Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vdekja e vërtet më e papranueshme... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vdekja e vërtet më e papranueshme... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vdekja e vërtet më e papranueshme...

3 posters

Shko poshtë

Vdekja e vërtet më e papranueshme... Empty Vdekja e vërtet më e papranueshme...

Mesazh nga WebMaster Sun 3 Jul 2011 - 8:55


Por, ja që çdo lindje është e destinuar të vdesë! Dhe, vdekja sillet vërdallë boshtit të jetës, sa herë qe shfaqet diku ndonjë lindje. Te pares i frikohemi, e urrejmë, e mohojmë e tejkalojmë pa vaj e çka jo tjetër. Të dytës i gëzohemi, i këndojmë, i buzëqeshini, na sjell hare, gaz, shend, lumturi, etj . Pse gjithë këto kontradikta në dy këto fenomene kaq të zakonshme të jetës sonë. Vërtet, sa kemi arsye t'i quajmë dhe t'i konsiderojmë të kundërta këto dy të vërteta kaq të mëdha? A nuk varet kjo prej bindjeve tona që i kemi krijuar në të kaluarën për LINDJEN dhe VDEKTEN si fenomene relevante? Pse nuk bindemi njëherë që të dy këto fenomene t'i konsiderojmë të njëjta kur vetë pajtohemi se që të dyja janë një domosdoshmëri e ngadhënjyeshme? Pse nuk qeshemi në vdekje siç qeshemi në lindje apo pse nuk vuan në lindje siç vuajmë në vdekje?


Vdekja! Akti më i mistershëm në realitetin tonë. Fjalë,që aq lehtë dëgjohet nga goja e tjetrit dhe aq vështirë kapërdihet nga goja jote. Fjalë,që herë sfidon frymëmarrjen duke u shfaqur si fantazmë a përbindësh,që të përkujton Cerberin e Hadit, e herë shfaqet si figurë engjëllushe me shkop në dorë qe shkëlqen nga xixat magjike... Por, si në të parën, ashtu edhe ne të dytën, ajo shkëput diçka nga brenda, nxjerr diçka të madhe e të shenjtë pa të cilën sytë s'do të shihnin,duart s'do të lëviznin,goja s'do të fliste, këmbët s'do të ecnin... Pa të cilën, çdo gjë do të dukej e vdekur! E ne, megjithatë ngurrojmë të flasim për vdekjen, edhe pse e kemi të qartë se në disa pyetje mbesim me gisht në gojë: Ç'është vdekja në të vërtetë? Pse duhet të vdesim? Nëse kemi lindur për të jetuar, ç'na duhet vdekja atëherë? Ç'ka pas vdekjes nëse dimë se para saj të paktën kemi jetuar'... Nëse pranojmë se gjatë gjumit lundrojmë në detin e ëndrrallave, atëherë duhet të pranojmë se në mëngjes do të na kujtohet vetëm ndonjë insert i shkurtër.Ç'kemi bërë atëherë tërë natën? Pse njeriu ka nevojë të çlodhet duke fjeturi? Pse, p.sh., nuk çlodhet i zgjuar? Ç'ndjenja suptile sjell gjumi? Mos vallë në gjumë jemi ndeshur me botat transcendentale apo ndoshta i jemi afruar vdekjes si kurrë më parë?

Një gjë dihet: kur flemë harrojmë çdo gjë në lidhje me trupin tonë, edhe pse kjo harresë është fare e përkohshme, dhe zgjat deri në disa orë. Ç'është vdekja atëherë? Me siguri, ASGJË TJETËR PËRPOS NJË ËNDËRR E GJATË, QË ZGJAT DISA MUAJ PËRDERISA DO TË ZGJEDHIM NJË FORMË TË RE TË EKZISTENCËS FIZIKE, NË SAJE TË LIGJEVE TË KARMES SONË, NË JETËN QË SAPO E KEMI BRAKTISUR.

Teoretët e dukurisë së reinkarnimit,do të konkludonin,se si paskëtaj futemi në barkun e ngrohtë to nënës,ku,te mbrojtur hermetikisht nga depërtimi i elementeve të jashtme,qëndrojmë gjysmë te shtrirë dhe të mbështjellur me një pëlhurë,deri në momentin e daljes jashtë duke u liruar me në fund nga çerdhja e ngrohtë ku i kemi kaluar nëntë muaj. E gjithë kjo do të tingëllonte mrekullueshëm sikur çdo gjë të fillonte e të mbaronte me lindje deri në pafundësi. Por, ja që çdo lindje është e destinuar të vdesë! Dhe, vdekja sillet vërdallë boshtit të jetës, sa herë qe shfaqet diku ndonjë lindje. Te pares i frikohemi, e urrejmë, e mohojmë e tejkalojmë pa vaj e çka jo tjetër. Të dytës i gëzohemi, i këndojmë, i buzëqeshini, na sjell hare, gaz, shend, lumturi, etj . Pse gjithë këto kontradikta në dy këto fenomene kaq të zakonshme të jetës sonë. Vërtet, sa kemi arsye t'i quajmë dhe t'i konsiderojmë të kundërta këto dy të vërteta kaq të mëdha? A nuk varet kjo prej bindjeve tona që i kemi krijuar në të kaluarën për LINDJEN dhe VDEKTEN si fenomene relevante? Pse nuk bindemi njëherë që të dy këto fenomene t'i konsiderojmë të njëjta kur vetë pajtohemi se që të dyja janë një domosdoshmëri e ngadhënjyeshme? Pse nuk qeshemi në vdekje siç qeshemi në lindje apo pse nuk vuan në lindje siç vuajmë në vdekje?

E vërteta, edhe ajo më arkaike, mbetet gjithmonë e freskët nga që gjithmonë fiton diçka të re. E vërteta mbi vdekjen sot ekziston pavarësisht prej bindjes sonë dhe pavarësisht prej përvetësimit estetik të realitetit mbi vdekjen si dhe këndvështrimin tonë si pasojë e përvojën direkte me të. Ajo ekziston si një e vërtetë transcendentale në kontinuitetil pashkëputur të ekzistencës së përjetësisë. Ajo është një metaforë e ringjalljes dhe e ripërtëritjes të asaj që ekziston sot, por në version më të përsosur apo edhe anasjelltas. Mbetet prezente në dimensionin tonë kohor si një e vërtetë sublime: si dje që ishte, sot që është, ashtu edhe nesër që do të jetë. E VËRTETA asnjëherë nuk mund të jetë e vjetër, përkundrazi, ajo është gjithmonë e freskët, e re dhe origjinale. Edhe vdekja, si e vërtetë origjinale, që na shfaqet në kufirin e detronizimit spiritual, mes nesh si qenie fizike, materiale, në njërën anë, dhe ekzistencë e përjetshme frymore e botës astrale në anën tjetër, duhet të pranohet si një fenomen fare i zakonshëm dhe i pashmangshëm, si diçka, që mund të na ndodh pikërisht tash, pas një ose dy orësh, nesër ose pasnesër... Sido që të jetë, ne duhet të jemi të gatshëm! Aq më parë nëse në mendjen tonë mbjellim, për vdekjen, ndenjën e së madhërishmes, si një fazë kalimtare pa dhembje, si një mundësi më shumë që ta arrijmë ngritjen dhe pastërtinë shpirtërore, duke përparuar në dimensione te reja të amshueshmërisë dhe përjetësisë. Pra, mos të harrojmë: NESE VDEKJA ESHTË DOMOSDOSHMËRI E PASHMANGSHME E ÇDO KRIJES TË GJALLË, TË PASHMANGSHME NUK MUND TË JENË FRIKA E TRISHTIMI PËR TË CILAT KEMI BINDJEN SE E PËRCJELLIN FENOMENIN E QUAJTUR VDEKJE.

Fundja, nëse më pyetni se a do të vdes, natyrisht se do t'ju përgjigjem: PO! Cili njeri i shëndoshë do të konsideronte se është i pavdekshëm? Pse të frikohem atëherë? Me vdekje nuk përfundon asgjë! Përkundrazi, lind një JETË E RE..
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja e vërtet më e papranueshme... Empty Re: Vdekja e vërtet më e papranueshme...

Mesazh nga Anakonda Fri 24 Feb 2012 - 21:42

Kur dikush vdes,harrojme e mendojme se eshte enderren por shohim se me pas si kujtim ne zemren tone ai do te mbes.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja e vërtet më e papranueshme... Empty Re: Vdekja e vërtet më e papranueshme...

Mesazh nga Besa Sat 25 Feb 2012 - 10:57

Askush nuk e pranon por eshte nje domosdoshmeri e jetes e me kete duhet te pajtohemi te gjithe..
Besa
Besa
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne zemren e trojeve shqipatre
Postime Postime : 1402
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/10/2011
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : muzika,leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja e vërtet më e papranueshme... Empty Re: Vdekja e vërtet më e papranueshme...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi