Dënohen shkaktarët e tragjedisë së Ohrit
Faqja 1 e 1
Dënohen shkaktarët e tragjedisë së Ohrit
Gjykata e Ohrit ka dënuar më burg shkaktarët e tragjedisë së Ohrit e cila ndodhi para dy vjetësh. Kapitenin i anijes “Ilinden” Sotir Fileski dhe përfaqësuesi i autorizuar i "Lojd"-it gjerman Branko Baiq janë dënuar me nga një vit burg. Sipas gjyqit ata janë fajtor pasi nga mungesa e profesionalitetit të tyre, më 5 shtator të vitit 2009 ndodhi fatëkeqësia në anijen “Ilinden”, ku humbën jetën 15 turistë nga Bullgaria. Gjykata detyron të dënuarit, që të kompensojnë dëmet penale në vlerë prej 2.537.160 denarë, si dhe t′u paguajnë dëmshpërblim të dëmtuarve në afat prej 15 ditëve. /albeu.com/
Similar topics
» Pse nuk denohen krimet e diktatures komuniste?
» Konferencë ndërkombëtare për Marrëveshjen e Ohrit
» Të pathënat e tragjedisë së Himarës
» Niveli i liqenit të Ohrit vazhdon të rritet
» Fotografi të pabotuara më parë të tragjedisë së 11 Shtatorit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi