por fatkeqsisht, tranzicioni i tejzgjatur pas renies se komunizmit po demton jashte mase Shqiperine, dhe po e le ate ne meshire te fatit. Shume njerez nuk i japin rendesine e duhur arsimimit dhe teksteve te botuara nga Akademia e Shkencave e Republikes se Shqiperise dhe helmojne mendjen e tyre me tekste jo historike madje antishqiptare te botuara dhe te perkthyera ne vende prej te cilave kjo toke u shkaterrua ne menyre barbare. Keto jane ato vende te cilat na shkaterruan dhe vodhen objektet tona arkeologjike dhe keshtjellat mesjetare. Popullin Shqiptar, pikerisht keto shtete, po perpiqen ta kthejne ne nje mburoje per nacionalizmin e tyre, a thua se Shqiperia eshte toke e tyre dhe populli yne skllav i ketyre vendeve. Per te qene me i sakte, shtetet qe kam ndermend jane Greqia, Serbia dhe Turqia.
-Greqia kerkon te aneksoje jugun Shqiptar me pretendimin se ne ate vend na paskan jetuar dikur greket dhe Shqiptaret iu zune tokat. Ata duan pikerisht te zaptojne vendet arkeologjike te jugut per arsye se ato vertetojne ekzistencen e popullit Ilir dhe kane nje vjetersi mijeravjeçare. Duke marre kete krahine ata hedhin hapin e pare per ti quajtur Iliret, Greke. Kushedi se çkane planifikuar per me vone.
-Serbet nxjerrin pretendimin se meqe paskan luftuar kunder Turqve ne Fushe-Kosove, kjo toke paska qene e tyre dhe thone se Shqiptaret paskan ardhur nga Armenia, per faktin se aty dikur ekzistonte nje fis me emrin Alban. Por keta harrojne se historia ne gadishullin Ballkanik nuk fillon ne 1389, vitin e betejes se Fushe-Kosoves. Keta harrojne dyndjet e tyre ne tokat Ilire per here te pare ne vitin 536 pas Krishtit dhe harrojne se çgjuhe fliste ai komb Ballkanin ku ata u dynden si te marre.
-Turqit pretendojne se na paskan vellezer per shkak se nje pjese e popullsise tone paska fene e tyre. Mos valle e harrojne ata se kete fe ia u imponuan me dhune? Mos valle harrojne ata se ky fakt vertetohet nga arkivat e tyre te kohes Osmane? Ndoshta ata e kane harruar te madherishmin, Atletin e Krishtit, Gjergj Kastriotin qe i beri te largohen me turp dhe me humbje te medha nga kjo toke! Ndoshta ata e harruan aleancen me Brankoviçin e Serbise kunder principatave qe kishin ngritur krye ndaj Perandorise se tyre. Te mos harrojne edhe diçka tjeter. Shqiperia akoma nuk e ka bere minoritet popullsine me ngjyre turke qe jeton ne kete vend por e quan si nje popullsi shqiptare. Kosova ka merite te madhe qe i ka bere minoritet turqit dhe keta duhet te veçohen nga popullsia Shqiptare per arsye se ishin keta njerez qe ndezen fitilin e ndarjes se trojeve tona mijeravjeçare.
Besoj se kombit shqiptar i duhet disipline per te ngritur lart moralin e tij dhe per te punuar per ta çuar aty ku duhet identitetin e tij. Vete populli yne eshte pergjegjes per ringritjen e nje shteti te forte Shqiptar. Madje jo vetem te Shqiperise por tashme edhe te Kosoves ose Dardanise siç do te me pelqente ta quaja. Sepse eshte fakt qe tashme Kosova eshte shtet i pavarur dhe dy shtete shqiptare, duke bashkerenduar veprimtarine e tyre, do te mund t'ia arrinin te ngrinin me larte zerin e Shqiptareve ne arenen nderkombetare. Por mbi te gjitha nuk duhet harruar DISIPLINA. Gjithe Shqiptaret, kudo ku jane, te bashkohen pa dallim fetar apo krahinor, per te forcuar shtetet e tyre dhe per te rivendosur emrin e Shqiptareve aty ku ishte ne kohen e babait te kombit tone GJERGJ KASTRIOTIT.

exploreri- Legjendë
- Postime : 451
Gjinia :
Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha : 43
Similar topics
» Tradhëtia në ditët e sotme...
» Debate rreth rinise ne ditet e sotme.....
» A ka barazi ne ditet e sotme midis femres dhe mashkullit ne Shqiperi..?
» Identiteti Shqiptar : ERVIN HATIBI
» A humbet identiteti shqiptar ne vite?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi