EULEX-Thaçi: Në veri u vendosën doganierët kosovarë
Faqja 1 e 1

PRSIHTINE- Ashtu siç ishte parashikuar edhe nga kryeministri Hashim Thaçi, në orët e para të ditës së sotme ka nisur plani operacional për vënien në funksion të dy pikave kufitare në veri. KFOR-i është vënë në gjendje gatishmërie në Bërnjak dhe Jarinje, ndërsa vendosjen e doganierëve kosovarë në veri e konfirmoi edhe EULEX.Nga ana tjetër serbët e mbledhur në veri, kanë bllokuar pikën kufitare në Jarinje me kamionë pak kohë pasi KFOR-i mbylli atë vendkalim me tela e me gjemba. Serbët kanë ngritur barrikadat me qëllim të pengimit të vendosjes së rendit dhe të ligjit në këtë pjesë të Kosovës, - raporton "Telegraf".
I ashtuquajturi ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic dhe shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borislav Stefanovic, kanë mbërritur në Kosovë për të mbështetur serbët lokalë në përpjekjet e tyre për të penguar forcat e autoriteteve kosovare që të vendosen në pikat kufitare në veri.
Por, në barrikadat e KFOR-it janë vendosur mbishkrime në gjuhën serbe dhe në atë angleze: “STOP ose do t’iu qëllojmë”. Për këtë veprim KFOR-i e mbështetet edhe nga Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, i cilI tha të enjten në Prishtinë se forca paqeruajtëse do të reagojNë nëse rrezikohet paqja në veri të Kosovës.
EULEX: EDHE POLICET SHQIPTARE NE DOGANAT E VERIUT
Ora 17:05- Zëdhënësi i EULEX-it, Nicholas Hawton, pas deklaratës së parë ku ai nuk mundi të konfirmonte se kush është vendosur në pikat 1 dhe 31, tani ka konfirmuar prezencën e doganierëve e policëve shqiptarë e serbë në pikat kufitare në veri.
“Zyrtarë lokalë, serbë e shqiptarë, janë në pikat kufitare me policinë e EULEX-it, por vetëm anëtarët e EULEX-it janë operacionalë”, - ka thënë Hawton.
RADIKALET FUTEN ILEGALISHT NE KOSOVË
Ora 14:35 Deputetët e Partisë Radikale Serbe, të cilët sot në mëngjes u nisën drejt Mitrovicës për të mbështetur serbët në veri të Kosovës, kanë hyrë ilegalisht në në territorin kosovar përmes “rrugëve alternative”, - raporton "B92".
QEVERIA E KOSOVES MBLEDHJE URGJENTE
Ora 12: 11 Ashtu siç ishte edhe paralajmëruar kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka mbledhur mesditën e sotme qeverinë e Kosovës në një mbledhje urgjente mbi situatën e krijuar në veri, në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Mitrovicës.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, Thaçi ka informuar të gjithë ministrat për aksionin e Qeverisë, i cili është mbështetur nga KFOR-i, EULEX-i dhe vendet e Quntit.
“Ky ishte një informim i vendosjes së doganierëve në Veri në mënyrë të suksesshme”, - deklaroi Thaçi.
Gjatë fjalës së tij kreu i ekzekutivit kosovar duke falenderuar KFOR-in dhe EULEX-in për mbështetjen, theksoi se barrikadat janë pengesë për zhvillimin e vendit,ndërkohë shprehu besimin e ndërtimit të Kosovës etnike.
“Falenderoj KFOR-in dhe EULEX-in për angazhime tyre, ndërkohë edhe bashkëpunimin vendor dhe ndërkombëtar. Vendosja e ligjit ëhtë objektiv i përbashkët, dhe bashkarisht do ia dalim të ndërtojmë Kosovën etnike”, - theksoi Thaçi.
BOGDANOVIÇ: NUK DO LEJOJME KRIJIMIN E SHTETI TE KOSOVES NE SERBI
12:03 Ministri serb për Kosovën Goran Bogdanoviç ka mbërritur në barrikadën e vendosur në urën e Ibrit, në mbështetje të tubuesve serb.
Bogadanovic ka deklaruar për mediat se serbët nuk do të lejojë që shqiptarët të arrijnë planin e tyre sa i përket pikave kufitare, - raporton "Zëri".
“Nuk do të lejojmë që shqiptarët të bëjnë çfarë të duan. Nuk pajtohemi kurrë që të krijohet shteti i Kosovës në Serbi. Protestuesit e kanë përkrahjen e Serbisë. Qytetarët po protestojnë qetë dhe ne nuk jemi të interesuar që të shkaktojmë dhunë. Qytetarët nuk duhet t’u binden urdhërave që vijnë nga Qeveria e Kosovës. Fatkeqësisht, Bashkësia Ndërkombëtare është në anën e Kosovës”, - deklaroi Bogdanovic.
REXHEPI: OPERACIONI ESHTE KRYER PA PROBLEM
Ora 10:18 Ministri i punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se pjestarë të policisë dhe doganës së Kosovës si dhe forca të shumta të EULEX-it ndodhen tashmë te pikat kufitare 1 dhe 31 në veri.
Rexhepi ka thënë se operacioni është zbatuar para orës 08:00 dhe se bartja është kryer me helikopterë nga baza e KFOR-it në Leposavic.
Duke sqaruar se misioni i ndërmarrë në pjesën veriore është kryer pa problem ministri kosovar ka theksuar se EULEX-i, do të zbatojë pjesën operative të operacionit, ndërsa zyrtarët kosovarë do të kenë rol teknik.
OKB, KESHILLI I SIGURIMIT PA VENDIM PER VERIUN
Këshilli i Sigurimit nuk miratoi propozimin e Rusisë për të nxjerrë një deklaratë me të cilën do t’i kërkohej shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës të shmangin dhunën dhe të zgjidhin mospajtimet përmes dialogut.
Takimi urgjent, që u mbajt pas mesnatës, pas kërkesës së Rusisë dhe të Serbisë për të “shqyrtuar situatën në Kosovë për shkak të mundësisë së përshkallëzimit të tensioneve”, ndërsa pasoi paralajmërimet e Prishtinës zyrtare që më 16 shtator të zbatojë në tërësi planin për operacionalizimin e plotë të pikave kufitare në veri të Mitrovicës, - raporton radio "Europa e Lirë".
THAÇI: RUANI QETESINE
Kryeministri Hashim Thaçi në një konferencë të jashtëzakonshme për median, të enjten në mbrëmje, ka njoftuar se policët dhe doganierët e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me EULEX-in dhe KFOR-in, do të fillojnë të premten implementimin e planit operacional në pikat kufitare 1 dhe 31, respektivisht në Bërnjak dhe Jarinje. “Askush nuk ka nevojë të shqetësohet, por të vazhdojnë jetën e tyre normale në shtëpitë e tyre. Të shqetësuar janë vetëm shkelësit e ligjit, ata që kanë zaptuar jetën e qytetarëve tanë, ata që kanë krijuar struktura ilegale, kriminale dhe të dhunshme”, - ka thënë ndër të tjera kryeministri Thaçi.
(e.m/m.a/BalkanWeb)

Similar topics
» EULEX-i dënon sulmin në veri
» Kosove, sulmohet vetura e EULEX ne veri
» EULEX-i e quan ilegale ndërhyrjen e Qeverisë në veri
» Kontrabanda e naftës, Prokuroria: "Burg me afat" për doganierët
» Joelle Vachter, zëvendësshefe e EULEX-it

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi