A jeni dakort me zbatimin e Kanunit te Lek Dukagjinit ne veri te Shqiperise?
+9
Katniss
AlBora
Emona
Aяtємιѕα
Arabela
Maksi
T_o_n_i
Єямєℓiиdå
WebMaster
13 posters
Faqja 1 e 1
A jeni dakort me zbatimin e Kanunit te Lek Dukagjinit ne veri te Shqiperise?
Kanunet jane disa rregulla apo norma qe nuk jane te shkruara ne
kushtetut ,,nuk jane ligje por per nje pjese te popullates kane forcen e ligjit,,,ato jane zakone te trashguara brez pas brezi qe ende sot kane
fuqi....por ''fuqia'' apo ''zbatimi'' i tyre vjen ne kundeshtim me realitetin dhe mentalitetin e sotem.
Me beri cudi kjo gje kur lexova nje intervist te nje prej ish banorve te
B.Brother qe s'mund te shikonte femijet e tij per shkak te divorcit qe kish ber me bashkshorten e tij...sepse sipas kanunit '' nese ben divorc
nuk ke te drejta mbi femijet''(keshtu e kuptova une)
Ju si mendoni a eshte e drejte kjo gje????

Re: A jeni dakort me zbatimin e Kanunit te Lek Dukagjinit ne veri te Shqiperise?
Jam dakord me disa zakone qe akoma ruhen...me disa te tjera psh si ky qe ke permend ti me lart jo nuk jam.
Ne (babi) shume zakone i kemi trasheguar..sepse duke deshte me te miren per ne ne jete ai na ka rrit pak a shume sic eshte rrit ai vete..duke pas edhe mundesi me te mira edhe PAK me shume liri sec ka pas ai por gjithmone duke dijte ku i kemi limitet secili.

Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Re: A jeni dakort me zbatimin e Kanunit te Lek Dukagjinit ne veri te Shqiperise?
Kanuni eshte mjaft i nderlikuar po ta lexosh me syrin e lire ...por nese hyn e lexon ashtu sic duhet eshte si nje tip kushtetute qe ke te drejtat e tua e ku te pengon te cenosh tjetrin en te drejtat e veta...po flas nese e marrim sic duhet ...por ka devime e ndaj edhe bastadohet kjo....
Ne munges ligjit asokohe ishte kanuni edhe sot vazhdon te aplikohet kjo per vet faktin sepse mungon dora e shtetit me pak fjal ligji....
Nejse un do isha dakort ne disa nga ato rregulla te shkruara aty sepse dihet qe sot ligji nuk po ekzekutohet ashtu sic duhet e ne munges te saj vjen vetgjygjsia...pra kanuni....

T_o_n_i- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Tirane
Postime : 18036
Gjinia :
Anëtarësuar : 30/05/2009
Re: A jeni dakort me zbatimin e Kanunit te Lek Dukagjinit ne veri te Shqiperise?
jo se duke zbatuar kto ligje apo kanone do na largoheshin edhe me teper ne te jugut persa i perket njerzillekut
Re: A jeni dakort me zbatimin e Kanunit te Lek Dukagjinit ne veri te Shqiperise?
jo,,,se perfaqeson injorance ,,,
Arabela- Princeshë
- Postime : 26332
Gjinia :
Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha : 30
Ligjet e ashpra të kanunit që vrasin ëndrrat e femrave shqiptare
Mark Xholi , Femra shqiptare "skllave" e dëshirës për ekzistencën!
Rrëfime rrëqethëse për fatin e atyre vajzave të Krahinës së Dukagjinit të cilat bien ndesh me ligjet drakonike të Kanunit që ia mohon femrës shqiptare të drejtat e jetës së saj të lirë.
Të ngujohesh, të vdesësh dhe të humbasësh jetën, të verbohesh apo të mos kesh mundësi të shkollohesh si bashkëmoshatarët e tu, të jetosh në izolim dhe me frikën e panikun ndaj vdekjes, të përjetosh ankth dhe të mos gjendet dikush pranë për të thënë, të hash ushqimin dhe të ndjesh neveri ndaj tij, të luftosh me vehten dhe mundimin, të heqësh zitë e ullirit dhe të jetosh e dërrmuar dhe e brengosur gjithë jetën, të ecësh dhe të bësh të njëjtën rrugë çdo ditë, e cila përfshin aksin "dhomë-kuzhinë-dhomë", të jetosh ferrin e Dantes dhe të mos dish të tregosh vuajtjet e mëdha që heq, të fillojnë goja të mbyllet nga halli e mërzia, të qash dhe të fshish lotët nga frika se po të shikon dikush, të gjendesh përballë gacës dhe të përdorësh mashën për orë të tëra, e për një çast të mendosh se e mira është të qëllosh vehten me të, të vjen të vjedhtë nga gjithçka, urren çdo gjë e çdokënd, qoftë edhe pa arsye, kjo është jeta jote, nuk e ke zgjedhur ti, por ajo të ka rënë për hise ty! Kësi përjetimesh gjenden në mozaikun e heshtur të atyre femrave, të cilat nga ligjet e Kanunit të Lekës mësohet të jenë bërë viktima të pafajshme. Faji nuk njeh përmasa, e pafajshmja as nuk njihet! Shteti nuk mund të organizojë dhe të bëjë diçka më tepër, ndërsa femra vazhdon të ndihet si në kohë të lashta, e diskriminuar dhe e dhunuar, me të drejta të kufizuara. Absurdi është se ligjet e shtetit shqiptar dhe ligjet ndërkombëtare i njohin të drejta të barabarta njerëzve, qoftë femrave apo meshkujve, e nga ana tjetër funksionimi i ligjeve të Kanunit famëkeq ia mohon femrës shqiptare këto të drejta, në çdo aspekt të jetës së saj.
Babai vret vajzën për të mbrojtur nderin e familjes!
Në këtë reportazh të përgatitur nga prof. dr. & publicisti Mark Xholi dhe me regji të Fran Shtjefnit, sjellim përpara lexuesit të gazetës sonë një pjesë të dhimbjes së përjetuar nga ato femra dhe gra të penalizuara nga ligjet e mbrapshta të Kanunit. Së bashku me grupin e xhirimit kemi vizituar disa vende në veri të vendit, ku edhe kanuni njeh përmasa zbatimi dhe praktikimi më të mëdha, ku kemi intervistuar dhe bashkëbiseduar me njerëz të këtyre zonave, që patën kurajon të na tregonin se sa shumë gra dhe femra kanë vdekur, janë ngujuar dhe vazhdojnë të jenë të tilla, se sa vajza të reja kanë zgjedhur rrugën e emigrimit për t`i ikur vdekjes së thirrur nga babai apo vëllai, apo edhe nga hasmi. Një banorë i Shalës, K. tregon se si një vajzë nga ky fshat është vrarë brutalisht nga babai i saj. Vajza do të vritej nën vëzhgimin e të gjithë njerëzve të fisit, të cilët do të duartrokitnin aktin e bërë nga babai-prind, i cili dërgon nderin e familjes në vendin e vet. Ngjarja e ka zanafillën që pasi vajza martohet me një nga djemtë e zonës dhe pas ndjekjes së ritualeve tradicionale të lidhjes së krushqisë mes familjeve, ndodh që dhëndri pas martesës bën me dije se vajza të cilën kishte marrë për grua nuk ishte e virgjër. Menjëherë babai i saj merr përsipër, që vajza e tij të mos vritej nga burri, por nga vetë familja e saj. Dhe babai së pari kërkon falje tek familja e dhëndrit, ndërkohë së dyti thërret gjithë pleqninë e fiseve që të bëhen pjesë për vendosjen e nderit të familjes së tij, duke vrarë vajzën e tij në mes të fshatit. Duke mësuar më tej për ngjarjen e ndodhur, menjëherë kalojmë tek viktimat e tjera femra nga kanuni dhe nuk kemi të ndalur duke dëgjuar dhe duke reflektuar me vehten tonë, se si ka mundësi, sot në shek. XXI në një pjesë të Europës të ndodhin gjëra të tilla, veçse ndotëse dhe të paimagjinueshme për shoqërinë?!
I vëllai vret dhëndrin, i humb çdo gjurmë të jetës motrës së vet
Ngjarja tjetër lidhet me zonën e Bogës në Dukagjin, ku kryetar i familjes, pas vdekjes së të atit është djali i madh, i cili është 30 vjeç. Para 5 vitesh, vajza e kësaj familjeje M., asokohe 20 vjeç kërkon të vazhdojë studimet në një universitet. Ajo pengohet nga i vëllai V. asokohe 25 vjeç, me arsyetimin e mjaftueshmërisë së nxënies deri në shkollën e mesme dhe me panevojshmërinë e vazhdimit të studimeve të larta si shkak edhe i imoralitetit që ka brenda auditoreve të arsimit të lartë. Më në fund, vajza nga mërzia merr guximin e madh, të cilin pak e aspak femra të këtyre zonave mund ta merrnin përsipër, arratisjen. Ajo arratiset, ikën nga shtëpia! Dikush i kishte premtuar fejesën dhe emigrimin, ku atje ku do të shkonte mund të vazhdonte studimet e saja, për të cilat ajo aq shumë dëshironte. Ajo ndjek këtë rrugë, në momentin që po bëhet gati të nis jetën e re, vëllai i saj V. kishte informacionet e duhura. Një ditë përpara nisjes së tyre nga aeroporti i Tiranës, ai vret të fejuarin e motrës së tij, dhëndrin e ardhshëm të shtëpisë dhe sjell motrën në krahinën e Bogës. Që nga ajo ditë, nuk dihet fati i vajzës së shkretë. Disa thonë se është e mbyllur në shtëpi, ca thonë e ka vrarë i vëllai, ka edhe zëra se ajo është mbytur vetë në pusin e shtëpisë, siç ka edhe prej të paktëve që pëshpërisin se i vëllai e ka nisur në emigracion tek disa të afërm për të humbur gjurmë dhe për të vendosur heshtjen në këtë zonë, kësisoj duke ruajtur edhe nderin e moralin e familjes. Sigurisht, ngjarje të tilla përveç tronditjes që mbajnë me vete, janë të ditura nga të gjithë ne shqiptarët, por kur shkon dhe i prekën vetë hallet dhe vuajtjet e tyre mbinjerëzore, emocioni dhe ndjenja e pafuqisë tënde për të frenuar ndodhi të tilla janë të pashmangshme.
Bashkohesh edhe ti me mjerimin, e bashkë me të gjen pikëllimin!
Fenomene të tilla janë të trajtuara gjatë në libra, analiza e opinione, reportazhe dhe emisione të ndryshme televizive. Nga këto ligje kanunore kemi mjaft gjakderdhje, por në reportazhin tonë kemi vendosur profilin e femrës, vajzës, gruas përballë kësaj shënjestre antinjerëzore, e cila ka pikëlluar dhe dëmtuar individë të ndryshëm. Edith Durtham mes të tjerash për Kanunin dhe ligjet e tij është shprehur: "Lekë Dukagjini duhet të ketë pasur një personalitet imponues që ka ndikuar kaq shumë te njerëzit, aq sa shprehja "Kështu ka thënë Leka", ka më tepër forcë detyruese se sa të Dhjetë Porositë e Biblës, mësimet e Islamit e të Krishterimit, Ligji i Sheriatit dhe i Kishës, të gjitha duhet t`i nënshtroheshin Kanunit të Lekës… Fama e tij midis fiseve që ende ruajnë emrin e tij, ia ka kaluar edhe famës së Skënderbeut." Kjo tregon se Kanuni ka qenë dhe vazhdon të jetë i pamëshirshëm ndaj atyre që shkelin ligjet e shkruara prej tij. Në ligjin 31, tek libri i tretë në kapitullin për Martesën, Kanuni thotë shprehimisht se vajza edhe nëse është e vetme, pra pa prindër, nuk ka asnjë të drejtë të mendojë për fejesën dhe martesën. Për martesën e një vajze kanë të drejtë të merren vëllezërit dhe kushërinjtë e saj. Ajo nuk ka asnjë tagër për të marrë pjesë dhe për të ndërhyrë në lidhjen e krushqive. Fatin e saj do ta zgjedhin të tjerët për të, ajo nuk ka asnjë të drejtë të merret me këtë gjë. Gjithashtu, po në këtë kapitull, por në pikën 40 thuhet se "fejesa dhe martesa duhen bërë me shkusi", pasi nuse pa shkusi nuk bëhet kush, se bie ndesh me ligjet kanunore. Mes të tjerash në Kanun thuhet se vajza duhet të ndjekë fénë e saj dhe se nuk lejohen lidhje krushqie me fé të ndryshme. Kjo tregon se sa absurde dhe të padrejta, por edhe paragjykuese e racionale na paraqiten këto ligje, që jo vetëm nuk i qëndrojnë kohëve të sotme, por mbi të gjitha sjellin dëme duke nisur nga konflikti e duke përfunduar deri tek problemet e ekzistencës jetike. /bs/
Që prej viteve `90, pra për rreth 20 vjet, në Shqipëri numërohen rreth 5200 vrasje si pasojë e mentalitetit të vrasjeve kanunore për nderin dhe marrjen e gjakut.
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: A jeni dakort me zbatimin e Kanunit te Lek Dukagjinit ne veri te Shqiperise?
kanuni eshte vetem nje çarçaf injorance qe ka mbeshtjellur gjithe ato zona dhe nuk ato njerez nuk po e shqyejne dot me qindra vite,,,sa mend duhen per te kuptuar se ky kanun esh i pavlere??????????????,
Arabela- Princeshë
- Postime : 26332
Gjinia :
Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha : 30
Re: A jeni dakort me zbatimin e Kanunit te Lek Dukagjinit ne veri te Shqiperise?
S'besoji qe ke qen pa vlere Kanuni...Po te ishte edhe ne ditet e sotme sdo ishin ku jan sot njerzimi.!!!
Nejse njerzit kan ndryshu ka ndryshu edhe ligji ..s'ka nerji qe perdor sote Ligjet e kanunite ,vetem ata qe jetojn ende ne vende rurale.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: A jeni dakort me zbatimin e Kanunit te Lek Dukagjinit ne veri te Shqiperise?
gjeja me e pa vler e shqiptareve eshte vete kanuni.merre me mend te vrasesht vajzen,motren per te mbrojt nderin e familjes.
AlBora- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : prishtina
Postime : 2297
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/10/2010
Mosha : 42
Hobi : leximi
Re: A jeni dakort me zbatimin e Kanunit te Lek Dukagjinit ne veri te Shqiperise?
Ju qe po e gjykoni kanunin si te pavlere , e keni lexuar ate ?
Mbrotja e nderit duke eliminuar ate qe shkakton turpin, eshte vetem nje pjese e kanunit. Ne fakt, nje pjese shume e vogel ne krahasim me ate qe shkruhet ne kanun.Mos ishte ky kanun, shoqeria shqiptare nuk do ishte ajo qe eshte sot,nuk do kishte zakonin, do ishte asimiluar(per shkak te injorimit te kanunit, nje pjese e shqiptareve tashme eshte asimiluar). Merreni parasysh qe ne ate kanun, nuk diskutohet vetem ceshtja e nderit.Nuk eshte injorant kanuni, por jane njerezit.
Vrasja per emer te dickaje, eshte e vetmja gje joracionale ne kanun, dhe dikur e kane praktikuar sepse eshte dashur, sot praktikohet sepse s'dijne ndryshe , jane teper fanatike.
Normalisht qe nuk eshte ne rregull. Por pse nuk e mendoni se cka eshte ajo qe e krijoji kete ligj ?
Femra ishte,eshte bukuria e shtepise, nderi i shtepise, ajo e cila do i nxjerre emer te mire babait, nenes, vllaut, familjes, kur te shkoje ne dere te huaj. Ajo e ka pergjegjsesi ta ruaje kete nder.Dhe pikerisht, faktori i frikes i shkaktuar nga ky ligj eshte nje nga ato gjera qe e ben femren shqiptare te permbush detyrat e saja nda babait e ndaj burrit.
Nga ana tjeter, eshte faktori i turpit nje nga ato gjera qe e ben babain apo vllaun te vrase te bijen apo te motren. Dhe ketu lind keqkuptimi sot. Atehere shumica permbanin kete ligj, sot shumica nuk e permbajne. Une nuk e permbaj. Sepse paska dal ne bahce vajza, dhe ka kaluar nje djale aty, vajza ka bere turp, e ka cnderuar familjen.Kjo nuk eshte e arsyeshme.Por sepse vajza ben te 99-at, dhe akoma ka fytyre te dale para babait, kjo e meriton tja luash ne lule te ballit,sidoqofte, sjemi askush per te gjykuar per te tjeret.

Katniss- Princeshë
- Postime : 11002
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi : Computer Science
Re: A jeni dakort me zbatimin e Kanunit te Lek Dukagjinit ne veri te Shqiperise?
Calliope shkruajti:Ju qe po e gjykoni kanunin si te pavlere , e keni lexuar ate ?

Me duket sikur flasim e bejme pazare per nje kg mish e sa i fresket eshte sa e ka vleren e sa e shesin ate....Sido qe te jete nuk mund te mohosh faktin se tani nuk i mbajne keto ligje, i mbajne e i perdorin edhe me rrepte pa degjuar e toleruar qeveri e ligje qe mund te kete,ishin e mbeten po te njejtet fanatike dhe sic thua e vet askush ska te drejte te gjykoje asnje por as te marr jeten e tij/saj...edhe sikur te kete bere te 99-at sic thua mundet ta perzeje e gjithcka tjeter por jo ta vrase..Tani flasim per kanunin e mendoni pak sa hapesire mund te kete nje vajze aty te bej te 99-at aman por thuaj me mire se jane mendje ngushte nuk duan te degjojne asnje pervec krenarise e egoizmit te tyre ku une jam burr e une bej ligjin ketu e te tjerat jane te teperta...
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: A jeni dakort me zbatimin e Kanunit te Lek Dukagjinit ne veri te Shqiperise?
Te lumte dora Calliope per shkrimin tend..100% dakord me ty jam.
Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Re: A jeni dakort me zbatimin e Kanunit te Lek Dukagjinit ne veri te Shqiperise?
Calli,
As ti nuk e ke lexuar Kanunin dhe nuk i di pasojat qe ai Kanun ka lene ne njerezit ne Shqiperine e Veriut te cilet jane me te varferit dhe me te pa-shkolluarit. Ndryshe nuk do shkruaje ne ket menyre. Sot eshte viti 2012 dhe ende ne Shqiperi ka femij te cilet ngujohen ne shtepi. E di kuptimin e fjalen ngujim? Mos te dalesh nga shpia, as ne shkolle, as ne pune, as ne dyqan te blesh dicka dhe as te luash me femijet e tjere.
Kjo sepse burrat dhe grate ne ate vende ndjekin "kanunin". Nuk me duhet se cfare thote Kanuni per gjerat e tjera, nje ligj i cili ngujon femijet dhe "celebron" vrasjen e nje njeriu eshte kafsheri! Edhe me kafshe ata qe e ndjekin dhe me injorante ata qe e shesin per "kulture".

Leo_uk- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5977
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha : 46
Re: A jeni dakort me zbatimin e Kanunit te Lek Dukagjinit ne veri te Shqiperise?
Zot jep mend ku s'ka... :priftii:
Guaja duhet ta kete vendin e merituar ne shoqeri,diskriminimi te marr fund njehere e pergjithmone.Duhet ti pershtatemi realitetit te kohes se sotme.
Femra shqiptare ”skllave” e deshires per ekzistencen ne 2012!
Guaja duhet ta kete vendin e merituar ne shoqeri,diskriminimi te marr fund njehere e pergjithmone.Duhet ti pershtatemi realitetit te kohes se sotme.
Femra shqiptare ”skllave” e deshires per ekzistencen ne 2012!
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: A jeni dakort me zbatimin e Kanunit te Lek Dukagjinit ne veri te Shqiperise?
Kanuni disa fjale ne nje leter,i ka mbuluar injoranca njerezit e sotem,dhe pastaj presim te futemi ne evrope.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: A jeni dakort me zbatimin e Kanunit te Lek Dukagjinit ne veri te Shqiperise?
Jo se kane mbetur njerez te izoluar nga bota.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: A jeni dakort me zbatimin e Kanunit te Lek Dukagjinit ne veri te Shqiperise?
sikur te zbatohej realisht kanuni i Lekes do te ishte gjysma e se keqes pasi kanuni ka rregulla ndersa sot vrasin pa rregulla kanuni e perseri thon se do marrim gjak se e do kanuni e keshtu vrasin cfar ti dali para nga dy e nga tre madje dhe gra
pra nuk ka zbatim kanuni vec emri i ka mbetur
por kur nuk ka shtet keshtu do te behet vrit njeri ketej e vrit andej
xhungel hesapi

Tonii- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5860
Gjinia :
Anëtarësuar : 11/12/2009
Re: A jeni dakort me zbatimin e Kanunit te Lek Dukagjinit ne veri te Shqiperise?
"Ligjet e ashpra të kanunit që vrasin ëndrrat e femrave shqiptare"
me
"A jeni dakort me zbatimin e Kanunit te Lek Dukagjinit ne veri te Shqiperise? "
U bashkuan
me
"A jeni dakort me zbatimin e Kanunit te Lek Dukagjinit ne veri te Shqiperise? "
U bashkuan
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: A jeni dakort me zbatimin e Kanunit te Lek Dukagjinit ne veri te Shqiperise?
e kam lexu edhe kanunin e LEKE DUKAGJINIT edhe ligjet e SKENDERBEUT .. i kam nga nje kopje ketu ku jam ...
per ate kohe kur ska pas ligje mbase ka qene mire ..
po per kete kohen e sotme ,,jane shume mbrapa ...

dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Similar topics
» A jeni dakort me hapjen e Kazinove ne Shqiperi?!
» A jeni dakort qe vajzat Shqiptare e shohin sex ndryshe?
» Marredheniet seksuale, jeni dakort para apo pas martase???
» Miqtë e mi cfarë tipi jeni, a jeni person qe preferoni te falni apo jeni hakmarrës??
» Kuvendi debaton zbatimin e kushtetueshmërisë më 4 mars

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi