Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Njeriu dhe kafshët People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Njeriu dhe kafshët People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njeriu dhe kafshët

3 posters

Shko poshtë

Njeriu dhe kafshët Empty Njeriu dhe kafshët

Mesazh nga WebMaster Mon 11 Jul 2011 - 10:02

Njeriu, duke qenë edhe vetë një lloj kafshe, ka shumë gjëra të përbashkëta me kafshët e tjera. Por në të njejtën kohë, ka edhe tipare që qartazi e dallojnë atë nga kafshët dhe e bëjnë superior ndaj tyre.

Karakteristikat kryesore që e dallojnë njeriun nga gjallesat e tjera, nga të cilat varet aspekti i tij njerëzor dhe nga të cilat përbëhet ajo që quajmë kulturë njerëzore, mund të ndahen në dy sfera: mendimet dhe prirjet (tendencat).

Në përgjithësi, mund të thuhet se kafshët janë të pajisura me aftësinë e të kuptuarit dhe të të qenit të vetëdijshme për veten dhe për botën e jashtme. Në saje të kësaj diturie, ato përpiqen t`i sigurojnë nevojat dhe t`i përmbushin dëshirat e tyre.

Njësoj si kafshët, edhe njeriu, i pajisur me dituri dhe me vetëdije, ka një sërë dëshirash dhe nevojash të cilat përpiqet t`i sigurojë. Dallimi i njeriut nga gjallesat e tjera është se ai di më tepër, kupton më mirë dhe ka kërkesa dhe nevoja të një niveli më të lartë. Këto karakteristika të njeriut e dallojnë atë nga të gjitha gjallesat dhe e bëjnë superior ndaj tyre.

Vetëdija dhe dëshira tek kafshët

Një kafshë e njeh botën vetëm nëpërmjet shqisave të jashtme. Kjo është përse dituria e saj është në rradhë të parë sipërfaqësore. Dituria e kafshës nuk hyn në hollësi dhe nuk merret me brendinë e çështjeve. Së dyti, kjo lloj diturie është e pjesshme dhe e veçantë dhe kurrë s`mund të jetë e përgjithshme dhe universale. Së treti, dituria e kafshës është rajonale sepse është e kufizuar në mjedisin ku jeton kafsha dhe kurrë nuk shkon përtej kësaj. Së katërti, dituria e kafshës është e kufizuar me të tanishmen dhe nuk merret me të kaluarën dhe me të ardhmen. Një kafshë nuk është e vetëdijshme për historinë e llojit të saj, ajo nuk mendon për të ardhmen dhe nuk bën plane.

Në aspektin e diturisë, një kafshë nuk mund të shkojë përtej kornizave të formës së jashtme, të të pjesshmes, të mjedisit të caktuar jetësor dhe të të sotmes. Dituria e kafshës kurrë nuk mund të shpëtojë nga këta katër burgje. Nëse ndodh të shpëtojë, kjo ngjan në mënyrë instinktive dhe të pavetëdijshme dhe jo si pasojë e zgjedhjes ose e vullnetit.

Njësoj si dituria e saj, edhe niveli i dëshirave dhe i kërkesave të një kafshe është i kufizuar brenda një spektri të caktuar. Të gjitha kërkesat e kafshës janë materiale dhe nuk shkojnë përtej ngrënies, pijes, gjumit, lojës, shumimit dhe ndërtimit të një foleje ose strofke për të jetuar. Të gjitha kërkesat dhe dëshirat e kafshës janë personale dhe individualiste përnga natyra ose e shumta, kanë të bëjnë me partnerin me të cilin shumohet ose me pasardhësit e lindur. Njësoj si me diturinë, të gjitha kërkesat e kafshës janë të kufizuara me të tashmen dhe nuk nuk kanë të bëjnë me të nesërmen.

Mund të thuhet, pra, se dimensioni i dëshirave dhe i prirjeve të një kafshe i ka të njejtat kufizime që i ka edhe aftësia e saj e perceptimit. Edhe nga ky këndvështrim, pra, një kafshë është e detyruar të jetojë me kufizime specifike.

Edhe në rastet kur kafsha punon për qëllime që shkojnë përtej këtyre kufizimeve dhe të cilat janë për shembull, për mirëqenien e gjithë llojit të saj ose për një qëllim që ka të bëjë me ardhmërinë (siç shihet tek bletët për shembull), kjo gjë ndodh në mënyrë të pavetëdijshme dhe instinktive, duke iu bindur fuqisë që e ka krijuar kafshën dhe që e kontrollon botën e saj.

Vetëdija dhe dëshira tek njeriu

Spektri i diturisë së njeriut, njësoj si spektri i dëshirave dhe i kërkesave të tija, është tejet i gjerë. Dituria e njeriut lëviz nga forma e jashtme e gjërave drejt realitetit të tyre të brendshëm, drejt ndërveprimeve të ndryshme dhe drejt ligjeve që i kontrollojnë këta ndërveprime. Dituria e njeriut, përkundër diturisë së kafshës, nuk mbetet e kufizuar në një hapësirë ose në një kohë të caktuar dhe kalon gjithnjë përtej kufizimeve të tilla.

Në aspektin kohor, dituria e njeriut zgjatet edhe tek ngjarjet që kanë ndodhur para lindjes së tij kurse në aspektin hapësinor, deri tek planetet dhe yjet më të largëta. Njeriu e njeh të kaluarën e vete dhe e mendon të ardhmen, ai e mëson historinë e tij, e zbulon historinë e botës, të tokës, të qiellit, të maleve, të lumejve dhe të gjallesave të tjera në tërësi. Njeriu, jo vetëm që e mendon të ardhmen e largët, por e përdor mendjen e tij edhe për ta menduar pafundësinë dhe përjetësinë, një pjesë të të cilave është i aftë ta perceptojë. Njeriu lëviz një hap përtej individualitetit dhe pjesshmërisë së gjërave dhe me qëllim të kontrollimit të natyrës, zbulon rregulla universale dhe të vërteta që vlejnë në çdo situatë.

Edhe nga këndvështrimi i ambicjeve dhe i aspiratave të tija, njeriu, si një qenie idealiste dhe e aftë për të menduar, ka një pozitë të jashtëzakonshme në mesin e kafshëve. Ai përpiqet për qëllime që nuk janë të natyrës materiale, qëllime që do t`i shërbenin gjithë njerëzimit dhe që nuk do të ishin të kufizuara në personin, në familjen, në vendin dhe në kohën e tij. Shumë shpesh, njeriu është aq idealist sa i jep më shumë rëndësi ideologjisë dhe doktrinës së tij se gjithçkaje tjetër në jetë. Shërbimin ndaj të tjerëve, njeriu mund ta konsiderojë më të rëndësishëm se mirëqenien e tij dhe mund të vuajë për dhimbjen e dikujt tjetër. Njeriu është i aftë ta ndajë me të tjerët dhimbjen dhe lumturinë e tyre. Ngahera, njeriu bëhet aq i devotshëm ndaj doktrinës ose ideologjisë së tij hyjnore, sa arrin që ta sakrifikojë me lehtësi jetën e tij për hir të saj.

Aspekti human i kulturës njerëzore që është shpirti i saj i vërtetë, është pikërisht rezultat i këtyre ndjenjave dhe dëshirave.



Themelet e dallimit të njeriut

Mendimi i zhvilluar i njeriut mbi botën është rezultat i përpjekjes kolektive njerëzore përgjatë shekujve. Tërësia e diturive të zbuluara në të kaluarën janë mbledhur dhe janë zhvilluar më tej. Kjo dituri, pasi të jetë përpunuar dhe organizuar, është quajtur “shkencë” në kuptimin e gjerë të këtij termi, domethënë si tërësia e njohurive njerëzore në lidhje me kozmosin. Këtu përfshihet edhe filozofia që është një produkt i përpjekjes kolektive njerëzore, të cilës i është dhënë një formë e veçantë logjike.

Prirjet shpirtërore të njeriut kanë lindur nga besimi i tij në disa realitete të caktuara të kësaj bote dhe nga devotshmëria e treguar ndaj tyre. Këto realitete nuk janë as individualiste dhe as materiale përnga natyra. Ato janë gjithëpërfshirëse dhe të përgjithshme, nuk kanë për qëllim përfitimet materiale dhe janë pasojë e konceptimeve të caktuara mbi universin, të sjellura nga Profetët ose të prodhuara nga mendimet idealiste të filozofëve të caktuar. Në të dy rastet, prirjet e larta shpirtërore dhe mbishtazore të njeriut, po të themelohen në një infrastrukturë të caktuar doktrinale dhe intelektuale, fillojnë të quhen “besim”.

Nga e gjithë kjo, mund të arrijmë në përfundimin se dituria dhe besimi janë dallimet kryesore të njeriut nga gjallesat e tjera dhe se të dyja e formojnë bazën e humanitetit të njeriut, i cili mbështetet pikërisht mbi këta dy elemente.

Shumë gjëra janë thënë në lidhje me dallimin e njeriut nga llojet e tjera të kafshëve. Disa kanë thënë se ndërmjet tyre nuk ka kurrfarë dallimi. Sipas tyre, dallimi i diturisë njerëzore nga ajo shtazore, është një dallim sasior (kuantitativ) ose më e shumta, një dallim cilësor (kualitativ). Por esenca e diturisë, sipas tyre, mbetet e njejtë. Mendimtarët e tillë u japin shumë pak rëndësi arritjeve të mrekullueshme të njeriut në lëmitë e diturisë, të cilat e kanë tërhequr vëmendjen e filozofëve më të mëdhenj të Lindjes dhe të Perëndimit.

Sipas këtyre, përnga dëshirat dhe kërkesat e tija, njeriu nuk është më tepër se një kafshë.1 Disa të tjerë thonë se dallimi është në “të jetuarit” e mirëfilltë. Sipas tyre, njeriu është e vetmja kafshë që jeton plotësisht. Kafshët e tjera nuk kanë ndjenja dhe nuk janë të vetëdijshme për kënaqësinë ose për dhimbjen. Për to mund të thuhet se janë makina gjysëm të gjalla. Sipas kësaj pikëpamjeje, definicioni më i saktë i njeriut është se ai është qenia e vetme “e gjallë”.2

Megjithatë, ka disa të tjerë, të cilët nuk e besojnë këtë dhe insistojnë në atë se ka dallime thelbësore ndërmjet njeriut dhe gjallesave të tjera. Me sa duket, secili nga këta dijetarë është përqëndruar vetëm në një tipar të njeriut dhe është përpjekur ta definojë njeriun sipas tij. Kjo është mbase arsyeja përse ka aq shumë definicione të ndryshme të njeriut. Njeriu është përshkruar si një kafshë racionale, si një krijesë që e kërkon absoluten, si një qenie e pacaktuar, si qenie që mban përgjegjësi, si qenie që e mendon të ardhmen, si një veprues i lirë, si rebel, si qenie që e ka qejf rendin shoqëror, bukurinë ose drejtësinë, si një qenie dyfytyrëshe, si një qenie me prirje seksuale, si një qenie e detyruar, si qenie e vetmuar, si një shpirt i trazuar, si fundamentalist, si një ndjekës doktrinash, si shpikës mjetesh, si një qenie mbinatyrore, si një qenie imagjinare, shpirtërore dhe madje transhedente.

Është më se e qartë se secili nga këto definicione është i saktë në vete por nëse përpiqemi për të përpiluar një definicion që do t`i përfshijë të gjithë këto tipare themelore, atëherë mund të themi se njeriu është një kafshë e pajisur me dituri dhe me besim.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Njeriu dhe kafshët Empty Re: Njeriu dhe kafshët

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 11 Jul 2011 - 18:10

Sa me shume i njoh njerezit..aq me shume i dua kafshet.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Njeriu dhe kafshët Empty Re: Njeriu dhe kafshët

Mesazh nga Anakonda Thu 23 Feb 2012 - 18:54

Sa me shume njerez te kete kjo bote,aq me shume gjallesa do zhduken.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Njeriu dhe kafshët Empty Re: Njeriu dhe kafshët

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi