Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pleqtë dhe shoqëria.. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pleqtë dhe shoqëria.. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pleqtë dhe shoqëria..

2 posters

Shko poshtë

Pleqtë dhe shoqëria.. Empty Pleqtë dhe shoqëria..

Mesazh nga WebMaster Fri 23 Sep 2011 - 11:32

Me të ardhur në fund të shekullit të kaluar të gjakshëm, të pamëshirshëm dhe lemeritës (terrible century) në të cilin një numër i madh i njerëzve u shfarosën dhunshëm në emër të ideve politike kriminale, shumë më tepër sesa që ka regjistruar historia në shekujt e kaluar, po ballafaqohemi me një zbrazëtirë morale të cilës kokat serioze të qytetërimit tonë duhet t'i qasen me seriozitetin më të madh. Bota e mileniumit të tretë po ballafaqohet me probleme madhore, të mbledhura me shekuj që prej atëherë kur ngadhnjeu definitivisht racionalizmi perëndimor, që nga shek. XVIII kur u lancua "projekti i modernizmit" që hyjnizoi arsyen dhe përjashtoi spiritualen, sakralen, supratemproralen. Po përballet me të ashtuqajturin çrregullim, kaos dhe anarki të përgjithshme (common disorder, chaos and anarchy), me një krizë të vlerave, gjegjësisht të humbjes dhe nëpërkëmbjes së parimeve primordiale. Epoka e modernitetit, me të gjitha të arriturat shkencore-teknologjike dhe progresin material, provoi se paraqet mirësi paradoksale. Mundësitë teknologjike shtypën fuqinë tonë për gjykim moral, dhe kjo gjendje tmerruese na ka bërë të paaftë për të bërë llogarinë e të kaluarës që na jep trajtën sot dhe për të pasur një vizion kritik për të ardhmen që na pret. Elizabeth Dodswell thotë se "çështjet kryesore me të cilat sot ballafaqohet njerëzimi janë ato të moralit dhe të etikës". Si asnjëherë më parë, njerëzimi po përballet me sfida të shumta, me probleme të shkaktuara nga "çnjerëzimi i njeriut", me dilema etike tepër kritike që kërkojnë zgjidhje të shpejtë. Politikëbërësit, juristët, eticienët dhe bashkësitë fetare, por edhe çdo individ që jeton në këtë kohë të krizologjisë globale, të skajshmërive (Hobsbawm), të krizës dhe brengës së njeriut modern (Guenon, S.H. Nasr) duhet të japin kontributin e tyre për një botë më shpresëdhënëse, më të mirë se ajo e shekullit XX, i cili s'i plotësoi pritjet për të qenë epokë e vetërealizimit, mirëqenies dhe lumturisë të njeriut bashkëkohor.

Një ndër problemet e rëndësishme të kohës sonë është edhe (keq)trajtimi i një grupmoshe sociale, pra kategorisë së pleqve, të njerëzve që po jetojnë vjeshtën dhe dimirn e jetës së tyre, megjithëse një ndarje e tillë e shoqërisë flet për një tipologjizim dhe parcializim të tërësishëm që ka sjellë ajo që Heideger e quan zeitgeist-i (fryma e kohës). Me këtë shkrim me të cilin po bëjmë një gerontologji sociale, dëshirojmë të shtrojmë hapur disa vëzhgime tonat nga këndi i sociologjisë lidhur me trajtimin që ka pleqëria, një kategori kjo shumë e rëndësishme shoqërore.

Pleqtë ose njerëzit e moshës së tretë marrë në esencë janë arsyeja ontologjike e jonë, pra janë pararendësit tanë në aspektin temporal, janë grup që shumë gjëra të jetës i kanë shijuar para nesh, që kanë përvojë më të madhe jetike dhe që kanë potencial të bujshëm orientues të brezave, që kanë shpirt dhe ndjenja që të lënë pa tekst. Ç'e do që njeriu i ditëve tona, nga plaku ka krijuar një person margjinal shoqëror, një persona non grata, që vendin e ka në skajin e odës ose në një dhomëz të shtëpisë, në azilet dhe shtëpitë e pleqve, një individ të brengosur nga keqtrajtimi dhe mosrespekti për qenien e tij. Sot, vërtet habitesh kur ndalesh dhe mendon se sa kanë ndryshuar kohërat. Timonieri i dikurshëm i jetës sot nuk pyetet për asgjë, trajtohet si një i padijshëm, si një "mbetje sociale". Ç'mjerim! Si mundet njeriu të tjetërsohet kaq shumë, të humb ndjenjat për tjetrin, për familjarin e vet, për gjakun e vet, për atë që ka dhënë mundin e vet që t'u sigurojë pasardhësve kushte për jetë. Shpesh na rastis të shëtitemi me autobusët urbanë dhe të shohim se si të rinjtë "i zë gjumi" kur vërejnë se po afrohet ndonjë plak ose plakë, bëhen sikur s'shohin gjë. S'janë të rralla rastet ku pleqtë keqtrajtohen edhe fizikisht, lihen të pa ndihmë, të vetmuar, e vetmia është më e keqe se vdekja. Dëgjojmë e shohim edhe për fshatra pleqsh, për vendbanime pa rini. Rastet suicidale të njerëzve të "vjetër" janë tema mediatike shumë të shpeshta. Keqtrajtimet fizike, dhuna e ushtruar ndaj këtij grupi, të gjitha këto janë realitete. Ç'ndërgjegje është kjo? Në fakt a ka ndërgjegje? Ç'specie njerëzore është kjo kur nuk nderon më të vjetrin, e nderimi i të tjetrit është nderim i vetëvetes? Vallë a fare nuk mendohet pak për të ardhmen dhe statusin potencial tonin në mesin e brezave të ardhshëm? Aty ku përfundon morali përfundon shoqëria, aty ku s'ka vlera ka antivlera, ka vetëm përdhosje, degradim, tërbim, shkatërrim. Ndoshta ende s'kemi arritur në "stadin" kur për vdekjen e familjarit mësohet nga gazeta, por ama gjendja është tepër serioze. Dita ditës, nga bisedat familjare deri te analizat shkencore po dëgjojmë për degradim moral, për konflikt gjeneratash, për dallime aksiologjike. E ç'janë këto dallimet aksiologjike? Dallime në të perceptuarit e vlerave, gjoja se vlerat janë diç relative dhe mund t'i interpretojë kush si do. Në të vërtetë, vlerat janë vlera dhe ato janë shkronja të arta të gravuara në sfondin e kohës, por ama dikush mundohet të fshehet pas amoralitetit të vet duke ia lënë fajin kohës, gjegjësisht ndryshimit të saj. Dhe natyrisht, kohë tjera, vlera të tjera - thonë. E në fakt parimet pereniale nuk konsumohen nga koha. Mund të jetojmë në botën virtuale, në ekonominë digjitale, në epokën e screenagerëve, por s'duhet harruar prapë se jemi njerëz dhe se kusht i të jetuarit si njeri është harmonia me veten dhe të tjerët, me botën që na rrethon, qoftë ajo humane, animale, natyrore etj. Mund të jemi më të ditur, gjegjësisht të kemi të akumuluar më tepër të dhëna dhe informacione sesa pleqtë, por dituria është diçka tjetër dhe njerëzishmëria diçka tjetër, dituria merret me arsim kurse edukata me fjalë e frymëzim nga më të vjetrit, nga familja dhe persona referencialë të tjerë. Shoqëria globale njeriu i ka sjellë shumë lehtësi, e ka bërë botën të rrafshtë, ka ngushtuar largësitë gjeografike, por ndërkohë ka globalizuar edhe antivlerat, ka normalizuar rebelizmin rinor, kundërkulturën, shkeljen e traditës, mënyrën narcisoide të jetesës, ka tretur altruizmin dhe dashurinë për të dobëtit dhe të mjerët, për të sëmurët dhe varfërit...

Sa të qëlluara janë fjalët e një mendimtari të kohës sonë që frymon me të mirën e jo me kohën dhe të përkohshmen: "Bashkëndjeni mundimet dhe telashet e njerëzve. Vizitoni dhe ngushëlloni pleqtë. Mos harroni se kjo është pjesë e njerëzishmërisë suaj". Ç'devizë përbashkuese e gjeneratave është sentenca në vijim: "Ai që nuk respekton pleqtë dhe që nuk tregon mëshirë ndaj fëmijëve tanë nuk është prej nesh!" Jo konflikt gjeneratash, po bashkëpunim dhe bashkëveprim gjeneratash. Jo ekskomunikim fizik e shpirtëror por afri shumëdimensionale mes njerëzve.

Në këtë drejtim shoqëria, gjegjësisht instancat vendimmarrëse e deri te ato brendafamiljare duhet të bëjnë një "refresh" mental, duhet të mësojnë veten dhe të tjerët që njerëzit e pensionuar nga puna të mos i pensionojnë edhe nga jeta, të shikojnë vlerat dhe jo pamjen e njerëzve, sepse pamja ndryshon ndërsa vlerat mbeten. Pleqtë duhet të jetojnë brenda vizitave dhe jo në një vend ku kohë pas kohe vizitohen, qofshin ato viziate edhe nga kryeministra e presidentë. Ata nuk duhet të kenë festa vetëm ditë të caktuara, ata duhet çdo ditë ta kenë festë. Çuarja e një plaku në azil do të thotë burgosje e tij, madje edhe azili nëse ka kushtet e një hoteli shtatëyjesh. "Guri peshon në vendin e vet". Një buzëqeshje në shtëpi është më e vlefshme sesa një dhuratë e majme në azil që vjen nga fëmija ose të afërnit. Lumturia nuk është gjë që është objekt transaksioni. Nuk matet as me euro, as me gramë... Ajo arrihet me gjëra sublime, me përkëdhelje nga zemra, me fjalë të butë, me ndihmë e me afërsi shpirtërore. Këtu te ne, në Maqedoni ende s'është humbur tërësisht fryma e tradicionales, por ama rrezikun e lëshimit të penjve nga duart tona e shohim dita ditës. Të jemi vigjilentë, të rujamë vlerat sikurse xhevahirët!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pleqtë dhe shoqëria.. Empty Re: Pleqtë dhe shoqëria..

Mesazh nga Anakonda Sat 18 Feb 2012 - 4:34

Pleqte e sotem te bejne leksione me keq se Enveri ne vakt.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi