Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nesër festivali “Këngë jeho” në Strugë  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nesër festivali “Këngë jeho” në Strugë  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nesër festivali “Këngë jeho” në Strugë

2 posters

Shko poshtë

Nesër festivali “Këngë jeho” në Strugë  Empty Nesër festivali “Këngë jeho” në Strugë

Mesazh nga Katniss Thu 14 Jul 2011 - 3:23

Ndezja e flakadanit dhe tingujt e fanfarave mbase do të mungojnë, por nuk do të mungojnë tingujt e tempo ritmit të muzikës dhe valles, të stolisura me kostume popullore, që do të simbolizojnë dhe shënojnë fillimin e festivalit të 20-të jubilar, “Këngë jeho”, Strugë-2011.

Festivali do të fillojë në ora 19.00, me parakalimin tradicional të ansambleve pjesëmarrëse rrugëve të qytetit, për tu kthye në Sheshin “Nënë Tereze”, në qendër të qytetit, ku në skenën e hapur të festivalit, aty ku bashkohen rrugët, Drini dhe populli, ansamblet dhe shoqëritë do të shpalosin vlerat artistike, koreografike, kostumografike si dhe ato etnokulturore kombëtare shqiptare.

Gjatë tre mbrëmjeve sa do të zgjasë festivali, në skenë do të ngjiten 20 ansamble dhe SHKA nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Italia, Kosova Lindore, Mali i Zi etj si dhe solist të mirënjohur të estradës popullore mbarëshqiptare, që trasuan rrugën e tyre dhe u rritën me këtë festival.

Natën e parë të festivalit, në skenë do të ngjiten: SHKA-të: “Shpresa”, Veleshtë-Strugë, Ansambli nga Malit i Zi,“Jehona Përshefe”-Tetovë, “Valët e Liqenit”-Ladorishtë-Strugë, “Jahi Hasani”- Gostivar, “Xheladin Zeqiri”-Tetovë, Ansambli nga Presheva dhe “Kemal Azizi” nga Vitia e Kosovës.

Të ftuar të mbrëmjes janë Elita Reçi dhe Agim Poshka.

Natën e dytë të festivalit, skena është rezervuar për: Ansambli “Shote Galica” nga Drenasi-Kosovë, “Besa” Dellogozhdë – Strugë, “Derveni”-Shkup, “Burimet e Sharrit”- Tetovë, Ansambli i Shtetit Shqiptar nga Tirana, dhe Ansambli i Çamërisë.

Të ftuar të natës së dytë janë: Dorina Vinca dhe Nazmi Belica.

Nata e tretë dhe e fundit e këtij festivali me karakter jubilar e revijal, është rezervuar për SHKA-të: “Sazet e Frëngovës”Frëngovë-Strugë, “Rrajca”-Librazhd, “Jehona” Koroshishtë-Strugë, “Drita”, Livadhi-Strugë, “Emin Duraku”-Shkup, Arbëreshët e Italisë dhe nderin për ta mbyllur siparin do ta ketë Ansambli i Shtetit Shqiptar, me të ftuarin e natës së tretë, koreografin Rexhep Çeliku.

Pos Rexhep Çelikut, në këtë mbrëmje përmbyllëse, të ftuar të natës janë edhe Selami Kolonja, Besiana Mehmeti, Enkelejda Alushi dhe Shaban Zeneli.

Këto të dhëna rreth festivalit, u bënë të ditura sot në konferencën për mjetet e informacionit, nga drejtori i festivalit, Zini Jusufi, i cili edhe një herë ritheksoi pamjaftueshmërinë e mbështetjes materialo-financiare nga ana e Ministrisë së kulturës, duke shtuar se komuna e Strugës, përballon pjesën më të madhe të mjeteve për realizimin e festivalit.

Skenari dhe regjia e festivalit të 20-të jubilar, “Këngë jeho”, Strugë-2011, i është besuar aktorit dhe regjisorit të mirënjohur në skenat e festivaleve shqiptare, Llesh Nikolla, i cili para gazetarëve mes tjerash theksoi: “Festivali “Këngë jeho”, gjatë këtyre viteve të ekzistimit, ia arriti qëllimit të ruajtjes dhe kultivimit të vlerave kombëtare. Festivali hyn në një fonotekë audio vizuale dhe ky është jubileu i këtij festivali. Me pjesëmarrjen e afro 900 artistëve, nga të gjitha trevat dhe gjithë gjeografia shqiptare, do të krijohet tempo-ritmi pa pushim, i përshtatur për këtë festival”-tha Llesh Nikolla, regjisor i festivalit.

Regjisori, Llesh Nikola, zbuloi para gazetarëve edhe një “sekret” të këndshëm, se hapja e festivalit, do të bëhet në mënyrë të veçantë, me një sintetizim motiveve të këngës së Vullnet Ibrahimit me një recital kushtuar Strugës dhe festivalit.

Vlen të theksohet se skenografinë për festivalin “Këngë jeho”, Strugë-2011, ngjashëm edhe me shumë hera tjera, e ka bërë Sezair Qyra.

Me rastin e 20-të vjetorit të festivalit “Këngë jeho”, Strugë-2011, drejtoria e festivalit, ka vendosë që të ndajë edhe mirënjohje për të gjitha institucionet dhe individët që kanë dhënë kontribut për këtë festival, duke filluar që nga ideatori Shukri Hoxha nga Ferizaj, drejtorit të parë të festivalit Ismail Hoxha, e deri tek shoqëritë pjesëmarrëse dhe individë të tjerë të merituar. (M.Latifi/INA)
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nesër festivali “Këngë jeho” në Strugë  Empty Re: Nesër festivali “Këngë jeho” në Strugë

Mesazh nga Anakonda Mon 12 Nov 2012 - 4:59

gjithmon i kom urry kshu lloj festivalesh
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi