Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
BB: Shqipëria histori suksesi, jo më vend me të ardhura të ulta People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
BB: Shqipëria histori suksesi, jo më vend me të ardhura të ulta People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BB: Shqipëria histori suksesi, jo më vend me të ardhura të ulta

2 posters

Shko poshtë

BB: Shqipëria histori suksesi, jo më vend me të ardhura të ulta Empty BB: Shqipëria histori suksesi, jo më vend me të ardhura të ulta

Mesazh nga Aяtємιѕα Sat 17 Mar 2012 - 8:37

BB: Shqipëria histori suksesi, jo më vend me të ardhura të ulta Tirana-14-marsi-NOATiranë, 17 mars 2012, NOA – Shqipëria është vlerësuar si një histori suksesi sa i përket zhvillimit ekonomik dhe rritjes së të ardhurave për frymë.

Ky vlerësim u bë nga Indermit Gill, kryeekonomisti i Bankës Botërore për rajonin e Europës dhe Azinë Qendrore, i cili pas një turi në disa vende të Evropës, prezantoi edhe në Tiranë Raportin e Bankës Botërore “Rritja e artë: Rikthimi i shkëlqimit të Evropës”, i cili nënvizon se modeli evropian i rritjes ka shërbyer si një motorr për konvergjencën ekonomike gjatë dekadave të fundit dhe ka ofruar prosperitet për qindra milionë njerëz të kontinentit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Kryeekonomisti Indermit Gill si një nga autorët e raportit, gjatë prezantimit të tij, theksoi se Evropa dhe pse në krizë, ka çfarë të ruajë nga modeli i saj i zhvillimit dhe po ashtu edhe për të përmirësuar.

Raporti bën tri grupe rekomandimesh për të rigjallëruar modelin evropian të rritjes, si: rivënia në punë e mekanizimit të konvergjencës, i cila ka lejuar vendet e varfra të bëhen ekonomi me të ardhura të larta; rindërtimin e "markës Evropa" që ka ndihmuar rajonin me një të dhjetën e popullsisë së botës, që llogaritet për një të tretën e prodhimit ekonomik global, dhe rivlerësimin e asaj që duhet për të mbetur superfuqi e stilit të jetës në botë, me cilësinë më të lartë të jetës në planet.

Indermit Gill tha se arritjet e modelit evropian të zhvillimit në raport me vendet e tjera konsistojnë në: “Mbajtjen ndezur të motorrëve të konvergjencës (vendet më pak të zhvilluara të saj po ecin drejt atyre të zhvilluara, duke bërë që lëvizja e fluksit të kapitaleve të parasë të jetë nga vendet e zhvilluara me rritje ekonomike të ulët në ato në zhvillim, me rritje ekonomike; Ruajtjen dhe zgjerimin e mallrave me emër evropian të kërkuara në mbarë botën; Superfuqi përsa i takon stilit të jetesës, pra bilancimit të kohës së punës me atë të pushimit dhe cilësisë së politikave sociale; Evropa bazon zhvillimin në reforma që synojnë rritjen e produktivitetit, konkurueshmëri dhe inovacion, përmirësimin e klimës së biznesit dhe qeverisjes së vogël e efiçente”, ku edhe në këtë pikë ai mori si shembull Shqipërinë.

Kryeekonomisti i BB-së duke iu referuar raportit të BB-së e cilësoi Shqipërinë si një histori suksesi, por ai kërkoi shumë vëmendje ndaj borxhit të lartë publik të Shqipërisë, i cili sipas tij është edhe më i lartë se i Maqedonisë.

“Sa i përket pozicionit të Shqipërisë në lidhje me këtë raport do të thoja se Shqipëria është një histori suksesi, pasi është një nga të paktat vende që është rritur ekonomikisht. Shqipëria arriti në një kohë shumë të shpejtë të kalojë nga vendet me të ardhura të ulta në grupin e vendeve me të ardhura të mesme e të larta. Shumë pak vende e kanë bërë këtë kalim kaq shpejt sa e ka bërë Shqipëria. Ajo në vitin 2010 ka kaluar në të ardhura për frymë rreth 4000 $, duke mos rënë në grackën e shumë vendeve që pasi arritën në nivelin e të ardhurave mesatare, mbetën në vend dhe humbën këtë moment. Shqipëria e vërteton suksesin e modelit evropian dhe një nga tiparet dalluese e shkëlqyese të tij “konvergjencën”, theksoi Gill në Tiranë.

Sipas kësaj karakteristike, të cilën sipas Gill e gëzon edhe modeli i Shqipërisë, vendet evropiane po ecin me shpejtësi me një konvergjencë të shpejtë përdrejt standardeve të jetesës dhe integrimit ekonomik.

Duke iu referuar analizave të ekonomive lindore aziatike, Indermit Gill theksoi se Shqipëria nuk zgjodhi as rritjen me mundim dhe kursim, as atë të tigrave me shpejtësi të paqendrueshme, por rritjen evropiane, ku mbizotëron disiplina e ekuilibrimit të faktorëve të zhvillimit, që sjellin rritje ekonomike me rritje të standardeve të jetesës, me konvergim drejt standardeve evropiane të zhvillimit.

Kryeekonomisti i BB-së për Evropën dhe Azinë Qendrore vuri edhe një bast për Shqipërinë duke parashikuar se e ardhmja e vendit do të jetë e mrekullueshme.

“Gjëja tjetër e mirë e Shqipërisë është se në Shqipëri po ndodhin gjëra shumë të mira. Nëse do të më duhej të vendosja sot një bast për Shqipërinë do të ishte një bast pozitiv. Falë ndryshimeve të arritura dhe vizionit, Shqipëria ka një të ardhme të mrekullueshme”, parashikoi kryeekonomisti i BB-së Indermit Gill.

Gjatë prezantimit të raportit të Bankës Botërore merrnin pjesë edhe Kseniya Lvovksy, Shefe e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, ministri i Financave, Ridvan Bode, ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, parlamentarë, drejtues e punonjës të institucioneve shtetërore e akademike në vend.

Pas prezantimit të hollësishëm, Indermit Gill iu përgjigj edhe shumë pyetjeve rreth raportit.

mit/noa.al
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BB: Shqipëria histori suksesi, jo më vend me të ardhura të ulta Empty Re: BB: Shqipëria histori suksesi, jo më vend me të ardhura të ulta

Mesazh nga Anakonda Sat 17 Mar 2012 - 18:21

po normalisht pasi politikanet nuk bejn dicka qe te nxjerrin vendin nga kriza por mbushin xhepat e tyre.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi