Tërhiqet Njësia Speciale, vazhdon punën ajo kufitare
Faqja 1 e 1

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është tërhequr të mërkurën nga dy pikat kufitare 31 dhe 1, që ndajnë Kosovën me Serbinë, pasi kanë plotësuar misionin e tyre për të vënë nën kontroll rendin dhe ligjin, ndërsa punën po e vazhdojnë Policia Kufitare dhe doganierët. Zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Brahim Sadriu ka de deklaruar për Kosovapress se në vendkalimet kufitare 1 dhe 31, tani janë njësitet kufitare të Policisë së Kosovës dhe doganierët. Njësitet speciale e kanë kryer detyrën e tyre, për të cilën ishin ngarkuar. Kanë shkuar në vendkalimet kufitare, e kanë vënë situatën nën kontroll dhe ua kanë mundësuar që ta kryejnë detyrën e tyre njësive kufitare dhe doganave të Kosovës”, ka thënë Sadriu. Ai gjithashtu ka theksuar se gjatë natës, por edhe tash, situata e sigurisë në veri është e qetë. Ndryshe, aksioni policor për marrjen nën kontroll të pikave kufitare në veri të vendit, ka filluar të hënën rreth orës 22.00.
Pas pak kohe të fillimit të aksionit, Policia e Kosovës ishte vendos në pikën 31, por serbët kishin bllokuar rrugët që qonin në pikën 1, duke e penguar gjatë tërë natës policinë që të vendosët edhe në këtë pikë, e cila është vendosur në këtë pikë kufitare të martën në ora 8.00.
Aksioni i njësisë speciale së Policisë së Kosovës vjen pas marrjes së masave të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë.
Pikat kufitare 1 dhe 31 janë djegur nga serbët pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Këto dy pika llogariten si dy vendet ku zhvillohet kontrabanda më e madhe.
Ky është aksioni i parë serioz i autoriteteve të Kosovës për të shtrirë autoritetin në tërë territorin e Kosovës./Kosovapress/

Similar topics
» Shkodër, liqeni tërhiqet 12 centimetra
» Prishtina kërkon vendkalime kufitare në Tanushë dhe Bellanoc
» LDK tërhiqet nga koalicioni me PDK-n
» Tërhiqet uji në periferi, të izoluara Velipoja e Dajçi
» Van der Sar tërhiqet, do të qëndrojë pranë bashkëshortes

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi