Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
EULEX-i e quan ilegale ndërhyrjen e Qeverisë në veri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
EULEX-i e quan ilegale ndërhyrjen e Qeverisë në veri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

EULEX-i e quan ilegale ndërhyrjen e Qeverisë në veri

2 posters

Shko poshtë

EULEX-i e quan ilegale ndërhyrjen e Qeverisë në veri Empty EULEX-i e quan ilegale ndërhyrjen e Qeverisë në veri

Mesazh nga WebMaster Fri 29 Jul 2011 - 10:00

Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ka bindjen se ka qenë ilegal vendimi i Qeverisë për të vënë nën kontroll pikat doganore 1 dhe 31, që ndodhen në kufi me Serbinë. Prandaj, ka refuzuar ta mbështesë në aksion.Burime shumë të besueshme brenda Qeverisë së Kosovës i kanë thënë “Kohës Ditore” të enjten se ky mision evropian është thirrur në kompetencat ekzekutive, kur i është kërkuar javën e shkuar që të implementojë vendimin e masës së reciprocitetit për mosnjohjen e vulave të Doganave të Serbinë. Ndërkaq, kur i është thënë se Qeveria, edhe pa bekimin e EULEX-it, do të marrë masa për ta ekzekutuar vendimin, ka kthyer përgjigjen se këtë nuk mund ta bëjë. Ndërmarrjen e një veprimi të këtillë të mundshëm e kishte kualifikuar “jolegal”.

“Javën e kaluar kryeministri ka pasur kontakte me shefin e EULEX-it, nga i cili ka marrë përgjigjen refuzuese për ta mbështetur Qeverinë në aplikimin e masës së reciprocitetit edhe në vendkalimet kufitare në Jarinjë dhe në Bërnjak. Kryeministri ia ka bërë të qartë se do të veprojë i vetëm, por De Marnhac i ka thënë se as nuk do të duhej t’i shkonte mendja për të vepruar”, ka thënë ky burim. “De Marnhac ka thënë se Qeveria nuk mund ta bëjë njëanshëm veprimin, pasi që EULEX-i mund të ushtrojë përgjegjësi ekzekutive ligjore. Qëndrimin e kishte marrë në konsultim me Brukselin”.

Kryeministri Thaçi ka folur për EULEX-in një ditë më parë në pjesën e parë të mbledhjes së Qeverisë, gjatë së cilës kohë nuk janë lejuar mediat të kenë qasje.

“Thaçi tha që EULEX-i e ka konsideruar vendimin e Qeverisë si ilegal dhe se praktikisht ka qenë në anë të kundërt me ne”, ka thënë në kushte anonimiteti një anëtar i kabinetit qeveritar, pjesëmarrës në mbledhje.

EULEX-i ka për bazë ligjore atë që quhet “veprimi i përbashkët i Këshillit 2008/124/CFSP i datës 04 shkurt 2008 mbi Misionin për Sundim të Ligjit Evropian në Kosovë, EULEX Kosovë”. Neni i tretë i këtij dokumenti përcakton që “Me qëllim të përmbushjes së Deklaratës së misionit të përcaktuar në nenin 2, EULEX Kosovë do të ... monitorojë, udhëzojë dhe këshillojë institucionet kompetente kosovare në të gjitha fushat që ndërlidhen me sundimin e ligjit (përfshirë shërbimin doganor), duke mbajtur disa përgjegjësi ekzekutive”.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EULEX-i e quan ilegale ndërhyrjen e Qeverisë në veri Empty Re: EULEX-i e quan ilegale ndërhyrjen e Qeverisë në veri

Mesazh nga Emona Sat 30 Jul 2011 - 0:29

Pfffff,Shhihe Q'ka thone keta..Si more ilegale ,Kur punon per te miren e vendit te vet,Apo edhe me tej te vazhdojne me Kontrabane ne Veri...

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi