Albani, si i bën ballë vrullit të jetës
2 posters
Faqja 1 e 1
Albani, si i bën ballë vrullit të jetës
Erdhi ndryshe nga ç’kishte ikur, mes furtunës në det, i qetë, me një kitarë në dorë, dhe me tingujt romantikë të një kënge dashurie që u bë hit për vite me radhë. Me daljen e tij të parë në skenë, nuk zhgënjeu askënd, as me të dytën e as me të tretën. Sot është një nga këngëtarët më të pëlqyer në Shqipëri.Aq më tepër tani, që ka përkrah vetes, një vajzë po aq të dashur për publikun, siç është Miriam Cani. Të dy në këto periudhë gjenden në të njëjtin pozicion por në televizione të ndryshme, në jurinë e përzgjedhjes së talenteve të reja në emisione të ngjashme më njeri-tjetrin. Albani në “X Factor” dhe Miriami në “The Voice Of Albania”.
Kur shkeli për herë të parë në skenë ndoshta nuk e kishte menduar se një ditë do të ishte ai vetë që do të përzgjidhte të rinj që synojnë të bëhen profesionistë në fushën e muzikës. Diti ta kulisë mirë suksesin dhe kjo ishte pika e tij e fortë. Vazhdoi të këndonte, të firmoste kontrata reklamash e bashkëpunimesh dhe të ruajë marrëdhënie korrekte me të gjithë. Shumë shpejt i erdhi një tjetër “dhuratë’ që i dha siguri, të ardhme dhe mbi të gjitha shumë dashuri. Ishte Miriami.
Vajza më të cilin ai bashkëjeton, ka një tjetër karrierë të suksesshme në Gjermani ku është bërë e njohur si prezantuese televizive e me grupin “Preluders” dhe në Shqipëri si këngëtare. Bashkëpunimet me Albanin në muzikë i bën ata një çift perfekt. Sot ne kemi biseduar me Albanin, për të na treguar për projektin televiziv në të cilin është duke marrë pjesë, sekrete të dashurisë dhe jetën e tij në lëvizje.
Alban, jemi në fund të vitit 2011, nëse do t’i bënit një bilanc, si ka qenë ky vit për ju?
Të them të vërtetën këto vitet e fundit kam pasur një stabilitet konstant si në jetën private ashtu dhe në punë apo pasion, dhe ndihem me fat për këtë gjë. Kështu dhe ky vit ka qenë pak a shumë po aq pozitiv sa viti i kaluar. Veçoj daljen e albumit tim që mund të tingollojë si një gjë e thjeshtë por për mua ka pasur shumë vlerë dhe u shpërblye puna e një kohe të gjatë. Përveç kësaj, kam bërë e po bëj projekte të ndryshme. Thonë, e mira s’ka fund, kurse unë mund edhe të kënaqem me kaq.
Ka pasur ndonjë gjë që nuk e keni realizuar këtë vit edhe pse e kishit planifikuar? Cila është ajo?
Nuk dua t’i bie shkurt por të gjitha planet që kam pasur në kokë i realizova. Ndoshta bashkë me partneren time do ishte dashur të bënim pak më shumë pushime, por do i bëjmë patjetër në 2012.
Ju vetë, çfarë kërkoni nga 2012?
Nga ky vit kërkoj vetëm të më mbeten të ngulitura në mendje gjatë gjithë jetës momentet më të bukura .
Jeni përzgjedhur për të qenë pjesë e jurisë në spektaklin “XFactor” për zbulimin e talenteve të reja. Si ndiheni në këtë rol?
Ndihem shumë mirë. Gjithmonë e kam thënë që nëse do bëj diçka në televizion të jetë të paktën diçka që ka lidhje direkte me muzikën. Talent show’s do jenë pak e ardhmja e muzikës shqiptare kështu që ndihem mirë që jam pjesë e kësaj nisme. Të jesh në një juri të tillë, më besoni, që nuk është aspak e lehtë. Ke një barrë gjigande. Duhet të jesh shumë i kujdesshëm në gjithçka që bën sepse fati i një talenti të ri varet në një fare mënyre direkt nga ty. Shpresoj të bëj më të mirën.
Kush ua bëri propozimin për të qenë pjesë e kësaj jurie. Cila ishte ndjesia e parë që provuat? U menduat dy herë për të thënë “Po”?
Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu janë producentet e këtij show, kështu që ato më kontaktuan për të më bërë ofertën. U mendova më shumë se dy herë nëse mund të thuhet kështu po thjesht për faktin e menaxhimit të kohës dhe për faktin që Miriami kishte disa kohë që kishte mbyllur marrëveshjen me “The Voice Of Albania” dhe isha pak në dilemë. Kuptohet që u ndjeva mjaft i vlerësuar sepse “X Factor” është një format shumë i madh dhe pastaj thashë pse jo, mund të jetë një eksperiencë e bukur që mbi të gjitha mund të më shërbejë dhe mua vetë si artist.
Nga ana tjetër, Miriami është pjesë e një tjetër jurie, që ka të njëjtin mision. Ishte kjo një rastësi?
Patjetër që po. E shoh si diçka shumë të bukur që na qëlloi kështu. Ne jemi çift dhe jemi gërshetuar vitet e fundit në disa gjëra mjaft të suksesshme së bashku, por jemi dhe dy artistë që kanë vlerat e tyre të ndara në art dhe në profesion. Ky rast është pikërisht një shembull.
I tregoni njëri-tjetrit, për talentet që keni dëgjuar gjatë ditës së punës suaj? Tashmë jeni në një lloj “konkurrence” me njeri tjetrin?
Kjo nuk mund të ndodh me dy natyra si ne. Normale që flasim madje aty ku mundemi dhe këshillohemi por gjithmonë në mënyrë konstruktive dhe pa futur hundët aty ku s’duhet.
Sipas jush, a kemi talente në këngë?
Ndoshta është sepse është viti i parë, por talente ka dhe janë shumë. Janë tepër interesantë dhe për të gjithë ata ka një vend në tregun e muzikës shqiptare. Nuk është vetëm zëri, kuptohet. Janë dhe shumë komponentë të tjerë që e bëjnë një artist të vërtetë. Në përgjithësi talentet e reja, siç është e drejtë të jetë, janë të paformuar në shumë aspekte por bazën e kanë shumë të fortë dhe pikërisht aty hymë ne për t’i ndihmuar që të kompletohen e të promovohen siç duhet.
Për ju vetë debutimi u finalizua me sukses, fituat çmimin e parë në një festival. Vazhduat të punonit, të bënit këngë dhe të poziciononit mirë imazhin tuaj. Është e bukur të fitosh për herë të parë, por e vështirë të ruash nivelin. Si ia dolët?
Duhet të jesh vizionar nëse do të bësh këtë punë, nëse dehesh nga suksesi mbetesh aty pastaj goditja është aq e fortë sa nuk ngrihesh dot në këmbë. Unë zakonisht asnjëherë s’jam marrë me hollësira sa jam marrë me lëndën bazë, por është edhe një dhunti që o e ke o nuk e ke. Kombinimi i talentit me punën e pa masë është çelësi i suksesit. Shpesh dikush ka njërën dikush ka tjetrën megjithatë më duhet të them që në këto kohë të çmendura dhe të pamëshirshme që jetojmë, unë besoj më shumë te puna.
Tashmë e dimë, që jetoni sa në Shqipëri, sa jashtë saj. Si është kjo jetë në lëvizje?
E lodhshme, por dhe e bukur. Për sa kohë do kemi energji do ta vazhdojmë por mendoj që nuk do kemi dhe për shumë gjatë
Thoni ndonjëherë: “U lodha!”?
Oh po..madje shpesh. Dhe thua dhe këtë dhe pastaj s’ka më, por për çudi rigjendesh në të njëjtën situatë nga e para. Është humane mendoj. Kështu jemi bërë ne njerëzit. Megjithatë ka një moment që truri duhet stakuar dhe bateritë duhen rikarikuar, herë pas here më duhet ta bëj patjetër.
Tashmë jeni në Shqipëri, për sa kohë do të qendroni?
Me shkëputje te vogla mendoj minimalisht deri në verën e ardhshme.
Keni menduar të jetoni për një kohë të gjatë në Shqipëri?
Në një pjesë të mirë të kohës e jetojmë në Shqipëri por ndjenja që nuk jemi përgjithmonë në një vend na bën mirë dhe te mos mendojmë shumë për detajet. Gjithsesi çdo gjë varet, çdo gjë është e mundur.
Çfarë do të thotë për ju të keni përkrah një femër si Miriam Cani?
Krenari, siguri, të ardhme dhe mbi të gjitha shumë dashuri.
Keni më shumë pika të përbashkëta me njeri-tjetrin, apo jeni tipa të kundërt?
Kemi shumë pika të përbashkëta, madje tepër. Bëj shaka. Është thjesht fat për ne por kemi dhe pika të kundërta dhe shyqyr zotit që i kemi se ç’kuptim do kishte një marrëdhënie pa ngjyrat e saj, do ishte bardhë e zi. Nuk po i përmend se janë aq normale për të gjithë sa do ishte banale ta bëja.
Cila është gjëja më e çmendur dhe më romantike që keni bërë për të?
Unë jam munduar shumë por duhet të them që Miriami është shumë më e zonja për këtë. Sidomos për surprizat. Ajo nuk ka nevojë për shumë, të të lerë me gojëhapur.
Po ajo për ju?
Nuk po i përmend se çfarë do mbetej speciale për ne të dy pastaj, na lini dhe ne të kemi të fshehtat tona.
Kush sundon më shumë në lidhjen tuaj?
Gjejmë gjithmonë të mesmen e artë, nëse e vë arsyen të parën e gjen kushdo. S’po them që jemi perfekt por mundohemi dhe kemi vullnetin e mirë për të pasur harmoni me njeri-tjetrin
E mendoni të martoheni një ditë, të bëni nga ato dasmat tradicionale shqiptare?
Martesa do vij kur ta ndjejmë, nuk bëjmë plane. Nuk jemi shumë me atë tradicionalen
Sa herë nxirrini një produkt muzikor, një këngë, jeni gjithmonë i pëlqyer. Keni në dorë ndonjë material që po e punoni, cila është ajo?
Faleminderit. Unë pak kohë kam që kam nxjerrë albumin dhe po bëj një pauzë të vogël, por po punoj në dy këngë të Miriamit që kanë dalë me të vërtetë shumë të bukura. Nga më të bukurat që kam shkruajtur ndonjëherë.
Ku do i kalon festat e fundvitit?
Jemi me punë por do mundohemi të festojmë dhe t’i kombinojmë të dyja.
Mriami për Albanin
“Në flasim për gjithçka me njeri-tjetrin. Për çdo detaj. Duam suksesin e njeri-tjetrit. Nuk i shkojmë gjërave kaq larg. Në radhë të parë vjen lidhja jonë private e ndërsa të tjerat janë projekte e punë momentale. Nuk ngatërrojmë kurrë jetën private me atë profesionale. Jemi një çift krejt normal si çdo çift tjetër. Duke bashkëjetuar është normale që lindin debate. Kjo e mban një lidhje të gjallë. E mira jonë është që jemi të logjikshëm dhe kemi mësuar në lidhjen tonë të bëjmë gjithmonë kompromise, të pranojmë të drejtën dhe gabimin. Ndodh që edhe mund të zemërohemi për diçka, jemi njerëz me ndjenja. Por janë të gjitha momentale, ndonjëherë një orë më shumë, ose më pak”./ E.D Shekulli/

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Albani, si i bën ballë vrullit të jetës
Ashtu sic i bejne te gjithe,nuk eshte me i vecante sesa ne fytyra e ketij.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Fazat e jetës seksuale gjatë jetës, te meshkujt
» Albani & Miriami: “Martesa? Nuk do të ndryshonte asgjë”
» Albani: Si fëmijë, mendoja si të gjeja para për bilardo
» Albani, Juliana, Vesa dhe Pandi i shpallin sfidë njëri-tjetrit nesër në “X Factor”
» Njëqindvjeçares i doli briri në ballë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi