Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Albani & Miriami: “Martesa? Nuk do të ndryshonte asgjë” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Albani & Miriami: “Martesa? Nuk do të ndryshonte asgjë” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albani & Miriami: “Martesa? Nuk do të ndryshonte asgjë”

2 posters

Shko poshtë

Albani & Miriami: “Martesa? Nuk do të ndryshonte asgjë” Empty Albani & Miriami: “Martesa? Nuk do të ndryshonte asgjë”

Mesazh nga WebMaster Sun 3 Jul 2011 - 22:40

Të rinj, të bukur, të famshëm, të talentuar e të dashuruar. Alban Skënderaj e Miriam Cani vazhdojnë të shijojnë lumturinë e bashkëjetesës së tyre.Cila është jeta e tyre përtej muzikës dhe skenës? Çfarë mendojnë ata për njeri tjetrin? Në këtë intervistë mund t’i njihni më tepër karakteret dhe detajet e një marrëdhënie, ndjenja e së cilës nuk bazohet vetëm te arti.Bota e largët e perëndimit, ku Miriami me grupin e saj “Preluders” merrte duartrokitje pafund në Gjermani, ndërsa Albani kompozonte me kitarën e tij vargje të shkruara vetë, me shijen e stërhollë të muzikës duket se i bashkoi më tepër të dy. Për t’i lidhur në një bashkëjetëse nga e cila po shijojnë frytet e suksesit muzikor dhe padiskutim të dashurisë.

Të qeshur, gjithmonë pranë njëri tjetrit, dhe pse nuk e mendojnë së afërmi martesën, çifti simpatik na ka treguar me shumë sinqeritet detajet për jetën e tyre. Si po u shkon bashkëjetesa, projektet e realizuara në muzikë, albumi i ri i Albanit, gjithçka mes të qeshurash, diskutimesh dhe disa zënkave të vogla, që ashtu siç pohojnë ata, u kanë mbushur rutinën e lumturisë së tyre.Si është e ndërtuar jeta juaj në Gjermani?
Albani: Unë jam më i qetë atje dhe kam ritmet e mia të cilat ndryshojnë shumë nga ato të Miriamit. Kur kemi kohë të lirë qëndrojmë shumë në shtëpi. Kalojmë orë të tëra duke parë filma në dvd. Për mua pastaj është e nevojshme sepse spostimet në distancë të largëta për koncerte më lodhin, e kur kthehem në shtëpi kam dëshirë të rehatohem e mos të lëviz pa patur një arsye të fortë.
Miriami: Unë jam më ndryshe sepse më duhet për arsye të punës sime të bëj takime apo të lëviz më shumë. Nuk më pëlqen të qëndroj në shtëpi gjatë. Ah, filmat i kam pasion dhe nuk lodhem së pari sëbashku, gjë që na ndodh shpesh. Por ka edhe momente që Albani merret me muzikën apo gjërat e tij në dhomë, unë merrem me të miat e kur vjen ora për të ngrënë darkë takohemi te tavolina e ngrënies, (qesh).Jeni gjithë kohës bashkë?
Albani: Bashkë për gjithë kohën që na është e mundur. Nuk ndahemi nëse nuk duhet të udhëtoj për koncerte në vende të ndryshme të Europës, apo në Shqipëri e Kosovë. Shpesh kur nuk ka impenjime Miriami më shoqëron. Për ndryshe jemi gjithë kohës bashkë.
Miriami: Edhe kur gjendemi larg në distancë prapë bashkë jemi (qesh), sepse flasim gjatë në telefon. Ka raste edhe për disa orë sa edhe miqtë tanë shpesh çuditen e na pyesin “po çfarë thoni se ju vetëm disa orë keni që u ndatë. Po si të them, kemi gjithmonë një diçka për të thënë. Unë nuk mund të rri pa u konsultuar me Albanin edhe për gjënë më të vogël apo pa i treguar se çfarë bëra, kë takova, deri edhe tek ato të parëndësishmet. Por këto ndarje zgjasin pak ditë. Ka qëlluar vetëm verën e kaluar që Albani shkoi në Kosovë për afro një muaj për koncerte dhe të them të drejtën m’u duk një kohë pambarimisht e gjatë.

Alban, ti ke jetuar gjatë në Itali dhe tani je shpërngulur në Gjermani. Të duket vetja si emigrant për herë të dytë?
Ndoshta fjala emigrant është pak e tepërt dhe e rëndë sepse unë nuk shkova në Gjermani i detyruar. Nuk duhej t’ia nisja nga e para si dikur kur isha adoleshent. Kisha shumë më tepër komoditet. Por natyrisht gjuha paraqiste problem. Po ashtu edhe mungesa e një shoqërie që e ndërton me vite. Edhe pse kontaktet e mia atje janë shumë të pakta me realitetin, duke qenë se nuk bëj një punë në një ambient kolektiv. Por natyra ime e qetë, vetmia apo fakti që mund të rri në shtëpi dhe për një kohë të gjatë nuk bëjnë ta ndiej si një problem.

U bënë disa vite që jeni lidhur bashkë. Keni menduar për martesë?
Albani: E kemi menduar por jo si një alternativë të momentit. Por as edhe në një të ardhme të afërt jo. Jemi shumë mirë kështu dhe nuk ka ndonjë gjë që na dallon me ata që janë të martuar.
Miriami: Nuk është se po të ishim të martuar do të ndryshonte ndonjë gjë midis nesh. Edhe pse unë, si shumë femra të tjera, mendoj për dasmën, për fustanin që do të vishja në atë ditë të veçantë, për të organizuar një festë të madhe me miq e kushërinj. Shumë njerëz në një festë të madhe. Por ka kohë. Për momentin ndihemi mirë kështu.

Cili është më tepër xheloz?
Albani: Unë jam pak xheloz por mendoj se kjo është pjesë e të qenit i dashuruar në një raport. Nëse një person nuk do të ishte xheloz ndaj partneres së tij atëherë ka diçka që nuk shkon. Por nuk jam aq sa të përbëjë një shqetësim si për mua ashtu edhe për Miriamin. Është diçka që mund ta ndiej në ndonjë rast por jo ta vuaj.
Miriami: Në të vërtetë ne edhe jemi mësuar me ato që ndoshta një çift tjetër që bën një profesion ndryshe nga ne mund të shkaktonte xhelozi. Jemi artistë dhe ndodhemi shpesh mes publikut, admiruesve dhe e shikojmë këtë gjë si një pjesë të punës sonë, krejt normale. Ta shpreh më konkretisht. Nëse ne shkojmë në një pub për të kënduar ose jo, e ndodh që ka vajza që e shikojnë Albanin apo shkojnë dhe e përqafojnë, gjë që për një çift tjetër mund të përbënte shkak për sherr, mua nuk më ngacmon aspak ky fakt.

Cili është më shumë egoist?
Albani: Mendoj se jam unë. Kërkoj që programet e mia të bëhen me saktësi e ndonjëherë është e vështirë sepse axhenda është aq e ngjeshur sa duhet edhe të zgjedhësh. Kërkoj nga Miriami të lëshojë ajo nga gjërat e saj për të ardhur ndesh me të miat.
Miriami: Nuk mendoj se jam egoiste, por ajo çfare do ta quaja veten është insistuese. Kërkoj t’i shkoj deri në fund asaj që kam marrë përsipër, sidomos kur është një punë që përfshin edhe njerëz të tjerë.

Po më dembeli?
Miriami: Albani. Mezi zgjohet në mëngjes dhe i pëlqen të rrijë në divan duke parë filma. Është më tepër natyrë ballkanase. Kemi pak ritme të ndryshme.

Nëse grindeni përse ndodh, nëse jo për çfarë arsye mund të ndodhë?
Albani: Mund të ndodh shpesh. Ka raste edhe çdo ditë (qesh). Për motive tepër të kota, sa ndonjëherë e ndiej veten të përfshirë kot dhe aty tërhiqem, por pa lënë shumë të kuptohet nga Miriami. Ose të paktën përpiqem.
Miriami: Është e vërtetë. Ja para dy ditësh u grindëm pasi kishim blerë ushqime për në shtëpi. Unë dola me qese dhe prisja tek ashensori vetëm, ndërsa Albani ndërroi tre here parkim se nuk po i pëlqente, pastaj ndaloi tek roja bisedoi me të dhe unë nuk e prita më por u ngjita vetëm. Kur e takova i thashë se nuk të pres më sa herë që ti të vonohesh, (qesh).

Thuhet për dashurinë se është “gjithë historia e jetës së një femre dhe vetëm një episod i jetës së një burri”. Cili është mendimi juaj?
Albani: Nuk jam dakord. Është shprehje maskiliste por nuk mendoj se është kështu.
Miriami: Femrat janë natyra më pasionante dhe shumë të ndjeshme. Ndoshta jam dakord me pjesën që flet për femrën. Për tjetrën nuk di ç’të them. Duhet ta thotë një mashkull. Uroj mos të jetë kështu.

Po për lumturinë e përjetshme cili është mendimi juaj?
Albani: Nëse është fjala për lumturinë që vjen nga dashuria mund edhe të jetë e përjetshme. Në sensin e përgjithshëm, mendoj se nuk është e vërtetë ngaqë një njeri nuk mund të jetë tërë jetën i lumtur. Jeta është shumë komplekse dhe ka momentet e saj edhe të trishtimit.
Miriami: Ndryshe nuk do të quhej jetë. Do të quhej lumturia e një njeriu.

Alban çfarë duhet të ketë një mashkull për të patur gjithçka?
Të ketë në radhë të parë një femër të fortë pranë. Si thotë një shprehje e famshme që nuk më kujtohet saktësisht, “Pas një burri të fortë qëndron një grua e fortë”. Natyrisht që ka edhe elementë të tjerë që e plotësojnë si ana materiale për shembull.

Nëse papritmas ju bie celulari cili kompozitor do të donit të ishte?
Albani: Mark Ronson.
Miriami: Max Martin, që ka bërë hitet më të mëdha kohët e fundit e që janë shumë në shijen time.

Po nga kompozitorët shqiptarë?
Albani: Asnjë.
Miriami: Nuk e di.

Keni menduar të këndoni këngë popullore?
Albani: E kam menduar që nuk do këndoj ndonjëherë këngë popullore. Nuk më ngjisin. Janë krejt ndryshe nga muzika ime apo dhe stili im.
Miriami: Edhe unë nuk e mendoj. Kam ikur e vogël nga Shqipëria dhe nuk kam arritur t’i dëgjoj apo njoh mirë këtë lloj muzike. Edukimi im muzikor bazohet mbi një lloj tjetër ryme muzikore, që e kam kultivuar gjithmonë. Në këtë pikë bashkohem me Albanin.

Në cilin rast mund të këndoni pa pagesë?
Miriami: Në një koncert bamirësie, por të organizuar në mënyrë serioze dhe nga njerëz seriozë. Por edhe për promovime të klipeve apo albumeve muzikorë.
Albani: Pse jo edhe në një rast që jemi mbledhur me miq e na qëllon aty një mikrofon.

Planet tuaja muzikore për të ardhmen?
Albani: Unë po merrem me përgatitjen e një albumi të ri muzikor. Që do të jetë albumi i tretë imi dhe jam i bindur shumë më i mirë se të parët. Do të ketë 15 këngë gjithsej. Ky do të jetë jo vetëm impenjimi por edhe sfida ime e radhës, që do të më kërkojë shumë përkushtim dhe mund.
Miriami: Unë do të marr pjesë si prezantuese në disa Gala që organizohen në Gjermani ku dhe do të këndoj. Përveç kësaj kam disa projekte televizivë që shpresoj t’i realizoj se shpejti për televizionin gjerman.

Miriam ke shkuar në Vlorë, në qytetin e Albanit?
Po kam shkuar. Albani më ka treguar qytetin e bukur të Vlorës e sidomos pjesën e bregdetit. Më pëlqen shumë ushqimi.


Nëse nuk do t’i ndërhynit njërit tjetrit gjatë kësaj interviste këto përgjigje do të jepnit?
Albani: Këto do ishin ato përgjigje që do të kishim ndërmend t’i jepnim.

Arian Konomi Revista Shqip
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Albani & Miriami: “Martesa? Nuk do të ndryshonte asgjë” Empty Re: Albani & Miriami: “Martesa? Nuk do të ndryshonte asgjë”

Mesazh nga Anakonda Thu 15 Mar 2012 - 19:25

jo mor cne,pfffffffffff sa kot..........
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi