Mungojnë strategjitë
2 posters
Faqja 1 e 1
Mungojnë strategjitë
Politika është art, këtë e kanë thënë studiues të kësaj fushe para meje dhe nuk është risi. Në këtë shkrim nuk e kam ndërmend të flas për politikën si art i së mundshmes, e as për politikën si shkencë. Si çdo rrymë artistike që ka stilin e vet, i cili varet nga artisti, edhe politika ka stil të vetin për të komunikuar me masat.
Kjo çon në peshojë dhe shumë figura politike krijojnë karizmin e vet nga stili i komunikimit dhe artikulimit të problemeve politike. Edhe anëtarët dhe simpatizantët kanë këtë pikë referimi për ta mbështetur politikanin. Dallimi në mes artit në përgjithësi dhe politikës në veçanti është, se te e para diletantët menjëherë nga kritika hidhen poshtë dhe nuk kanë jetëgjatësi veprat e tyre, ndërsa në politikë edhe diletantët, sidomos te ne, përmbyllin jetën politike me sukses për vete, e në dëm të çështjes kombëtare.
Duhet dalluar kuptimin Shtet dhe Pushtet
Politikanëve tanë shumë shpesh u përzihen kuptimet Shtet dhe Pushtet. Është kjo nga fjalamania, që dikush mendon, se sa më shumë fjalë bën do të kesh sukses në karrierën politike, apo kjo lind nga mosnjohja se çka kupton njëra dhe tjetra. Shteti është tërësia territoriale, ndërsa pushteti është mekanizmi, i cili merret me sigurimin e territorit dhe qytetarëve përbrenda atij territori. Po të ndodhte kjo në artet tjera, do të përballeshin autorët me kritika të rrepta, ndërsa në politikë duartrokiten, e vetmja metodë për aprovim dhe nëse ndodh të kritikohen, menjëherë del në plan të kundërshtarit politik. Ky mentalitet politik gjallon te ne, pothuaj te të gjithë artikuluesit politikë, të cilët kanë hyrë në lojë duke menduar se njohin këtë art dhe ju duket se shumë lehtë është të merresh me politik.
Mungon politika e mirëfilltë
Politika sot ka vetëm dy ngjyra, bardh dhe zi. Politika sot ka vetëm dy taborë, miq dhe armiq. Derisa kemi këtë mentalitet, kurrë nuk do të kemi politikë të mirëfilltë. Në politikë sot nuk ka autokritikë, për të treguar se ka edhe gabime në jetën e vet politike. Në politikë sot nuk kemi akte morale për të kërkuar falje për paudhësitë që i ka bërë apo që kanë ndodhur në politikë, me fajin e tij të drejtpërdrejt apo edhe nga mos syçeltësia e tij. Derisa të hiqen këto, e në horizontin politik nuk vërehet, do të thotë se nuk kemi zhvillim në të gjitha fushat e shoqërisë dhe në sigurimin e shtetit.
Fenomenet e pamoralshme
Te ne ndodhin edhe fenomene, të cilat nuk përkojnë me realitetin dhe moralin kombëtar, se morali i kohës i ka lindur dhe i mbështet. Kemi lëvizje të deputetëve nga një subjekt politik në tjetrin dhe më tragjikja kalimi në deputet të pavarur dhe thua se asgjë nuk po ndodhur. Deputetët mund të lëvizin nga një subjekt politik në tjetrin, kur kanë bazë elektorale dhe në konsultë me elektoratin apo me kërkesën e tij ndërron partinë. Kjo vlen edhe me deputetin që veten e shpallë të pavarur. Edhe ky fenomen dëmton proceset shoqërore dhe para botës dalim si politikanë diletantë dhe politikë diletante. Ashtu siç veprojmë, edhe bota po na trajton, parandej miqtë e të gjitha ngjyrave e rrymave politike piketojnë individin për allishverishe. Deputetët, të cilët janë miratues të Pakos së Ahtisarit, deputetët, të cilët kanë nënshkruar Kushtetutën e Republikës së Kosovës, deputetët, të cilët kanë pranuar flamurin dhe himnin e Republikës së Kosovës, nuk kanë më akt moral për të kritikuar dhe hulumtuar për të kaluar në subjekte apo nisma politike, të cilët i kanë luftuar këto fenomene. Mirë është, që janë ndërgjegjësuar, por duhet trusur bishtin dhe të rrinë në shtëpi për një kohë, por para kësaj duhet kërkuar falje qytetarëve për turpin që kanë pranuar ta bëjnë. Nga vet loja e deputetëve mund të shohim edhe sukseset e mossukseset në të gjitha planet e shtetformimit. Ndodh që edhe kabinetet qeveritare të pësojnë ndryshime të mëdha dhe të mos merret si krizë qeveritare dhe thua se nuk ka ndodhur asgjë.
Shkurt e trup
Kemi edhe fenomenin shkurt e trup, për të ardhur deri te gara elektorale, si Nismë, rrugë që është më e lehtë dhe që krijon një komoditet për një garniturë udhëheqëse politike, sepse nuk kanë mandat të caktuar. Mandatet e liderëve politikë parashihen vetëm në ato subjekte politike që i nënshtrohen lojës politike të strukturimit si subjekte politike, me nëndegë, degë, këshillë kombëtar a i përgjithshëm, ku në status parashihet mandati i të gjitha organeve udhëheqësi, të drejtat e tyre dhe kohën e udhëheqjes me atë subjekt politik.
Politika e mirë krijon strategji të mirëfilltë
Situatën në të cilën gjendet kombi ynë, kjo politikë vetëm sa e vështirëson. Realizimi i qëllimeve kombëtare shihet përmes:
1. Planifikimi në të gjitha rrafshet për ecjen e shoqërisë përpara
2. Komunikimi me qytetarët
3. Komunikimi me ndërkombëtarët
4. Gërshetimi i problemeve politike me ato historike
5. Të drejtën natyrale për kombin dhe ligjore për qytetarët
6. Qartësimi i pozicioneve në planin e brendshëm dhe të jashtëm
7. Ruajtja e pasurisë kombëtare, për të pasur forcë ekonomike në thithjen e investimeve dhe ruajtjen e stabilitetit financiar
8. Nxjerrjen e ligjeve të zbatueshme për të gjithë
9. Spastrimi nga diletantët e fushave të ndryshme
10. E më e rëndësishmja - Krijimin e pushtetit për shtet
Ka edhe element tjerë, por këtë radhë nuk po i përmendi.
Vetëm një politik e drejtë dhe që qeverisjen e sheh në të mirë të qytetarëve krijon strategji për tejkalimin e krizave.
Nuk duhet humbur kohë në arka të votimeve
Jemi dëshmitarë se të gjitha këto fenomene kanë ndodhur e po ndodhin në jetën tonë politike e institucionale. Prandaj edhe rrjedh pyetja e logjikshme, kujt t’i japim votën?
Nëse me të vërtet qëndrojnë të gjitha këto, sipas analizave të mia po (dhe) mungojnë strategjitë për të cilat folëm, vijmë në përfundim se këta nuk janë të merituarit për të harxhuar kohë në kutitë e votimit.
Këtë thirrje ia drejtoj edhe Vetëvendosjes, që koha do të dëshmojë se kanë me dalë më të fortë, do të merret mendimi i tyre në bisedime me Serbinë, se tash si subjekt politik ka tjetër tretman. Nëse arrihet suksesi i mospërgjigjes së qytetarëve në arkat e votimit, faktori i jashtëm do të kërkojë ata që ndikuan në këtë dhe për momentin Vetëvendosja do të merret më seriozja, e cila në takim me ta do të kërkojë, në radhë të parë, ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës për të vazhduar bisedimet me Serbinë, të kundërtën do t’i nënshtrohen rregullave të lojës politike pa sukses dhe qytetarët edhe më tutje do të përpëlitën në këtë pasiguri jetësore e kombëtare.
Re: Mungojnë strategjitë
Edhe vete jeta eshte nje strategji lufte.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Strategjitë për t’iu afruar një femre tërheqëse
» Perse festat na pikellojne duke i kujtuar me te dashurit tane qe na mungojne?
» Messit i mungojnë trofetë me Argjentinën
» Detajet që s’duhet t’i mungojnë jetës në shtrat
» Detajet qe sduhet ti mungojne jetes ne shtrat
» Perse festat na pikellojne duke i kujtuar me te dashurit tane qe na mungojne?
» Messit i mungojnë trofetë me Argjentinën
» Detajet që s’duhet t’i mungojnë jetës në shtrat
» Detajet qe sduhet ti mungojne jetes ne shtrat
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi