Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si te mbroni nje lidhje ne distance People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si te mbroni nje lidhje ne distance People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si te mbroni nje lidhje ne distance

2 posters

Shko poshtë

Si te mbroni nje lidhje ne distance Empty Si te mbroni nje lidhje ne distance

Mesazh nga WebMaster Tue 5 Jul 2011 - 20:09

Të jetosh një lidhje në distancë është e vështirë sidomos kur bëhet fjalë për mbrojtjen e saj. Në shumicën e rasteve eksperiencat kanë treguar se rasti mbetet i pashpresë. Megjithatë kohët e fundit me intensifikimin e mjeteve të ndryshme teknologjike gjasat për ta mbajtur në jetë janë rritur. Por edhe më shumë dëshirë, besim dhe forcë vullneti ju mund të sfidoni kilometrat që iu ndajnë. Ja disa prej këshillave që sugjerohen në këto raste
Nga E. Vrenezi
“Shprehja larg syrit larg zemrës” është një nga më të vërtetat që populli ka thënë referuar situatave kur një dashurie i duhet të luftojë me kilometra dhe hapësira që i ndan. Arsyet që sot shumë çifte jetojnë larg njëri tjetrit janë bërë të shumta. Duke filluar me bursat e studimit, eksperiencat për punë apo edhe çështjet e emigrimit, që përbën edhe një ndër faktorët më të përmendur. Nuk përbën aspak çudi që lidhje të tilla në shumicën e rasteve të mos kenë përfunduar pozitivisht.
Sepse largësia nuk është asnjëherë një aleat i mirë për një lidhje. Ajo shkakton dhembje, vuajtje, keqkuptime dhe xhelozi të cilat në situata të tjera mund të jenë edhe më pak të ndjeshme. Megjithatë shprehja e përmendur pak më lart ka shpresa të marrë edhe ngjyrime pozitive. Jo gjithmonë një dashuri në distancë është e destinuar të vdesë. Sepse përmes një force të mirë shpirtërore, besimi dhe pak vullneti jo çdo gjë mbetet e pamundur. Sot mjetet për të mbrojtur një lidhje në distancë janë intensifikuar. Duke kujtuar këtu e-mailin, chatin dhe të tjerë derivatë komunikimi bëhet i mundur fare lehtë. Njihuni me mënyra dhe këshilla të tjera në mënyrë që dashuria juaj të jetojë edhe për disa kohë.
Përdorni teknologjinë
Përdorimi i teknologjisë nuk është një nga rrugët më efikase që është sugjeruar nga psikologët për të ngjizur një dashuri, por me sa duket kohët e fundit ajo është e vetmja për ta mbrojtur. Komunikimi është gjëja më e rëndësishme në një raport dhe vetëm përdormi i chatit apo i e-maileve do ta ndihmonte atë. Teknologjia është një nga mundësitë më efikase për argumentin në fjalë, pra për ata që dashurojnë në distancë. Dhe këtu nuk e kemi fjalën vetëm për e-mailin apo për një program të thjeshtë chat-i, por për ato programe komunikimi në distancë, që të lejojnë komunikim më të ngushtë sesa thjesht një telefonatë apo disa shkronja që jepen e merren. Mjafton të blesh një ‘webcam’, që të jep mundësinë jo vetëm të flasësh dhe të shkruash, por edhe të shihesh në sy.
Ruani gjakftohtësinë
Të sqaruarit është një nga këshillat kryesore që iu jepen jo vetëm çifteve në përgjithësi por sidomos atyre që janë në largësi. Mos flini kurrë pa sqaruar më parë një keqkuptim që mund të ketë lindur gjatë bisedës së bërë në largësi. Dhe duhet thënë që në kushte të tilla, keqkuptimet janë të pranishme më tepër se ç’duhet. Largësia është e tmerrshme. Mund të zihesh edhe për gjëra që në rrethana të tjera thjesht mund të të bënin të qeshje. Rrjedhimisht pasojat e një zënke që vijnë në kushtet e një distance të largët, janë vërtet të pakëndshme. Më pak kokëfortë dhe inatçi duhet të pranoni faktin se buzëqeshja do të jetë arma më e mirë që mund të përdorni në raste të tilla. Kështu që herën tjetër mos e mbyllni bisedën me të duke përplasur telefonin me inat, apo duke shkëputur lidhjen përmes internetit, pa thënë natën e mirë, sepse gjërat mund të bëhen më keq nga ç’mendonit.
Jini sa më transparentë
Përpiqu të jesh gjithmonë sa më e qartë dhe transparente në ato që thua dhe përpiqu që të mos lësh hapësira kompromentuese ku partneri të ketë mundësi të hamendësojë. Partnerët që mbajnë një lidhje në largësi, janë gjithmonë shumë të ndjeshëm, madje edhe shumë xhelozë. Më mirë zgjat kohën duke treguar edhe detajet më të vogla, sesa të lësh boshllëqe që lënë vend për të dyshuar apo për t’u keqkuptuar. Mos i lër asnjë shteg që të ‘notojë’ nëpër mendimet e tij të stërholluara, që mund ta çojnë kushedi se ku. Të flasësh në distancë dhe të tregosh diçka qoftë edhe shumë të rëndomtë, nuk është e njëjta gjë si të komunikosh ballë për ballë, kur ke mundësi të kontrollosh shprehitë, emocionet apo edhe veprimet më transparente.
Bëj një jetë me ngjyra
Të kesh një lidhje në distancë, nuk do të thotë aspak që të qëndrosh gjithë ditës e ngjitur pas telefonit dhe të presësh me ankth telefonatën e tij apo të saj. A thua se në këtë jetë nuk ke gjë tjetër për të bërë. Lëri partnerit kohën që ke planifikuar me të dhe mos lër pas dore angazhimet e tua apo qoftë edhe argëtimet me miqtë. Fakti që partneri yt është larg, nuk do të thotë që të duhet të mbyllesh brenda dhe të mos kesh jetën tënde aktive. Duke qenë gjatë gjithë kohës e zënë me diçka, do ta vuash edhe më pak largësinë dhe do ta bësh disi më të lehtë situatën që po përjeton.
Bëji surpriza
Nëse brenda mundësive tuaja përfshihen edhe udhëtimet atëherë ji sa më aktive në planifikimin e tyre. Madje nëse do t’i organizoje papritur do të ishin vërtet të bukura sepse do të linin pas ndjesitë e kujtimeve të veçanta dhe surprizave. Përpiqu të hartosh një plan udhëtimi të tillë, që të japë mundësi të takoheni me të disa herë gjatë gjithë vitit. Mundohuni gjithashtu që vizitat e tij tek ti apo anasjellas, të jenë sa më të shpeshta. Por kujdes në administrimin e parave. Do të ishte mirë që të ardhurat e planifikuara për udhëtime të administrohen në mënyrë të tillë, që t’iu japin mundësi të takoheni në periudha të ndryshme të vitit. Në këto lloj rastesh vini në funksion edhe trurin. Mos e lini veten të udhëhiqeni vetëm nga ndjenjat.
Më shumë besim dhe vullnet
Por edhe pse e thënë në fund ajo që ka rëndësi primare në mbrojtjen e një lidhjeje në distancë është besimi, vullneti dhe dëshira e mirë për ta mbajtur atë ende në jetë. Është vërtet e rëndësishme të besosh në lidhjen tënde dhe të mos lejosh të bëhesh pre e gjykimit që mund t’iu mbërthejë papritur dhe vazhdueshëm. Lërini shqetësimet, dyshimet për situata të tjera. Ballë për ballë ju mund të shpreheni më mirë dhe të kuptoni të vërtetën që e hidhur apo jo mbetet e shenjtë. Vetëm kështu mund të shpëtoni dashurinë tuaj, atë për të cilën me dëshirë dhe besim mund të sfidoni kilometrat e pafund. Kërkohet vetëm pak vullnet, dhe jo çdo gjë mbetet në misionet e pamundura.
Lërini shqetësimet, apo dyshimet për situata të tjera. Ballë për ballë ju mund të shpreheni më mirë dhe të kuptoni të vërtetën që e hidhur apo jo mbetet e shenjtë. Vetëm kështu mund të shpëtoni dashurinë tuaj, atë për të cilën me dëshirë dhe besim mund të sfidoni kilometrat e pafund. Kërkohet vetëm pak vullnet, dhe jo çdo gjë mbetet në misionet e pamundura

Burimi: Revista Shqip
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si te mbroni nje lidhje ne distance Empty Re: Si te mbroni nje lidhje ne distance

Mesazh nga Anakonda Fri 10 Feb 2012 - 20:02

Nese e duan njeri-tjetrin,largesine dashuria e sinqerte e mund.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi