Festivali i 50-të, zbulon surprizat e të ftuarve
2 posters
Faqja 1 e 1
Festivali i 50-të, zbulon surprizat e të ftuarve
Nisin provat e këngëtarëve për edicionin e 50 -të festivalit të këngës në RTSH. Pas ditësh të tëra përgatitjesh në sallën e provave të RTSH-së, konkurrentët u ngjitën në skenën e përgatitur prej skenografit Bashkim Zahaj.Një skenë tepër moderne e mbështetur në lojën e dritave. Kësaj skene madhështore do ti shtohet dhe interpretimi 100% live nga këngëtarët si dhe nga orkestra e banda muzikore. Nuk do të kemi më baza orkestrale të regjistruara apo instrumentistë që bëjnë sikur luajnë. Gjithçka do të jetë live, përpara syve të spektatorit, çka e bënë edhe më të vështirë garën e këtij viti. Të gjithë do të kalojnë në provën e zjarrit.Sipas drejtorit artistik Shpëtim Saraçi, ky edicion ka si qëllim parësor muzikën e mirë, por nuk do të mungojnë edhe elementët e spektaklit. Edhe pse është një natë e muzikës shqiptare nuk të mungojnë edhe të ftuarit. Janë konfirmuar të ftuarit e natës së parë dhe të dytë, ndërkohë pritet dhe konfirmimi dhe i një tjetër ylli të muzikës europiane. Në natën e parë të edicionit, më 26 dhjetor do të jetë i ftuar këngëtari i famshëm afrikan i muzikës dance Edyy Wata.
Ka lindur në vitin 1976 nga një nënë amerikane dhe babai xhamajkian. Me një origjinë të tillë nuk kishtë se si të mos merrej me muzikë qysh në moshë të re. Prej moshës 18 vjeçare jetoi 4 vjet në Xhamajkë,ku njohu shumë artistë që i nxitën dashurinë për muzikën rege. Pas kthimit në Nigeri, ai formoi një grup muzikor dhe nisi të shfaqet në ekranet televizive. Në vitin 2001 ai ndërmori udhëtimin e parë drejt Europës ku takoi menaxherë e producentë.
Disa nga këngët e ti më të njohura janë: “Jam”, In Your Mind”, “Thë Bomb”, “I Love My People”, “My Drem”, etj. Në natën e dytë të festivalit do të ngjitet në skenë një tjetër emër i njohur i muzikës dance, këngëtarja britanike Katherine Ellies, e njohur dhe si Kathy Ëood, Arrola dhe K.Ellies.
Ajo ka nisur të këndojë qysh prej moshës 15 vjeçare, ka kënduar si soliste dhe backing vocals. Ka punuar me Belinda Carlisle, Chaka Khan, Boy Reorge e Roger Sanchez. Në karrierën e saj ajo numëron një numër të madh bashkëpunimesh me të tjerë emra të njohur të muzikës dance si Freemansons, Soul Avengares, Dave Lee, Meat Katie, etj.
Nga vitin 1997 në 2000 Ellis ka qënë lokaliste e Ruff Driverz dhe ka kënduar “Deper Love”, D’ont Stop”, “Shame”, dhe një hit ndërkombëtar si “Dreaming”. Në vitin 2008 ajo ka realizuar këngët “When You Touch Me” me Fremansons, “Ain’t Nothin’ Goin’ On But The Rent” me 7th Heaven (Hard2Beat), “Poza ( Got What I Need)” me Countparis (Eyezcream), etj. Duket se ky festival do të jetë i mbushur plot me surpriza.
Shqiptarja

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Festivali i 50-të, zbulon surprizat e të ftuarve
dihet qe nga titulli i festivalit,atehere shiko surprizat.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Ide per librin e te ftuarve ne dasem
» “Kënga Magjike 2012″, surprizat që solli nata e parë
» Festivali “Një botë” nis sot në Prishtinë
» Nis festivali folklorik “Hasi Jehon”
» Festivali kombëtar i Isopolifonisë do të mbahet në Vlorë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi