A ka falimentuar shoqëria shqiptare?
+10
Anakonda
bobi 10
Daku
Docteur
dajti modh
Arabela
exploreri
Poeti Dhimbjes
Maksi
WebMaster
14 posters
Faqja 1 e 1
A ka falimentuar shoqëria shqiptare?
Gjatë një shkëmbimi mendimesh mbi arsyet se përse Shqipëria është sot vendi, njëri prej lexuesve të blogut të Alternativa Civile, Marlindi, na sjell një problem shumë të madh. Ata që ai e ka cilësuar si falimentim të shoqërisë shqiptare, e cila është tyashmë e pazonja të prodhojë mekanizma që kontrollojnë qeverisjen e saj apo më..
Ju si mendoni eshte e falimentuar sot te kesh nje shoqeri te paster edhe te drejte ..apo nuk ekziston me ky fakt ....
Ju si mendoni eshte e falimentuar sot te kesh nje shoqeri te paster edhe te drejte ..apo nuk ekziston me ky fakt ....
Re: A ka falimentuar shoqëria shqiptare?
Edhe une jam i mendimit se shoqeria shqiptare nuk ka falimentuar, por problemi eshte se eshte zbehur disi ne disa pikepamje, te cilat lidhen me shume e shume shkaqe te ndryshme.
Po ka falimentuar
Po per mua eshte ne grahmat e fundit,sepse pushteti sot në Shqipëri sundohet nga një pakicë e korruptuar. Bosët e rinj të parasë ndihen kërcënueshëm, duke kaluar nga një karrige tek tjetra, pa u hyrë gjemb në këmbë.
Këta përfaqësues tipikë mafiozë nuk mund të jenë kurrësesi produkt i institucioneve shqiptare, por “rastësia” ramiziste i nxori në krye të turmave, atëhere kur është dashur të ndodhte ndryshe.
Sot ata janë kapur me thonj pas karrigeve të pushtetit deri në marrëzi. “Boshllëku” shpirtëror që i karakterizon këto monstra të periudhës djeshme e të sotme, duke justifikuar me paturpësi revanshin e tyre të pandalshëm, vazhdojnë të dhunojnë gjithçka në jetën social politike të shqiptarëve.
Një e vërtetë e hidhur: përveç kulturës dhe emancipimit shoqëror të munguar, të cilat nuk ua lanë dot paraardhësit e tyre, pasi edhe ata nuk kishin ku ta gjenin, po dhunojnë me injorancë sistemin shoqëror të rilindur në Shqipëri.
Ky, me sa duket nuk është caku i fundit i përversitetit social – psikologjik dhe politik, rrjedhojë e atij përversiteti bizantin të ngjizur në varfërinë e jetës vulgare që kanë bërë në të shkuarën e largët, të frikës së dikurëshme prej normave staliniste të saj.
Ndokush mund të ketë provuar edhe “thesin në kokë” dhe më pas, një grusht parash. Kjo situatë e mbarsur me agresivitet dhe dinakëri të sofistikuar, po tenton të ndikojë negativisht tek rinia jonë, e cila me dhunë e diktat po detyrohet të orientohet drejt konceptit të maksimizimit të jetës, të marri maksimumin prej saj në një kohë sa më të shkurtër, kur këto mundësi nuk janë, pra, me pak mundim.
Kjo filozofi e mbrapshtë antikombëtare po i kundërvihet në çdo hap filozofisë së jetës sonë, duke e kërcënuar çdo ditë atë me rrezikun e determinizmit të saj në të gjitha qelizat e shoqërisë.
Duke ndjekur rrugën e përçarjes, hakmarrjes, dhunimit të vlerave kombëtare, në këto 20 vjet kjo falangë separatistësh politikë pothuajse ja kanë dalë të atrofizojnë idealizmin e natyrshëm tek të gjitha shtresat e shoqërisë. Ndihet kërcënues pesimizmi në angazhimin e brezit të ri për ta bërë Shqipërinë, duke e injoruar atë dhe duke i hequr dëshirën për t’u kthyer në promotorë të politikave të zhvillimit të jetës shqiptare.
Kjo situatë ka gjetur mbështetjen tek faktori ndërkombëtar, i cili qëllimshëm bën sehir ndaj krizave politike në vend dhe i ushqen ato, duke goditur nëpërmjet këtyre “rrypave të trasmesionit” çështjen kombëtare, veçanërisht idealizmin shqiptar.
Pasojat e këtij fenomeni diskriminues e vrasës kanë bërë dhe po vazhdojnë ta bëjnë rëndom problem Shqipërinë dhe shqiptarët në opinionin ndërkombëtar, duke e vendosur në fund të listave për çështje të ndryshme integrale, mbi baën e “ leksioneve” mbi demokracinë dhe mësime qesharake deri “si milet lopa”.
Ata na mbështetën pa dëshirë në antarësimin në NATO, për shkak të gjeostrategjisë dhe interesave afatgjata amerikane në rajon, duke ruajtur kombinacionet e tyre politike.
Më e keqja është se kjo klasë politike e degraduar ka shkuar më larg se sa mendohet. Me lider tipik, ata nuk dëshirojnë ta kuptojnë dhe të pranojnë, se të gjitha të këqiat vijnë nga “kolona e pestë” që vepron brenda politikës në shërbimin tradicional të UDB-së dhe të ASFALI-së, të cilët kanë punuar në këto 20 vjet për ta dematerializuar, për ta shpërbërë deri në materie Kombin Shqiptar.
Vëreni, duke i rreshtuar ngjarjet në kompleks.
Djegiet, vrasjet, shkatërrrimet dhe situata kaotike në vitet 90-92, vrasjet në postën kufitare të Peshkëpisë në vitin 1994, grabitja e parave në firmat piramidale, vrasja e jugut të Shqipërisë në 97-tën, grushti i shtetit në 98-tën, hapja e dyerve pa kriter të kapitalit grek në dy mandatet socialiste, mbytja e veriut të Shqipërisë, shkatërrimi i elementëve të Sigurisë Kombëtare, sabotimi i rrugës kombëtare drejt veriut për interesa partiake, blerjet dhe shitjet e energjisë nga Serbia në të njëjtën kohë që digat mbysin Shkodrën, dhurimi i hapësirave ujore territoriale shtetit grek, keqtrajtimi i pasurive kombëtare, regjistrimi etniko fetar për ta bërë Shqipërinë artificialisht një shtet “multietnik” me efekte prapavepruese, drejt autonomisë së “vorioepirit” dhe pjesmarrjes në pushtetin qëndror, njohja e Maqedonisë pa kushte kur brenda saj jetojnë mbi 1 milion shqiptarë të diskriminuar, blerja e aseteve të ekonomisë shqiptare nga Fazlliçët & CO, lëshimet e turpshme me varreza e memorial kockash, vjedhje votash e mashtrim elektoral, ngacmime për të hedhur në erë tolerancën fetare tek shqiptarët, degdisja e trurit jashtë duke lënë vetëm kafkën politike, pra të gjitha këto veprimet dhe mjaft të tjera në hije e kulisa të ndyra politike, bëhen duke mos dhënë kurrë llogari, të gjitha bëhen për të sulmuar deri në shfarosje vlerat e identitetit tonë kombëtar.
Politikat preferenciale të “njësh-it” në çdo rast dalin pa kokëçarje mbi politikat e standarteve, mbi institucionet duke dhunuar interesat kombëtare, pa i dhënë llogari askujt.Besoi se jeni deshmitare okulare te shkaterrimit te procesit zgjedhor sot ne Shqiperi si pasoje ''epsheve''per sundim politik dhe ekonomik.
exploreri- Legjendë
- Postime : 451
Gjinia :
Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha : 43
Re: A ka falimentuar shoqëria shqiptare?
,,aty afer,,, :lol!:
Arabela- Princeshë
- Postime : 26332
Gjinia :
Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha : 30
Re: A ka falimentuar shoqëria shqiptare?
besoj se po me cfare shikoj ketej ka marre fund duket 111111
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Re: A ka falimentuar shoqëria shqiptare?
ka shku per lesh me plot gojen
Docteur- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Ne Afrike
Postime : 5764
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi : Ngacmime
Re: A ka falimentuar shoqëria shqiptare?
Shoqeria Shqiptare nenkupton , Eliten shqiptare, Intelektualet Shqiptare .Ne kemi me Bollek por ata kane nje moral te ulet dhe lejojne veten te blihen , me poste, me para me afera te ndryshme dhe keshtu bien ne batakun e politikes apo qeverive shqiptare qe duan te ulin cdo ze qe ngrihet kundra tyre.
Dhe ajo pjese e shtypit qe eshte e lire qe sulmon Shtetin , qeverine, qe fundja ben detyren e saj si opozite e shtetit , sulmohet , digjet, i vihet gjebe ( Koha Jone 1995) ( TOp-Chaneel 13 milion euro gjobe) ( Gazeta Tema , mbyllur , djegur makina Mero Bazes etj) .
Qeverite diktatoriale qe kane kaluar kane bere te mos dalin ne pah me intelektuale kundra Shtetit.
Para 2003 TV Klan ishte anti Berisha , ( Frangaj - Cupi jane rrahur e burgosur nga Berisha Sot jane pjese e tortes se pushtetit ) .gazeta Shqiptare , News 24 ishin kundra qeverise sot jane blere nga pushteti dhe jane kthyer ne nje vegel te tyre.
E Vetmja gazete qe ka mbetur qe sulmon qeverine eshte Shekulli dhe shpesh sulmohet , biles dhe nga Ambasadoret kur i kritokon ( Rasti Arvizu).
Pra ktu nuk mungon Elita por ata blihen.Se jane pa para , skane asgje te sigurte ne te ardhmen e tyre.
Dhe ajo pjese e shtypit qe eshte e lire qe sulmon Shtetin , qeverine, qe fundja ben detyren e saj si opozite e shtetit , sulmohet , digjet, i vihet gjebe ( Koha Jone 1995) ( TOp-Chaneel 13 milion euro gjobe) ( Gazeta Tema , mbyllur , djegur makina Mero Bazes etj) .
Qeverite diktatoriale qe kane kaluar kane bere te mos dalin ne pah me intelektuale kundra Shtetit.
Para 2003 TV Klan ishte anti Berisha , ( Frangaj - Cupi jane rrahur e burgosur nga Berisha Sot jane pjese e tortes se pushtetit ) .gazeta Shqiptare , News 24 ishin kundra qeverise sot jane blere nga pushteti dhe jane kthyer ne nje vegel te tyre.
E Vetmja gazete qe ka mbetur qe sulmon qeverine eshte Shekulli dhe shpesh sulmohet , biles dhe nga Ambasadoret kur i kritokon ( Rasti Arvizu).
Pra ktu nuk mungon Elita por ata blihen.Se jane pa para , skane asgje te sigurte ne te ardhmen e tyre.
Daku- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : N'metropolt
Postime : 1998
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha : 45
Hobi : Japraku
Re: A ka falimentuar shoqëria shqiptare?
?????????????????????????
Explorer unik!!
Explorer unik!!
bobi 10- WebMaster
- Postime : 12756
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/09/2010
Re: A ka falimentuar shoqëria shqiptare?
Sa te hape porten dhe behet e tille.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: A ka falimentuar shoqëria shqiptare?
drejt asaj rruge eshte
Tonii- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5860
Gjinia :
Anëtarësuar : 11/12/2009
Re: A ka falimentuar shoqëria shqiptare?
Pse kur ka pasur ndonjehere shoqeri Shqiperia?
Se tani e morem vesh qe kemi falimentuar....
Se tani e morem vesh qe kemi falimentuar....
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: A ka falimentuar shoqëria shqiptare?
Per te falimentuar nje shoqeri duhet me perpara te egzistoj............
vlonjatja- I/e Regjistruar
- Postime : 84
Gjinia :
Anëtarësuar : 25/02/2012
Mosha : 36
Re: A ka falimentuar shoqëria shqiptare?
ka ikur per lesh thuaj
Shkembi- V.I.P Anëtarë
- Postime : 9500
Gjinia :
Anëtarësuar : 17/10/2011
Mosha : 43
Similar topics
» Shoqëria Civile dhe shoqëria servile
» Shoqëria Shqiptare dhe Kultura në Mesjetë
» Pleqtë dhe shoqëria..
» Jeta dhe Shoqëria.
» Shoqeria e Ngushte!!
» Shoqëria Shqiptare dhe Kultura në Mesjetë
» Pleqtë dhe shoqëria..
» Jeta dhe Shoqëria.
» Shoqeria e Ngushte!!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi