Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Një javë në pyll, 20 thika në trup vajzes nga Fieri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Një javë në pyll, 20 thika në trup vajzes nga Fieri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një javë në pyll, 20 thika në trup vajzes nga Fieri

Shko poshtë

Një javë në pyll, 20 thika në trup vajzes nga Fieri Empty Një javë në pyll, 20 thika në trup vajzes nga Fieri

Mesazh nga WebMaster Sat 16 Jul 2011 - 10:08

Gjendet e masakruar në pyll, në afërsi të plazhit të Shëngjinit, kufoma e një 25-vjeçareje nga Fieri.Ndonëse trupi i dekompozuar ndodhej prej një jave në një vend jo larg bregut të detit, pushuesit e kanë gjetur atë vetëm ditën e djeshme, rreth orës 13:45. Të bezdisur nga era e rëndë që vinte, ata kanë kontrolluar zonën përreth duke menduar se mund të ishte hedhur ndonjë kafshë e ngordhur. Por ata janë shtangur kur kanë gjetur trupin e vajzës së dekompozuar, e veshur me rroba banje dhe afër saj edhe një çantë. Ata sinjalizuan menjëherë policinë, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet. Brenda në çantë ndodhej karta e identitetit e viktimës, gjë që ndihmoi në identifikimin e saj me emrin Anisa Opingari, 25 vjeçe, nga Fieri. Ngjarja vuri në alarm policinë, pasi në vend kishte shenja të dukshme gjaku, ndërsa trupi i saj ishte i mbuluar gjithashtu me gjak. Pas identifikimit, policia e Lezhës komunikoi edhe me atë të Fierit me qëllim që të njoftoheshin familjarët e saj. Burime të Policisë bënë të ditur se ende nuk kanë të dhëna nëse viktima ndodhej me pushime në Shëngjin, dhe nëse po, me kë ka qenë e shoqëruar.
Paraprakisht, grupi i hetimit zbuloi se 25- vjeçarja ishte e divorcuar, nënë e dy fëmijëve. Ajo kishte jetuar me bashkëshortin e saj beratas, në Greqi, por katër muaj më parë ishte kthyer në Fier pasi kishte vendosur t’i jepte fund martesës. Sipas të dhënave paraprake nga grupi i hetimit, viktima jetonte në banesë më vete, ndërsa së fundi është zbuluar se ajo kishte pasur një lidhje me një person nga Lushnja. Për efekt hetimi, blutë nuk dhanë më shumë detaje në lidhje me identitetin e tij. Por, burimet thanë se janë gjetur gjurmë të autorit në vendin e ngjarjes, pa specifikuar nëse vrasësi është i dashuri i 25-vjeçares apo ndonjë person tjetër. “Trupi pajetë i 25-vjeçares është gjetur në pyll, te vendi i quajtur Rëra e Hedhur, në afërsi të plazhit të Shëngjinit”, bënë të ditur burime nga Policia e Lezhës. Ndonëse që në fillim u dyshua për vrasje, pasi trupi i së ndjerës dhe vendi përreth kishin shenja gjaku, fjalën e fundit e dhanë ekspertët e Mjekësisë Ligjore në Lezhë. Ata konstatuan masakrimin në të gjithë trupin me thikë. “Trupi i 25-vjeçares është dërguar në Mjekësinë Ligjore në Tiranë për veprime më të detajuara, por paraprakisht është konstatuar se ajo ishte qëlluar 20 herë me thikë në vende të ndryshme të trupit”, thanë më tej burimet e policisë. Po dje në Lezhë mbërriti edhe nëna e viktimës. Ajo kishte bërë tri ditë më parë denoncim në Policinë e Fierit pasi e bija kishte vonuar të kthehej në banesën ku jetonte me qira bashkë me fëmijët e saj. “E kam parë për herë të fundit një javë më parë. E prisja të kthehej, por nuk u kthye më…”, është shprehur dje në Policinë e Lezhës nëna e viktimës. Mësohet se në polici janë shoqëruar edhe tre pronarët e hoteleve që ndodheshin në afërsi të vendit ku u gjet kufoma. Por ata kanë dëshmuar se nuk e kishin parë vajzën dhe se ajo nuk kishte fjetur asnjë natë në hotelin në pronësi të tyre.
20 here
është goditur me thikë në trup 25-vjeçarja nga Fieri. Sipas burimeve të Policisë, ajo kishte plagë në të gjithë trupin. Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe prova, të cilat, për efekt hetimi, nuk bëhen të ditura
4 muaj
më parë viktima ishte kthyer në Shqipëri pasi i kishte dhënë fund martesës me një person nga Berati. Së fundi ajo kishte krijuar lidhje me një shtetas nga Lushnja, por nuk konfirmohet nëse ky i fundit është autori
Një muaj më parë u vra 29-vjeçarja
Në qershor të këtij viti një ngjarje e rëndë u shënua në zonën e Ishmit në Durrës. Rolanda Kaja, 29 vjeçe, nga Kavaja u gjet e pajetë në rrugën që të çon në plazh. Paraprakisht u dyshua për vdekje natyrale, por ekspertiza e mëtejshme çoi në zbulimin e një vrasjeje. Kaja, sipas ekspertëve është vrarë, duke i injektuar lëndë helmuese në trup. Ende nuk dihet lloji i helmit, pasi nuk ka përfunduar analiza në laborator. Policia arrestoi pak ditë më vonë një person të akuzuar për vrasjen, ndërsa autori kryesor i krimit, i dashuri i viktimës, është në kërkim. Dyshohet se ngjarja e rëndë erdhi pas sherrit mes gruas së re, nënë e dy fëmijëve, dhe të dashurit të saj për një shumë prej 20 mijë eurosh. Në listën e dëshmitarëve është dhe e bija e mitur e Kajës, e cila ka treguar se shoku i së ëmës e keqtrajtonte atë dhe i kishte ngulur në krah një
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi