Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sot Shqipëria është një vend i sigurt People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sot Shqipëria është një vend i sigurt People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sot Shqipëria është një vend i sigurt

5 posters

Shko poshtë

Sot Shqipëria është një vend i sigurt Empty Sot Shqipëria është një vend i sigurt

Mesazh nga WebMaster Mon 18 Jul 2011 - 9:47

Nuk është një vend për ata që nuk kënaqen asnjëherë. Të interesohesh për Shqipërinë dhe të vendosësh për të kaluar pushimet atje do të thotë të kesh shpirtin e udhëtarit. Kurioz, përherë i gatshëm dhe joperfeksionist. Me këto të dhëna jemi në rregull. Shkoni dhe zbuloni një tokë që fsheh bukuri të rralla: një det të kulluar, plazhe të pastër, pyje, lumenj, male dhe zona arkeologjike. Të jemi të qartë, peizazhi urban që të rrethon zhvillohet pa rregulla, me një çimentizim të egër. Kjo përbën kufirin e zhvillimit të demokracive të reja dhe të dobëta. Harrojini edhe fshatrat turistikë (Club Med nuk është ende), por hotele të rehatshëm mund të gjenden. Një paralajmërim tjetër, pozitiv dhe jo me më pak rëndësi: sot Shqipëria është një vend i sigurt.
Rreziku për të qenë viktimë e grabitjeve, sa për të marrë një shembull, nuk është më i madh se ai që ndodh në Itali. Përkundrazi. Shqiptarët janë mikpritës dhe të gatshëm për të filluar menjëherë bisedën. Shumë prej tyre e kanë mësuar italishten nga televizioni. Të rinjtë e mësojnë me dëshirë së bashku me anglishten. Një itinerar i mirë veror, që bashkon jetën e detit me eksplorimin, është përgjatë rrugës së Bregut, me nisjen nga Vlora (ish-porti i skafistëve famëkeqë) dhe mbërritja në Sarandë, Rimini i Shqipërisë, përballë Korfuzit. E gjithë kjo rrugë ka plazhe me rërë dhe me gurë, ndërkohë që deti përballë është blu dhe i kthjellët. Tragete për Vlorë dhe për në Durrës nisen nga Brindizi dhe Ankona.
Alternativë është edhe udhëtimi me avion për në Tiranë dhe një makinë e marrë me qera. Është një ide e mirë ajo e kalimit të disa ditëve në kryeqytet, që në pak vite ka ndryshuar pamje. Për atë që zgjedh pushimet në varkë, qëndrimi i detyrueshëm në Shqipëri është në Orikum, i vetmi port turistik i vendit. Ndodhet në një gji të thellë, menjëherë pas Vlorës. Është ndërtuar nga një kompani toskane. Ndërtesa me tulla të kuqe (mund të marrësh me qera apartamente) duket e mbajtur mirë si vendpushim për anijet. Duke filluar nga ky vit, në Orikum është ankoruar edhe një anije luksoze që ofron udhëtime-kroçerë të shkurtra.
I kthehemi udhëtimit buzë Bregut nga rruga (më në fund e zgjeruar dhe rregulluar) që ngjitet në Llogarà dhe që pastaj zbret gjarpërueshëm deri në nivelin e detit, ku ndeshemi me fshatrat e para. Ndalojmë në Dhërmi. Pesë kilometra më këmbë apo me fuoristradë, gjendet një manastir antik (i trasformuar në repart ushtarak gjatë komunizmit). Dhe prej këtu, përgjatë një rruge të ngushtë, mbërrin në plazhin e Gjipesë, me pamje spektakolare.
Fshatra të tjerë (fatkeqësisht të sulmuar nga ndërtimet e reja) dhe plazhe të tjerë pasqyrohen në det. Dhe ja Himara, ku ndodhen plazhet më të bukur të Rivierës shqiptare. Kujtojmë Spilenë, një nga më të bukurat e Bregut. Porto Palermo, me kështjellën e Ali Pashait, është zonë ushtarake. Mbi shpinën e malit, vihet re një njollë e dendur me gjëmbaçë. Ishte Enver Hoxha që i mbolli si mbrojtje natyrore kundër uljes së desantëve armiq. Pjesën tjetër të vendit, i njëjti diktator e mbushi me bunkerë. Shumë prej tyre janë shkatërruar, të tjerë kanë mbetur. Saranda është qyteti më jugor. Fatkeqësisht një xhungël me çimento. Por, rreth 20 kilometra më tej, gjendet Parku i mahnitshëm Arkeologjik i Butrintit, zonë e mbrojtur nga UNESCO, që nuk mund të lihet pa u vizituar.
Një detaj: gërmimet që nxorën në dritë mrekullitë e Antikitetit patën një hov të madh gjatë pushtimit italian të Shqipërisë. Në fund fare, ia vlen të vizitosh nga brenda (më pak se dy orë nga Saranda) Gjirokastrën, qytetin e gurtë. Është një nga shembujt më domethënës të arkitekturës shqiptare. Ju dominon kështjella-fortesë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sot Shqipëria është një vend i sigurt Empty Re: Sot Shqipëria është një vend i sigurt

Mesazh nga dajti modh Mon 18 Jul 2011 - 9:52

kush ti thote keto rrena eshte vec nje xhungel .ku se merr vesh qeni te zotin ......................
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sot Shqipëria është një vend i sigurt Empty Re: Sot Shqipëria është një vend i sigurt

Mesazh nga Anakonda Tue 21 Feb 2012 - 18:56

Haahaaahahha shqiperia po fundoset dita-dites.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sot Shqipëria është një vend i sigurt Empty Re: Sot Shqipëria është një vend i sigurt

Mesazh nga Tonii Wed 22 Feb 2012 - 10:08

JO
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sot Shqipëria është një vend i sigurt Empty Re: Sot Shqipëria është një vend i sigurt

Mesazh nga Aяtємιѕα Wed 22 Feb 2012 - 10:13

Tema u zhvendos ne forumin DISKUTIME SHOQERORE nga KOKTEJL DISKUTIMESH
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sot Shqipëria është një vend i sigurt Empty Re: Sot Shqipëria është një vend i sigurt

Mesazh nga Vizitor Mon 27 Feb 2012 - 1:36

E kush i shkruan kto perralla qe qenkemi vendi me i sigurt se kurr ndo nje her juhjjjjj juhjjjjj

O Perralla te tilla mbaj mend qe i loxoja ne klas te par neper abetare juhjjjjj juhjjjjj
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sot Shqipëria është një vend i sigurt Empty Re: Sot Shqipëria është një vend i sigurt

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi